Ne
diten e paraqitjes se pare publike te
Ushtrise Ēlirimtare te Kosoves, ne nje
varrim ne fshatin Llaushe te Drenices, jane
nderlidhur disa nga elementet themelore te
cilat i japin kuptim sublim historise me te
re te Kosoves. E para, ishte 28 nentori,
festa kombetare shqiptare, e cila ka fuqine te
madhe integruese ne historine e ketij kombi.
E dyta, pikerisht ne kete dite po paraqitej
publikisht guerilja shqiptare qe do te shnderrohej
ne nje ushtri ēlirimtare, e cila do te
arrinte permasat kolosale te shnderrimit ne
aleat te NATO-s dhe ne faktorin e ēlirimit te
Kosoves nga pushtimi serb. E treta, ne ate
varrim ishin mbledhur rreth 20.000 shqiptare per
ti bere nderimet e fundit nje mesuesi qe
kishin vrare forcat pushtuese serbe ne shenje
hakmarrjeje, per nje disfate qe kishin pesuar
ne perballje me luftetaret shqiptare. Dhe e
katerta, reagimi i pjesemarresve te atij
varrimi, kur u paraqiten tre luftetaret e
UĒK-se,
ishte ēelesi i ngjarjeve te ardhshme: edhe
pse nen nje rrethim te hekurt
policoro-ushtarak serb, rreth 20.000 njerez u
ngriten ne kembe dhe filluan te brohorasin
UĒK,
me nje vendosmeri fascinuese. Ishte nje
mesazh i forte i tyre. Mesazhi ishte se aty e
tutje do te rreshtoheshin pas kauzes se
luftes,
meqe te gjitha perpjekjet paqesore kishin
shteruar. Jo se shqiptaret nuk kishin treguar
devocion per zgjidhje paqesore, po ngase
konflikti shqiptaro-serb per Kosoven nuk mund
te zgjidhej pa lufte, aq me pare kur ne
krye te Serbise ishte nje kriminel i permasave
monstruoze, sikunder ishte Sllobodan
Millosheviqi, i cili urdheronte edhe vrasjen e
mesuesve dhe te femijeve.
Fillimi
i daljes nga letargjia dhe nga narkoza e
politikes kapitulluese
Tre
luftetare
te rinj, njeri prej te cileve mbante
nje maske ne fytyre, kishin arritur te
nxitnin nje katarse fantastike te 20.000 njerez
pernjehere, dhe te qindra mijera te tjereve
me vone. Perceptimi dhe perjetimi aq dramatik
ndodhi ngase zhgenjimi kishte prekur shtratin e
gurte te
durimit dhe ishte ne te perenduar iluzioni se
pavaresia do te arrihej me pazare nenēmuese
te disejnuara nga organizata te dyshimta
fetare si ajo e Shen Exhidios. Kufoma e
sapovarrosur e mesuesit Halit Geci u kishte deshmuar
te gjithe shqiptareve se ata vetem sa
prisnin radhen e plumbave te vrasesve serbe,
ndersa nga ana tjeter, tre luftetaret
shqiptare me emblemat e UĒK-se ne krahe, u
kishin treguar te vetmen rruge se si mund te
shpetonin nga poshterimi per gjallje dhe nga
vdekja, qe per ta ishte
planifikuar ne zyrat e sketerrshme te
Dedinjes. Brohoritja instiktive e 20.000 pjesemarresve
te varrimit te Halit Gecit, shenoi fillimin e
daljes nga letargjia, nga narkoza e politikes
kapitulluese.
Pas
nje indoktrinimi dhjetevjeēar me politiken
paqesore, fatkeqesisht ishte e domosdoshme nje
tragjedi kolosale per te kthjelluar ndergjegjet
e turbulluara te shumices se njerezve
shqiptare. Deshira
e tyre per te pasur nje zgjidhje
paqesore,
pa viktima, ishte thellesisht njerezore. Por,
edhe krejtesisht
iluzore. Pavaresia e Kosoves nga
Serbia, me mjete paqesore, duke qene nje
kriminel si Millosheviqi ne krye te saj, i
cili i kishte vrare me nje plan sistematik
rreth 250.000 boshnjake ne nje agresion te
armatosur kunder Bosnje e Hercegovines vite me
pare, ishte
nje deshire, por vertet edhe nje mashtrim i
madh. Krijimin e nje projekti fisnik dhe
atdhetar per pavaresine e Kosoves dhe
arritjen e saj me mjete paqesore, e kishte
idejuar dhe projektuar elita intelektuale e
shqiptareve te Kosoves, por prej saj kishte
dale nje psudoelite politike, qe ishte shnderruar
ne uzurpator te projektit. Pra, nuk mund te
mohohet se elita intelektuale kishte meritat e
veta per
pergatitjen e popullit per te perqafuar
projektin e pavaresise se Kosoves. Por,
intelektualet ishin mjaftuar me proklamimin e
projektit. Derisa intelektualet ishin terhequr
ne punet e veta, per shkak te trysnive
te projektuara te regjimit serb, ( i kishte lene
pa pune e pa mjete per jetese), pseudoelita
politike ishte gozhduar ne deklarata verbale,
pa krijuar asnje mekanizem efikas per
realizimin e politikes se proklamuar, e aq me
pak per ndryshimin e saj ne drejtim te nje levizjeje
qe perdor edhe luften per arritjen e
objektivave te saj. Kishte ardhur deri te nje
vetebllokim i shqiptareve, ku me nje
propagande mazohiste, gjoja te denoncimit te
krimeve serbe, ishte krijuar perfytyrimi i
frikshem per pathyeshmerine e shtetit serb.
