Jam bindur me dhimbje se Menduh Thaçi
historine dhe te kaluaren kombetare e kupton si
perralle, qe duhet te zbukurohet ashtu si ia ka
endja ta degjoje e jo ashtu si eshte ajo
realisht. Politiken ai e kupton dhe e perdor si
manipulim me faktet, kulturen e kupton si
ideologji kombetare totalitare, aktualitetin si
konspiracion planetar, ndersa moralin si lecke
per nje perdorim. Me nje person te tille debati
eshte i padobishem, sepse ai as nuk dine, as nuk
merr vesh.
Trakti i dyte partiako-propagandisitk i Menduh
Thaçit, me titull qe te kujton nje kenge
popullore tetovare, (kam nje molle e kam nje
dardhe), zbulon autorin e saj ashtu si ai njihet
ne te vertete, i ceket, arrogant, vulgar. Ne
traktin e pare, me te vertete ndihej nje
shprehje pak me e permbajtur, ndersa ne kete te
dytin, del sheshit vulgariteti i te menduarit
menduhçe. Prandaj, per kete traktin e dyte jam i
sigurte se ai eshte autori vertete, pra, Menduh
Thaçi dora vete, politikani gojeprishur, qe kur
nuk ka ide dhe argumente, se paku e ka gojen
plot fjale te ndyra. Ky nderrim i dukshem i
stilit, edhe ne rrethanat qe teksti i pare te
kete qene teresisht autorial, i Menduhit, ne
fakt e zbulon krizen e personalitetit te njeriut
qe ka qene gjate nen trysnine e stilit te dikujt
tjeter, aq sa ka filluar te mendoje e te
shkruaje sipas skemave te tij, por qe ne raste
te veçanta, nuk e permban veten dhe i kthehet
vulgaritetit te pare.
Mund te rrija ne politike krejt i patrazuar
Edhe pse me duhet te polemizoj me te, per te
denoncuar manipulimet qe ai ben, kete gje e bej
pa deshire, sepse e di qe ai nuk i pranon
argumentet. Prandaj, ne kete debat edhe jemi te
pabarabarte, sepse Menduh Thaçi perdor
manipulimin, interpretimin hileqar e
propagandistik, ndersa une jam i detyruar te
kufizohem vetem ne argumente dhe ne
interpretimin logjik te tyre. Por, jane lexuesit
ata qe e meritojne angazhimin e metejshem ne
kete polemike, qe te ndriçohet deri diku e
verteta e ketij sherri, sepse te vertetat e
patentuara sipas teorive xhaferiste/thaçiste te
konspiracionit planetar kunder shqiptareve, jane
hutuese dhe terrorizuese per ta.
Cektesia e te menduarit menduhçe ne kete traktin
e dyte shihet edhe ne kompozimin e tij me pika,
si te ishte fjala per nje rend dite qe ai ua
dikton aktivisteve te partise se tij. Por, ky
thjeshtezim ka te beje me paaftesine e tij qe te
mendoje me koncepte, me terme e me ide koherente,
keshtu qe i duket se pikat e rendit te dites
ia zgjidhin problemin. Por, edhe zgjedhja dhe
radhitja e tyre eshte manipulative dhe
keqdashese fund e krye. Ne reagimin tim une
qarte e kam thene se nuk dua ti komentoj
rivalitetet partiake te shqiptareve ne Maqedoni,
duke perfshire ketu edhe reflektimet e mundshme
te aktiviteteve te caktuara. Madje as iftarin ne
sheshin e Tetoves, i cili ne nderkohe eshte
mbajtur edhe ne Prishtine dhe asgje e keqe per
Kosoven dhe per shqiptarine nuk ka ndodhur. Bash
e kunderta ka ndodhur. Ka qelluar qe keto dite,
edha pas iftarit te mbajtur ne Prishtine, jane
shtuar zerat e diplomateve dhe te mediave
perendimore qe angazhohen per pavaresine e
Kosoves. Me kete vertetohet plotesisht ajo qe
kam pohuar edhe me pare dhe qe ne te vertete e
dine te gjithe njerezit qe mendojne racionalisht,
se statusi i Kosoves varet nga agjenda
gjeopolitike e gjeotrategjike e strukturave
euroatlantike dhe nga realizmi i qytetareve te
Kosoves dhe i elites se tyre politike ne kuader
te ketyre zhvillimeve.
Bile, edhe sivellezerit e Menduh Thaçit te
paranojes nga Islami dhe nga Turqia ne Kosove,
nuk kane pasur fare reagime ndaj iftarit ne
Prishtine, sepse e kane kuptuar se perrallat
konspirative me nuk i degjon askush.
