The Official Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

 

Dr. Milazim Krasniqi

Per cdo artikull te Dr Milazim Krasniqit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN E Dr. MILAZIM KRASNIQIT

Tema Islame
SUKSESI I GARANTUAR
(Keshille per te rinjte)
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e  islamit
 
Polemika & Reagime
Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit
Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes
 

Te nderuar miqe dhe lexues,

Milazim Krasniqi u lind me 25 tetor 1955 ne Breznice, nje lokalitet afer Prishtines.

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa shkollen e mesme te mjekesise ne Prishtine.

Studimet per letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtines, ku magjistroi ne vitin 1988, me temen “Struktura e vargut te Ndre Mjedjes”. Po ne Universitetin e Prishtines, ka fituar graden e doktorit te shkencave filologjike me tezen e disertacionit “Soneti ne poezine shqipe” me 15 shtator 2004.

 

SIGURIA E SHQIPTAREVE
 

SHQIPTARET VRITEN MES VETE APO JO?

 

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

 

Nese ka deshtuar amnistia, duhet te rritet mobiliteti i strukturave te sigurise, sepse pikerisht nje dite pas mbylljes zyrtare te amnistise, ne Kosove ndodhen tragjedi te reja nga perdorimi i armeve. Ne dy raste te ndara, ne Gllamnik te Besianes dhe ne Strellc te Deçanit, mbeten te vrare  kater persona dhe disa te tjere te plagosur. Kjo permase e perdorimit vrastar te armeve dhe kjo gjeografi e shtrirjes, tregon qarte se çfare kercenimesh kane mbetur pezull mbi jetet e njerezve ne Kosove.

  

Deshtimi i amnistise per dorezimin e armeve ne Kosove, megjithe kohezgjatjen dhe investimin e madh ne informimin e qytetareve lidhur me kete aksion te rendesishem, zbulon nje ane te hidhur dhe dramatike te realitetit te sotem kosovar. Ne kete menyre faktikisht u refuzua oferta atrtaktive “Armet ne kembim te zhvillimit”, e cila u mundesonte komunave qe te perfitonin nje shume prej 225 mije dollareve, ne rast se kalohej kuota prej vetem 300 armesh te dorezuara per komune.

 

Kesisoj, mosdorezimi i armeve e mban ne plan te pare aspektin e frikes per sigurine personale dhe familjare ne Kosove, para nevojave te tjera sociale, qe ne fakt jane te shumta dhe emergjente.

 

Shefi i UNDP-se ne Kosove, Robert Pajper, ne nje konference shtypi ku ka shpallur deshtimin e ketij aksioni, ka  thene  se kjo amnisti i ka paguar nje çmim te larte gjendjes se jashtezakonshme qe ka mbreteruar ne keta muaj ne Kosove.  Por, nder faktoret e mundshem ai ka permendur edhe “ traditen, mosbesimin ne polici dhe ndoshta mungesa e sigurise”. 

 

Te tre keta faktore qe ka permendur Pajper, meritojne analiza te veçanta dhe nga aspekte te ndryshme.

 

Tradita e shqiptareve te Kosoves per mbajtje armesh ilegale eshte e gjate dhe sigurisht ende shume aktive. Kjo e ka burimin te jeta nen administrime, qe kane pasur qellim provokimin dhe shtypjen. Por, dihet se tipari kryesor i tradites zakonisht eshte se me ndryshimin e realiteti perkatesisht te faktoreve ndikues, ndryshon edhe ajo. Rrjedhimisht, kjo tradite do te duhej te kishte ndryshuar ne Kosove, per faktin se ky vend ne keto vite ka mbrojtje te shkalles me te larte, te misheruar ne strukturat e sigurise se KFOR-it dhe te policise nderkombetare.

 

Duket se mosndryshimi i qendrimit ndaj mbajtjes se armeve pa leje, ka te beje me mungesen e punes ne terren te partive politike ne keto vite dhe veçmas per kete aksion. Njerezit parapelqejne me shume fjalen e gjalle, se sa reklamen qe u vjen nga ekranet.

 

Ndersa, e vertete e hidhur eshte se ne keto vite eshte vene re nje mungese e madhe e punes se partive politike ne terren. Kapacitetet e organizatave joqeveritare, te cilave praktikisht u ka mbetur barra e punes ne terren, gjithnje jane te pakta dhe me besueshmeri me te paket. 

 

Meqe ka munguar  puna konkrete ne terren, mungesa e bindjes se qytetareve qe te dorezojne armet pa leje, ka bere qe te dominoje ndjenja e pasigurise mbi vete gjendjen e sigurise, e cila ne Kosove realisht eshte stabile. Prandaj, edhe ne kete rast eshte verejtur nje shkeputje e drejtuesve politike nga  terreni dhe nga qytetaret. Ky duket te jete nje shkak me i madh i mospergjigjes ndaj fteses se amnistise, se sa vete mbetezat e tradites.

 

Nga ana tjeter, mosdefinimi i nje drejtimi te qarte per te ardhmen e vendit, sigurisht qe ka ndikim ne qendrimin e njerezve ndaj mbajtjes se armeve ilegale. Meqe ky eshte nje proces i komplikuar dhe afatgjate, duhet llogaritur ne nje gjendje poashtu aftagjate te pasigurise qe vjen nga mbajtja e armeve pa leje dhe perdorimi enorm i tyre ne fushen e krimit.  Prandaj, nese ka deshtuar amnistia, duhet te rritet mobiliteti i strukturave te sigurise, sepse pikerisht nje dite pas mbylljes zyrtare te amnistise, ne Kosove ndodhen tragjedi te reja nga perdorimi i armeve. Ne dy raste te ndara, ne Gllamnik te Besianes dhe ne Strellc te Deçanit, mbeten te vrare  kater persona dhe disa te tjere te plagosur. Kjo permase e perdorimit vrastar te armeve dhe kjo gjeografi e shtrirjes, tregon qarte se çfare kercenimesh kane mbetur pezull mbi jetet e njerezve ne Kosove.

 

Histori | Studime | Opinione | Meditime Islame | Drame | Roman | Intervista | Proze | Polemike

 

Muzika Shqip | Albanian News | Radio Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture Shitblerje | Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

eXTReMe Tracker