Ne nje ambient te tille deprimues, edhe
kishin filluar lojerat me marreveshje separate
si ajo per arsimin ndermjet Millosheviqit e
Rugoves ne vitin 1996, e cila do ti hapte
rruge riintegrimit neper dyer te vogla te
Kosoves ne Jugosllavine e mbetur.
Argumenti
qe krijonin luftetaret e padukshem per
shqiptaresine e Kosoves ishte me i madhi.
Mirepo,
aksionet e luftetareve shqiptare qe ishin emertuar
me nje emer shume ambicioz , Ushtria Ēlirimtare
e Kosoves, filluan te thyejne klishene e
ngurtesuar se armata dhe policia serbe jane te
pathyeshme dhe nuk i merar plumbi. Skenat nga
varrimet e policeve serbe, te cilat i
transmetonte TV Beogradi per te mobilizuar
kombin serb per qerimin definitiv te hesapeve
me shqiptaret e Kosoves, megjithate tregonin
se ne Kosove vepronte nje force guerile, e
cila kishte per qellim debimin e Serbise nga
Kosova dhe te promovonin shqiptaresine
definitive te ketij vendi. E drejta,
intelektualet e angazhuar dhe shumica e
politikaneve shqiptare ishin munduar te
argumentonin shqiptaresine e Kosoves me
argumenta shkencore, duke perthekuar epokat, qe
nga antika ilire e deri ne ditet tona, por
argumenti qe krijonin luftetaret e padukshem
per shqiptaresine e Kosoves ishte me i
madhi, kryesori. Mund te relativizonin permasat
e krizes organizatat nderkombetare deri ne
nivelin te autorizonin nje organizate e
dyshimte si Shen Exhidio qe te mirrej me
Kosoven, por kishte nje force qe nuk pyeste
per ato relativizime e falsifikime. Ne kete
drite, perkrahja frenetike e 20.000 njerezve
ne varrimin ne Llaushe, u dha sinjalin edhe
kancelarive europiane se nuk mund te kishte nje
zgjidhje me marreveshjet qesharake te Shen
Exhidios.
Kater
muaj pas paraqitjes publike te luftetareve te
UĒK-se ne varrimin ne Llaushe, heroi kombetar
Adem Jashari, me qendresen e tij legjendare,
vulosi fatin e luftes dhe fatin e Kosoves..
Renia heroike e tij dhe e shumices se anetareve
te familjes Jashari,
krijoi homogjenizimin e papare deri atehere
ne historine e kombit shqiptar. Nje komb i tere
u shkund nga perhumbja dhe nga pergjumja dhe u
vu ne gatishmeri per lufte kunder
pushtuesit serb. Protestat e medha shqiptare
tronditen letargjine e metropoleve europiane,
protestat ne perkrahje ne UĒK-se
tranden edhe popullsine e gjere
shqiptare, e cila kishte perjetuar dhembje deri
ne palce.
Me
9 mars 1998 u mbajt Mbledhja e pare e Grupit ne
Kontaktit ne Bon, ku filloi skicimi i politikes
se Fuqive te Medha ne drejtim te Kosoves,
e cila do te zhvillohej deri ne nivelin e
Konferences Nderkombetare te Rambuje-
Parisit, te intervenimit ushtarak te NATO-s
dhe te instalimit te administrimit
nderkombetar.
Vizionariteti
dhe heroizmi i Adem Jasharit - unikal ne
histori
Kur
e kam pare bunkerin e Adem Jasharit
ne kodren perballe shtepive te
Jashareve, e kam kuptuar se ai njeri e ka ndjere
se eshte me mision te veēante ne jeten e
ketij kombi. Adem Jashari eshte strehuar ne
ate bunker plot tete vjet, prej vitit 1991, me
durim e besim te cilin ne njerezit e zakonshem
as qe mund ta imagjinojme. Njeriu qe ka
zgjedhur te jetoje ne bunker, ka besuar
absolutisht se nje dite do te dale fitimtar,
perndryshe do te ishte e
pamundur qe te strehohej aty, vetem
disa qindra metra larg shtepise, larg vatres.
Prandaj, vepra e tij ka koherence te plote
vizionariteti dhe heroizmi. Permasa e
saj eshte
me e madhja ne historine e derisotme te
kombit shqiptar. Po mos ti kishte ate
permase,
ajo nuk do te shkaktonte ate termet qe
shkaktoi ne boten shqiptare dhe ate levizje
radikale ne gjeopolitikat rajonale e globale.
