The Official Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

 

Dr. Milazim Krasniqi

Per cdo artikull te Dr Milazim Krasniqit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN E Dr. MILAZIM KRASNIQIT

Tema Islame
SUKSESI I GARANTUAR
(Keshille per te rinjte)
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e  islamit
 
Nje lekcion per Menduh Thaci
Reagim ndaj nje shkrimi partiak te Vehbi Bexhetit
Shpifjet e Menduh thaqit ndaj meje do t'i kishin lakmi edhe udbashet e Serbise
Me falsifikime te reja nuk evitohen pasojat e politikave te vjetra
Humbesi ka te drejte te ankohet, por nuk duhet te behet i padrejte
 

Te nderuar miqe dhe lexues,

Milazim Krasniqi u lind me 25 tetor 1955 ne Breznice, nje lokalitet afer Prishtines.

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa shkollen e mesme te mjekesise ne Prishtine.

Studimet per letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtines, ku magjistroi ne vitin 1988, me temen “Struktura e vargut te Ndre Mjedjes”. Po ne Universitetin e Prishtines, ka fituar graden e doktorit te shkencave filologjike me tezen e disertacionit “Soneti ne poezine shqipe” me 15 shtator 2004.

 

HISTORIA FALSE E KRYETARIT TE KOSOVES IBRAHIM RUGOVA
 

KUJTESA E MJEGULLUAR

 

A JANE VITET 1915 DHE 1922 VITE TE THEMELIMIT TE INSTITUCIONEVE TONA TE SOTME
 

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi


Pjesemarrja e kryetarit te Kosoves ne aktivitete, ku ashiqare synohet te farkohet nje histori me prejardhje serbe e institucioneve te Kosoves, eshte shume shqetesuese. Vertet, nese mirren si data te themelimit te institucioneve te sotme te Kosoves, vite si 1915, 1922, e te tjera si keto, kur Kosova ka qene nen okupimin e eger te Mbreterise Serbe, ose te Mbreterise Serbo- Kroate- Sllovene, atehere, detyrimisht shtrohen disa dilema jo vetem per te kaluaren, por edhe per te tashmen dhe te ardhmen e ketij vendi.

Ne nje pritje qe eshte dhene me 16 qershor 2005 nga kryetari i Kosoves, Ibrahim Rugova, per futbollistet e rinj te klubit Prishtina, valeviteshin flamuj te vegjel, ne te cilet si date e themelimit te klubit mbahej viti 1922. Edhe disa dite me heret, Enti i Shendetesise Publike, ka shenuar nje kremte po kaq tepazakonshme: tetedhjetevjetorin e themelimit (i bie viti 1915). Edhe ate aktivitet e ka nderuar me prezencen dhe me fjalen e tij, kryetari i Kosoves, Ibrahim Rugova.


Nuk mund te thuhet me saktesi se a eshte nje rastesi prezenca e kryetarit te Kosoves ne solemnitete/aktivtete te tilla, apo ky eshte nje manipulim qe i behet atij nga organizatoret e tyre. Ndoshta, ata e kane ndjere prirjen e kryetarit Rugova,  per te krijuar lloj lloj legjendash e mitesh pellazgo-iliro-dardane, qe ta çoje sa me thelle historine e Kosoves, dhe mbi keto perceptime te tij megalomane nacionalromantike, i shesin edhe idete e veta proserbe, si te legjitimuara nga kryetari i vendit. Por, edhe po qe eshte keshtu, pjesemarrja e kryetarit te Kosoves ne aktivitete, ku ashiqare synohet te farkohet nje histori me prejardhje serbe e institucioneve te Kosoves, eshte shume shqetesuese.  E pakta qe ai do te duhej te bente ne kere rast, eshte qe duhet t’i merr ne pergjegjesi keshilltaret e tij, qe nuk tregojne kujdesin e duhur per imazhin dhe kredibilitetin e punedhenesit te tyre.