Ne piken dy te traktit te vet, Menduh Thaçi e
rikthen vemendjen te angazhimi im politik i
kaluar, duke shprehur kenaqesine perverse qe kam
deshtuar ne perpjekjet e mia fisnike per
unifikimin e faktorit politik e ushtarak
shqiptar gjate luftes dhe ne arritjen e nje
bashkerendimi me te cilin do te perballohej me
me pak pasoja katastrofa e vitit 1999 dhe
tragjedia e dhunes politike e nderetnike e
pasçlirimit. Asnje njeri qe e ka dashur dhe e do
Kosoven nuk do te duhej te gezohej per deshtimin
e asaj perpjekjeje. Ndersa, po te doja te rrija
ne politike e te mirresha me kontrabande
cigaresh e nafte, me servilizem e me demagogji,
me manipulime e akuza te pista ndaj
kundershtareve politike, do te mund te rrija aty
krejt i patrazuar, si jo pak politikane ne
Kosove e ne Maqedoni, qe jane bere sinonim i
kontrabandes, ndersa shtiren si te pergjeruar
per çeshtjen kombetare. Natyrisht qe do te mund
te rrija edhe si opozitar qe flet e nuk i ka
peshe fjala, por zgjodha largimin, per tiu
perkushtuar teresisht puneve profesionale,
studimit dhe krijimtarise artistike, te cilat ne
vitet nentedhjete, per shkak te angazhimeve te
medha ne levizjen politike shqiptare ne Kosove,
i kisha vu ne plan te dyte. Dhe nuk e kam
ndermend te kthehem ne politike, sepse projektet
e deshtuara te shume partive ne hapesiren
shqiptare, degradimi politik dhe moral i shume
lidereve, e kane bere te qarte dobesine e
organizimit, krizen e moralit dhe ndikimin enorm
te faktoreve te huaj ne politikat tona kombetare.
Ideja qe te fshehet perkatesia fetare islame,
eshte naïve dhe idiote
Ndersa, lidhur me identitetin kombetar, Menduh
Thaçi ne kete traktin e dyte thellohet edhe me
shume ne gabime, aq sa identitetin tone kombetar
e sheh ne kontekstin e ngjarjeve te 11 shtatorit!
Nuk e kuptoj se çfare lidhjesh ka ndermjet
ketyre dy gjerave, perveç nese sugjerohet qe nen
trysnine e te dytes, te fshehet ose te zbehet
shtresa i identitetit kombetar qe lidhet me
vlerat islame. Ne fakt, bash kete e sugjeron
Menduh Thaçi, kur ne kete funksion e permend
edhe kerkesen e Vatikanit per te perfshire ne
preambulen e Kushtetutes Europiane vleresimin e
fundamentit kristian te kontinentit tone.
Vatikani, Polonia e Spanja dhe kushdo tjeter,
mund te kene kerkesa krejt legjitime te kesaj
natyre, po edhe me kushtin qe ato te realizohen,
askush nuk ka te drejte te kerkoje nga
shqiptaret qe te heqin dore nga nje shtrese e
fuqishme dhe aktive e identitetit te vet.
Identiteti kombetar i formesuar neper shekuj,
nuk eshte si puna e nje konkluze partiake, qe
arrihet fet e fet dhe behet obligative me dhune
edhe per ata qe nuk e kane firmosur. Dhe tjetra:
pse kombe moderne si polaket e spanjollet,
kerkuakan shtresen e identitetit fetar kristian
ne identitetin e vet kombetar dhe europian? Apo
mos na sugjerohet ne se keto kerkesa mund te
jene legjitime per ata, ndersa per ne nuk jane
te lejueshme? Prej kujt duhet te marrim leje ne
qe te shprehim identitetin tone kompleks, ne te
cilin kane ndikuar fuqishem ne te kaluaren dhe
ndikojne fuqishem edhe sot, edhe perkatesia
fetare e krishtere edhe ajo islame? Mos na
sugjeroni receta te tilla, sepse keto nuk jane
per njerezit dhe kombin qe e ka identitetin e
formesuar tashme dhe nuk kane krize te tij. Ne
shqiptaret jemi nje komb i formesuar, me
perkatesi fetare te ndryshme, por qe jane te
shprehura me harmoni fetare te njohur per te
gjithe. Ne kete mes, edhe ne shqiptaret qe i
perkasim besimit islam jemi europiane aq sa edhe
europianet e tjere, bile entuziaste me te
medhenj se sa euroskeptiket e shumte te
kontinentit. Ideja qe te fshehet perkatesia
fetare islame, per te qene gjoja europiane, ose
per te na pranuar Europa, eshte naïve dhe idiote.
