The Official Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

 

Dr. Milazim Krasniqi

Per cdo artikull te Dr Milazim Krasniqit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN E Dr. MILAZIM KRASNIQIT

Tema Islame
SUKSESI I GARANTUAR
(Keshille per te rinjte)
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e  islamit
 
Polemika & Reagime
Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit
Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes
 
Tema Interesante
Shtresimet e identitetit Kulturor e Kombetar Shqiptar:  Cka me tutje?
Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
 
Nje lekcion per Menduh Thaci
Reagim ndaj nje shkrimi partiak te Vehbi Bexhetit
Shpifjet e Menduh thaqit ndaj meje do t'i kishin lakmi edhe udbashet e Serbise
Me falsifikime te reja nuk evitohen pasojat e politikave te vjetra
Humbesi ka te drejte te ankohet, por nuk duhet te behet i padrejte
 
Studime Letrare
Poezia e Pashko Vases Mori  Shqypni
Sonetet e Zef Serembes
Perse mundohen keto male - Ismail Kadare
Funksioni i rimes ne vepren "LAHUTA E MALCIS"
Basri Çapriqi: Frutat bizare, Rilindja, 1996, Prishtine
Diskursi ideologjik ne poezine shqipe te gjysmes se dyte te shekullit XX
 
Ese
Çka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro
 
 

Te nderuar miqe dhe lexues,

Milazim Krasniqi u lind me 25 tetor 1955 ne Breznice, nje lokalitet afer Prishtines.

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa shkollen e mesme te mjekesise ne Prishtine.

Studimet per letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtines, ku magjistroi ne vitin 1988, me temen “Struktura e vargut te Ndre Mjedjes”. Po ne Universitetin e Prishtines, ka fituar graden e doktorit te shkencave filologjike me tezen e disertacionit “Soneti ne poezine shqipe” me 15 shtator 2004.

 

Reagim ndaj nje shkrimi partiak te Vehbi Bexhetit
 

TAGRI I VLERESIMEVE Te DEFORMUARA

 

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

Tendenca qe ka dale nga sulmet qe me jane bere keto dite nga zogoria partiake PDSH-iste eshte qe te mos studiohet as Nezim Frakulla dhe asgje nga tradita peseshekullore e periudhes otomane. Mesazhi eshte i prere: ne e kemi cimetuar te verteten per kombin, kulturen e letersine kombetare, sipas hesapeve tona politike e patriotike, dhe me nuk lejojme as hulumtim, as dilema as rezultate te reja. Kushdo qe do te provoje te beje diçka te tille, do te shpallet tradhtar, mercenar, terrorist, kolobarocionist.

Pas pergjigjeve perfundimtare qe i dhashe ne polemiken me Menduh Thaçin, e kisha vendosur te mos mirresha me reagimet e tij dhe aq me pak me reagimet anesore, sepse vertet nuk ia vlen te mirrem me te gjithe funksionaret, aktivistet, anetaret dhe simpatizantet e nje partie, qe shprehin me kete rast lojalitetin qe u kerkojne shefat e vet. Por, reagimi i Dr. Vebi Bexhetit, eshte tjeter pune, edhe pse eshte i te njejtes sere partiake me te tjeret. Per dallim nga disa reagime injorante, ku jane perdorur edhe terma qesharak si “terrorizem kombetar”, reagimit te Prof. Dr. Vebi Bexhetit ne nje pjese te tij nuk i mungon korrektesia elementare profesionale dhe njerezore. Me te mund te diskutoj pa pertese, sepse ne fund te fundit asgje qe them une e akecili studiues, nuk eshte fjala e fundit dhe nuk mund te jete qind per qind e plote dhe as qind per qind e vertete, sepse kjo mundesi nuk i eshte dhene asnje njeriu. Perpjekjet qe ne bejme per ndriçimin e fakteve te caktuara nga e kaluara jone kulturore dhe historike, jane ne vazhden e perpjekjeve te mehershme, por duke i plotesuar ato me te dhena te reja qe zbulohen here as here dhe me interpretime te reja, qe mundesohen nga perparimi i metodologjive te studimeve shkencore.

