Ushtari
japonez, Teruo Nakamuro, u gjet
ne pyjet e pashkelura te Japonise,
tridhjete vjet pas
perfundimit te Luftes se Dyte
Boterore,
ne perpjekje qe te vazhdonte luften e tij te
pazakonte. Ai nuk e dinte qe lufta e pergjakshme
kishte perfunduar tridhjete vjet me pare dhe
atdheu i tij i mundur ne lufte, ishte bere
me perdhune, njeri nga aleatet me besnike
te fitimtarit.
Kur
kishte braktisur ai llogoret, lufta kishte qene
ende ne kulmin e egersise se saj. Ne rremujen
e saj, bashke me atdheun e tij, ishte perfshire
krejt bota, si nga nje epidemi shfarosese. Dhe
nuk ishte ne dore te nje ushtari te thjeshte
si Teruo Nakamuro, qe te parashihte fundin aq
te pazakonte (hedhja e bombes atomike dhe
kapitullimi pa kushte) te asaj kasaphane.
Kthimi
i Teruo Nakamuros ne mesin e te gjalleve,
tridhjete vjet pas luftes, ka qene nje
senzacion medial dhe politik, nje rast per
t’iu rikthyer permases se tragjedise se
Luftes se Dyte Boterore, ndryshimeve te bera
pas mbarimit te saj, etj. Por, kjo si gjithmone
eshte ana e jashtme dhe jo fort domethenese
e nje te vertete te madhe qe mbarti me vete
shembulli i Teruo Nakamuros: e te vertetes se
njeriu eshte nje enigme, nje mister qe me
shume di per boten qe e rrethon se per
veten e vet. Prandaj, askush nuk e ka kuptuar se
çfare ka perjetuar dhe çfare ka
ndier ky njeri per tridhjete vjet, ne nje
mision te ashper per te mbetur gjalle ne
nje bote te panjohur. Jo çfare ka ngrene,
sepse ate menyre te gjetjes se ushqimit e
ka provuar njeriu me mijera vjet perpara tij :
“Dhe
do ta furnizoj prej nga nuk
e kujton fare” ( Talak:3).
Puna
eshte se çfare ka ndier e çfare ka menduar,
njeriu i shekullit XX, i kthyer ne nje
bote te para disa shekujve?
Ky eshte misteri, e jo fshehja ne pyje
te pashkelura. Mbase as vete ai kurre nuk ka
arritur ta kuptoje teresisht se si eshte
transformuar bota shpirterore e tij, çfare ka
ndier ne ate vetmi kolosale, ne ate harrim te
çuditshem, dhe si ka dale fitimtar shpirterisht
e menderisht mbi ate gjithkahnaje te eger.
Nje jete e njeriut te formuar ne etiken e
koheve moderne, por e shkeputur dhunshem dhe
e detyruar qe per tridhjete vjet
te zhvillohet pa kembyer asnje fjale
dhe asnje shikim me nje tjeter qenie te te
njejtit lloj, vertet eshte e pamundur qe te
rrefehet. Por, keto dilema dhe pamundesi nuk
jane vetem prodhim i situates se pazakonshme
ne te cilen gjendet njeriu, sepse edhe njeriu
qe jeton ne kushte krejt komode sociale dhe te
komunikimit modern, nuk arrine te shpjegoje
as perafersisht ate qe ndodh ne boten e
tij shpirterore. Shume gjera i lidhen ne
gryke si ushtarit Teruo, dhe nuk arrine t’u
jape forme me fjale. Krijuesi Yne ka thene
qarte:
“
Te pyesin per shpirtin, thuaju: “çeshtja e
shpirtit eshte pune vetem e Zotit tim, kurse
juve u eshte dhene fort pak dije” (al-
Isra:85).
