Identitetet e popujve, pavaresisht se a
definohen si vetepercaktime, si diferencime nga
te tjeret, ose si diferencime qe u behen nga te
tjeret, ne fakt jane te dhena, te lindura.
Deshmia me e sakte per kete eshte shpallja e
Krijuesit:
“O ju njerez, vertet Ne ju krijuam prej nje
mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe
te njiheni ndermjet vete…( El-Huxhurat:13).
eshte e qarte se identiteti fillestar ademit i
dhene ne fill te krijimit te njerezimit, eshte
shumezuar ne identitete te shumta etnike,
gjuhesore e racore, me qellim qe ato ta
pasurojne njohjen e njeriut, ta bejne me te
begatshme jeten njerezore, e kurrsesi ne fare
funksioni te konfliktualitetit a te unifikimeve
e asimilimeve te dhunshme.
Ndersa identitetet e dhena prej Krijuesit, te
popujt e ndryshem kane arritur ose arrijne te
theksohen e te funksionalizohen me shume a me
pak, ne faza te ndryshme te proceseve historike,
sociale e kulturore. Shkalla e theksimit e te
funksionalizimit te ketyre identiteteve, duke
qene e ndryshme dhe e ndryshueshme nga rasti ne
rast, e rrjedhimisht duke iu nenshtruar nje
procesi te panderprere te levizjeve e te
transformimeve, nuk e konteston ne asnje moment
faktin e mesiperme se jane te dhena, te koduara
ne vete njerezimin.
Zhdukja e popujve- per shkak te mizorive dhe
degjerimeve morale
Meqe gjate ekzistences se njerezimit ka pasur
shmangie te jashtezakonshme nga identiteti
themelor i njeriut si krijese me mision te
veçante ne Toke, pra edhe nga procesi i njohjes
dhe i bashkepunimit te ndersjelle, ku do te
respektoheshin dallimet e dhena ndermjet popujve
e fiseve, kane ndodhur edhe raste te zhdukjes se
popujve nga faqja e dheut dhe zevendesimi i tyre
me te tjere. Per zhdukje te popujve te ndryshem
ka edhe lende dokumentare, veçmas ne periudhat e
vona te historise se njerezimit. Ketu do te
sjellim vetem ndonje shembull, sa per ilustrim.
Fjala vjen, inket jane nje nga shembujt. Inket
ishin nje fis, i cili ne shekulin XV arriti te
shnderrohej ne popull dominues ne Ande, aq sa
shteti i tyre shtrihej ne nje kohe nga jugu i
Ekuadorit e deri ne veri te Kilit, duke
perfshire edhe Perune e Bolivine. Por, ky popull
i fuqishem kishte nje kult te tmerrshem:
flijimin e njerezve ne dite festash, sipas disa
ritualeve makabre. Dhe u be si u be, inket u
zhduken si popull, ne vorbullat e pushtimeve
spanjolle qe pasuan.
Nje popull tjeter qe pati shkaktuar termet ne
levizjet demografike e politike ne Europe e ne
Azi, ishin avaret. Avaret kishin prejardhje
mongole, dhe jetonin ne nje territor te gjere,
qe nga Bajkali e deri ne Kinen Veriore. Pastaj u
shperngulen dhe ia mesyen Europes, ku mposhten
bullgaret, hunet dhe fiset sllave e madje
rrezikuan edhe Bizantin. Por, pas atyre valeve
te shpenguljeve e te ekspeditave pushtuese,
pasoi renia dhe madje zhdukja e tyre. Edhe
avaret kane mbetur ne kujtesen historike per
prirjen e tyre qe te benin mizori dhe pabesi te
pashembullta, gje qe eshte me domethenie te
madhe ne kontekst te epilogut te tyre.
Keto jane raste te historise me te re, ndersa
per zhdukje popujsh na ka dhene deshmi edhe
Kur’ani, ku permendet zhdukja e popullit te Adit
e Themudit, per shkak te degjenerimeve qe linden
ne mesin e tyre.
Ka edhe raste kur ndonje popull ose disa popuj,
nuk jane perfshire nga zhdukja e plote, por jane
perfshire nga tjetersimi i identitetit te tyre
etnik. Rasti me i afert per ne mund te jete ai i
popullit bullgar. Bullgaret kishin prejardhje
turko-tatare. Ky popull arriti te beje disa
pushtime, po duke qene me i paket ne numer, hyri
ne nje proces asimilimi dhe u transformua ne
popull sllave.
Nje realitet tjeter jetesor e historik eshte ai
i fateve te popujve qe as jane zhdukur
plotesisht, as jane asimiluar plotesisht, por qe
historia e tyre eshte e mbuluar nga amnezione te
medha ne periudha te gjata historike, ashtu qe
per fazat e hershme te jetes se tyre, nuk kane
kujtese historike, ose e kane te mjegullt, te
ngaterruar me mite e me legjendat e prodhuara
sipas klisheve ideologjike te koheve me te reja.
Nje rast drastik nga pikepamja logjike, eshte ai
i popullit sllavomaqedonas.
Gjithe bota e di se ky popull me identiteti te
formesuar pas Luftes se Dyte Boterore, ka
prejardhje sllave dhe do te kete ardhur me valet
e invadimeve sllave ne Gadishullin Ilirik ne
shekujt VII e kendej. Mirepo, ne librat e
historise dhe ne gjithe propaganden kombetare,
sllavomaqedonasit kane ngritur pretendimin se
jane pasardhes direkt te maqedonasve antike.
Keshtu, nje ideologji e re kombetare, ne kete
rast sllavomaqedonase, eshte ndertuar mbi
falsifikime drastike te fakteve historike dhe
manifeston kokefortesi iracionale ne mbrojtje te
nje idnetiteti nacional te rrejshem, vetem e
vetem qe te justifikohet me ane te tij
hegjemonia mbi nje popull tjeter brenda te
njejtit shtet.
