The Official Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

 

Dr. Milazim Krasniqi

Per cdo artikull te Dr Milazim Krasniqit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN E Dr. MILAZIM KRASNIQIT

Tema Islame
SUKSESI I GARANTUAR
(Keshille per te rinjte)
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e  islamit
 
Polemika & Reagime
Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit
Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes
 
Tema Interesante
Shtresimet e identitetit Kulturor e Kombetar Shqiptar:  Cka me tutje?
Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
 
Nje lekcion per Menduh Thaci
Reagim ndaj nje shkrimi partiak te Vehbi Bexhetit
Shpifjet e Menduh thaqit ndaj meje do t'i kishin lakmi edhe udbashet e Serbise
Me falsifikime te reja nuk evitohen pasojat e politikave te vjetra
Humbesi ka te drejte te ankohet, por nuk duhet te behet i padrejte
 
Studime Letrare
Poezia e Pashko Vases Mori  Shqypni
Sonetet e Zef Serembes
Perse mundohen keto male - Ismail Kadare
Funksioni i rimes ne vepren "LAHUTA E MALCIS"
Basri Çapriqi: Frutat bizare, Rilindja, 1996, Prishtine
Diskursi ideologjik ne poezine shqipe te gjysmes se dyte te shekullit XX
 
Ese
Çka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro
 
 

Te nderuar miqe dhe lexues,

Milazim Krasniqi u lind me 25 tetor 1955 ne Breznice, nje lokalitet afer Prishtines.

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa shkollen e mesme te mjekesise ne Prishtine.

Studimet per letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtines, ku magjistroi ne vitin 1988, me temen “Struktura e vargut te Ndre Mjedjes”. Po ne Universitetin e Prishtines, ka fituar graden e doktorit te shkencave filologjike me tezen e disertacionit “Soneti ne poezine shqipe” me 15 shtator 2004.

 

AFERA SERBE E ARMEVE
 

NACIONALIZMIT SERB I DUHET TERAPI ME EFIKASE

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
 

Afera e madhe e shitjes se armeve Irakut, nga ana e Republika Serpskes, permes Jugosllavise (Serbise) e riktheu ne skenen e politikes boterore temen mbi arrogancen dhe megallomanine e nacionalizmit serb, i cili edhe me tutje vazhdon te sfidoje rendin nderkombetar. Thyerja e embargos se vendosur nga Keshillii Sigurimit, nga ana e  Banjallukes dhe e Beogradit, eshte vazhdimesi e asaj politike arrogante dhe megallomane serbe, e cila preferon aleanca e bashkepunim me regjimet me kriminale ne bote, sikunder jane regjimi i Lukashenkos, i Sadam Husejnit e i Moamer Gadafit. 

 

Nje shtet i disejnuar per te qene destabilizues 

 

Vazhdimi i furnizimit me arme per regjimin e Sadam Husejnit, ne kohen kur  Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe komunitetit nderkombetar i kane intensifikuar presionet mbi regjimin e Bagdadit, qe te respektoje rezolutat e Keshillit te Sigurtimit per inspektimin e armeve, tregon se Beogradi dhe filialat e tij, ende mbeten prodhues i krizave dhe i destabilizimit te rendit boteror si ne dhjetevjeteshin e kaluar. Ne kete kontekst duhet shikuar edhe mosbashkepunimi me Tribunalin e Hages, per çka u ankua Karla Del Ponte dhe per çka tashme ankesa eshte depozituar edhe ne Keshillin e Sigurimit. 

Mbajtja ne krye te shtetit serb e te akuzuarit per krime lufte, Millan Mullutinoviqit, dhe mbajtja ne Serbi e kriminelit mostruoz Ratko Mlladiq, dhe e te akuzuarve te tjere, eshte nje tjeter deshmi e forte e vazhdimit te asaj politike arrogante dhe destabilizues serbe.

E tera kjo tregon se Beogradi ne fakt ende nuk ka hequr dore nga projekti i Serbise se Madhe, e cila do te ishte xhandar ne Ballkan dhe si e atille do te sillej me arrogance ndaj obligimeve nderkombetare, si ne te kaluaren, kur shfrytezimi i kontradiktave te Fuqive te Medha, dhe mosrespektimi i obligimeve dhe i marreveshjeve nderkombetare, ka qene baze e politikave serbe.

