|
E ARDHMJA E KOSOVĖS ME ELITĖN
E VET TĖ RE POLITIKE
Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
Elita e re politike e shqiptarėve tė
Kosovės, edhe pse ėshtė mjaft e fragmentuar nė
rivalitetet ndėrpartiake dhe e papėrvojė nė
administrim e qeverisje, e ka njė ndjenjė tė
fuqishme tė vetėpėrcaktimit si elitė me mision
historik dhe nga kjo pikėpamje ajo edhe nė tė
ardhmen do tė mbetet nė pozita tė fuqishme
indipendentiste. Prej kėtij pozicioni ajo nuk mund
tė shmanget edhe pėr faktin se populli shqiptar i
Kosovės, pas pėrvojės tragjike tė spastrimit etnik
dhe tė gjenocidit tė vitit 1999, nuk sheh
alternativė tjetėr pėrveē pavarėsisė sė Kosovės. Dhe
ky qėndrim nuk ėshtė nacionalizėm shqiptar, po
pragmatizėm jetėsor.
Pikėnisja pėr tė ardhmen Kosovės ėshtė rezoluta 1244
e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-s, e cila duhet tė
kuptohet si njė proces politik pėr vendosjen e
statusit tė ardhshėm tė Kosovės siē thotė Ricard
Baucer, zėdhėnės i St. Departmentit tė SHBA-ve.
Natyrisht, edhe vendimi i ardhshėm i Kėshillit tė
Sigurimit tė OKB-sė, do tė jetė i ndėrvarur me
qėndrimet dhe vendimet e G 8-ės, (qėndrimet e tė
cilit janė anekse tė rezolutės 1244), tė NATO-s,
pastaj politikat e Bashkimit Europian dhe tė
Shteteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilat
shquhen pėr angazhimin mė tė madh diplomatik e
ushtarak pėr Kosovėn nė vitet 1998-1999, po edhe
sot. Kėto institucione dhe struktura tė
vendimmarrjes formale dhe funksionale, duhet tė
harmonizojnė qėndrimet, tė krijojnė platforma unike
dhe tė jenė garantues tė statusit final tė Kosovės.
Por,
qėndrimi i tyre pėrfundimtar, pėrveē nga obligimet
ndėrkombėtare dhe interesat gjeopolitike, varet
ndjeshėm edhe nga zhvillimet nė vetė Kosovėn e
pasluftės nė periudhėn kalimtare. Pėr mendimin tim,
qėndrimi pėrfundimtar i tyre pėr tė ardhmen e
Kosovės, esencialisht varet edhe nga pėrmbushja e
kėtyre standardeve:
-
Toleranca ndėretnike dhe multietniciteti faktik nė
Kosovė, duke nėnkuptuar kthimin e tė zhvendosurve,
-
Arritja e objektivit qė Kosova tė jetė faktor i
stabilitetit rajonal,
-
Qėndrueshėmėria e brendshme politike dhe aftėsia pėr
tė luftuar krimin,
-
Zhvillimi ekonomik qė argumenton se Kosova mund tė
qėndrojė mė vete.
Nė
pėrmbushjen e kėtyre objektivave, qė kėtu u
formuluan nė mėnyrė mė tė pėrgjithėsuar, vjen nė
shprehje roli i madh i elitės sė re politike tė
Kosovės.
Elita
e re politike e Kosovės funksionon dhe zhvillohet
brenda njė kuadri tė administrimit ndėrkombėtar, qė
do tė thotė me pak kompetenca dhe me mundėsi tė
vogla tė aftėsimit pėr njė kohė tė shkurtėr. Ky
pushtet i dyzuar, tashmė ėshtė shndėrruar nė alibi,
si pėr UNMIK-un si pėr administratėn kosovare, sepse
dėshtimet ia fakturojnė njėra tjetrės, ndėrsa
meritat duan ti mbajnė pėr vete. Pėr ta evituar
kėtė gjendje tė alibive pėr dėshtime, elita politike
kosovare sa mė shpejt duhet tė veshet me pushtet
real, nė mėnyrė qė tė bėhet maksimalisht e
pėrgjegjshme dhe tė mos ketė kujt tia fakturojė
fajin pėr dėshtimet eventuale.
Mirėpo, se me ēfarė shpejtėsie do tė aftėsohet kjo
elitė pėr realizimin e pėrgjegjėsive tė plota,
pėrveē nga testimi i saj me kompetenca mė tė plota,
varet edhe nga prejardhja e saj politike,
ideologjike dhe ssociale, si dhe vetėpėrcaktimi i
saj.
Nė
fakt, pjesa dėrrmuese e saj, pėr rrethanat nė tė
cilat ėshtė krijuar dhe pėr shkak se nuk ėshtė
zgjidhur statusi i Kosovės, prejardhjen e ka me
ngjyrim kombėtar dhe ndjenjėn e vetėprcaktimit e ka
si elitė me mision tė veēantė historik.