Lehtesia e konvertimit te sotem te shqiptareve
ka burim te hershem
Sa u perket shqiptareve, tashme eshte nje
standard te thuhet se populli shqiptar eshte
njeri nga popujt me te vjeter te Gadishullit
Ilirik dhe te Europes dhe kjo eshte normuar edhe
ne librat e historise. Dhe eshte e padyshimte qe
populli shqiptar ka nje identitet te vetin ne
aspektin e gjuhes, te territorialitetit dhe te
etnopsikologjise, marre ne kuptim te gjere. Por,
duke qene nje popull i lashte, pa dyshim ka edhe
veshtiresi te medha per dokumentimin me fakte
konkrete materiale te periudhave te hershme te
ekzistences se vet. Qe nga deshmite e Herodotit
1 per alfabetin e pellazgeve, te cilin e huazuan
helenet e deri te deshmite e Brokardit 2 per
alfabetin latin ne librat shqipe, jane fragmente
deshmish te palidhura, te terthorta e te cilat
nuk arrijne ta krijojne nje pamje te plote te
ekzistences dhe te transformimeve
pellazgo-iliro-shqiptare.
Sot, kur shihet ne menyre retroaktive ajo
histori e shqiptareve, megjithese ende e paplote,
mund te hetohen disa shtresime te identitetit
kulturor e kombetar shqiptar, qe kane ardhur si
rezultat i fateve dramatike, te perpjekjeve per
mbijetese e per zhvillim brenda nje identiteti
kulturor e kombetar te veçante, ne statusin e te
qenit popull i pushtuar gjate dy mijevjeçareve.
Rrjedhimisht, shumica e fakteve te ditura
deshmojne se shtresimet e identitetit kulturor e
kombetar shqiptar, me shume jane pasoja te
gjendjeve te pushtimeve te gjata se sa te
zhvillimit normal. Kjo do te thote se shume here
eshte fjala per imponime te vlerave nga jashte,
me shume me dhune e me pak si rezultat i nje
procesi normal kontaktesh ndermjet popujsh e
kulturash qe formesohen ne vijimesi te
ekzisteces e te zhvillimit historik.
Rrjedhimisht, ato shtresime identitetesh, ne
shume raste jane te paharmonizuara njera me
tjetren, madje edhe te konfrontuara, ashtu
sikunder ka qene edhe gjeneza e tyre. Ndoshta ne
kete kontekst edhe eshte rasti te mendohet per
nje çast per ate lehtesi me te cilen shqiptari i
dikurshem po edhe ky i sotmi eshte kovertuar e
konverohet ne identitete te tjera gjuhesore,
fetare, kulturore e kombetare, si bizantine,
sllave, turq, arabe, greke, italiane e madje
edhe ne ashkali e ne ruse, ku keto entitetet e
fundit jane edhe si raste te shemtuara te kesaj
prirjeje ne ditet tona ne Kosove, e qe
arsyetohen me ndonje lehtesim ose perfitim
administrativ e material ne shtetet te tjera.
Duket se ne rastet e sotme te konvertimeve te
tilla, kaq te panatyrshme, aktivizohet ndonje
shtrese e atyre identiteteve te dikurshme, te
lekundura ne themele, (shtresat pellazge/ ilire,
romane, bizantine, ose atyre te konfrontuara(
kastriotik/otoman, nacionalist/komunist), gje qe
e ben konvertimin me te perballueshem ne
ndergjegjen e bartesve te ketyre dukurive. Sa na
eshte e njohur, ne kete kohe nuk ka raste te
tjera ne Europe, qe nje komb te manifestoje
prirje te konvertimit te lehte te identitetit
administrativ si shqiptaret. Probleme te medha
ne periudhen e tranzicionit postkomunist kane
pasur edhe kombet e tjera ballkanike( kroatet,
boshjaket, sllavomaqedonasit, serbet, bullgaret,
rumunet), po edhe kombet e tjera qe kane jetuar
ne orbiten sovjetike, dhe ende kalojne neper nje
proces te rende çmoralizimi te shoqerive te
tyre. Bie fjala, kontigjentet e prostitutave nga
Moldavia, Ukraina, Bullgaria e Rusia, jane
tabloja tragjike e atij çmoralizimi dhe
degradimi. Por, prirje te theksuar per konvertim
te idnetitetit kombetar nuk kane manifestuar.
Perkundrazi, shumica e ketyre kombeve, ne kete
periudhe jane shquar per modifikimin e
doktrinave tradicionale nacionaliste dhe
funksionalizmin e tyre ne realitetet e reja
gjeopolitike. Ketij sindromi nuk i kane shpetuar
as dy kombet ballkanike me identitetet me te
brishta kombetare, boshnjaket dhe
sllavomaqedonasit. Ndersa, shqiptaret kane
adoptuar si orientime dominuese ideologjite
kozmopolite, te cilat edhe konvertimin e bejne
moralisht me te justifikueshem.
Asnje shqiptar i sotem nuk krenohet se ka
tradite ilirie
Sot ne identitetin kulturor dhe kombetar te
shqiptareve, si njefare vetepercaktimi ne nivele
te definimit te prejardhjes, eshte e injektuar
nje doze e identitetit antik ilir. Kjo shtrese
identiteti antik me shume eshte marre si
mitologji, e me pak si argument historik, per
shkak se historia ilire shfaqet e fragmentuar, e
fshire ne kapitujt e saj kryesore. Ne nivelin e
kultures materiale, vertet kane mbetur
trashegimi objekte te shumta arkeologjike, me te
cilat arkeologet bejne perpjekje te
rikonstruktojne periudha dhe ngjarje te ndryshme.