Kjo strategji shteterore serbe e mosrespektimit te obligimeve dhe te mareveshjeve,  e perforcuar nga  ideologjia  nacionalsocialiste ne dhjetevjeteshin e kaluar, ishte me rol percaktues edhe ne shperberjen e ish-Jugosllavise se AVNOJ-it. Edhe kesaj here nacionalizmi serbomadh u perpoq te shfrytezonte  kontradiktat e Perendimit me ish Bashkimin Sovjetik dhe ne kete hapesire te krijonte Serbine e Madhe. Ardhja e Gorbaçovit ne Beograd ne vitin 1990 dhe inkurajimi prej tij i politikes se Millosheviqit dhe i establishmentit ushtarak serb te komanduar nga Kadijeviqi e Axhiqi, ishte sinjal i mjaftueshem per te filluar sulmi i sinkronizuar propagandistik, politik dhe ushtarak kunder Sllovenise, Kroacise dhe Kosoves, ne te cilat manifestoheshin prirje indipendentiste dhe properendimore. Qellimi themelor rus ne rastin e perkrahjes se atehershme per kursin nacionalist te Millosheviqit, duket te kene qene qe te frikesohej Perendimi nga krizat, qe do te prodhoheshin ne rast te shperberjes se Bashkimit Sovjetik. Mirepo, politika nacionaliste serbe, duke qene e verber nga apetitet e shfrenuara nacionaliste, nuk arriti te lexonte as kalkulimet ruse dhe as rreziqet qe e prisnin projektin e Serbise se Madhe, pas zhvillimeve dramatike ne vete Bashkimin Sovjetik, me renien e komunizmit, me shperberjen e BRSS dhe te Paktit te Varshaves, si dhe me Bashkimin e Gjermanise. Ka mbetur i njohur si rast i papresedece perkrahja e hapet dhe e flaket e regjimit te Milloshevqit ( me gojen e Mihajllo Markoviqit) per puçin ushtarak kunder Gorbaçovit ne vitin 1991, kur ishte e qarte se ky i fundit kishte tradhtuar politiken tradicionale pansllaviste ruse dhe kishte marre pakthyeshem nje kurs reformist.

Edhe ne rastin e furnizimit me arme per Irakun Jugosllavia (ne fakt Serbia) i ka mbetur besnike strategjise se vet tradicionale te shfrytezimit te kontadiktave ndermjet paleve. Nuk ka si kuptohet ndryshe tere ajo arrogance e politikes shteterore, e cila shkel mbi rezolutat e Keshillit te Sigurimit dhe mbi kerkesat decidive amerikane, qe te izolohet regjimi kriminal i Sadam Husejnit.

 

Deshtimi i "transformimit te kundershtarit"

 

Por, perveç kesaj prirjeje tradicionale serbe, per veprimin me te ri arrogant te Jugoslavise( Serbise), ka edhe nje shkak te forte ne vete realpolitiken aktuale perendimore,.

Qasja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe  e aleateve te saj ndaj nacionalizmit agresiv serbomadh, qe nga viti 1989 ( Gazimestani) e kendej, ka qene e bazuar ne doktrinen e “transformimit te kundershtarit”. Pra, jane bere perpjekje te gjata qe  Millosheviqi i keq, i cili ishte kundershtar i rendit te ri boteror dhe kundershtar i ligjit nderkombetar, te shnderrohej ne nje “Millosheviq te mire”, me anen e negociatave, me anen e preferencave financiare dhe me anen e konferencave nderkombetare. Perligjja e gjenocidit serb ne Bosnje e Hercegovine, me krijimin e Republika Srpskes, ne Konferencen e Dejtonit ne vitin 1995, esencialisht eshte brenda kesaj doktrine. Permbushja e kerkesave territoriale serbe ne truallin e Bosnje e Hercegovines, beri qe nacionalizmi agresiv serb te perseriste te njejten politike spastrimi etnik e gjenocidi edhe ne Kosove. Konferenca e Rambujese serish ishte nje projekt per “transformimin e kundershtarit” ne nje partner te mire. Por, egersia e Millosheviqit kishte arritur permasa çmendurie, sigurisht edhe me sigurine qe i jipte politika ruse dhe disa segmente te politikave ne disa shteteve perendimore, si Franca e Greqia. Kur ndodhi spastrimni etnik dhe gjenocidi ne mars-prill 1999, Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj ne NATO, serish iu qasen frenimit selektiv te agresionit serbomadh, qe rezultoi me rezoluten 11244 te Keshillit te Sigurimit dhe me Marreveshjen Tekniko-Ushtarake te Kumanoves. Meqe kundershtari nuk u transormua kurrsesi ne nje “Millosheviq te mire” ai u akuzua per krime lufte dhe u dergua ne Hage, ku po gjykohet tani edhe per krimet e komanduara ne Kroaci dhe ne Bosnje e Hervegovine, te cilat faktikisht me Marreveshjen e Dejtonit  i qene falur.

