Thirrja per
te menduar
Muhamedi,
a.s.nuk ishte
perandor, si Herakliu, i cili edhe pse i veshur me
pushtetin me absolut qe mund te uzurpohet nga nje
njeri, ishte i mjere per shkak te fatkeqesive
familjare, te fobive dhe traumave te renda, dhe qe
fatalisht u trashegua nga pasardhes mizore, te
cilet lemeriten boten me mizorite e tyre.
Muhamedi
a.s. nuk ishte as si mbreterit e pangopshem
persiane, te cilet arin e kishin ideal te jetes
se tyre.
Muhamedi
a.s. ishte nje i derguar i Krijuesit te Boterave,
per te ndriçuar udhen e njerezimit me mesazhin
Hyjnor dhe i tille mbeti tash katrembedhjete
shekuj. Dhe pa asnje dyshim, i tille do te mbetet
deri ne fundin e ekzistences njerezore ne Toke,
sepse ai eshte nje person tejhistorik. Pra, eshte
vule e pejgambereve, qe u dergua me mesazhin perfundimtar
per te gjitha koherat dhe per te gjithe njerezimin.
----------------------------------------------------------
Ngjarjet
qe ndodhen ne skenen e madhe te historise, ne
periudhen ndermjet viteve 571- 632 dhe veçmas ndermjet
viteve 611-632, me shume u zhvilluan ne baze te
nje rrjedhe qe erdhi si rezultat i parashikimit
hyjnor, i cili e relativizon konceptin tradicional te
intrerpretimit siperfaqesor te ngjarjeve
historike, sipas te ashtuquajtures “logjike
historike”. Zhvillimet dramatike te asaj periudhe
historike, veçmas lufterat e gjata dhe rraskapitese
ndermjet Persise dhe Bizantit, si dhe konstituimi
e fuqizimi i rrufeshem i shtetit Islam, nen udheheqjen
e Muhamedit, a.s., kur shikohen ne permasat e tyre
dhe ne driten e efekteve qe prodhuan per fatet e
popujve dhe te njerezimit ne pergjithesi, na e
bejne te qarte se eshte fjala per zhvillime te
programuara nga Krijuesi i Boterave, e jo nga
spontaniteti, ose nga gjeopolitikat e kohes.
Spontaniteti nuk mund te ishte as element
percjelles i atyre ngjarjeve dhe
zhvillimeve, sepse ato ishin perplasje ndermjet dy
perandorive te medha te asaj kohe, sipas
planifikimit dhe vullneti hyjnor. Nga ana tjeter,
asfare gjeopolitike nuk arrin te shpjegoje
kompleksitetin e atyre ngjarjeve dhe efektet direkte
dhe afatgjata, qe prodhuan per fatet e njerezimit
neper shekuj e deri ne ditet tona.
Defektet e logjikes
historike
Ne
siperfaqen e historise, sipas nje interpretimi a
posteriori, ballafaqimi duket i logjikshem:
pushtimi nga ana e Persise i territoreve qe
sundoheshin nga Bizanti, kishte motiv zgjerimin e
perandorise perse dhe perhapjen e qyteterimit te
saj ne hapesirat e medha te gadishullit arabik
dhe te Palestines. Sfida perse i adresohej pa
dyshim edhe Jerusalemit, si simbol i krishterimit.
Ndersa, lufta mbrojtese e Bizantit,ne rastin e
pare dhe lufta sulmuese ne rastin e dyte, ishte e
planifikuar brenda legjitimitetit perandorak dhe
mbrojtjes se vlerave te qyteterimit krishtere.
Por,
intrepretimi dhe vleresimi siperfaqesor i atyre
ngjarjeve te medha, behet ne baze te fakteve
dhe te materialeve te njohura pjeserisht, ashtu qe
ato te radhiten sipas nje “logjike” te parapelqyer
nga shkruesit e historise. Ky nuk eshte rasti i
pare dhe as i vetem qe e ashtuquajtura logjike
historike konstrukton vleresimin e saj.
eshte
e sigurt se ne rast se do te ndodhnin ngjarjet
ndryshe, fjala vjen ne rast se fitorja e Persise
do te ishte perfundimtare,
dhe Perandoria e Bizantit do te dekompozohej,
logjika historike do te konstruktonte nje rend
tjeter te interpretimit dhe te vleresimit te
tyre, duke i afirmuar disa faktore qe do te
llogariteshin si percaktues te zhvillimit te
ngjarjeve dhe te epilogut te tyre. Do te mund te
theksohej trimeria e mbretit pers dhe e ushtrise se
tij, fuqia ekonomike, thyerja psikologjike e te
krishtereve pas humbjes se Jerusalemit, sulmet
avare e sllave ne pjesen perendimore te Bizantit,
dobesia e brendshme e Perendorise per shkak te
konflikteve fetare.
Pra, do te radhiteshin ne menyre
arbitrare dhe spekulative faktoret qe do te
arsyetonin fitoren perse ndaj Bizantit.
