|
Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
Lahuta e malcis e Gjergj Fishtes, e perbere nga
15612 vargje, te organizuara ne tridhjete njesi
te veçanta, te cilat autori i quan kange,
pershkohet tejembane nga rima si element i qarte
dhe i theksueshem i strukures artistike te saj.
Veshtrimi i funksionit te rimes ndaras nga ritmi,
nga intonacioni dhe nga eufonia e vargut,
sikunder veprohet kesaj radhe ne kete kumtese,
mund te behet vetem kushtimisht, sepse keto
elemente te struktures artistike te tekstit
poetik jane gjithnje te mpleksura, duke futur ne
trupin e njesise ritmike vazhdimisht skemat e
ndryshme te perseritshmerive, kundershtite dhe
plotesimet e tyre, te cilat jane fijet e
semantikes poetike dhe te perjetimit estetik te
tekstit. Ne vepren Lahuta e malcis, rima eshte
nje element me fort i identifikueshem dhe me
veprues ne konstruksionin artistik dhe semantik
te saj, prandaj, kujtojme se funksioni i saj
mund te behet objekt analize dhe vleresimi, pa
cenuar integritetin e elementeve te tjere
artistike.
Aplikimi i rimes ne kete veper poetike kaq
voluminoze, e ka te deshifrueshem fillim e
mbarim synimin e autorit qe ta beje sa me
funksional monumentalitetin artistik te
kryevepres se vet. Monumentalitetit te Lahutes
se malcis ne planin e tematikes, ne planin e
ideve, ne planin e ndertimit dhe te funksionimit
estetik, i pergjigjet edhe perfundimi kumbues i
vargut dhe koncentrimi jashtezakonisht i madh i
kuptimeve poetike ne vargjet e rimuara.
Ndoshta nuk duhet perkujtuar se rima perveç
funksionit tingullor, ka funksion semantik, i
cili eshte edhe funksioni paresor i saj, sepse
sikunder na e pohon Lotman, ne artin, i cili e
perdor gjuhen si material, eshte e pamundur te
ndahet tingulli nga kuptimi*. Po ky autor thote
se tingullimi muzikal i rimes eshte prodhim jo
vetem i fonetikes por edhe i semantikes se
fjales, pune qe shihet qarte ne rastet e rimave
homonimike dhe te rimave tautologjike, ku keto
te dytat karakterizohen edhe nga varferia
tingullore ne krahasim me te parat.
Gjergj Fishta e krijoi Lahuten e malcis me
aspiraten krijuese qe t'u dhuronte
bashkekombasve te tij nje veper qe do te ishte
burim i pashterrshem i atdhedashurise dhe i
mbrojtjes se identitetit kombetar, te
integritetit kulturor e moral dhe te lirise
kombetare si shkalla supreme e realizimit te
jetes se kombit.
Perderisa ne planin qytetar e njerezor ai u
udhehoq nga dashuria e madhe per atdheun, per
gjuhen dhe per kombin, ne planin krijues ai u
udhehoq nga frymezimi i fuqishem, çka shqiptohet
qarte ne vargjet:
" se pa ty, besa, moj Zane,/veshtire se' i fjale
un muje m'e thane"* .
E frymezuar nga provinienca e zanws sw malit,
vepra s'ka si te mos e synoje plotnine dhe
persosmerine. Shqiptimi sa me i forte i ideve
atdhetare dhe modelimi sa me i bukur artistik i
tyre, jane dy koordinatat ku shpaloset dhe ku
rrezaton aspirata krijuese e Fishtes, e
shqiptuar perjetesisht ne vepren Lahuta e malcis.
Funksioni i rimes si element i struktures
teresore artistike, ne kete kontekst, fiton
legjitimitetin konceptual dhe estetik. Rima ne
vepren Lahuta e malcis eshte perdorur ne
kombinime te ndryshme dhe kjo eshte bere per te
rritur larmine tingullore e semantike dhe per te
evituar rrezikun e automatizmit. Nga veshtrimi
teresor i kombinimeve te saj, shihet se dominon
rima e puthur. Ky kombinim aplikohet ne vargjet
ku zhvillohet naracioni poetik, pra, ku spikat
me shume paraqitja e aksioneve, e veprimeve te
heronjve te vepres. Rima e puthur jep mundesi me
te madhe te zhvillohet ligjerimi poetik pa
nderhyrje dhe pa komente, te cilat verehen me
shume aty ku aplikohet rima e alternuar. Ne
aplikimin e rimes se puthur, verehen afri te
vargut te Lahutes se malcis me modelin e kenges
popullore historike, e cila kryesisht eshte e
krijuar ne teterrokesh dhe kryesisht ne rima te
puthura. Vete lenda qe trajtohet ne vepren
Lahuta e malcis, (e marre nga historia e re
shqiptare per te cilen jane krijuar nje numer i
madh kengesh popullore historike) dhe synimi i
autorit qe vepra e tij te komunikoje e te
ndikoje ne sa me shume recepiente (lexues e
degjues), e ka kerkuar aplikimin e rimes se
puthur ne pjesen me te madhe te vepres. Edhe
fillimi i saj eshte ne kete skeme:
Ndihmo, Zot, si m' ke ndihmue!