Pas rrezimit te Millosheviqit, Shtetet e Bashkuara me aleatet e saj dhe mbare komuniteti nderkombetar, i intensifikuan perpjekjet per “transformimin e kundershtarit”, me anen e privilegjeve te panumerta per Jugosllavine (Serbine). Pranimi ne OKB, ne OSBE dhe ne institucionet financiare nderkombetare, u be me procedura te pershpejtuara dhe me arsyetimein se kjo behej per te nxitur demokratizimin dhe integrimin ne strukturat europiane. Mirepo, rritja enorme e popullaritetit te Sheshelit dhe te esktremisteve te tjere serbe ne zgjedhjet presidenciale te Serbise ne tetor 2002, tregon se keto jane perpjekje te pasuksesshme. Dhe veçmas afera me e re e zbuluar e shitjes se armeve Irakut, eshte deshmia me e forte se ne sjelljen politike e shteterore serbe, nuk kane ndodhur ndryshime esenciale pozitive. Prirja antiperendsimore mbetet e fuqishme deri ne nivel te arrogances se hapet, dhe perkrahja per ideologjine nacionalsocialiste mbetet ne kuota te larta. Fjala vjen, do te mjaftonte nje pakt ndermjet Koshtunices dhe Sheshelit, per te ardhur ne krye te Serbise ose vete Shesheli, ose ndonjeri  nga pasuesit e tij. Kjo do te thote se Perendimi ende nuk ka nje pergjigje per gjendjen ne Serbi.

Arsyeja themelore e mungeses se nje pergjigjeje adekuate te Perendimit per sjelljet e Serbise, gjendet ne faktin se krahas terapise deri diku adekuate ushtarake kunder potencialeve ushtarake (megjithese shitja e armeve serbe provon se as kjo nuk ka qene plotesisht adekuate), nuk eshte  perdorur terapi adekuate politike per frenimin e nacionalizmit serbomadh. 

 

“Doktrina e frenimit” dhe krijimi i shteteve ne dialize

  

“Doktrina e frenimit” te nacionalizmit militarist serbomadh ne Bosnje e Hercegovine dhe ne Kosove, ne planin politik nuk ka arritur te thyeje apetitet per Serbine e Madhe. Slogani “Aty ku ka nje varr serb, aty eshte Serbi”, nuk eshte nje figure poetike, po eshte nje projekt politik e nacional serb. Rrjedhimisht, Bosnja e Hercegovina e Dejtonit eshte jofunksionale, per faktin se Republika Serpska ka mbetur shtet ne shtet, me armate dhe madje me industri te armeve, e cila mund te sfidoje edhe rezolutat e Keshillit te Sigurimit. Bosnja e Hercegovina ne fakt eshte shtet qe i ngjet njeriut qe mbahet ne jete me dialize. Mjafton te largohet prezenca nderkombetare, civile dhe ushtarake, qe Bosnja e Hercegovina te perjetoje kollaps te menjehershem politik dhe zhytje ne kaos e lufte te re. Mbetja e saj ne kete gjendje, pra si shtet jofunksional, ku nga serbet varet fati i saj, ushqen nacionalizmin serb qe te mbetet ne kuotat e veta te larta te aspiratave per copetimin e Bosnje e Hercegovines, gje qe e konfirmoi edhe Vojisllav Koshtunica ne fushaten elektorale per president te Serbise. 

“Doktrina e frenimit” te nacionalizmit serb, nuk ka bere qe te terhiqet as per nje milimeter nacionalizmi serb nga synimet e veta te spastrimit entik te Kosoves dhe te rikthimit te saj ne perqafiminn e hekurt sdhteteror serb. Fitorja enorme e Sheshelit si kandidat per president te Serbise ne mesin e votuesve serbe te Kosoves, eshte shenje e qarte se çfare potencialesh te konfliktit ka nacionalizmi serb ne Kosove. Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit si nje manifest i kompiluar i doktrines se frenimit, siguron mbajtjen ne gjendje mobile te nacionalizmit agresiv serbomadh ne drejtim te Kosoves. Dhe vetem prezenca e fuqishme ushtarake e civile nderkombetare e siguron paqen aktuale, e cila do te rezikohej ne çastin kur do te jipen shenja te terheqjes eventuale te bashkesise nderkombetare nga Kosova. Pra, edhe Kosova, njesoj si Bosnje e Hercegovina, e ka statusin e ngjashem me te nje njeriu me dialize.

Duke mbetur i inkurajuar per restaurim te idese se vet shtetomadhe, ne rastin e afrees se arnmeve derguarv Irakut u pa se nacionalizmi serb ka ruajtur arrogancen edhe ne nivelet e politikes nderkombetare. 

eshte e qarte se per frenimin e politikave agresive serbe duhet terapi tjeter, shume me efikase. Denazifikimi i plote (jo vetem  demillosheviqizimi e desheshelizimi) dhe pranimi i realiteteve te reja ne rajon me Kosoven si entitet i pavarur dhje me Malin e Zi europian, poashtu te pavarur, jane elemente te nje terapie te vertete per arrogancen kronike serbe ndaj rendit nderkombetar. Vetem atehere ka gjasa per nje Serbi europiane, e cila do te respektonte rregullat dhe ligjet nderkombetare.

 

Histori | Studime | Opinione | Meditime Islame | Drame | Roman | Intervista | Proze | Polemike

 

Muzika Shqip | Albanian News | Radio Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture Shitblerje | Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

eXTReMe Tracker