Prandaj, kam konkluduar, sipas nje rrjedhoje
logjike, se kushdo qe kerkon fshehjen e kesaj
shtrese te identitetit tone, te rrenjosur dhe
aktive, sugjeron islamofobine e Europes. Edhe
sikur islamofobia e Europes te jete nje fakt i
mireqene, gje qe po e perseris se nuk eshte, se
paku jo pjesa liberale saj dhe jo ne masen sa e
trumbeton paranoja e Menduh Thaçit, prape se
prape kjo nuk e lejon askend qe te na kerkoje te
heqim dore nga besimi yne dhe nga vlerat
kulturore e kombetare, qe jane perftuar edhe
nepermjet tij.
Nje bote shqiptare e harruar per nje kohe te
gjate
Prirja per falsifikim ordiner e Menduh Thaçit
del per lendine veçmas kur pushtohet nga zjarri
patriotik per te mbrojtur ata qe une nuk i kam
sulmuar, Gjon Buzukun, Pjeter Bogdanin, nene
Terezen. Keta emra i kam permendur ne nje
kontekst te qarte: kutet e dyfishta per
vleresimin e kontributeve te pesonaliteteve dhe
te veprave ne boten shqiptare. Por, Menduh Thaçi
perpiqet te falsifikoje, sepse ne kete fushe ai
gjendet me mire. Perndryshe, vertet nuk e kuptoj
:fare lidhjeje ka nje person qe ka lene
pergjysme studimet per mjekesi me vleresimin e
vepres se Gjon Buzukut, te cilen me veshtiresi e
lexojne edhe filologet? Si mund te me tregoje
mua nje politikan avdall se çfare vlerash ka per
gjuhen shqipe vepra Meshari dhe ajo qe quhet
letersi e vjeter shqipe, e cila jo rastesisht ka
lindur ne periudhen e Kunderreformes dhe te
cilen une e studioj me sukses te dukshem. Pra,
nuk eshte qe vetem e lexoj, po edhe e studioj,
me perkushtimin e duhur. Apostrofimin e atyre
autoreve te vjeter e kam bere per te treguar
shmagien e autoreve dhe personaliteteve
shqiptare te proviniences islame. eshte nje bote
shqiptare e rrenuar, e harruar per nje kohe te
gjate, por qe pret te zbulohet e te
ridimensionohet ne te ardhmen, duke e pasuruar
mozaikun e kulturen sone kombetare. Pa
kontributin e shume prej atyre figurave,
shkrimtare, politikane, patriote, luftetare,
hoxhallare, ushtarake, biznesmen, etj., levizja
politike dhe kulturore shqiptare nuk do te mund
te mbahej ne kembe dhe nuk do te rezultonte me
krijimin e kombit shqiptar dhe te kultures
kombetare. Njerezit e paditur ose keqdashes si
puna e Menduh Thaçit, e ngaterrojne Perandorine
Osmane ose komune e Bajram Pashes me Islamin si
Shpallje Hyjnore. Shqiptaret e besimit islame ne
Perandorine Osmane, pas reformave te Tanzimatit,
bashke me bashkekombasit e tjere, u çuan ne
kryengritje e ne luftera çlirimtare, por ata nuk
hoqen dore nga feja e tyre, sepse ata e dinin qe
Islami nuk ishte prone e Perandorise, po ishte
Shpallje Hyjnore, e zbritur si meshire nga zoti
i Boterave per te gjithe njerezimin e per te
gjitha kohet. Dhe e ben Lidhjen e Prizrenit, i
ben kryengritjet e medha te viteve 1910-1912 dhe
e ben shtetin shqiptar, natyrisht bashke me te
gjithe patriotet e tjere shqiptare, por me
kontributin madhor te vete atyre. Tash nuk eshte
zor te dihet se a prezentohet realisht kjo e
vertete ne librat e historise, ne letersi e ne
kulture, apo e tera eshte reduktuar ne disa
figura dhe ne disa ngjarje, qe me te shumten nuk
jane perfaqesueset tipike dhe vendimtaret e
kesaj historie, kulture dhe ketij identiteti
kombetar. Shmangia eshte bere me motive gjoja
vesternizuese, europianizuese, me synim qe te
harrohet historia peseshekullore e shqiptareve
nen sundimin osman, duke memorizuar prej saj
vetem te keqiat. Ne kontekstin e kesaj prirjeje
dhe praktike te fshirjes se vlerave me
prejardhje islame jane permendur Buzuku, Bogdani
e nene Tereza, e jo per ti zhvleresuar ashtu
siç perpiqet paturpesisht te falsifikoje Menduh
Thaçi. I teri ky falsifikim i tij e ka
shpjegimin e qarte kur ai thote: Une veproj ne
kontekstin politik dhe perdori vetem argumente
politike. Nuk e marr vesh si mund te jipen
gjykime per vlerat e Mesharit te Gjon buzukut me
argumente politike! Ama, argumentet e Menduh
Thaçit jane tipike makiaveliste, sipas te cilave
qellimi e arsyeton mjetin. Pra, ben edhe te
genjehet, te falsifikohet, vetem qe te arrihet
qellimi, fshehja e te vertetes dhe mashtrimi i
opinionit publik. Ja nje tjeter shembull nga
arsenali i falsifikimeve ordinere te Menduh
Thaçit: Me siguri je i vetedijshem se ne kete
vendim (bombardimin e NATO-s ndaj caqeve
ushtarake ne Serbi, sqarim imi), ka ndikuar
absolutisht me shume vepra e humanistes se madhe
shqiptare Nena Tereze sesa palljet nebuloze te
haxhjiqamileve te ndryshem. Me te vertete, ky
pohim eshte i pasakte. Ne vendimin per
intervenim te NATO-s eshte thene qarte se kjo
behet per te penguar katastrofen humanitare, dhe
kjo ka ardhur pas refuzimit te Millosheviqit qe
te firmoste Marreveshjen e Konferences se
Rambuje/ Parisit.