Ne
fund te fundit, kjo eshte njerezore, sepse
kufizimet e njeriut ne parashikimin e ngjarjeve,
dhe ne gjetjen e shkaqeve te verteta te ndodhjes
se tyre, jane evidente. Praktikisht per asnje
ngjarje qe ka ndodhur dhe qe ka ndikuar ne fatet
e popujve dhe te njerezimit, studimet nuk mund te
krijojne nje tablo te plote, pavaresisht
materialeve qe kane ne dispozicion. Asnje
historian dhe asnje histori nuk mund te jep pergjigje
perse vdiq Alekandri i madh ne kulmin e fames se
tij dhe ne moshe te re, ne mes te ekspeditave te
tij spektakulare, dhe si do te dukej historia e
njerezimit ne rast se kjo nuk do te ndodhte. Pra,
jo vetem qe nuk arrin te zbuloje shkakun e vertete
te ngjarjes, ne kete rast te vdekjes se
Aleksandrit te Madh, por aq me pak pasojat qe jane
shkaktuar ne rrjedhimet dhe fatet e popujve e te
vendeve. Po e njejta gje mund te thuhet edhe per
vrasjen e Gjon Kenedit, ne kohen e re. Cili ka qene
shkaku i nderprerjes se jetes se ketij
presidenti dinamik dhe cilat kane qene
pasojat per Shtetet e Bashkuara te Amerikes
dhe cilat kane qene rrjedhimet ne konfrontimin
bipolar te Luftes se Ftofte, eshte nje çeshtje
qe ansjehere nuk mund te merr pergjigje te
plote.
Nese
duam ta zgjerojme tezen edhe me shume, mund te
kujtojme se asfare logjike historike nuk arrine te
vleresoje realisht shkakun perse jane zhdukur sa
e sa popuj nga faqja e dheut, disa prej te cileve
jane zhdukur bash ne kulmin e fuqise se tyre.
Mjafton te kujtojme ketu Adin, Themudin, Pompein
dhe Inket.
Perfundimisht,
duhet te thuhet se mplekjsa dhe rrjedhat e
ngjarjeve historike, si edhe te atyre te secilit
individ, mbartin ne vete nje faktor vendimtar, qe
ne fakt eshte vullneti i Krijuesit. Historia e
njerezimit, qe nga vendosja e njeriut te pare ne
Toke, Ademit, a.s., zhvillohet brenda ligjesive
natyrore dhe sociale, te cilat i ka vendosur vete
Krijuesi dhe sipas sprovave qe ben njeriu, ne
pajtim me mundesite e zgjedhjes ndermjet te mires
dhe te keqes, ndermjet te vertetes dhe te kotes,
e qe i jane lene ne dispozicion. Logjika
historike nuk arrin ta depertoje perden e misterit
te shkaqeve dhe te pasojave qe shkaktohen nga
ngjarje dhe nga zhvillime konkrete, sepse Krijuesi i
Boterave ka krijuar ligje qe jane mbi
parashikimet me hamendje, dhe mbi ambiciet e
paekuilibruara me vete urdherin Hyjnor. Zoti ka
shpallur qarte:
“ E
sikur te perputhej e verteta me ambiciet e tyre,
do te shkaterroheshin qiejt dhe toka dhe çdo gje qe
gjendet ne to” ( Mu’minun:71)
Rrjedhimisht,
e verteta buron nga ligjet qe zoterojne ne
gjithesi dhe ne shoqeri, dhe ajo e vertete eshte
e fshehte per mendjen njerezore, derisa te
ndodh e te njihet si e tille dhe ajo nuk i pershtatet
ambicieve te njerezve qe do ta shperdoronin deri
ne shkaterrim te jetes e te gjithesise.
Por,
Krijuesi ka derguar shpallje te vazhdueshme per
njerezit, ne menyre qe ata te orientohen ne
kohe e ne hapesire dhe te gjejne pergjigjet e
duhura per
problemte e ekzistences se shoqerive te tyre. Ka
raste kur e ka shpallur edhe epilogun e ndonje
ngjarjeve ne Librin e Shenjte, si argument dhe si
mesim per njerezit, qe kane arsye.
Parashikimi i sures Er Rrum
Nje
parashikim i tille i ngjarjeve qe do te ndodhnin
pas disa viteve, e qe bie ne periudhen e
pejgamberise se Muhamedit, a.s., gjendet ne suren Er Rrum. Ajetet fillestare te kesaj sureje, vertet jane
çeles per te interpretuar varganin e jashtezakonshem
te ngjarjeve qe ndodhen ne ate periudhe, po
edhe historine njerezore ne pergjithesi:
2. Bizantinet (rumet) u munden
3. Ne token afer(tokes se arabeve), po pas
disfates se tyre, ata do te ngadhnjejne,
4. Brenda pak viteve.Çeshtja eshte vendim i Allahut, fillim e
mbarim (per disfate e per fitore). E ate dite (kur
do te ngadhnjejne bizantinet) besimtaret do te
gezohen.
5.per ndihmen e Allahut. Ai ndihmon ate qe do
dhe ai eshte i gjithfuqishem, meshirues.