Vertet, nese mirren si data te themelimit te institucioneve te sotme te Kosoves, vite si 1915, 1922, e te tjera si keto, kur Kosova ka qene nen okupimin e eger te Mbreterise Serbe, ose te Mbreterise Serbo Kroate Sllovene, atehere, detyrimisht shtrohen disa dilema jo vetem me te kaluaren por edhe per te tashmen dhe te ardhmen e ketij vendi. Ne nje rast te tille, refuzimi shqiptar i periudhes se pushtimit serb, do te pesonte goditje serioze ne anen kulturore te tij, dhe ne ate rast do te rritej legjitimiteti i pretendimeve serbe, se historia dhe kultura e Kosoves, ne fakt, eshte vetem nje histori dhe nje kulture serbe, jo vetem me Mesjeten e larget, por edhe ne kohen e sotme.


Ndersa, gjithkush e di se periudha mes viteve 1912-1941 ne keto hapesira, eshte pershkruar nga diskriminimi dhe nga projektet e asgjesimit fizik te shqiptareve. Nese ne vitet 1915 e 1922, jane formuar klube ose institucione shendetesore ne Kosove, eshte e sigurt sa ato nuk jane formuar per shqiptaret, po ne kuader te ndertimit te historise dhe te kultures serbe ne viset e pushtuara. Per hir te se vertetes poashtu duhet thene se ato klube ose ente shendetesore, nuk i kane pasur as emrat qe kane sot, qe do te thote se as nga kjo ane nuk mund te arsyetohet ‘kontinuiteti’ i tyre.


Rrjedhimisht, institucionet e tilla dhe historite e tilla, nuk mund te vihen ne themele te historise se re te Kosoves, e cila fale Zotit, ka dale nga darat e hekurta te pushtimit te gjate serb.


Ato data te themelimit te klubeve, te enteve shendetesore, ose te institucioneve te tjera, duhet te mbahen mend e te studiohen nga aspektet e diskriminimit dhe te asgjesimit te shqiptaresise se Kosoves, por jo si data qe shenojne historine tone. Perndryshe, me nje kesi kriteri, duhet te kremtohen e te pervehtesohen si histori e Kosoves edhe datat e institucioneve te themeluara ne Kosove nga Musolini e nga Hitleri, sespe edhe ata per hesapet e tyre kane formuar jo pak ente e institucione te ndryshe ne vitet sa ka zgjatur pushtimni i tyre.


Sado qe ne disa aspekte nuk ndryshojne plotesisht, ngjarjet qe kane ndodhur pas vitit 1945, ne menyre te kujdesshme dhe selektive, mbetet qe te perfshihen ne kalendaret qe shenojne themelimin e disa institucioeneve, asociacioneve dhe te klubeve. Kjo per arsye se edhe shqiptaret e Kosoves, kane qene pjesemarres aktive ne projektin çlirimtar antifashist, i cili ka pasur karakter global. Fakti qe me vone projekti antifashist degjeneroi ne nje projekt ideologjik, pa dyshim qe ua zbeh legjitimitetin shumices se atyre projekteve, por gjithnje mbetet qe te trajtohet me kujdes perfshirja e tyre ne memorien shteterore te Kosoves. Fjala vjen, mund te aktivizohen datat qe kane te bejne me institucionet kulturore, arsimore, sportive, por jo ato qe kane te bejne me themelimin e strukturave represive (UDB, gjyqet popullore) dhe me marrjen e vendimeve antishqiptare (Kuvendi i Prizrenit). Por, per kete pune duhet konsulenca e eksperteve, nga rasti ne rast, duke arritur ashtu ne nje profilizim te plote te kesaj  historie. Por, nese edhe kjo lihet ne duart e profitereve dhe te karrieristeve, atehere do te gjendemi ne terrenin e manipulimit dhe te afirmimit te mazohizmit si vetepercaktim politik, kulturor dhe historik.

 

Histori | Studime | Opinione | Meditime Islame | Drame | Roman | Intervista | Proze | Polemike

 

Muzika Shqip | Albanian News | Radio Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture Shitblerje | Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

eXTReMe Tracker