Fatkeqesisht, ende nuk eshte gjetur askund se
paku nje fjali e shkruar ilirisht, e cila do te
ishte njefare çelesi per lidhjet ndermjet
ilirishtes antike e shqipes. Argumenti me i
forte qe perdoret per argumentimin e lidhjeve
gjuhesore te ilirishtes me shqipen, jane
toponimet e disa qyteteve si Skupi, Skodra,
Naisus, te cilat edhe pse jane ndryshuar ne
ndonje element tingullor, prape kane ruajtur
natyren me rastin e transformimit nga ilirishtja
ne shqipe.3
Por, fragmente e argumenteve te gjetura, nuk e
mposhtin faktin se shtresa e identitetit antik
ilir te shqiptaret e sotem, eshte ne shume vende
e mbuluar nga harresa.
Ajo qe eshte edhe me e dukshme, kjo shtrese e
identitetit eshte pasive, dhe funksionon
kryesisht ne tematikat letrare dhe ne debatet
historike. Pra, kjo shtrese e identitetit nuk
tregon sot fuqi qe te regjenerohet, nuk prodhon
energji ne kontekstin e vetepercaktimit tone
kulturor e kombetar. Fjala vjen, asnje ngjarje e
Ilirise antike, qofte kulturore, qofte historike,
nuk shenohet sot nga shqiptaret, me çka do te
mbahej e gjalle tradita. Poashtu, asnje figure
historike ilire nuk ka gjetur identifikim ne
politike. Shqiptareve te sotem as qe u shkon
ndermend ta aktivizojne modelin e ekspeditave
pushtuese te Pirros, veçse e kane teme me te
shpeshte humbjen e lufterave te Teutes, humbjen
fatale te mbretit Gent, humbjen e Batos se
desidiateve, tradhtine e Demeter Farit,
tradhtine e Batos se breukeve, etj. eshte e
qarte se keto kane nje perseritshmeri te
habitshme ne historine e re te shqiptareve, por
kjo eshte nje tradite negative dhe si e atille
nuk ka fuqi te participoje me aktivisht ne
identitetin shqiptar.
Mbetet qe pika kulmore e afirmimit te kesaj
shtrese te identitetit antik ilir eshte arritur
me perdorimin si argument politik te identitetit
ilir, bile me shume te atij pellazg, nga
ideologet e Rilindjes Kombetare Shqiptare, te
cilet ne memorandumet qe u dergonin Fuqive te
Medha, dhe ne studimet historike, argumentonin
lashtesine pellazge e ilire te shqiptareve.4
Ne letersi dhe ne pikture ende sot perdoret si
tematike mitologjia ilire, dhe thermiat e
njohura te historise se saj.5 Por, ky tematizim
megjithate ka mbetur shume i kufizuar dhe nuk ka
prodhon ndonje element te fuqishem te
identitetit kulturor. Asnje shqiptar i sotem nuk
krenohet se ka tradite ilire.
Bile, sot kur kombi shqiptar eshte kombi me i
varfer i kontinentit, ka raste kur permendja e
te qenit populli me i vjeter i gadishullit e i
kontinentit, tingellon si alibi e rreme per
gjendjen e tashme. Regjinal Hiberti e ka goditur
sakte kete gjendje kur ka thene se “ shqiptaret
jane nje nga popujt me te vjeter te Europes, por
vendi i tyre eshte nje nga shtetet me te reja te
Europes. Te jesh kaq i vjeter dhe njekohesisht
kaq i ri, eshte njefare fati i keq”.6
Kur te plotesohet tabloja e dhene nga Hiberti,
me faktin se me shume se gjysma e kombit
shqiptar as qe eshte perfshire brenda shtetit
shqiptar qe eshte nderkombetarisht i njohur,
veçse ka mbetur nen sundime e administrime te
huaja, (Çameria, Kosova, Lugina e Presheves,
Maqedonia, Kraja e Ulqini), eshte e qarte se sa
ters eshte ky fat dhe sa pak ze vend ne
realitetin e hidhur, argumentimi me identiteti
antik ilir a pellazg.
Zhdukja fizike ne periudhen e sundimit serb
Amnezioni ilir apo alban/shqiptar ka qene edhe
me i rende ne periudhen e gjate te pushtimeve
bizantine, e cila pasoi pacifikimin ilir te
arritur ne permasa te medha nga Perandoria
Romake. Po ai Reginald Hibert qe cituam me heret,
thote per Shqiperine se “Lidhja e gjate me
Kostandinopojen nuk e la te krijonte identitet
politik”.7 Por, nuk eshte se mbeti vetem pa
identitet politik po ne ate periudhe shqiptaret
mbeten edhe pa identitet kulturor. E tera qe
vjen si trashegimi kulturore dhe qyteteruese nga
ajo periudhe, veç shqiponjes me dy krere ne
flamurin kombetar, vjen ne forme emrash te disa
perandoreve bizantine me origjine ilire, prej
themeluesit te Kostandinopojes, Kostandinit te
Madh e deri te Justiniani. Por, nje prejardhje
etnike nuk eshte e mjaftueshme, per t’i bere
keto figura elemente te identitetit shqiptar 8.