1.
Grupimi i LDK-sė, i cili udhėhiqet dhe kontrollohet
nga Ibrahim Rugova, e ka tė fiksuar idenė e
pavarėsisė sė Kosovės. Elita politike e dalė nga
LDK-ja, njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, e sheh si
pėrmbushje tė misionit historik tė vetė kėsaj
lėvizjeje. Ndėrsa, rruga si do tė arrihet ky
objektiv, (ndėrtimi i njė administrate efikase,
lufta kundėr korrupsionit, angazhimi pėr kthimin e
tė zhvendosurve, krijimi i strukturave pėr luftė
kundėr krimit tė organizuar, aktivizimi i ekonomisė,
etj) nuk trajtohen si mjete vendimtare pėr arritjen
e pavarėsisė.
Sipas kėtij koncepti politik, pavarėsia e Kosovės
ėshtė zgjidhja e vetme dhe e pashmangshme,
pavarėsisht se me ēfarė dinamike dhe kualiteti
pėrmbushen standardet e kėrkuara nga Pėrfaqėsuesi
Special dhe tė miratuara nga tė gjitha instancat
relevante ndėrkombėtare.
Brenda kėtij grupimi tė madh politik, ka filluar tė
profilizohet edhe ndonjė personalitet tjetėr si
kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, i cili dallohet
pėr qasje mė kritike ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare,
veēmas ndaj UNMIK-ut dhe pėr njė angazhim mė afrues
me partitė e tjera politike shqiptare nė Kuvendin e
Kosovės. Ėshtė indikative se anketa e fundit e
Gallupit, e kanė nxjerrė Nexhat Dacin nė krye tė
listės sė politikanėve mė tė popullarizuar tė
Kosovės. Por, edhe disa liderė lokalė tė LDK-sė
nėpėr qytete tė mėdha, tashmė po profilizohen si
figura mjaft tė pavarura dhe pritet qė nė tė ardhmen
ata tė rrisin ndikimin nė strukturat dhe nė
politikat e LDK-sė.
2.
Grupimi i partive tė pasluftės (PDK dhe AAK), duke
pasur prejardhje nga procesi i demilitarizimit tė
UĒK-sė, vetėėprcaktimin politik e ka se ėshtė
bartėse e njė projekti dhe njė misioni me dimensione
historike. KY grupim dinamik politik e ka edhe
ndjenjėn e triumfalizmit, pėr shkak se lufta kundėr
Serbisė ėshtė fituar, sė bashku me NATO-n, dhe nė
mėnyrė implicite lėnė tė kuptohet se ata janė tė
gatshėm tė marrin kurs mė tė fortė nė rast tė
zhvillimeve tė pafavorshme sa i pėrket procesit tė
pavarėsimit tė Kosovės.
Sa u pėrket projekteve politike, administrimit dhe
qeverisjes, ky grupim lė mbresėn se aspiron pėr njė
dinamikė mė tė madhe, por meqė qeverisin nė njė
koalicion tė gjerė, mundėsitė i kanė tė kufizuara.
Nga kjo pjesė e elitės politike qė ka prejardhje nga
procesi politik i pasluftės, profilizimin mė tė
fortė deri tash e ka bėrė kryeministri Bajram
Rexhepi, i cili ėshtė shumė aktiv nė temėn e kthimit
tė serbėve tė zhvendosur dhe tė luftės kundėr krimit
tė organizuar. Ndėrsa, lideri i PDK-sė, Hashim Thaēi
mbetet figura qendrore e kėtij grupimi politik dhe
personalitet qė lanson ide e opcione politike tė
guximshme, qė do tė thotė se ėshtė figurė sovrane nė
PDK.
3.
Mendoj se pėr periudhėn e ardhshme deri nė zgjedhjet
e vitit 2004, nuk ka ambient qė tė krijohet ndonjė
parti serioze e profilit liberal ose socialdemokrat,
e qė do tė kishte ndonjė ndikim real nė skenėn
politike kosovare. Por, nė tė ardhmen kjo hapėsirė
do tė mund tė kėrkohej nga personalitete si Veton
Surroi, rreth tė cilit gravitojnė disa elementė tė
shoqėrisė civile me prirje urbane dhe njė spektėr
influent medial dhe i cili ka njė simpati diskrete
po edhe konkrete ndėrkombėtare. Ėshtė indikative se
participimi nė elitėn e tashme politike kosovare tė
politikanėve me prejardhje urbane ėshtė shumė i
pakėt. Prandaj, nė vitet e ardhshme pres qė kjo tė
profilizohet dhe tė krijojė struktura tė
pėrfaqėsimit mė tė ndjeshėm qytetar dhe politik,
veēmas nė qytetet kryesore si Prishtina, Prizreni,
Mitrovica, Peja, Gjakova e Gjilani.