Njeriu
ka bere zbulime te medha ne natyre, aq sa
ka saktesuar edhe largesite ndermjet
pleneteve, vellimin e tyre, kohen per te cilen
ato sillen rreth boshtit te vet dhe rreth
diellit, etj), por nuk ka zbuluar pothuajse asgje
per perberjen e shpirtit, per menyren si
ai hyn ne trup, si funksionon dhe si del nga
trupi i njeriut. eshte nje bote qe ekziston
por qe nuk njihet sa duhet, sepse nuk jane dhene
kompetenca per nje njohje me te madhe. Pra,
as njeriut ne kushte krejt komode, dhe as
njeriut ne kushte krejt te pazakonshme.
Me
duket se ushtari Teruo Nakamuro
kur eshte nisur per ne ate te
kaluar/ te tashme tjeter, diçka i ka pershperitur
ne mendje e ne shpirt qe te marre ate
udhe. Prandaj, ai nuk ka
dezertuar nga lufta, po ka shkuar atje per
ta vertetuar me shembullin e vet, tregimin e
lashte se eshte krejt e mundshme jeta e
njeriut edhe atje ku atij nuk ia merr mendja. Per
te dhene nje prove se fuqia e njeriut, edhe
kur ai eshte i larguar nga udha e drejte,
eshte me e madhe, nga sa kujtojme kur
mendojme siperfaqesisht, te kompleksuar nga
fuqia e makinave dhe e prodhimeve te tjera
teknologjike, sepse ai eshte nje krijese e
mbrojtur:
“All
–llahu i mbron edhe
ata te cilet i marrin si mbrojtes ne
vend te atij” (esh- Shura:6)
Ushtari
Teruo Nakamuro me shembullin e vet ka dashur te
na rikujtoje se njeriu mund te fshehet ne nje
vend te panjohur e te frikshem, por mendja
dhe shpirti i tij jane unike, sepse gjithkund
ne toke jane ne truallin e vet dhe gjithkund
jane te afte te adoptohen e te
funksionojne,
kur e kane mbrojtjen e Krijuesit. Ky eshte ai
misteri i dhene i jetes se njeriut. Prandaj,
jeta e Nakamuros per tridhjete vjet jashte
kontekstit social, eshte nje shembull qe
duhet te na beje te mendojme me seriozisht
per vlerat unikale te vetes sone.
Se
pari se nuk eshte vetem ky realitet social ne
te cilin gjallojme, vlera absolute e ekzistences
njerezore. Dhe aq me pak vlera absolute e
kuptimit te jetes njerezore. Edhe ne kohe
me te mugeta, njerezit kane mundur te
kene nje ekuiliber me te forte mendor e
shpirteror dhe nje aftesi qe te
perballojne huqet e natyres se
ashper. Prandaj, koha qe jetojme nuk eshte pika
kulmore e integritetit te njeriut, as e te
kuptuarit te tij te plote te botes qe e
rrethon. Jane te pakuptimta egoizmi,
makuteria,
fragmentariteti dhe agresiviteti i njeriut te
sotem, i cili e ka shnderruar ne totem te ri
sajesen e vet - teknologjine e sofistikuar dhe
ne qellim te vetem rezultatin e prodhuar
prej saj - komoditetin material. Por, keto dy
ane nuk mund te jene esenca e mrekullise dhe
e fuqise se njeriut.
Se
dyti se zhvillimi i njeriut nuk ka qene dhe nuk
eshte linear, po mund te kete dhe ka pasur
prapakthime te medha ne zhvillimin e historise
njerezore, si pasoje e çoroditjes dhe e
prirjes trubulluese te njeriut. Nga nje
gjendje kthjelltesie dhe ekuilibri fillestar, ne
te cilin e zbriti ne toke Krijuesi, njeriut me
vone i ka ndodhur qe te
perfshihet nga kaosi, nga amnezia ose se
paku nga agnosticizmi, e pastaj te denohet qe
te sorrollatet me shekuj neper pyje te
pashkelura, pa asnje kuptim, te shprehe
pafuqine e vet me adhurim ndaj sajesave te
imagjinates se tij. Dhe ashtu ta huq misionin
e vet te larte mbi toke, qofte dhe
perkohesisht,
per te shpetuar nga humbja vetem fale
shpalljeve te vazhdueshme qe ia kane ndriçuar
mendjen.