Dhe ne pergjithesi, qyteterimi bizantin, me
luftera te pergjakshme per pushtet, nga me
mizoret qe mund te imagjinohen, me luftera te
egra sektare ndermjet arianizmit e monofizizmit,
me psikozat e mitingjeve dhe te hipodromeve, ku
ekspozoheshin gjymtyret e te masakruarve 9, per
shqiptaret me formim ne shtratin e qyteterimit
perendimor dhe per ata te besimit islam, nuk
paraqet nje moster qe motivon te ndiqet. Si per
kumt, bash ata qe u shpallen trashegimtare te
qyteterimit bizantin, ruset, serbet dhe greket,
jane armiqte historike te shqiptareve dhe
kryesit e mizorive me te llahtarshme kunder
shqiptareve. Egersia serbe, e shartuar mbi
mizorite bizantine, ka bere gjenocid mbi
shqiptaret ne shekujt XI- XIV, aq sa e ka sjelle
para zhdukjes fizike popullin shqiptar. Kjo
eshte periudha e sllavizimit me dhune te
shqiptareve dhe te toponimeve ne hapesirat
shqiptare, e qe edhe sot nuk jane çrrenjosur
plotesisht. Noam Malkolm konstaton se “Duke
marre para sysh mbisundimin e serbeve ortodokse,
si edhe te gjuihes serbe ne Kosoven mesjetare,
ka arsye te mendohet se rrjedhas e eprgjithshme
e asimilimit ka qene ne favorin e serbeve, me
dias adallime te vogla. Konkluzioni kryesor
duhet te jete se, a marre para sysh se ne
ç’shkalle ka qene asimilimi, ai ehstye bere:
shume veta te cilet iu nenshtruan ketij procesi,
duhet te kene lene gjuhen e tyre shqipe dhe jane
bere serbe”. 10
Kjo eshte periudha kur edhe kishat bizantine
uzurpohen nga kisha serbe dhe shpallet
trashegimia dhe pronesia ekskluzivisht serbe mbi
to, edhe pse shumica e shqiptareve te Kosoves se
sotme dhe te viseve lindore shqiptare, aderonin
ne fene ortodokse Kjo eshte periudha kur
aplikohet “Zakonik cara Dushana” sipas te cilit
shqiptaret gjymtoheshin, ne rast se nuk e
pranonin ortodoksine serbe: “Neqoftese ndonje
heretik kapet duke jetuar nder te krishteret, le
te demkoset ne fytyre dhe le te debohet”. 11
Pra, ne keto periudha te gjata te pushtimeve
bizantine e serbe, as qe mund te behet fjale per
zhvillimin e identitetit shqiptar, po vetem per
nje proces te zhdukjes fizike dhe kulturore te
shqiptareve perkatesisht te mbijeteses kritike.
Dihet se ne periudhen para Betejes se Kosoves te
vitit 1389, pjesen me te madhe te Kosoves e
sundonte Vuk Brankoviqi, ndersa pjesen lindore
te saj, me minierat e njohura te Novoberdes, i
sundonte Llazar Hrebelanoviqi.12 eshte
shqetesues fatki qe tere ky realitet i gjendjes
se pushtimit te Kosoves dhe te viseve te tjera
shqiptare nga serbet, dhe rpocesi i zhdukjes se
tyre fizike nga serbet, para ardhjes se osmaneve,
margjinalizohet ose edhe fshehet nga
historiografia shqiptare
Sami Frasheri - simbol i identitetit te dyfishte
Proces i zhdukjes fizike te shqiptareve nga ana
e Perandorise serbe dhe i asimilimit kulturor
nga Perandoria e Bizantit, u ngadalesua dhe me
tutje pothuajse u nderpre, pas fitores se
Perandorise Osmane kunder serbeve dhe me tutje
kunder Perandorise Bizantine.
Zevendesimi i pushtuesve te eger, serbe e
bizantine, te cilet kishin per qellim shfarosjen
fizike te shqiptareve dhe fshirjen e gjurmeve te
tyre kulturore, me nje pushtues te bute, i cili
sillte edhe mesazhin hyjnor te Islamit, ishte
fillimi i nje fati te ri historik, kur fillon e
krijohet nje shtrese e re e identitetit kulturor
e kombetar te shqiptareve. Prej kesaj kohe ka
nje profilizim te ri, me tutje edhe nje
qendrueshmeri identiteti kombetar shqiptar.
Sot, mund te flitet per nje shtrese te
identitetit shqiptare nga periudha otomane.
Kolosi i dijes, Sami Frasheri, eshte ne te
njeten kohe refermator i kultures turke dhe
ideolog i çeshtjes shqiptare. Ai eshte ne te
njeten kohe shkrimtar turk dhe shkrimtar
shqiptar. Sami Frasheri eshte simbol i nje
simbioze kulturore turko-shqiptare, te bazuar ne
shtratin e qyteterimit islam.
Kjo tradite peseshekullore, ka mbetur ne disa
aspekte edhe pas largimit te Turqise nga
gadishulli Ilirik ne vitin 1912. Madje, ne disa
qytete te medha shqiptare si Shkupi, Prishtina e
Prizreni, e folmja turqisht ka mbetur per
decenie te tera si gjuhe e familjes, edhe te
shtresa qytetare shqiptare. Sot kjo tradite
eshte ne te perenduar, por ama vetem pas gati
nje shekull te largimit te Turqise.
Perderisa breda vete popullit shqiptar kjo gje
eshte perjetuar si krejt legjitime dhe
jokonfliktuale, ajo eshte keqperdorur nga
armiqte e shqiptareve. Fjala vjen, ne
rrokullimen e lufterave ballkanike, Mali i Zi ne
vitin 1913, pati ndermarre nje projekt per
konvertimin me dhune te shqiptareve muslimane te
Rrafshit te Dukagjinit ne ortodokse. Ky projekt
u kthye ne nje gjenocid kunder popullsise
shqiptare. Ndersa, ne rrokullimen e Luftes se
Dyte Botyerore, ideologjia fashiste zervase, e
ka perligjur gjenocidin kunder shqiptareve, ne
Çameri, duke i trajtuar si turq qe duheshin
debuar nga toka greke.