Protestat masive ne qytetet e Kosoves, krijuan
imazhin se UĒK-ja kishte perkrahjen e mbare
popullit shqiptar ne Kosove. Ngritja ne kembe
e diaspores shqiptare, e cila u be epiqendra e
ndihmes financiare dhe e rekrutimit te luftetareve
, ishte nje moment pothuajse unikal ne histori.
Ata shqiptare qe pushtuesi i kishte debuar
nga atdheu me shprese
se po i hiqte qafe dhe po e
permiresonte karten demografike
ne favor te Serbise, tash ishin shtylle
e luftes ēlirimtare dhe po i mbushnin
radhet e Ushtrise Ēlirimtare te Kosove me
luftetare.
Solidariteti kishte perfshire edhe
shqiptaret ne Shqiperi dhe ne viset
shqiptare te mbetura nen pushtuesit sllave.
Ishte nje levizje kolosale, e cila shpalosi permasat
emocionale te kombit shqiptar. Por, kjo nuk la
pa perfshire as boten demokratike dhe faktoret
relevante nderkombetar, te cilet ishin te
vetedijshem se ēfare trendesh
destabilizuese mund ti rezervoheshin rajonit
dhe mbare kontinentit.
Lufta
e UĒK-se ndihmoi edhe per rrenimin e skemes
paralizuese te vendimmmarrjes ne Keshillin e
Sigurimit
Lufta
e intensifikuar e Ushtrise Ēlirimtare te
Kosoves, e cila me nje shpejtesi te
rrufeshme u be nje force e pazhdukshme
ushtarake, shkaktoi levizje te medha edhe ne
gjeopolitiken rajonale. U aktivizuan aleanca te
vjetra e te reja ndermjet shteteve sllave, te
udhehequra nga Rusia, per te mbrojtur politiken
serbe te agresionit
gjenocidal kunder popullit shqiptar te
Kosoves. Jelcini
e Millosheviqi nenshkruan marreveshje
dypaleshe,
me ērast presidenti rus pati deklaruar se
ata nuk duhej te harronin se ishin vellezer
sllave. Ajo marreveshje bllokoi per nje
kohe edhe faktoret perendimore. Nga ana
tjeter,
Greqia u aktivizua ne rolin e Kalit te Trojes,
duke futur huti e tradhti ne te kater anet,
perfshire edhe segmente te politikes ne
Shqiperi. U bene perpjekje qe te mbahej
Kosova ne nje variant pushtimi, ne menyre qe
te mos shfaqej si nje njesi gjeopolitike
rajonale, e cila do te krijonte ekuilibra te
rinj gjeopolitik, me prezencen e NATO-s ne
truallin e saj. Mirepo, ishte e pamundur qe te
ndodhte kjo, ngase perplasja ndemjet Serbise
dhe Kosoves ishte per jete a vdekje. Pas
heroizmit legjendar te Adem Jasharit dhe
forcimit te ushtrise se tij, nuk kishte me
force qe ti bindte shqiptaret qe
te pranonin gjendjen e pushtimit, per
hir te ruajtjes se ekuilibrave tradicionale
gjeopolitike. Nga ky aspekt edhe mund te
thuhet se lufta e Ushtrise Ēlirimtare te
Kosoves ka krijuar realitete te reja
gjeopolitike, duke legjitimuar prezencen e
NATO-s ne kete rajon me mandat legjitim
nderkombetar.
Intervenimi
i NATO-s kunder caqeve ushtarake
serbo-jugosllave cimentoi unitetin e Aleances,
ne pesedhjetevjetorin e ekzistimit te saj,
duke i dhene dimensione te reja. Perveē
testimit te kohezionit te NATO-s dhe te
Bashkimit Evropian, lufta e UĒK-se ndihmoi
edhe per rrenimin e skemes paralizuese te
vendimmmarrjes ne Keshillin e Sigurimit, ku
ishin testuar skemat bllokuese me veto ne
periudhen e Luftes se Ftohte. Kosova dha
proven se intervenimi mund te behej edhe pa
pyetur Rusine e Kinen, gje qe konfirmoi se
pas mbarimit te Luftes se Ftohte, e vetmja
superfuqi e botes ishin Shtetet e
Bashkuara te Amerikes.
Nje
mesazh vellazeror
Krejt
ne fund: lufta ēlirimtare e popullit shqiptar
te Kosoves, e udhehequr nga Ushtria Ēlirimtare
e Kosoves, eshte kapital
i pazhdukshem ne historine e ketij
vendi, Njeheresh eshte argumenti me i
fuqishem per pavaresine e tij. Rrjedhimisht,
vlerat e kesaj lufte do te duhej te ishin
mbrojtur tashme me rezoluta e me ligje, sepse
duke i mbrojtur ato vlera, Kosova mbron te
ardhmen e vet si vend i lire.