|
Shkruan: Profesor Dr. Milazim
Krasniqi
Zyrtaret e rangjeve me te uleta te administrates
se UNMIK-ut, ata qe jane shperdoruesit e
mikpritjes se Kosoves, shfrytezuesit e eger te
mjerimit te ketij vendi dhe perdhunuesit e
lirise se paket te tij, mund te ikin dhe mund te
fshehen, por shefi i tyre, Perfaqesuesi Special,
Soren Jesen Peterseni, gjithmone do te mbetet i
zbuluar para publikut dhe para drejtesise, sepse
eshte pergjegjesi faktik i tere misionit, pra
edhe i gabimeve dhe i shperdorimeve qe behen ne
emer te tij.
Akuzat e leshuara ne adrese te UNMIK-ut per
korrupsion, per abuzime seksuale dhe dhenie te
ryshfeteve, qe u ben te ditura nga nje raport i
Autoritet Mbikeqyres te Kombeve te Bashkuara (
OIOS), jane alarmante. Gjithnje sipas ketij
raporti, rezulton se zyrtare te OKB-se qe jane
te perfshire ne misionin paqeruajtes ne Kosove,
kane bere shkelje te renda te detyrave dhe kane
shkaktuar deme te konsiderueshme ne ndermarrjet
publike dhe ne shoqerine e re te Kosoves. Edhe
pa nje raport te tille te Autoritetit Mbikqeryes
te OKB-se, i cili gjithsesi eshte i rendesishem,
qytetaret e Kosoves e dine se shperdorimet e
nderkombetareve ne Kosove kane tejkaluar edhe
parashikimet me pesimiste. Se pari, perhapja e
prostitucionit gjithandej neper Kosove, eshte
nje fatkeqesi qe ka ardhur me kete mision.
Dukurine e shtepive publike Kosova nuk e ka
njohur as ne kohen me te erret te Millosheviqit,
ndersa ne keto vite te administirmit
nderkombetar, Kosova eshte bere nje vend me
shkalle te larte te prostitucionit, te
trafikimit te krijesave njerezore dhe te
perdhunimeve seksuale. Edhe vershimi i femrave
nga Moldavia, nga Ukraina, nga Rumania e vende
te tjera te Lindjes, ka ndodhur per shkak te
kerkesave ne rritje te klienteve nderkombetare,
qe kane shume para dhe qe nuk i kane familjet me
vete ne Kosove. Ne nje tribune publike qe u
mbajt ne Gjakove keto dite, u permenden rreth
njeqindepesedhjete femra nga keto shtete qe
maskohen gjoja si kameriere e valltare neper
klubet e ndryshme, ndersa e verteta eshte se ato
ofrojne sherbime seksuale per klientet e pasur,
qe zakonisht jane pjesetare te misionit
paqeruajtes te OKB-se. Mbjellja e kesaj fare te
felligeshtise ne Kosove, eshte njera nga gjerat
me te peshtira qe do t’i mbeten trashegim ketij
vendi nga misioni nderkombetar, sepse tashme
Kosova llogaritet ne listen e zeze te vendeve ku
trafikohen krijesat njerezore. Krijimi i
rrjeteve te trafikanteve, bashkepunimi i tyre me
zyrtare nderkombetare dhe me rrjetet kriminale
ne rajon, do te mbetet nje plage kanceroze per
Kosoven.
Se dyti, vetem pak dite pas publikimit te te
dhenave alarmante te Autoritetit Mbikeqyres te
OKB-se, per shperdorimet ne ndermarrjet publike
qe menaxhohen nga stafe nderkombetare, plasi
afera lidhur me korrupsionin ne Aeroportin e
Prishtines. Gazeta “Koha Ditore”, qe zakonisht
eshte e mirinformuar, ka publikuar te dhena per
rrjetin e ngritur nga drejtori nderkombetar i
aeroportit, Ian Vollet, i cili ka marre prej
2500 deri ne 5000 euro per punesimin e njerezve
ne kete ndermarrje publike. Por, ne kete rrjet
ka pasur edhe viktima. I riu Kastriot Zogiani,
qe nga raporti ne kete gazete rezulton te kete
qene ndermjetes, eshte vrare nga persona te
perfshire ne kete rrjet kriminal te korrupsionit,
te drejtuar nga Ian Vollet. Ne fillim te
misionit ka qene vrare edhe i riu Benet Rexhepi,
qe poashtu eshte thene se ishte viktime e nje
perpjekje per te fshehur gjurmet e korrupsionit.
Ajo qe çuditi me se shumti ne kete histori
tragjike te publikuar nga nje instance zyrtare e
vete OKB-se, eshte reagimi i ashper i
Perfaqesuesit Special, Soren Jesen Petersen.
Reagimi i tij mund te kuptohej po te fliste
vetem per veten e vet, pra, po te deklaronte se
ai vete nuk eshte i perfshire ne afera
korrupsioni dhe abuzimi seksual. Por, mbrojtja
me aq zjarr prej tij e mijera zyrtareve,
shumicen prej te cileve ai me siguri as nuk i
njeh dhe as nuk e di se çfare bejne, eshte nje
sjellje e pamoralshme. Ndoshta per here te pare
Peterseni duket se i ka humbur nervat kaq fort,
sa eshte pozicionuar qarte ne anen e gabueshme.
Qellimi i tij mund te jete qe te mbroje imazhin
e misionit qe drejton edhe per kete periudhe,
mbase te fundit qe i ka mbetur para definimit te
statusit final te vendit. Por, asnje qellim i
mire, nuk arsyeton perpjekjen per ta fshehur te
verteten. Per mendimin tone, bash Peterseni do
te duhej te ishte me i zeshmi ne denoncimin dhe
ne luftimin e dukurive te shemtuara, qe e kane
kapluar misionin nderkombetar qe ai drejton ne
Kosove. Kjo per arsye se nje dite te gjitha keto
do te zbulohen dhe atehere mund te ndodhe qe i
tere faji t’i faturohet Petersenit, per
tolerance ndaj korrupsionit, prostitucionit dhe
krimit te organizuar. Zyrtaret e rangjeve me te
uleta te administrates se UNMIK-ut, ata qe jane
shperdoruesit e mikpritjes se Kosoves,
shfrytezuesit e eger te mjerimit te ketij vendi
dhe perdhunuesit e lirise se paket te tij, mund
te ikin dhe mund te fshehen, por shefi i tyre,
Perfaqesuesi Special, Soren Jesen Peterseni,
gjithmone do te mbetet i zbuluar para publikut
dhe para drejtesise, sepse eshte pergjegjesi
faktik i tere misionit, pra edhe i gabimeve dhe
i shperdorimeve qe behen ne emer te tij.
Ngutia me te cilen u mundua vete Peterseni dhe
vartesit e tij per ta fshehur te verteten e
raportit te Autoritet Mbikeqyres te OKB-se, nuk
u ben nder. Perkundrazi, eshte linja qe mund te
zbuloje pandershmerine e instaluar si politike
korruptive dhe abuzive, ose “peterseniane” edhe
ne nivelet e larta te insitucioneve te Kosoves.
|