Por, nė njė shoqėri me papunėsi qė arrin nė 70 pėr
qind, me njė popullsi qė jeton me shumicė nė fshat,
ndėrsa njė e katėrta nė diasporė, dhe ku partitė
kryesore kanė prejardhje historike, procesi i
pėrfaqėsimit adekuat social, rajonal, sindikalist,
moshore gjinor, ėshtė shumė i vėshtirė dhe kėrkon
kohė mė tė gjatė.
4.
Viti 2004 ėshtė vit i zgjedhjeve tė dyta
parlamentare nė Kosovė. Viti 2004 mund tė sjellė
ndryshime nė konfiguracionin e elitės sė re politike
tė Kosovės, sepse ende nuk mund tė bėhet fjalė pėr
stabilizimin pėrfundimtar tė skenės politike.
Megjithatė, tashmė ėshtė e qartė se LDK-ja dhe
PDK-ja do tė jenė partitė kryesore tė shqiptarėve,
ndėrsa grupimet e tjera janė nė proces tė krijimit
tė identiteteve tė veta dhe nuk kanė asgjė tė sigurt
sa i takon tė ardhmes sė tyre.
Ndikim tė madh nė profilizimin e elitės sė re
politike shqiptare tė Kosovės do tė ketė ligji
zgjedhor qė do tė aplikohet pėr zgjedhjet
parlamentare tė vitit 2004. Ligji i pėrdorur nė
zgjedhjet e kaluara ka qenė proporcional dhe me
lista tė mbyllura, gjė qė i shkon nė favor
pėrfaqėsimit sipas meritokracisė partiake. Pėr
rritjen e konkurencės dhe tė pėrgjegjėsisė politike,
mė i pėrshtatshėm do tė ishte njė ligj i kombinuar
dhe me lista tė hapura, sepse ai do ti detyronte
partitė qė ta zgjerojnė bazėn e pėrfaqėsimit drejt
personaliteteve tė njohura dhe ekspertėve.
5.
Rol tė ndjeshėm nė zhvillimet e ardhshme lidhur me
tė ardhmen e Kosovės pritet tė luajnė edhe partitė
serbe. Struktura e tashme e tyre flet pėr njė
fragmentim tė madh tė tyre, sipas strukturės sė
DOS-it tė Serbisė. Nėse mbeten me kėtė strukturė
partitė serbe do tė jenė mė shumė front nacional e
jo parti politike tė mirėfillta. Rrjedhimisht roli i
tyre do tė jetė mė shumė bllokues se sa aktiv. Kjo
do tė thotė se do tė pengohet procesi i integrimit
tė komunitetit serb nė institucionet dhe nė jetėn e
Kosovės.
Pra,
mė duket se do tė duhet njė kohė mė e gjatė pėr tė
pasur parti autentike tė serbėve tė Kosovės, tė
cilat do tė punonin pėr pėrparimin e demokracisė nė
Kosovė, pa qenė tė varura nga diktati i Beogradit.
Ky duket tė jetė njė proces, nė tė cilin do tė
ndikojė statusi final i Kosovės. Pėrderisa ai tė
mbetet i padefinuar, serbėt e Kosovės janė mė tė
motivuar tė mbajnė lidhjet me Beogradin se me
Prishtinėn.
Por,
kjo do tė thotė se brenda komunitetit serb nuk do tė
zhvillohet njė elitė e re politike, e cila do tė
pėrfaqėsonte nė mėnyrė autentike interesat e serbėve
tė Kosovės dhe qė do tė ishte kredibikle para
faktorit ndėrkombėtar. Rrjedhimisht, nė rast tė
pavarėsimit tė Kosovės, serbėt lokalė do tė
gjendeshin nė pozitė totalisht inferiore, sepse nuk
do tė kishin struktura politike adekuate pėr tė
mbrojtur interesat e serbėve lokalė nė realitetin e
ri politik dhe shtetėror tė Kosovės.
Ky
zhvillim ėshtė negativ pėr serbėt lokalė po edhe pėr
tė ardhmen e Kosovės, sepse po e dėmton edhe imazhin
e saj. Nėse zgjedhjet e vitit tė ardhshėm do tė
rezultojnė me ndonjė formulė tjetėr tė qeverisjes nė
Kosovė, ta zėmė mė njė pjesėmarrje mė tė madhe tė
koalicionit serb, atėherė do tė kishim njė situatė
bllokuese edhe mė tė madhe se tash.
6. Sa
u pėrket komuniteteve tė tjera, ato janė mė tė vogla
dhe kuotat e angazhimit tė tyre mbeten nė ruajtjen e
identiteteve etnike dhe tė interesave praktike.