6.Premtim i Allahut eshte (Ky), Allahu nuk e
thyen premtimin e Vet, por shumica e njerezve nuk
po e dine. (Er Rrum:2,3,4,5,6)
Humbja
e Bizantit ne lufte me Persine ndodhi ne vitet
612-614, ne territoret e Palestines dhe te
Arabise.
Perset arriten qe te pushtonin Armenine e Sirine
me 612, Jerusalemin me 614 dhe Aleksandrine me
618. Me rastin e pushtimit te Jerusalemit, arriten
te merrnin edhe”Kryqin e Shenjte”, qe ishte
simbol i krishterimit. Kjo ishte nje goditje e rende
per Bizantin dhe per te krishteret, ngase
persianet e asaj kohe ishin pagane. Sipas disa
deshmive*,
vetem ne rruget e Jerusalemit te pushtuar prej
perseve, mbeten te vrare rreth 60. 000 te
krishtere.1
Ne kohen kur ndodhen keto pushtime perse ndaj zoterimeve
te Bizantit, ishte viti i dyte dhe i trete i
fillimit te shpalljes se hapet te Kur’anit
hyjnor nga ana e Muhamedit a.s.
Dhe
derisa ende po vajtohej humbja e rende e bizantineve
te krishtere, u shpallen ajetet e sures Er Rrum,
qe u citua me lart dhe qe me siguri te plote
parashikonin fitoren e bizantineve.
Shpallja
parashikonte se “ata
do te ngadhnjejne brenda pak viteve”, dhe se
fitorja e tyre do te ishte nje gezim per
besimtaret. Dhe e verteta doli ne shesh brenda
pak viteve. Ne vitet 622-628 perandori bizantin
Herakliu, me ane luftimesh rraskapitese, i deboi
perset nga tokat e pushtuara. Madje ai arriti qe ne
vitin 627 te pushtonte edhe territorin pers, e te
shkaktoi nje revolte te brendshme, e cila
rezultoi me rrezimin e mbretit nga froni dhe me
kthimin e “Kryqit te Shenjte”ne Jerusalem ne
vitin 630. Kesisoj, parashikimi i shpalljes
kur’anore u realizua plotesisht.
Ne
kete rast “logjika historike”, lidhur me
fitoren e bizantineve mund te kontstruktoje lloj
lloj arsyetimesh, por ato nuk i qendrojne faktit
se ajo fitore u shpall ne Kur’an disa vite para
se te ndodhte. Pra, ajo ishte nje fitore e
paralajmeruar, e shpallur ne menyre te qarte
dhe aksiomatike.
Motivi
i perandorit te Bizantit, Herakliut, qe te
koncentrohej ashtu si u koncentrua me te gjitha
energjite e shtetit te vet ne luften kunder
Persise, ne fakt ka te beje me ate fitore te
paralajmeruar bizantine, qe do te ndodhte
domosdoshmerisht. Per ta fuqizuar motivin e luftes
mund te sherbentin nje varg elementesjh si puna e
“Kryqit te Shenjte” qe ishte plaçkitur nga
Jerusalemi, ose deshira per hakmarrje ndaj
mizorive qe kishin kryer perset ndaj te krishtereve
ne Jerusalem dhe gjithandej tokave te pushtuara te
perandorie se Bizantit. Mund te kete edhe nje
varg motivesh qe kane mbetur te fshehura pergjithmone
ne koken e perandorit dhe te keshilltareve te
tij eventuale. Por, ajo qe dihet eshte se
perandori kishte si prioritet te jetes se tij
rikthimin e pushtetit te vet ne ato territore.
Ndersa,
kur te analizohen ne kompleksitetin e tyre
ngjarjet e atyre viteve dhe rreziqet reale per
fatet e Bizantit, shihet se lufta kunder Persise
mund te mos ishte prioritet. Atje perandoria e
Bizantit kishte humbur territore dhe madje edhe
simbolin e krishterimit, por ne pjesen perendimore
te saj, rreziku per Bizantin ishte edhe me i madh.
Ekspeditat pushtuese avare e slave ne ato vite po e
shkaterronin pjesen perendimore te Perendorise
se Bizantit dhe po e rrezikonin edhe vete
Kostandinopojen. Megjithe ndonje perpjekje te
flashket per zbrapsjen e ketyre sulmeve, Herakliu
u tregua pothuajse tolerant ndaj invadimeve avare e
slave ne territoret perendimore te Bizantit. Ai u
koncentrua ne luften kunder Persise, ne nje
lufte te gjate e rraskapitese, ne nje lufte e
cila e derrmoi jo vetem humbesin, po edhe
fitimtarin, duke i hapur ashtu udhen daljes ne
skenen e madhe te historise te shtetit Islam te
themeluar nga Muhamedi, a.s.
Nje digresion i vogel per argumentim sa me te plote
Perveç
saktesise se realizimit te parashikimit lidhur
me fitoren e bizantineve mbi perset, keto ajete
kane edhe disa aksioma qe vlejne per mbare
historine njerezore, e qe ia vlen te afirmohen ketu,
duke bere nje digresion te vogel.