Peseqind vjet kishin kalue
çese te buk' ren kete Shqipni
Turku e mbate ne robni*
Fishta ben nderrime te shpeshta te rimave
femerore e mashkullore ne rastet e rimave te
puthura dhe ka nje arsenal jashtezakonisht te
pasur leksikor qe parakalon ne pozicion fundor
te vargjeve. Duke qene bazamenti tematik i
vepres gjakimi i lirise kombetare dhe flijimi
per pavaresine e atdheut ne luftera me armiqte,
eshte e qarte se shqiptohet perplasja e ashper
ndermjet idealit te lirise (flijimit per te) dhe
realitetit te ashper jetesor e historik. Kete
vije te pergjithshme e shquan edhe rima. Fjalet
e gjendura ne pozicion rime, kur jane te tilla
qe si fenomene gjuhesore nuk kane lidhje
ndermjet tyre, pra, semantikisht jane
divergjente, ato ne varg krijojne rreze me te
madhe semantike, sepse shpalosin hapesira te
reja, here jashtetekstore, here tekstore, po
gjithnje me mundesi me te medha te perjetimit
estetik. Ja nje shembull:
un Shqiptar ata jane Shkje:
ne na dane nji gjak e' i fe;
n'meni t'sho'shoqit kemi le:
keme ndermjet nji qielle e'i dhe!...*
Emertimi i identiteve nacionale te veçanta, me
tej evidencimi i dallimeve dhe konstatimi i
papajtueshmnerise supreme, fiksohen edhe ne
fjalet qe rimohen:/Shkje; fe; le; dhe/, te cilat
si fenomene gjuhesore jane divergjente por ne
keto vargje krijojne nje teresi tingullore e
semantike jashtezakonisht te fuqishme.
Rimat si: vellau/Shkjau, mizore/gratçore,
Vranina/Cetina, Shqiptarit/Gospodarit, tagana/nana,
rrfese/krese, rreziku/miku, Shqipni/Turki, t'zi/liri,etj,
korelacionin semantik e krijojne ne ballafaqim
te ndryshimeve kuptimore qe kane ne sferen e
gjuhes konvencionale fjalet qe rimohen. Mirepo,
ligjerimi poetik qe synon pershkrimet sa me te
detajuara, s'ka si te evitoje edhe krijimin e
rimave nga fjale qe semantikisht jane mjaft
konvergjente si bie fjala: vetime/bubullime,
Kosove/Gjakove, nama/gjama, robni/zi, vorrue/pushue,
shkrete/mbete, Xhemjetit/Mbretit, etj. Nje
balansim i ketyre rrymimeve eshte tipar i
dallueshem ne te gjithe Lahuten e malcis.
Ne raste me te rralla rima e puthur shnderrohet
ne rime-kolone ,duke unifikuar ritmin dhe
kuptimin poetik, ndonjehere deri ne kufirin ku
nxjerre krye mundesia e parashikimit te
zhvillimit te rimes. Per shembull:
Hej, moj Zane,ty t'kjosha true,
si s'po t'bjen nder mend per mue,
pune te hershme me m'kumtue,
kange e valle me m'fillue;
por me rrin tue fluturue
molle me molle e ftue ne ftue
me ato shoqe tue kendue,
me ato shoqe tue vallzue,
tue vallzue, moj, tue lodrue*
Rima e alternuar aplikohet me rralle, por duke
pasur parasysh vellimin e Lahutes se malcis, ajo
kap nje numer shume te madh vargjesh. Perveç ne
funksion te evitimit te automatizmit, rima e
alternuar eshte esencialisht ne funksion te
nuancimit te ndjenjave, te ideve dhe te
qendrimit te subjektit krijues. Ja nje shembull
qe eshte krejt emblematik ne favor te ketij
konstatimi:
Po a kujton, mori gabele,
se Shqiptaret kane dalun fare,
qi me ardhe Knjazi, me' i kale zhele,
per t'sunduem mbi toke shqiptare?*
Konflikti i shqiptareve dhe i malazezve eshte
perplasur edhe ndermjet zanave. Zana shqiptare e
Vizitorit e mund Zanen malazeze te Durmitorit (kjo
na kujton perplasjen ndermjet perendive te
Olimpit gjate luftes ndermjet akejve e trojaneve)
dhe Fishta shqipton fjalet e Zanes shqiptare ne
ate konflikt me emocionet, me ironine dhe me
krenarine e tij transparente.