Rrjedhimisht, ato nuk do tė duhej tė inkuadroheshin
nė skemėn e luftėrave politike tė partive shqiptare
dhe as tė atyre ndėrmjet partive shqiptare e
koalicionit serb. Partitė e komuniteteve turke, rome,
boshjake, etj., duhet tė ndihmohen qė tė zhvillojnė
lirshėm alternativat e veta politike, si ndihmė pėr
demokracinė e re kosovare dhe tė ardhmen e saj si
njė vend, ku respektohen tė drejtat e njeriut dhe tė
komuniteteve.
Konkluzione:
a)
Elita e re politike e shqiptarėve tė Kosovės, edhe
pse ėshtė mjaft e fragmentuar nė rivalitetet
ndėrpartiake dhe e papėrvojė nė administrim e
qeverisje, e ka njė ndjenjė tė fuqishme tė
vetėpėrcaktimit si elitė me mision historik dhe nga
kjo pikėpamje ajo edhe nė tė ardhmen do tė mbetet nė
pozita tė fuqishme indipendentiste. Prej kėtij
pozicioni ajo nuk mund tė shmanget edhe pėr faktin
se populli shqiptar i Kosovės, pas pėrvojės tragjike
tė spastrimit etnik dhe tė gjenocidit tė vitit 1999,
nuk sheh alternativė tjetėr pėrveē pavarėsisė sė
Kosovės. Dhe ky qėndrim nuk ėshtė nacionalizėm
shqiptar, po pragmatizėm jetėsor.
b)
Elita e re kosovare, nė kėto tri vite tė
bashkėqeverisjes me UNMIK-un, ka hyrė nė njė proces
emnacipimi politik dhe profesionalizimi
administrativ, por ende ėshtė nė fillim tė kėtij
procesi. Bartja e kompetencave mund ti ndihmojė nė
rritjen e pėrgjegjėsive dhe tė profesionalizmit, por
i mbetet qė tė eliminojė dukuritė e nepotizmnit, tė
meritokracisė e tė korrupsionit, qė kanė filluar tė
nxjerrin krye nė administratėn e re kosovare-
ndėrkombėtare.
c)
Hapėsira pėr njė alternativė liberale dhe urbane
ekziston, por ajo mbetet tė plotėsohet me njė
aleternativė kredibile politike nė pesė vitet e
ardhshme.
Pra, pėr fazat afatshkurtėra tė pesė vjetėve tė
ardhshme, mė shumė duhet tė shpresohet nė
emancipimin politik tė elitės aktuale, se nė
formimin e njė elite tė re me prejardhje mė urbane
dhe mė pėrfaqėsuese.
d)
Koalicioni aktual serb dhe partitė konstituente tė
tij, edhe pėr njė kohė do tė mbeten njė bllok
nacional dhe me prirje pėr obstruksion ndaj
zhvillimit tė demokracisė. Kjo do tė zgjatė deri sa
nė politikat e bashkėsiė ndėrkombėtare tė mos
akceptohet mė qartė mundėsia e pavarėsimit tė
Kosovės.
e)
Elitat e brishta tė komuniteteve tė tjera duhet tė
lihen jashtė pėrplajsjeve politike brenda shqiptare
dhe shqiptaro-serbe, nė mėnyrė qė tė jenė njė model
pėr integrimin e komuniteteve nė institucionet
kosovare dhe shembull i respektimit tė pakicave.
f) Elita e re politike shqiptare mbetet
qė tė sprovohet mė shumė nė administrimin e vendit,
nė bashkėpunim me UNMIK-un dhe nė bashkėpunimin
ndėrkombėtar, ku kontaktet me fqinjėt nė kuadėr tė
nismave rajonale, do tė duhej tė kishin prioritet.
Nė rast se kjo do tė institucionalizohej, atėherė do
tė rritej besimi i ndėrsjellėe dhe nė atė ambient
pavarėsia e Kosovės do tė mund tė bėhej me njė pako
marrėveshjesh me shtetet fqinje tė Ballkanit
Perėndimor (Shqipėrinė, Maqedoninė, Serbinė, Malin e
Zi dhe BeH) pėr mosndryshimin e kufijve dhe pėr
respektimin e sovraniteteve shtetėrore. Nė kėtė
kontekst mė duket se pranimi i pavarėsisė sė Kosovės
me kushtėzimin e mosndryshimit tė kufijve tė saj,
siguron definitivisht mosndryshimin e kufijve nė BEH
e nė Maqedoni dhe pėrshpejtimin e integrimit euro-atlantik
tė Ballkanit Perėndimor nė tėrėsi.
(Analizė e paraqitur nė Tryezėn e rrumbullakėt tė
Qendrės pėr Studime Strategjike nė Shkup 17maj2003) |