Ne
ajetin 4 pame se thuhet:
Çeshtja eshte vendim i Allahut, fillim e mbarim (per
disfate e per fitore).
Kjo
do te thote se vargani i ngjarjeve ne skenen
historike dhe te fateve te protagonisteve te
tyre dhe te njerezve ne pergjithesi, ndodh
sipas vullnetit te Krijuesit te Boterave, fillim
e mbarim. Pra, nuk ka rastesi e stihi ne jeten
dhe ne historine njerezore. Ne fakt, logjika
historike i nenshtrohet vullnetit te Krijuesit,
vullnet qe mbetet i paarritshem per mendjen
njerezore,
dhe shpallet vetem kur do Vete Krijuesi. Vetem
brenda kuptimit te kesaj aksiome, qe na eshte
shpallur me kete ajet kur’anor, mund te
kuptohet drejt edhe krijimi, ngritja dhe rrenimi i
perandorive te medha, te cilat shpesh here bash
ne kohen kur e arrijne nje epersi te jashtezakonshme
ekonomike, ushtarake dhe politike ndaj rivaleve,
fillojne e rrenohen dhe per nje kohe shperbehen
si te kishin qene keshtjella prej rere. Mund te
sillen shume shembuj, po ne po mjaftohemi vetem te
sjellim ne kujtese te lexuesit emrat e
Mesopotamise, te Egjiptit, te Trojes, te
Mikenes,
te Spartes, te Kartagjenise, te Ilirise, te
Romes, te Bizantit, te Persise, qe te jete e
qarte se neper shekuj e mijevjeçare, ka
ndodhur nje proces i pandaleshem i ngritjeve dhe
i renieve te perandorive e te shteteve, e qe jo
rralle renia e tyre nuk mund te shpjegohet me
interpretimin siperfaqesor te fakteve parciale
nga e ashtuquajtura “logjike historike”.
Fragmenti
i ajetit 5, qe thote : “Ai
ndihmon ate qe do”, eshte plotesisht ne
koherence me ajetin pararendes, dhe ne fakt e
argumenton shkakun e renies e te ngritjes se
perandorive dhe te ndodhive jetesore e historike.
Ndersa,
ne ajetin 6 thuhet se “Allahu
nuk e thyen premtimin e Vet”, qe i referohet
fitores se parashikuar te bizantineve, po edhe
mbare jetes ne pergjithesi, duke konstatuar se
edhe pse ka argumente te plota, shumica e njerezve
mbeten injorante dhe nuk arrijne ta kuptojne kete
te vertete.
Pergatitja e fitores se Islamit
Lufta
e gjate ndermjet Persise dhe Bizantit ne vitet
612-630, bie ne kohen kur Muhamedi a.s. po e
pranonte shpalljen e Krijuesit dhe po e perhapte
Islamin. Shpallja publike e Islamit filloi ne vitin
613, deri sa vazhdonte lufta e ashper ndermjet dy
perandorive te medha, Persise e Bizantit. Ne
vitin 614 perset pushtuan Jerusalemin, ndersa
bashkesia e vogel muslimane ne Meke, perballej
me presionin kurejshit, per çka ne vitin pasues
nje pjese e tyre emigruan ne Abisini. Ne vitin
622, Bizanti e rifilloi ofensiven per te rikthyer
territoret e pushtuara nga perset, ndersa Muhamedi,
a.s. po ate vit emigroi nga Meka ne Medine, dhe
atje e filloi projektin e madh te krijimit te
bashkesise islame. Deri sa dy perandorite po
luftonin per vdekje ne vitet 624- 628, bashkesia
islame dhe shteti islam u forcua edhe me fitoren e
luftes se Bedrit, (624), Betejes se Uhudit (625)
dhe Luftes se Hendekut (626).
Bash
ne vitin kur perandori pers ra nga froni, ndersa
Herakliu kremtonte fitoren e shtetit te derrmuar,
shteti musliman i udhehequr nga Muhamedi, a.s.
ishte shnderruar ne nje faktor te pashmangshem
te realitetit politik te kohes ne ate rajon, gje
qe konfirmohet nga letrat, qe ai u dergoi ne ate
vit perandorit te Persise, perandorit te Bizantit, si dhe
mbretit te Abisinise dhe te Egjiptit.
Rrjedhimet
e tilla te ngjarjeve jane argumenti i qarte se
lufterat perso-bizantine ose bizantino-perse, e pergatiten
terrenin per fitoren e Islamit ne ato hapesira te
medha.
Fillimisht,
fitorja e perseve
mbi bizantinet, i liroi fiset arabe nga
kontrolli i Bizantit, ndersa fitorja e mevonshme e
Bizantit mbi Persine, i shkallmoi te dy perandorite
deri ne masen sa ato u bene te pushtueshme nga
shteti i ri Islam qe lindi.
Por,
ajo qe eshte simbolike, ka te beje me faktin
se lufta e pare, (612-618) kur perset fituan,
ishte nga fillimi i shpalljes se pejgamberise, ndersa
revanshi bizantin (622-628) po ndodhte ne kohen
kur Muhamedi a.s. e kishte stabilizuar shtetin e ri
islam.