Ajo qe eshte letersi, te trajtohet si letersi

Por, edhe Prof. dr. Vebi Bexheti e nderton reagimin e tij mbi disa imputime qe i jane bere mendimit tim, duke e marre si te mireqene ate qe me eshte ndajmbathur, pa e thene fare. Ketu shkurtimisht do t’i ekspozoj disa pasaktesi te tilla. E para, une kam pohuar dhe pohoj edhe tash se ‘Meshari” i Gjon Buzukut, si dhe veprat e Pjeter Budit e te Pjeter Bogdanit, (per keto do te sqaroj me vone) nuk jane letersi. Por, konstatimi se Meshari nuk eshte veper letrare, nuk do te thote me automatizem gjithe ato thenie qe ka provuar te me mvesh Prof. Dr. Vebi Bexheti. Vlera gjuhesore e Mesharit te Gjon Buzukut eshte kolosale. Kjo veper eshte shume e rendesishme edhe per sociologjine e fese dhe per kulturen shqipe ne teresi. Rrjedhimisht, nuk eshte e domosdoshme qe te emertohet veper letrare, per t’ia atribuuar te gjitha ato vlera gjuhesore, historike e sociologjiko-fetare. Dijetari i madh, Eqrem Çabej, Mesharin e Buzukut e ka studiuar nga ana gjuhesore dhe nuk e ka cilesuar si veper letrare. Çabej thote: “ Te studiosh Buzukun do te thote t’i shkosh gjuhes shqipe ne themel. Me te mund te niset mirefilli nje histori e shqipes, nese me histori te nje gjuhe do te kuptohet paraqitja e shtjellimi i zhvillimit te saj i bazuar ne deshmine e formes se shkruar, pra te siguruar ne menyre dokumentare. Rendesia themelore e Buzukut ne studimin e shqipes qendron ketu, qe gjuha e ketij autori ndihmon ne nje shkalle te nalte per te pare me qarte lidhjet e pergjithshme ne zhvillimin e gjuhes”. (Çabej,14)
eshte e qarte se Çabej vazhdimisht flet per gjuhen shqipe, historine e shqipes, e askund nuk flet per vlera artistike te Mesharit. Nga ana tjeter, dihet se Meshari eshte nje liber i perkthyer, pra nuk eshte veper orgjinale. Vete Çabej thote: “ Kur nisim te hetojme ne keto drejtime, perpara se gjithave do te kemi para sysh qe, me perjashtim te ndonje fraze vetiake t’autorit hedhur tek-tuk neper tekst, ky liber eshte fund e krye nje perkthim” (Çabej:222). Por, as ky fakt nuk ia ule vleren gjuhesore, sociologjiko-fetare dhe historike Mesharit.

Mirepo, perfundimisht duhet te pajtohemi te gjithe pjesemarresit ne kete debat se Meshari nuk eshte nje veper letrare dhe as nuk eshte nje veper origjinale. Nese Mesharin do te trajtonim si veper letrare, atehere do te duhej te nderronim definimin e natyres, te funksionit dhe te vleres se tekstit letrar. Po e njejta gje vlen edhe per veprat e Budit e te Pjeter Bogdanit, perveç disa poezive te Budit (te cilat jane te ngaterruara me te Pal Hasit dhe disa poezi qe jane ne vepren e Bogdanit). Ndersa, poezia e Leke Matrenges, poashtu eshte nje poezi fetare dhe e perkthyer. Veprat e autoreve te vjeter, ne pergjithesi jane vepra fetare dhe kjo nuk mund te nderrohet me asgje dhe nuk ka nevoje te nderrohet me asgje. Por, as ketyre nuk u zvogelohet vlera gjuhesore, historike dhe sociologjiko-fetare nga fakti qe nuk jane letersi e mirefillte. Ama, hilja e vleresimeve te ketilla te deformuara e ka tagrin e vet, sepse vepra si Çeta e profetesve e Bogdanit eshte lektyre e obligueshme per nxenesit ne shkollat tona. Se paku ne Kosove po. Nuk eshte zor te nxirret konkluzioni se çfare pamje te deformuar per letersine, po edhe per besimin, krijon kjo perzgjedhje te te rinjte qe jane ne formim te shijes e te dijes per letersine e per besimin.
Prof. Dr. Vebi Bexheti ne menyre arbitrare e nxjerre konstatimin e tij se une u angazhuakam qe letersia shqipe te nis me vone perkatesisht me letersine e bejtexhinjve. Ne fakt, une angazhohem vetem qe te respektohet realiteti i fakteve, pra, ajo qe eshte letersi te trajtohet si letersi, ndersa ajo qe nuk eshte letersi, te trajtohet brenda statusit perkates. Nuk eshte faji im qe nuk ka lindur letersia shqipe ne periudhat e sundimit romak, as te atij bizantin, as te atij mesjetar bullgar, as serb, as azhunin, por ka vonuar deri ne mesin e shekullit XVI. Pra, nje shekull e gjysme pas instalimit te sundimit osman ne trojet shqiptare. Por, mungesat e dokumenteve te shkrimit shqip, mungesa e letersise antike shqipe, mungesa e rrymave letrare te periudhave te Renesanses e te Klasicizmit, fjala vjen, nuk mund te kompensohen me shpernderrime te statusit te teksteve ekzistuese.
Dhe tjetra, nuk duhet te perdoren kute te ndryshme per vleresimin e kontributeve ekzistuese ne letersine dhe kulturen tone, sipas kritereve te shpallura politike.