Me duket indikative e dhena se shpernguljet e
medha shqiptare nga Kosova dhe viset e tjera
shqiptare te mbetura nen pushtimet sllave, ne
vitet 1912- 1955, kane qene te drejtuara per ne
Turqi. Kjo sigurisht ka qene si rezultat i
politikave koniukturale te qeverive
serbo-jugosllave e turke, (Konventa e nenshkruar
nga Stojadinoviqi e Ataturku ne vitin 1937 dhe
Marreveshja Xhentellmene ndermjet Titos e
Kyprillise e vitit 1953.) Por, kjo politike
koniukturale, nga pikepamja turke dhe e
shqiptareve qe deboheshin nga atdjheu i tyre,
ishte e bazuar edhe ne prirjet qe pulsonin ne
vete realitetin jetesor, qe ishte formesuar si
afri e ndersjelle neper shekuj, nga prezenca dhe
nga ndikimi i Turqise mbi identitetin e popullit
shqiptar.
Ridefinimi i identitetit kombetar: drejt
panamerikanizmit shqiptar?
Pas ardhjes ne krize te doktrines dhe te
praktikes se socializmit jugosllav, e cila
identitetin kulturor dhe kombetar shqiptar e
mbante nen trysnine e fuqishme te sllavizmit te
ambalazhuar si kozmopolitizem, filloi nje faze e
re e rifedinimit te identitetit kombetar te
shqiptareve ne Kosove dhe ne viset e tjera te
pushtuara nga sllavet.
Nuk eshte pa interes te permendet se pas dyzet
vjeteve, kur filloi nje vale e re e
shpernguljeve masive te shqiptareve nga Kosova,
( ne vitet 1994-1999), ajo u drejtua per ne
shtetet europerendimore, e aspak drejt Turqise.
Kjo per arsye se lidhjet me Turqine qene
shkeputur, ndersa me Europen Perendimore qene
intensifikuar. Me duket se kjo prirje e re e
shkuarjes drejt shteteve europianoperendimore,
ka te beje edhe me zbehjen e dukshme te
identitetit islam te shqiptareve, ne deceniet e
jetes nen socializem dhe me forcimin e nje
shtrese europiano-perendimore te identitetit
kombetar. Partia e pare politike jokomuniste e
krijuar ne Kosove, Lidhja Demokratike e Kosoves,
(1989) u shqua per nje orientim te theksuar
propagandistik europiano-perendimor, i cili u
shnderra ne diskurs dominues edhe ne opoziten qe
lindi ne Shqiperi nje vit me vone.
Keto zhvillime ideologjike, politike dhe me
tutje ushtarake, ne rastin e luftes ne Kosove
(1998-1999) dhe ne Maqedoni (2001), qene me
ndikim edhe ne identitetin shqiptar ne
pergjithesi, te te cilet ne kete periudhe ka
triumfuar botekuptimi per identitet perendimor,
per çka edhe i kane shpallur aspiratat e tyre
per integrimet e plota euroatlantike. Roli
kryesor i Shteteve te Bashkuara ne vitin 1999,
ne nderprerjen e spastrimit etnik dhe te
gjenocidit kunder shqiptareve te Kosoevs, eshte
momenti kyç, i cili prodhon kete ndjeshmeri
proamerikane. Ne luften e fundit amerikane
kunder Irakut, elitat politike shqiptare, ne
Shqiperi dhe ne Kosove, shpalosen solidaritetin
dhe madje pjesemarrjen ne koalizionin
nderkombetar te udhehequr nga Shetet e Bashkuara
te Amerikes, me çka kane forcuar idene e re, qe
mbase mund te emertohet si panamerikanizem
shqiptar.13. Ky sindrom panemarikanizmi, ne fakt
eshte shtresa e tashme dominuese e identitetit
te proklamuar politik shqiptar.14 Sa eshte kjo
gjendje emocionale rezultat i zhvillimit normal
dhe i aspiratave normale, e sa i ngjarjeve te
imponuara, do te shihet ne te ardhmen, nga
shkalla e integrimit. Ajo qe shihet sot per sot,
eshte se potencialet per kete proces nuk shquhen
per mobilitet te madh. Mbetja e Kosoves pa
status politik dhe te qenit e Shqiperise si
shteti i fundit ne listen e shteteve europiane
qe planifikohen te pranohen ne Bashkimin
Europian, eshte nje indikator i
joqendrueshmerise se ketij ekzaltimi te
proklamuar. Elementet bllokues te energjive te
kombit shqiptar, ende nuk jane identifikuar ne
menyre korrekte.
Amnestohen te gjithe pushtuesit, perveç Turqise
Sado qe shtresa e identitetit otoman nder
shqiptare tashme rezulton e zbehur, me duket se
ende behen perpjekje qe ajo te fshehet e te
mohohet krejtesisht, perkatesisht te mbulohet
nga amnezioni i plote. Dhe kjo behet per dy
arsye: e para, mendohet se duke i prere rrenjet
e lidhjeve te gjata shqiptaro-turke, mund te
dobesohet dhe eventualisht te mposhtet Islami
nder shqiptare. Nxjerrja ne epiqender si
identitet kombetar dhe kulturor vetem e nje
shtrese te identitetit krishtere te shqiptareve,
qe ambalazhohet si “perkatesi civilizimit
europian”, behet per kete shkak. Madje edhe nje
ngjarje si Beteja e Kosoves e vitit 1389,
paketohet si gjoja lufte lufte per ruajtjen e
lirise se popujve ballkanike, pra edhe te lirise
e te pavaresise se shqiptareve. Ndersa me heret
u konstatua se cila ishte gjendja e shqiptareve
nen Perandorine Serbe, para se ajo te shkermoqej
nga ardhja e osmaneve. Me duket se fshehja e
fakteve kaq te fuqishme, perveç qe ka per qellim
zbutjen e qendrimit antisllav dhe antiortodoks
te shqiptareve, veçmas ka per qellim mbajtjen e
akuzes per Islamin si gjoja pengues te lulezimit
te shqiptareve.