Shikuar
nga pikepamja e interesit te fiseve arabe dhe te
vete bashkesise se re muslimane, lufta
perso-bizantine dhe bizantino-perse, i dha mundesi
edhe Muhamedit a.s. qe te veproje ne nje
ambient me te lire nga aspekti i presioneve te
jashtme. Kesisoj, ai kishte barren e pengesave te
brendshme, pra te komunitetit te vet, por ishte me
i lire sa u takon pengesave te dy perandorive te
medha, te cilat luftonin per vdekje njera kunder
tjeteres.
Vertet,
sipas “logjikes historike”, nuk mund te
interpretohet kjo situate e lehtesimit te
pejgamberise dhe shpalljes islame nga nje lufte e
pergjakshme qe behej ndermjet te krishtereve
bizantine dhe zjarrputisteve persiane. Ishte nje
shkak suprem, qe i kishte shkaktuar ne ate forme
e ne ate permbajtje ato zhvillime, qe ishin lehtesim
per perhapjen e Islamit dhe per forcimin e
muslimaneve.
Ndryshe
nuk ka si te shpjegohet qe muslimanet, nga nje
enklave e vogel ne Medine, arriten te forcohen
e te mposhtin te dy perandorite e medha, Persine
dhe Bizantin. Me nje sere lufterash ku u shqua
guximi islam, i papare deri atehere ne histori,
muslimanet moren nga sundimi i Bizantit
Sirine me 636, Jerusalemin me 638, ndersa
Egjiptin gjate viteve 640-650. Poashtu muslimanet,
te udhehequr nga Umeri r. a., mposhten Persine ne
vitin 642.
Uragani
musliman kesisoj arriti qe te mposhte dy
perandorite me te medha te botes se atehershme.
(Perandoria Romake e Perendimit kishte pushuar se
ekzistuari ne vitin 476).
Po
te mbetej interpetimi i ketyre ndodhive te medha,
duke perfshire ketu edhe renien e e Perandorise
Romake te Perendimit, vetem brenda interpretimit
siperfaqesor te se ashtuqajtures “logjike
historike” do te ishte e pakuptueshme si ka qene
e mundshme qe fiset arabe te mposhtin dy perandori
ne te njejten periudhe historike. Por, kete e
shpjegon qarte dhe plotesisht shpallja e Zotit ne
ajetet qe jane cituar me heret.
Lufterat e pergjakshme te doktrinave krishtere
Nga
shkaqet konkrete qe kane krijuar nje ambient te
pershtatshem per fitoret spektakulare te
muslimaneve kunder zorerimeve te Bizantit, ka
qene çeshtja e doktrines se krishtere, e cila
te krishteret i ka konfrontuar ndermjet
tyre, deri ne gjakderdhje te tmerrshme, sikunder
ka ndodhur ne viset lindore te sundimit te
Bizantit, ne Siri, ne Egjipt dhe ne Palestine.
Arianizmi si doktrine qe mohonte karakterin unik te
Jezu Krishtit me te Zotit, (Krishtin e trajtonte si
profet dhe jo si Zot), lindi nga nje prift i
Aleksandrise dhe u perhap ne territoret lindore
te Perandorise se Bizantit. Kjo doktrine u shpall
si herezi ne Koncilin e Nikese ne vitin 325, edhe
me pelqimin e perandorit Kostandini i Madh.
Doktrina zyrtare qe u miratua ne Koncilin e Nikese,
krijoi bazat per perndjekjen e ithtareve te
arianizmit si heretike dhe per dhe lufterat e
tmerrshme qe u zhvilluan me shekuj ne ato
territore.
Mesimi
i ngulitur i arianizmit se Jezu Krishti nuk kishte
natyre hyjnore po ishte vetem profet, u shnderrua
ne terren te pershtatshem per pranimin e
Islamit, i cili shpallte poashtu natyren njerezore
te Isait, a.s. dhe te te gjithe profeteve, duke
perfshire edhe vete Muhamedin a.s. Islami per keta
popuj erdhi si nje lehtesim nga lufterat e
dogmave kishtare dhe ne fakt ishte nje çlirim nga
pushtimi dhe persekutimi i Bizantit qe praktikonte
doktrinen monofiziste.
Herakliu ndermjet incestit dhe fobise se
lemerishme
Fati
i protagonisteve kryesore te skenes historike te
periudhes ndermjet viteve 611-634 e pak me tej,
eshte poashtu nje çeles per te kuptuar shume
nga misteret me te cilat Krijuesi ka dashur te na
e paraqet historine njerezore. Keta protagoniste
jane Herakliu, dhe Muhamdi a.s.
Herakliu
ishte perandor i Bizantit ne vitet 610-641, pra nje
vit para se te shpallej pejgamberia e Muhamedit a.s.
dhe shtate vjet pas kalimit te Muhamedit a.s. ne
Ahiret.
Herakliu
si perandor njohu renie dhe ngritje te sundimit te
tij: pushtimet e zoterimeve te tij lindore nga
perset, dhe lufterat e gjata per kthimin e atyre
territoreve nen sundimin e vet.