Mendimi shkencor duhet t’i nenshtrohet patriotizmit ateist?

E verteta eshte se une as ne shkrimin e pare nuk i kam kontestuar rendesine e Buzukut e te autoreve te tjere te vjeter, po kam shprehur shqetesimin per injorimin e krahut tjeter, te letersise alamiadiste ne gjuhen shqipe. Prof. Dr.Vebi Bexheti me thote se pse nuk e kam studiuar une Nezim Frakullen! Po une kete pune po e bej tash sa kohe, por ja qe ka tendenca qe te me mbyllet goja me “argumenta politike” dhe me etiketime te uleta ideologjike, nga pozitat e patriotizmit totalitar partiak PDSH-ist. Pra, tendenca qe ka dale nga sulmet qe me jane bere keto dite nga zogoria partiake e PDSH-iste eshte qe te mos studiohet as Nezim Frakulla dhe asgje nga tradita peseshekullore e periudhes otomane. Mesazhi eshte i prere: ne e kemi cimetuar te verteten per kombin, kulturen e letersine kombetare, sipas hesapave tona politike e patriotike, dhe me nuk lejojme as hulumtim, as dilema as rezultate te reja. Kushdo qe do te provoje te beje diçka te tille, do te shpallet tradhtar, mercenar, terrorist, kolobarocionist. Kete mesazh e kane bartur veçmas disa reagime anesore, te mbushura me patriotizem revolucionar, te dhunshem e ateist. Prandaj, kjo polemike e ka zbuluar edhe nje aspekt te totalitarizmit qe e mban peng mendimin e lire shkencor nder ne. Ideja eshte qe mendimi shkencor duhet t’i nenshtrohet patriotizmit totalitar ateist dhe gjendjeve aktuale politike. Pra, studimi i kultures dhe i historise sone duhet te prese sa te pavaresohet Kosova, mandej integrimin e tere Ballkanit Perendimor ne strukturat euro-atlantike e pastaj deri sa te behet bashkimi kombetar. Deri atehere duhet te themi se eshte letersi diçka qe nuk eshte letersi dhe duhet te fshehim nje shtrese te fuqishme e aktive te identitetin tone shumeshekullor.

Ku eshte mbajtur Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit?

Prof. Dr. Vebi Bexheti fillon dhe e humbet korrektesine elementare, kur flet per Lidhjen e Prizrenit. Behet tamam revolucionar, njeri qe flet me detyre partie. Me te vertet me vjen keq per ate ngritje te tensionit, qe eshte e panevojshme. Nese ka diçka te turpshme ne kete kontekst, e turpshme eshte fshehja e fakteve relevante te Lidhjes se Prizrenit, duke perfshire edhe fshehjen qe i behet vendit ku eshte mbajtur Kuvendi i saj. Une e pyes publikisht Prof. Dr.Vebi Bexhetin se a e di ku eshte mbajtur Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit? Besoj se nuk eshte aq naiv sa te kujtoje se eshte mbajtur ne ate godinen e vogel, qe mbahet si muze i Lidhjes! E verteta, eshte se Kuvendi eshte mbajtur ne xhamine Bajrakli, edhe pse ende nuk eshte vu nje pllake perkujtimore, qe do te shenjonte ate xhami si vendin ku eshte mbajtur Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit me 10 qershor 1878. Jam i bindur se ngurrimi per ta perjetesuar kete ngjarje te madhe, qofte dhe vetem me nje pllake pekujtimore ne muret e xhamise Bajrakli, e ka burimin te sforcimi i fshehjes se kesaj shtrese te identitetit tone. Une as me kete rast nuk po bej perpjekje ta bind Vebi Bexhetin dhe askend tjeter. Une flas ne emrin tim dhe ne baze te interpretimit logjik te fakteve. Ne fund te fundit, po ju ftoj te mendojme bashkerisht dhe te zgjidhim dilemat e tilla qe e ngarkojne kujtesen tone historike dhe kulturore. Mendoj se edhe perpjekja qe behet qe autoreve te vjeter dhe Rilindasve t’u mvishen kriteret tona, patriotizmi ateist, ose “orientimi euro-atlantik”, eshte e padrejte, sepse ata kane vepruar ne nje realitet social, fetar e gjeopolitik tjeter nga ky yni. Veprat dhe bemat fetare dhe atdhetare te tyre duhet te pranohen brenda standardeve sociale, fetare e kombetare te kohes se tyre, dhe te integrohen ne identiteetin tone kompleks, e jo te dizajnohen sipas nevojave tona te sotme. Dizajnimi i tille eshte vertet pune e turpshme dhe padrejtesi e madhe qe u behet. Nese nje lider i asaj Levizjeje ka qene myderriz, kjo nuk ka pse te fshehet. Nese nje kuvend i tille eshte mbajtur ne nje xhami, as kjo nuk ka pse te fshehet. Mirepo, kjo fshehje e fakteve nuk eshte pa sherr. Ajo prodhon edhe fshirjen e gjurmeve te historise. Vetem para dy javesh ndodhi qe ne Prizren u rrenua me bulldozher shtepia e Ymer Prizrenit!!! Nuk besoj se mendoni qe rrenimi shtepise se tij paraqet respektin e shqiptareve ndaj vepres se tij madhore. Po ta respektonin ashtu si e meriton, ate shtepi do te benin muze, e jo te lejonin rrenimin e saj me bulldozher ne pike te dites, shtate vjet pas çlirimit te Kosoves. Nuk e di si qendron puna ne Maqedoni me perjetesimin e figurave te medha te Lidhjes se Prizrenit e te luftes shqiptare per pavaresi, por e di si qendron puna ne Kosove. Nuk ka asnje permendore te Abdyl Frasherit, as te Sami Frasherit, as te Naim Frasherit, as te Mehmet Deralles, as te Isa Boletinit, as te Hasan Prishtines, as te Ismail Qemalit dhe te asnje tjetri. (Perveç ne ndonje oborr te ndonje shkolle fillore.) eshte nje histori e fshire ne pjeset e ndieshme te saj, nje histori e retushuar dhe e injoruar. Ndoshta te ju eshte gjendja me e mire!