Ia vlen te permendet ketu se ne vellimin Mrizi i
zanave, rima e alternuar ka aplikim shume me te
gjere si ne poezite: Shqypnija, Gjuha shqype,
Atdheut, 28 Nanduer 1913, Nji gjame desprimit,
Gurrave te Jordanit (ku perdoret strofa safike),
etj.,çka edhe verteton afinitetin e autorit per
kete skeme ne rastet e theksimit te ndjenjave,
ideve dhe qendrimeve te tij.
Nga veshtrimi teresor (megjithese jo statistikor)
i rimarit te Lahutes se malcis, shohim se ne
pozicion te fjaleve te rimuara me me shumice
jane fjalet emra. Fishta eshte poet epik qe e
shtrin ligjerimin e vet ne gjeresi dhe qe di te
theksoje emra heronjsh, toponime, dukuri, te
cilat duke u vene ne pozicion ku krijojne
korelacione me fjale te tjera, theksohen me
shume dhe behen qendra te theksimit te ideve e
te kuptimeve poetike. Theksimi i emrave te
heronjve dhe veprimeve te tyre me ndikese ne
fatet njerezore po edhe te natyres, i jep kumbim
dhe dramacitet vargut poetik. Per shembull:
pse me gjase, ke dridhet suka,
asht tue ardhe tash Oso Kuka.*
Rimari i Lahutes se malcis eshte jashtezakonisht
i pasur dhe e shpalos individualitetin dhe
origjinalitetin e vepres dhe te autorit. Ka
çifte fjalesh qe perseriten ne pozicionime
rimash nga disa here dhe ne kontekste te
ndryshme, duke na dhene dore te hetojme
veçantine e gjuhes poetike te Fishtes ne nivelin
leksikor dhe figurativ. Fjalet dhe sintagmat
si:zhari, vigma, çeta-çeta, rrfe mizore, leket,
re mizore, t'bardhen Fe, zogu i shkines, si
kokrrat n'shege, etj., marrin funksionin e
poetizmave, pra, te gjuhes poetike qe e
legjitimon ligjerimin poetik fishtian.
Sa i perket rimes dhe funksionit te saj te
paramenduar e te realizuar tek Lahuta e malcis,
do te ishte me interes te madh krahasimi i
varianteve qe ka krijuar autori, sepse aty do te
shiheshin qortimet dhe motivet qe i kane nxitur
ato, ku pa dyshim do te jete marre gjithmone ne
konsiderate, krahas ritmit dhe skemes metrike,
rima si element i konstruksionit artistik te
vepres.
Te perkujtojme ketu se ne disa fragmente te
njesive te ndryshme te Lahutes se malcis, Fishta
e eliminon krejtesisht rimen, duke iu afruar ne
ato raste me shume intonacionit dhe ritmit te
kengeve tona kreshnike, per te cilat Gjergj
Zheji me te drejte ka konstatuar se jane ne
arealin e vargezimit tonik. Ne ato fragmente (letra
e carit te Rusise knjaz Nikolles, kenga e Kaçel
Dodes, letra e krereve shqiptare te shtate
krajlave dhe mbretit te Stambolles, dyluftimi i
Preles me Vasilin,) vijne e dalin ne plan te
pare intonacioni dhe ritmi, duke afirmuar ashtu
rrezatime edhe me te medha estetike te vepres.
Rikthimi i rimes pastaj, kombinimet e ndryshme
te saj, pasuria leksikore e fjaleve te rimuara,
tingullimi dhe rrezatimi semantik qe prodhojne,
ia krijojne rimes ne kete veper statusin e kodit
rregullues te vargut dhe te njerit nga elementet
fundamentale te struktures artistike.
-------------------------------------------
Shenime
1.Jurij Lotman, Struktura umetnickog teksta,
Nolit, Beograd, 1976, faqe 176
2.Gjergj Fishta, Lahuta e malsise, Lubjane, (pa
vitin e botimit), faqe 451
3. Po aty, faqe 3
4. Po aty, faqe 157
5. Po aty, faqe 445
6. Po aty, faqe 442
7. Po aty, faqe 56
Tirane, gusht 1996
|