Pati
sukses te shpetonte Kostandinopojen nga sulmet
avare e sllave, mirepo ne lufterat
e egra me ta ne pjeset perendimore te
Perandorise, nuk arriti te pengonte vershimin e
tyre ne Gadishullin Ilirik. Sidoqofte, fitorja e
tij kunder Persse ishte vertet e madhe.
Megjithate,
nga fundi i sundimit te tij, ai ishte deshmitar i
topitur i humbjes se po atyre territoreve lindore te
Perandorise, per te cilat kishte luftuar me shume
energji dhe trimeri, dhe kalimin e tyre spektakular
nen sundimin e muslimaneve.
Ne
vitin 636 humbi Sirine, ne vitin 638 Jerusalemin
dhe ne vitin 640, nje vit para vdekjes, muslimanet
filluan operacionet e marrjes se Egjiptit..Ne keto
ngjarje, Herakliu me nuk e kishte vendosmerine e
dikurshme, te treguar ne lufterat me perset per
Jerusalemin.
Indikative
eshte veçanerisht jeta personale dhe familjare e
Herakliut per te kuptuar fatin tragjik te tij dhe
te Perandorise qe sundonte, jashte klisheve te
“logjikes historike”. Herakliu pati nje martese
incestioze (u martua me te bijen e motres se
vet), dhe pati dy djem te gjymte. Nga fundi i jetes
iu shfaq nje fobi e tmerrshme nga uji, aq sa nuk
guxonte as ta shikonte ujin.
Madje
beri perpjekje edhe te arratisej nga froni, po u
pengua nga patriarku Sergius. Me nje fjale, jeta e
tij familjare ishte e zymte dhe tragjike, sikunder
edhe fundi i jetes se tij qe ishte me fobira dhe
çrregullime psikike.
Edhe
pse perandoret bizantine veten praktikisht e
llogaritnin si zotera ne Toke, edhe mbi
patriarkun dhe mbi Kishen, dobesia e brendshme i
shkermoqte dhe i bente te mjere e tragjike,
ashtu sikunder ndodhi edhe me Herakliun, i cili nga
nje fitimtar i madh, per gjallje te veten u
katandis ne njerin nga humbesit me tragjike te
historise njerezore.
Mizorite e pasardhesve te Herakliut
Pas
vdekjes se Herakliut, pasoi nje periudhe e
tmerrshme e dhunes dhe e masakrave ne ndermjet
pasardhesve e pasuesve te tij, qe eshte nga me
te trishtueshmet ne mbare historine e
njerezimit.
Ja si eshte pershkruar ai degradim i pushtetit
bizantin, nga bizantinologu i njohur Ogyst Baj, (te
dhenat faktografike te te cilit jane perdorur me
edhe me lart ne kete veshtrim): “Mendohet se
ai, (Kostandini, nenv.yne) vdiq i helmuar nga
Herakloni, i nenshtuar me shume perulesi ndaj se
emes, Martines, i cili mbeti i vetem ne
pushtet. Por, mbreterimi i tij nuk do te vazhdoje
gjate.
Qysh ne muajitn tetor trupat ngriten krye dhe, me
mbeshtetjen e senatit, kerkuan qe ne qeverisjen
e perandorise te merrte pjese edhe djali i vpogel
i Kostandinit, Kostanti II. Kjo s’ishte veçse nje
etape kalimtare drejt rrezimit te Heraklonit. Kater
muaj me vone, Martina dhe djali i saj u debuan
nga Kostantinopoja, pasi u gjymtua mizorisht: Martines
i prene gjuhen, Heraklonit hunden.” 2
“Dy
uzurpatoret, Tiberi dhe Leontisui, i ofruan
popullit spektaklin e nje torture te gjate e
teatrore. Ashtu te lidhur me zingjire, qene te
detyruar te vraponin neper rruget e qytetit, ndermjet
radheve te vegjelsie qe ulerinte e shante. I
vershellenin,
i qellonin me lloj lloj gjerash. (…) Pastaj dy
uzurpatoreve u prene koken, dhe xhelati i nxori
syte patriarkut Kalinikos, qe kishte marre pjese
ne grushtin ushtarak te shtetit te vitit 695”. 3
“Egersia
e Justinianti II, gjate mbreterimit 705-711, do te
shnderrohej ne nje delir te vertete. Shprehja
“lare ne gjak” tek ai do te gjente nje
zbatim konkret: ai ndiente çdo dite nevojen e
ekzaltimit te brydhet qe i transmetonte pamja e
torturave. Viktimat nuk mungonin. Gjithe ata qe i
qene nenshtruar sundimit te Leontiusit e Tiberit
ishin te dyshimte. Ndersa, priste koka, mbyste,
varte, gjymtonte, i mbyllte tradhtaret ne thes, qe
i hidhnin pastaj ne Bosfor, ose i vriste sa
ngriheshin nga tavolina ata qe kishte ftuar per te
ngrene me te, bazileu nuk harronte te
organizonte festa me nje salltanet te
paimagjinueshem per te kremtuar kthimin e Teodores
e per ta lidhur me perandorine femijen qe
kishte me te e qe mbante emrin e Tiberit.