Me
8 shtator 2002 TV ARTE ka transmetuar dy filma,
qe ne menyre te llahtarshme e paraqesin jeten
e njeriut te pllakosur nga çoroditja, ne
nje periudhe
gjoja para se te
zbulohej zjarri. eshte nje projeksion
nga me morbidet qe mund te imagjinohet.
Njeriu ne nje gjendje jashtenjerezore, i
pushtuar nga instiktet, nga agresiviteti,
nga perversioni, nga egersia. Ajo nuk ka qene
kurrsesi gjendja e pare e njeriut. Krejt ajo
gjendje mund te kete qene vetem si pasoje e
çoroditjes se mocvenshme te njeriut, e
largimit nga natyra dhe nga misioni i vet
fillestar, kur eshte krijuar qe te jete zevendes
i Zotit ne toke, e kurrsesi nje gjendje
natyrore e tij, sepse njeriu gjithnje ka pasur
udhezues:
“
A mos i ka kaluar njeriut pjese e kohes kur
nuk i eshte shpallur kurrgje” ( el- Insan:
1)
Nje
perkujtim te asaj pervoje si pasoje e çoroditjes
se njeriut, e transmeton ushtari Teruo Nakamuro,
sepse po te shkonte Lufta e Dyte Boterore
deri ne fund te mundesive te saj, po te
harxhonin shtetet nderluftuese te gjitha
potencialet dhe resurset luftarake ne luften
shkaterrimtare, njerezit qe do te mbeteshin
gjalle, detyrimisht do te ktheheshin atje ku u
kthye Teruo Nakamuro, ne gjendjen e pare pas
çoroditjes - ne egersi.
Se
treti, se njeriu eshte i mbrojtur nga Krijuesi
i vet, kudo qe te ndodhet, aq sa me i
mbrojtur mund te jete
ne mes te pyjeve te pashkelura, se ne
qytetete moderne, ta zeme ne Nagasaki e ne
Hiroshime. Bashkekombasit e Nakamuros ne
qytetet moderne Hiroshima dhe Nagasaki, ishin me
te pafat se ai. Jeta e njeriut nuk varet nga
rrethanat qe i krijohen ne kontekstin social,
politik e jetesor, po varet ekskluzivisht nga
caktimi qe i eshte bere prej Krijuesit:
“Ai
( njeriu) ka percjelles perpara dhe pas, ate
e ruajne me urdher te All-llahut” ( er-
R’ad:11)
Se
katerti, sundimtaret/ fitimtaret,
e kane te pamundur ta kontrollojne
deri ne fund planetin dhe njerezimin, sado
fuqi qe te kene ne duart e tyre. Qe nga
faraoni e deri te Hitleri, Stalini, Pol Poti e
Millosheviqi, asnje sundimtar nuk ka arritur ta
kaloje mundesine qe ka per te vu kontroll
total mbi jeten e njerezimit, mbi jetet e
tyre. Aq me pak mbi shpirterat e tyre. Prandaj,
edhe ndodh qe nje ikanak si Teruo Nakamuro,
mund te jete me i fuqishem se dy armatat nderluftuese
ne Luften e Dyte Boterore. Prandaj, ky
dezertor/hero, ose hero/dezertor, eshte nje
shembull me domethenie shumplaneshe
per njeriun modern.
Por,
njeriu modern merret me anen e jashtme, jo fort
domethenese te se vertetes, per çka ka
rrezik qe te perserite tragjedite e medha
dhe rrjedhimisht edhe fatin e Teruo Nakamuros.