Edhe lufta e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ne
shume aspekte te saj, eshte e mbeshtjelle me
mitologji, me funksion te njejte ideologjik, pra
per mbjelljen ne ndergjegje te shqiptareve te
ideologjise, sipas te ciles identiteti i tyre i
vetem eshte ai krishtere.
E dyta, ne periudhen e vet te fundit, Perandoria
Osmane, nuk kishte mbetur as hija e nje shteti
qe rrezatonte kulture, qyteterim e vlera te
medha per njerezimin. Ajo ishte perfshire nga
korrupsioni, nga injoranca dhe nga mipoia
politike. Turqia e fundit te shekullit XIX dhe e
decenies se pare te shekullit XX, faktikisht
ishte bere protektorat i disa shteteve
perendimore, veçmas Rusise, e cila kishte marre
te drejtat e perkujdesjes per ortodokset dhe te
Austrohungarise e cila kishte fituar te drejtat
e protektoratit mbi katoliket e Ballkanit.
Egersia e ekspeditave pacifikuese xhonturke
kunder shqiptareve kryengrites ne vitet 1910
1912, u shnderrua ne armiqesi per gjeneratat qe
e themeluan shtetin shqiptar ne vitin dhe la
vrrage te thella ne kujtesen e njerezve. Prej
andej u bart edhe ne arsim e ne kulture, duke
gjeneruar per decenie te tera armiqesi kunder
Turqise dhe veçmas kunder Islamit, e duke i
mohuar te gjitha anet e mira qe kishte sjelle
per shqiptaret ajo bashkejetese e gjate ne
Perendorine Otomane.
Sindromi antiturk ushqehet vazhdimisht nga
propaganda e ashper, e injektiuar qe nga
programet shkollore e deri te komentet politike.
Rrjedhimisht, ne nje pjese te madhe te
popullsise, shfaqen hutesa e bllokime te
energjive, nga frika se pergjigjja ne keto
mostra, do te shkaktonte rritje te
konfliktualitetit brendakombetar.
Shqiptaret tashme i kane harruar, ose se paku
shtiren se i kane harruar vuajtjet qe u jane
shkaktuar nga dy pushtime italiane, nga pushtimi
nazist gjerman, nga gjenocidi grek ne Çameri, e
ka shenja se po relativizohen edhe hidherimet
per gjenocidin e fundit serb ne Kosove. Mbajtja
e paragjykimit per Turqine si pushtues, kur jane
amnestuar pushtuesit me te eger, nuk ka si te
shpjegohet ndryshe, veçse ne kontekstin e nje
strategjie antiislame, si nder vete shqiptaret,
qe duan te mbajne idene se identitetit i tyre
kombetar eshte vetem i krishtere, si nga te
huajt, qe e stimulojne kete ideologji. Por, kjo
prirje po e shkakton blllokimin e energjive,
çoroditjen e dialogut te brendshem dhe gjymtimin
e identitetit shqiptar.
Çka me tutje?
E para, eshte i domosdoshem rishkrimi kritik i
historise se shqiptareve, duke e dekontaminuar
ate plotesisht nga mitologjte romantike
iliro-pellazge dhe nga ideologjite
agresive antiislame. Vertet, perfytyrimet
romantike per nje popull madheshtor ne antike,
perplasen sot per nje realitet te hidhur,
sikunder qe perfytyrimet per muslimanet
shqiptare si antieuropiane potenciale apo te
fshehte, nuk kane asnje qendrueshmeri logjike.
Poashtu edhe periudhat e pushtimit te gjate
bizantin, e pushtimeve shkaterrimtare mesjetare
serbe, e lufterave te Gjergj Kastriotit, e
integrimit ne Perandorine Otomane dhe e
komunizmit shqiptar, kerkojne interpretime te
reja shkencore, duke identifikuar pasojat dhe
rezultatet per identitetin shqiptar. Ne nje
interpretitm kritik te hisorise kombetare, duhet
te perfshihen te gjitha shtresat e identitetet,
ashtu qe te krijohet nje pamje e plote dhe
koherente, pa konfliktualitet te mbarsur
ideologjik. Fjala vjen, krahas identitetit
kastriotik dhe prodhimit te tij ne historine dhe
ne kulturen kombetare, duhet te pranohet edhe
ajo shtrese e identitetit kulturor me prejardhje
otomane, e cila ne fakt u be tharmi i
ideologjise kombetare te shqiptareve.
E dyta, ka ardhur koha te mos injorohet
identiteti aktual fetar i shqiptareve, ashtu si
eshte ai ne realitetin jetesor. As ne kete nivel
nuk ka nevoje te konfrontohet asgje, dhe as te
imponohet asgje. Duhet hequr etiketa qe Islami
na qenkesh fe antieuropane dhe antiperendimore,
kur dihet se trualli i te tri feve monoteiste
eshte i njejti dhe vete Shpallja Hyjnore eshte
unike. Rrjedhimisht, edhe Islami i shqiptareve
duhet te pranohet ashtu si eshte ne te vertete:
perqafim i Shpalljes Hyjnore15, e cila askujt
nuk i imponohet me dhune, por e cila vertet nuk
mund te mposhtet nga asnje ideologji dhe nga
asnje lufte qe i behet. Ne pajtim me kete, duhet
te pranohet kontributi i dhene nga shqiptaret
muslimane ne krijimin dhe zhvillimin e
identitetit shqiptar dhe ne zhvillimin e
gjithmbarshem shqiptar ne keta shtate shekujt e
fundit, qe nga shpetimi nga asimilimi sllave e
bizantin ne Mesjete e deri te krijimi i shtetit
shqiptar dhe i ridimensionimee me te reja
gjeopolitike te kombit shqiptar ne hapesirat
ballkanike.