Justinianit
II, pasi e burgosen i prernekoken. Pastaj e shetiten
koken neper qytet, e derguan ne Itali de e
ekspozuan triumfalisht ne rrugte e Romes e te
Ravenes. Keshtu perfundoi me 711 ekzistenca
ekstravagante dhe e eger e perbindeshit me hunde
te prere dhe kjo periudhe e gjate tmerresh
mbetet nje nga tablote me te hidhura e me te
çuditshme ne gjithe historine bizantine. 4.
Njohesi
i sterholluar i historise se Bizantit, Ogyst
baji,
e ndjen se eshte fjala per “tablo te çuditshme”,
kur numeron degjenerimin qe ka katandisur
perandorine ne kohen e pasardhesve te
Herakliut. Por, kjo “tablo e çuditshme” e ka burimin te
refuzimi arrogant qe i ishte bere nga Herakliu
dhe perandoria e tij ndaj Shpalljes Hyjnore te
Islamit. Alternativa e refuzimit te se Vertetes
se shpallur nga Krijuesi i Boterave, ishte
degjenerimi dhe krimi.
Pastertia e te derguarit te Allahut
Muhamedi
a.s. pati nje jete mjaft te trazuar ne vitet e
para te pejgamberise, qe ishin sprova per
skalitjen e tij dhe te bashkeluftetareve te tij
ne perhapjen e mesazhit hyjnor.
Pas
perhapjes se fshehte te Islamit ne vitet
610-612, ai filloi ne vitin 613 edhe perhapjen
haptas te fese se re, pavaresisht se ishte mjaft
i rrezikuar nga menia e politeisteve mekas. Por,
Muhamedi, a.s, u shqua per vendosmneri dhe trimeri
te pashoqe, sepse nuk u ndalua as nga kercenimet,as
nga presionet e shumta qe iu bene. Krahas
publikimit te Shpalljes Hyjnore, ai punoi me
energji te madhe ne perhapjen e fese se re, ne
forcimin e bashkesise se re dhe ne ruajtjen e
saj nga demtimi i menise se politeisteve. Aftesia
e tij e pashoqe u deshmua ne arritjen e marreveshjeve
me fiset e ndryshme, duke perfshire edhe disa fise
hebreje, pastaj ne udheheqjen ushtarake dhe sociale
te shtetit te ri.
Mbetet
si deshmi e mrekullueshme e vizionit te tij ligjerata
ne haxhin lamtumires ne vitin 632 ne Meke, e
cila edhe sot eshte shembull i nje gjenialiteti te
paarritshem. E mira eshte qe ajo te sillet e
plote, po per shkaqe praktike, pra vetem per te
argumentuar tezen themelore te ketij teksti se ai
ishte persona tejhistorik, me mesahzh er te gjithe
njerezimin dhe epr te gjitha kohet, deri ne Ditene
Gjykimit, do te perfshihen vetem disa ide te
asaj ligjerate te haxhit lamtumires:
-
“ Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni vleren e
personalitetit dhe dinjitetit njerezor.
-
Njeriu eshte veper madheshtore e Allahut dhe
mjere ai qe nençmon nderin dhe dinjitetin
e vepres se Allahut.(…)
-
Gjakmarrja eshte e ndaluar.Te gjitha akuzat e ketilla
qe rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen…(…)
-
Ruajuni nga prostitucioni, tradhtia bashkeshortore
dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhtia bashkeshortore
jane mekate te renda, nderkaq xhelozia mund te
shkaktoje prishjen e bashkeshortesise.
-
Martohuni me ato qe i doni, e kur vullneti i Zotit
t’ju bashkoje, atehere respektojeni dhe duajeni
njeri-tjetrin dhe jetoni ne dashuri dhe harmnoni te
vertete.
-
O bashkeshorte! Silluni ndaj grave tuaja me shume
miresi e dashuri.
O
besimdrejte! Largohuni nga ngaterresat e pergojimet!
(…)
-
O besimdrejte! Thuajeni gjithnje te verteten e
paster. Urrejtja asnjehere le te mos ju largoje
nga rruga e te drejtave dhe drejtesise. Drejtesia
eshte motra e devotshmerise. Frikesohuni nga
Allahu! Ai e sheh punen tuaj.” 5.
Mesazhi
qe la pas vetes per pasuesit e tij, jo vetem ne
kete ligjerate te haxhit lamtumires, po me tere
jeten dhe vepren e tij te papersiritshme sa i pekret
devotshmerise, pastertise dhe vizionaritetit te
nje krijese njerezore,
edhe sot rrezaton njerezi, moralitet, drejtesi
dhe vizion per jete me te mire te njeriut.
Keto
vlera shihen edhe ne letrat qe ua dergoi kundershtareve
dhe mohuesve te Islamit, mbreterve dhe sundimtareve
te krishtere te asaj kohe. Muhamedi a.s. i perfundonte
letrat me kete ajet kur’anor:
“ Thuaj ( Muhamed): O ithtare te librave te pare!