Shpifjet e zogorise partiake

Dhe e fundit ne kete polemike me dr. Vebi Bexhetin: mos perdorni kritere te pamoralshme, kur flisni me mua per probleme letrare e kulturore. Nuk eshte korrekte te me tregoni per vepren patriotike te Pashko Vases e te Gjergj Fishtes, apo te ciles do figure tjeter atdhetare, pavaresisht nga perkatesia fetare. Une kam bere studime me shume se per kendo tjeter per poezine e Ndre Mjedjes, po edhe te Gjergj Fishtes, pastaj te Zef Serembes, te Pjeter Zarishit, te Leonardo de Martinos, te Ndue Bytyçit, te Adrenit, te Pashko Vases, te Mark Ndojes, te Hile Mosit, te Luigj Gurakuqit, te Ernest Koliqit e te shume autoreve te tjere. Duhet te jete njeriu shume jokorrekt e te me akuzoje per injorim te vlerave kulturore e kombetare, ose per perçarje kombetare a intolerance ndaj besimeve te tjera. Une jam larg nga ato etiketime qe me ka vene kori perkatesisht zogoria partiake e PDSH-se. Une angazhohem per te afirmuar vlerat e verteta ne kulturen dhe historine kombetare, duke mos fshehur e fshire faktet, duke mos nxire kontributet e gjeneratave te shkuara, veçmas te atyre qe veten e kane ndjere dhe kane vepruar duke qene ne te njejten kohe atdhetare shqiptare e edhe besimtare. Pra edhe besimtare muslimane. Sepse une nuk shoh kunderthenie ndermjet te qenit ne te njejten kohe atdhetar shqiptar dhe muslimane i devotshem.


Ndersa, shpifjet qe jane ngritur gjate ketyre diteve nga zogoria partiake e PDSH-se ndaj meje, nuk kane bere gje tjeter veçse e kane zbuluar fytyren totalitare te liderit te saj, sado tinezare qe ka qene. Nuk i ben nder kjo dhune mediale dhe propagandistike ndaj nje njeriu, te cilin e njeh mire dhe per te cilin mire e di qe tere jeten e vet e ka vu ne sherbim te kultures shqipe e te shqiptarise. Ndoshta duke bere nje gabim, qe shume eshte koncentruar ne luften kunder shperdoruesve te pushtetit e kunder dhunuesve te lirise e te mendimit te lire. Por, fytyra nuk eshte sallon i mobiljeve, qe leshohet me qira.

6-7 nentor 2005

 

Histori | Studime | Opinione | Meditime Islame | Drame | Roman | Intervista | Proze | Polemike

 

Muzika Shqip | Albanian News | Radio Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture Shitblerje | Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

eXTReMe Tracker