E treta, ne procesin e globalizmit, kultura dhe
kombi shqiptar duhet te vene ne perdorim gjithe
spektrin e vlerave qe disponojne, pra edhe
vlerat dhe identitetin islam, ne menyre qe ne
integrime te jemi partner i pashfytyruar dhe
ashtu te kontribuojme me shume ne njohjen e
ndrsjelle dhe ne zhvillimin pozzitiv te
bashkesise njerezore. Te qenet ne nje pozicion
gjeografik dhe qyteterues te ures lidhese
ndermjet Perendimit e Lindjes, do te duhej te
shnderrohej ne nje favor per kombin shqiptar ne
proceset e ardhshme te integrimeve glolabe.
Hezitimi sa u takon lidhjeve e bashkepunimit me
Turqine dhe me boten islame, duhet te tejkalohet,
sepse me to bashkepunojne te gjitha kombet e
tjera, duke perfshire edhe amerikanet, te cilet
edhe kur sulmojne nje shtet arab, si Irakun, ate
sulm dhe invadim e bejne nga trualli i disa
shteteve arabe, si Katari e Kuvajti.
Rrjedhimisht, mbajtja e paragjykimeve dhe e
“fajesise historike” per perkatesine islame te
nje numri te madh te shqiptareve, nuk kane asnje
mbeshtetje logjike. Thjesht jane komplekse te
imponuara nga armiqte e shqiptareve, te cilet
ketij kombi i kane imponuar edhe nje ekuilibrim
artificial te identitetit shqiptar, duke e
shtypur shtresen e identitetit islam. Vetem
ekuilibrimi i vertete i shtresimeve te
identitettit tone, do te na nxirrte nga vorbulli
i falsifikimeve te perfytyrimeve dhe te
realiteteve kombetare, me çka do te qetesohej
ndergjegja e shumices se njerezve shqiptare.
Ashtu do te fitohej mobiliteti i kombit ne
rrugen e perparimit e te emancipimit, çka
nenkupton edhe ndihmen e pakursyer te Krijuesit,
ne rast se veprohet ne rruge te drejte.
Perfundimisht, ky do te ishte stabilizim ne nje
identitet natyral, pas sa e sa shekujve te
humbjes ne vorbullat e amnezioneve te medha,
sikunder ishin proceset e medha asimiluese:
romanizimi, greqizimi, sllavizimi, e turqizimi,
e sikunder ndodh sot, konvertimi ne greke, ne
italiane e madje edhe ne ashkali e ne ruse.
Pikerisht keto ndikime te forta shfytyruese mbi
identitetin kulturor e kombetar, e veçmas ate
fetar, si boshti kurrizor i harmonise dhe i
stabilitetit individual dhe kolektiv, e kane
katandisur kombin shqiptar ne me te varferin dhe
gati me te parendesishmin e kontinentit europian,
te njohur per lekundje ideologjike dhe
shpernderrime te rrezikshme te kerkesave sociale
dhe politike 16, si edhe per relativizime
tragjike te projekteve politike e kombetare17.
Po se a kemi nxjerre mesime te dobishme nga
pervojat e hidhura te dy mijevjeçareve te shkuar,
ende nuk shihet qarte. Ne fakt, nese nuk
veprohet sipas strategjise qe u skicua me lart,
duhet te konstatoj me keqardhje se do te
vazhdoje katandisja e kombit tone, si pasoje e
brishtesise se identitetit, e konfrontimit te
shtresave te ndryshme te ketij identiteti dhe e
rritjes se presionit shkombetarizues te
proceseve integruese globale. Ta zeme, gjuha
shqipe, e cila mbahet si argumenti me i fuqishem
i identitetit kulturor e kombetar te ne
shqiptareve, ne te ardhmen mund te
margjinalizohet edhe nga vete shqiptaret, te
cilet nen presionin e integrimit, do te
parapelqejne te flasin e te shkruajne ne gjuhe
te tjera, anglisht, italisht, greqisht, ashtu
siç kane bere edhe paraardhesit tane, qe
identitetin e vet gjuhesor e kane shfytyruar,
duke parapelqyer ose duke pranuar imponimin e
latinishtes, greqishtes, sllavishtes a
turqishtes.
Procesi shfytyrues ne te kaluaren ka qene disi
me i ngadalte, edhe per shkak se pushtuesit kane
ardhur ne territoret shqiptare dhe e kane
imponuar me aparat shteti nje gjendje pushtimi,
ndaj se ciles eshte manifestuar nje doze
rezistence, ndersa sot shqiptaret vete shkojne
me vullnet ne vendet e tjera dhe me vullnetin e
tyre bejne perpjekje te integrohen ne identitete
te reja kulturore e kombetare. Dhe mbi te gjitha,
ateizmi i injektuar ne te kaluaren komuniste me
dhune nga ideologjia dhe praktika agresive e
komunizmit shqiptar dhe i perqafuar nga nje
numer i shqiptareve te brezave te rinj, per
shkak te edukimit te mbrapshte, ne ndonje rast
edhe si fare “trendi europianizues” e me shpesh
si fshehje e identitetit te vertete fetar, eshte
vete tharmi i çmoralizimit, i krizes se
identitetit te sotem shqiptar dhe i lehtesise se
konvertimit.
Nga ana tjeter, eshte krejt e qarte se ne
mijevjeçarin e ri, permasat e gllaberimit te
identiteteve te brishta kulturore e kombetare,
jane shumefish me te medha se ne dy mijevjeçaret
e shkuar.