Ejani te nje fjale qe eshte e drejte dhe e perbashket
mes nesh dhe jush, qe te mos adhurojme askend pos
Allahut, qe te mos i veme shoke atij ne
adhurim dhe qe asnje prej nesh te mos marre te
tjere per zot perveç All-llahut. Pastaj ne qofte
se ata largohen, thuaju: deshmoni per ne se jemi
muslimane. (Ali Imran: 64).
Ne
kete menyre ai perjetesoi me fjalen dhe me
vepren e tij perparesine dhe perjetesine e
Islamit mbi faqe te dheut.
Kalimi
ne Ahiret i Muhamedit a.s. ne vitin 632, nuk e
ndali rritjen e shtetit te ri islam. Per me teper,
pergatitjet qe ishin bere me vite, rezultuan me
shtrirjen e rrufeshme te shtetit islam ne vitet qe
pasuan. Keshtu., ne vitin 636, muslimanet çliruan
Sirine, ne vitin 638 Jerusalemin e ne vitet
640-650 edhe Egjiptin, Afriken e Veriut, Qipron,
Kreten dhe Siçiline.
Muhamedi,
a.s. la pas vetes nje ymet unik dhe te motivuar qe
te perhape mesazhin hyjnor ne te kater anet e
botes. Atdheu i shpalljes se Islamit u be vendi me
i vizituar dhe vendi qe rrezaton mesazhin me te
fuqishem fetar dhe moral te botes edhe ne ditet
tona.
Edhe
ne planin personal dhe familjar, Muhamedi a. s,
ishte i lumtur. Ai kishte nje familje te paster
dhe shoke te ndershem, te cilet e verifikuan ne
praktike shteterore
Mundesite
qe jep Shpallja Islame.
Feja
islame, te cilen e kumtoi Muhamedi a.s. sot ka
rreth 1.5 miliarde besimtare ne te kater anet
e planetit (duke perfshire ketu edhe seline e
dikurshme te perandorise se Bizantit dhe shumicen
e territoreve te perandorise se dikurshme te
Herakliut dhe te pasardhesve te tij mizore, duke
perfshire edhe qendren e perandorise se
Herakliut dhe te pasardhesve te tij bizantine, e
cila u mor nga muslimanet pas perpjekjeve
disashekulore.
Sot
dhe ne te ardhmen, as qe mund te merret me mend
historia njerezore dhe vlerat e njerezimit pa
personalitetin dhe vepren e Muhamedit, a.s. Ndersa,
traditat qe kane mbetur nga sundimi i Herakliut
dhe pasardhesve te tij, jane vetem nje kujtimi
erret dhe i frikshem i historise njerezore.
Prandaj,
edhe nga kjo pikepamje e fateve qe paten keta dy
protagoniste kryesore te asaj periudhe historike,
eshte e qarte se Muhamedi a.s. ishte personalitet
i vlerave te tjera perkatesisht i derguar i
Allahut, me mision te qarte qe te shpallte dhe te
inauguronte te Verteten Hyjnore. Pra, Muhamedi,
a.s.nuk ishte
perandor, si Herakliu, i cili edhe pse i veshur me
pushtetin me absolut qe mund te uzurpohet nga nje
njeri, ishte i mjere per shkak te fatkeqesive
familjare, te fobive dhe traumave te renda
psikike dhe te trashegimise nga pasardhes mizore,
te cilet lemeriten boten me mizorite e tyre.
Muhamedi
a.s. nuk ishte as si mbreterit e pangopshem
persiane, te cilet arin dhe dhunen i kishin
ideal te jetes se tyre.
Muhamedi
a.s. ishte nje i derguar i Krijuesit te Boterave,
per te ndriçuar udhen e njerezimit me mesazhin
Hyjnor dhe i tille mbeti tash katrembedhjete
shekuj. Dhe pa asnje dyshim, i tille do te mbetet
deri ne fundin e ekzistences njerezore ne Toke,
sepse eshte nje person tejhistorik. Pra, ai eshte
vule e pejgambereve, qe u dergua me mesazhin perfundimtar
per te gjitha koherat dhe per te gjithe njerezimin.
--------------------------------
Shenime
1.Ogyst
Baji, Perandoria e Bizantit, Ora, Tirane, pa date
botimi)
2.
Po aty, fq.
83.)
3.Po
aty, fq, 89.
5.Po
aty, fq. 92-93
5.
Hutbeja lamtmirese, Zeri Islam, Prizren
*
Ky tekst pati marre forme te plote kur me
sugjerimin e te nderuarit Husamedin Abazit, (te
cilit ia dhashe tekstin per te verifikuar saktesine
e disa dative historike), me ra ne dore libri i
Hasan Ejubit, Kater halifet e drejte, (Furkan
ISM, Shkup, 20003), ku autori ka disa konstatime te
ngjashme me tonat. Nuk e pashe te domosdoshme te
bej ndonje ridizajnim te tekstit, duke e lene
idene qe edhe ate ngjashmeri te vleresimeve ta
shohim si nje fakt me shume per vertetesine e
argumenteve te paraqitura.
Ne Prishtine, 4 nentor 2003