Duke lexuar gjera te tilla nga pena e Menduh
Thaçit, kaq iracionale, kaq fantaste, behem
pishman qe mirrem me kete person, i cili nuk di
se çka flet. Pas kesaj zjarrmie e te foluri
perçarte, nuk do te habitesha nese ky person i
rekomandon ekipit negociator te Kosoves qe te
hyjne ne procesin e veshtire te negociatave per
statusin e ardhshem te Kosoves, me duar ne xhepa,
por me te vetmin argument politik se na takon
pavaresia meqe jemi bashkekombas te nene Terezes!
As qellimi i mire nuk e arsyeton mjetin e keq
Pefundimisht, jam bindur me dhimbje se Menduh
Thaçi historine dhe te kaluaren kombetare e
kupton si perralle, qe duhet te zbukurohet ashtu
si ia ka endja e jo ashtu si eshte ajo realisht.
Politiken ai e kupton dhe e perdor si manipulim
me faktet, kulturen e kupton si ideologji
kombetare totalitare, aktualitetin si
konspiracion planetar, ndersa moralin si lecke
per nje perdorim. Me nje person te tille debati
eshte i padobishem, sepse ai as nuk dine as nuk
merr vesh. Fatkeqesisht ne historine tone ka
pasur politikane qe kane menduar po keshtu dhe
qe dijetareve dhe artisteve u kane urdheruar si
te studiojne e si te shkruajne. Ne edhe sot i
vuajme pasojat e atij soji te politikaneve te
dhunshem totalitare, qe me ambiciet e tyre te
semura kane mbjelle ne komunikim cektesine,
arrogancen, vulgaritetin.
Une vertet e kuptoj thellesine e krizes qe po
perjeton projekti politik me te cilin
identifikohet Menduh Thaçi, por nuk e kuptoj pse
nuk ka mesuar nje mesim elementar: me politika
te gabueshme nuk korrigjohen pasojat e
politikave te gabueshmne. Ato vetem sa ntrashen.
Prandaj, yryshi me i ri i Menduh Thaçit, kunder
iftareve, kunder tribunave qe nuk jane sipas
shijes se kruzhokeve te tij partiake dhe
pergjithesisht kunder perjetimit paqesor nga
besimtaret te muajit te bekuar te Ramazanit,
eshte nje gabim i ri. Me kete yrysh mund te
hutohen edhe anetaret e vete PDSH-se, ndersa ne
anen tjeter, nuk fitohet besimi nga faktoret
nderkombetar, te cilet e kane nxjerre leksionin
nga idete dhe iniciativat konsiprative
xhaferiste-georgieviste per ndarjen Maqedonise,
para vitit 2001. Ato nuk kane qene projekte per
shtete etnike, (si mund te krijohej shtet etnik
shqiptar, kur Shqiperia dhe Kosova deklaroheshin
haptas kunder çfaredo aranzhmani te ndarjes se
Maqedonise), por projekte per vazhdimin e
kasaphanave dhe per gjymtimin perfundimtar te
shqiptareve. Per disfatat e politikave patiake
konspirative, nenkreu i PDSH-se, Menduh Thaçi
fajin duhet ta kerkoje te vetja e vet, e jo te
besimtaret paqesor, te cilet nuk ia mendojne
askujt nje te keqe.
Zot i Gjithemeshirshem, ruana nga politikanet qe
e kane aventurizmin dhe manipulimin norme te
sjelljes!