Ne Prishtine, 18 prill 2003
Shenime
1. “Pellazget kane qene te paret qe i moren
shkronjat prej fenikasve dhe prej pellazgeve i
moren greket aty nga fillimi i shekullit XVI
p.e.s” (cituar sipas Albert Kotini, Çameria
denoncon, Fllad, 2001, Tirane)
2 “Shqiptaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme
nga latinishtja, megjithate ata kane alfabetin
latin ne te gjitha librat e tyre” (citim sipas
autorit te njejte, fq. 130)
3. “Keto jane disa nga emrat e vendeve te lashta
te Shqiperise, qe peshojne ne pune te
autoktonise se shqiptarevet. Po te mendojme me
nje ane se shumica e emrave te tilla kane humbur
ne rryme te koheve, pa lene gjurme toponimi (nenv.
imi), e me ane tjeter se materiali arkival i
mesjetes nuk ka dale i teri ne shesh, do te
pranojme se emrat me te cilet mund te operohet
sot, nuk jane veçse mbeturina e fundit e burise
se dikurshme. (Eqrem Çabej, Studime gjuhesore,
Rilindja, Prishtine, 1977, fq, 150)
4.. ”Ne te zanun fill te botes, e qysh ne kohe
qe njeriu ishte i padije e jetonte tui luftue
njeni me tjetrin, u lkund prej Aziet nji komb
njerezish, shumice e madhe, e u nda prej faresh
te tjera e rej gjindhs tjere, qe ishin nder ato
dhenate larga, e mueren udhen kah detri per me
gjet nje dhe tjeter, e per me mujtun me gjallue
ne pushim, pa frike e pa droje. Keti kombi, qe
iku ne kete menyre prej Aziet, ia thojshin emnin
Pellazge.” (Pashko Vasa: Shqypnija dhe
Shqyptaret, 1879 te “ Pashko Vasa, Vepra 3.
Rilindja, Prishtine, 1989, fq. 241)
5. Autori i ketij teksti, ka botuar vepra
letrare me kete tematike si bie fjala dramen
“Monedha e Gentit, komedine “Kush i bie fyellit”,
si dhe nje numer te madh te poezive me motive e
tema nga historia dhe mitologjia ilire ne
vellimet me poezi: ”Qeshje sardonike, (1987)
Formula e Katonit, (1990), Kurs per panotmime,
(1994) dhe “Dalja e atdheut edhe nga endrrat,
(1996).
6. Reginald Hibert, Fitorja e hidhur, fq. 11
7. Po aty
8. Deshmi te rralla te perpjekjes per adoptimin
e figures se Kostandinit te Madh jane keto
vargje te Naim Frasherit: “Konstandin i madh qe
thone/ Edhe ai nga fara jone”
9.Shih: Ogyst Baji, Perandoria e Bizantint…
10 Noel Malkolm, Kosova nje histori e shkurter,
Koha, Prishtine, 1998, fq.53
11. Cituar sipas Noam Malkolmit, fq. 53
12. Po aty
13. Kur filloi intervenimi ushtarak i SHBA-ve
dhe i koalicionit kunder Irakut, ne Prishtine u
mbajt nje tubim publik ne perkrahje te luftes.
Krahas nje asociacioni te veteraneve te luftes
se UÇK-se, organizator te ketij tubimi ishin
edhe nje asociacion qe mirret me mbrojtjen e te
drejtave te njeriut (!)dhe nje organizate
studentore. Ky spekter heterogjen i shoqerise
kosovare, ne perkrahje te luftes se SHBA-ve,
bashke me pjesemarrjen e Shqiperise ne koalicion,
e ilustron panamerikanizmin e shqiptareve te
Kosoves po edhe te Shqiperise zyrtare.
14. Deri sa po merrte formen perfundimtare ky
tekst, ne Prishtine u mbajt nje konference e
organizuar nga strukturat e partise me te madhe
shqiptare te Kosoves, Lidhja Demokratike e
Kosoves, me teme te formuluar keshtu:
“Demokracia amerikane-model per zhvillimet ne
Kosove”. Edhe ky aktivitet e ilustron pohimin
tone per prirjen jokritike drejt nje
panamerikanizmi, madje edhe ne rastet si ky, ku
kerkohet qe te sherbeje si model demokracia e
superfuqise se vetme te botes se sotme, ne
rethanat kosovare, kur Kosova eshte nen
administrim te huaj dhe nuk eshte fare shtet i
pranuar!
15. Mehdi Frasheri eshte njeri nga falsifikuesit
e medhenj shqiptare lidhur me natyren e Islamit.
Ai ne vepren “Problemet shqiptare”, perpiqet ta
mohoje natyren hyjnore te Kur’anit dhe ta
paraqet fene Islame si veper te Muhamedit.
16. Rebelimi i armatosur i vitit 1997 ne
Shqiperi, krahas pergjegjesise objektive te
lideshipit per lejimin e skemave piramidale,
krahas reagimit joadekuat ndaj protestave,
krahas sponzoruesve te jashtem, qe e
sponsorizuan destabilizimin e Shqiperise, duket
sikur e ka pasur brenda vetes edhe tharmin e
psikozave te dikurshme te herezive dhe te
rebelimeve bizantine.
17.Aktualisht ne Kosove ka disa projekte
politike per te ardhmen, e qe ne shume aspekte
jane kunderthenese ndermjet tyre: 1.njohja sa me
pare e pavaresise formale te Kosoves nga faktori
nderkombetar, (Rugova, LDK)ç 2. moratorium-afatizim
per statusin final te Kosoves, ( Thaçi, PDK)ç 3.
shpallje e pavaresise nga deputetet ne Kuvendin
e Kosoves (AAK)ç 4. Unioni Kosove-Shqiperi, (LPK)ç
5. bashkim i te gjitha trojeve shqiptare (LKÇK
dhe AKSH.)