The Official Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

 

Dr. Milazim Krasniqi

Per cdo artikull te Dr Milazim Krasniqit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN E Dr. MILAZIM KRASNIQIT

Tema Islame
SUKSESI I GARANTUAR
(Keshille per te rinjte)
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e  islamit
 
Polemika & Reagime
Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit
Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes
 
Tema Interesante
Shtresimet e identitetit Kulturor e Kombetar Shqiptar:  Cka me tutje?
Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
 
 

Te nderuar miqe dhe lexues,

Milazim Krasniqi u lind me 25 tetor 1955 ne Breznice, nje lokalitet afer Prishtines.

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa shkollen e mesme te mjekesise ne Prishtine.

Studimet per letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtines, ku magjistroi ne vitin 1988, me temen “Struktura e vargut te Ndre Mjedjes”. Po ne Universitetin e Prishtines, ka fituar graden e doktorit te shkencave filologjike me tezen e disertacionit “Soneti ne poezine shqipe” me 15 shtator 2004.

 

Ballkanoskopia
 

POKERI I MADH ME KOSOVEN FILLOI!

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
 

Serbia, nese nuk bashkepunon me Tribunalin e Hages dhe nese nuk heq dore nga endrrat imperiale ndaj dy ish njesive federale, Kosoves dhe Malit te Zi, do te gjendet ne mes te dy zjarreve ne te njejten kohe, referendumit malazez dhe pavaresise se Kosoves.

Permbajtja e raportit te Kai Aides e ka shtyre punedhenesin e tij, sekretarin e pergjithshem te OKB-se, Kofi Ananin, qe te deklaroje se ka urdheruar fillimin e bisedimeve per statusin final te Kosoves. Qe nga ky moment eshte e qarte se statu kuoja ka filluar te shprishet dhe se Kosova realisht po niset drejt nje fati te ri politik. Nensekretari amerikan i shtetit, Nikollas Berns, i cili kete jave viziton Ballkanin, duke perfshire edhe Kosoven dhe Serbine, ka perseritur qendrimin e administares amerikane se statu quoja me nuk eshte e qendrueshme dhe se ka ardhur koha qe populli i Kosoves ka te drejte ta dije se cila eshte e ardhmja e tij. Edhe qendrimet e Bashkimit Europian shkojne ne po te njejtin drejtim sa u perket fillimit te negociatave, ne baze te vleresimeve te perfshira ne raportin e Kai Aides. Kur dihet se para nje kohe eshte mbajtur edhe takimi i Grupit te Kontaktit ne Njy Jork lidhur me Kosoven, behet e qarte se faktoret kryesore te politikes nderkombetare, tashme kane unifikuar qendrimet per nevojen e fillimit te negociatave per statusin final te Kosoves.


Permbajtja e raportit te Kai Aiedes dhe rekomandimi i Kofi Ananit per filimin e negociatave, ne Kosove jane pritur pozitivisht. Jo vetem politikanet, po edhe opinioni publik eshte ne favor te zgjidhjes sa me te shpejte te statusit final te vendit. Ne kete klime ka ndikuar edhe unifikimi i qendrimit te ekipit negociator, i cili ka shpallur se platforma e vetme e tij eshte pavaresia dhe se ne kete pike Kosova flet me nje ze te vetem. Takimi i pare i ekipit negociator ka dhene mesazhin se uniteti rreth pavaresise eshte i plote dhe kjo pritet te konfirmohet edhe ne Kuvendin e Kosoves, me miratimin e nje rezolute, qe eshte propozuar nga Partia Demokratike e Kosoves. Nese ndodh edhe ky akt, atehere mbetet vetem qe ekipet e eksperteve te jene sa me te kompletuara dhe qe te mobilizohet edhe opinioni publik ne mbeshtetje te qendrimit per pavaresine e Kosoves. Por, nese rezoluta nuk miratohet, siç ka indikacione me shtyrjen e paralajmeruar, mund te krijohen te çara te reja ne koncensusin e proklamuar. Ne kete aspekt, duhet theksuar se particpimi i kryetarti te PDK-se, Hashim Thaçit ne ekipin negociator, edhe pse eshte kritikuar nga media te aferta me partine e tij, ka qene nje veprim i mençur. Propozimi i rezolutes per konfirmimin e vullnetit te popullit per pavaresi, bashke me pjesemarrjen ne takimin e pare te ekipit negociator, te udhehequr nga kryetari i Kosoves, Ibrahim Rugova, e kane bere PDK-ne qe te jete pjese aktive e fatit te ri politik te vendit. Po te mos merrte pjese ne keto aktivitete, ne kushtet kur raporti i Kai Aides ka rezultuar pozitiv dhe kur sekretari Anan ka propozuar fillimin e negociatave, PDK-ja do te gjendej e izoluar dhe jashte lojes politike.


Sa i perket kohes se pershtatsshme, mund te thuhet se ekipi negociator eshte formuar ne kohen e duhur dhe nese punohet me perkushtim dhe me seriozitet, ka gjasa qe te krijohen ekipet e eksperteve dhe taktikat efikase per te perballuar procesin e veshtire te negocimit te statusit final te Kosoves.


Qeveria e Serbise, nga ana e saj, e ka pritur me indinjate raportin e Aides dhe propozimin e Ananit per fillimin e procesit negociator. Zyrtare te qeverise se Beogradit ka muaj qe jane munduar te minojne mundesine e nje vleresimi pozitiv te gjendjes ne Kosove, ku me i zeshmi ka qene ministri serb i puneve te jashtme, Vuk Drashkoviq dhe kryetari i Serbise, Boris Tadiq. Por, edhe kesaj radhe u tregua se relevanca e tyre ne arenen nderkombetare eshte ne shkalle kritike, jo vetem per shkak te mosbashkepunimit me Tribunalin e Hages, po edhe per shkak te rolit minues ndaj proceseve stabilizuese ne Kosove, ku komuniteti serb mbahet peng i kerkesave te Beogradit per bojkot ndaj institucioneve te Kosoves. Nuk duhet shmangur nga vemendja faktin se qeveria e Koshtunices eshte nje qeveri e pakices dhe qe mbahet ne kembe vetem fale votave qe ia siguron Partia Socialiste e Serbise e Sllobodan Millosheviqit. Per komunitetin nderkombetar, veçmas per Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n , do te ishte ironike po te kishin nje partneritet me te madh me nje qeveri q e mbahet ne kembe me votat e partise se liderit qe po gjykohet ne Tribunalin e Hages per krime kunder njetrezimit. Nga ana tjeter, keto dite Partia Demokratike e Boris Tadiqit, ka shpallur largimin nga Kuvendi i Serbise, gje qe mund te jete fillimi i nje skenari te nje krize qeveritare ne Beogard. Ne nje sfond te tille, eshte e kuptueshme pse qeveria e Beogradit eshte kunder fillimit te negociatave dhe veçmas kunder ‘diplomacise fluturuese’, e cila ia heq nga duart adutet e bllokimit te procesit. Diplomacia fluturuese per te cilen thuhet se do te mandatohet ish presidenti i Finlandes, Marti Ahtisari, e te cilit do t’i bashkohen edhe nje perfaqesues i administrates amerikane dhe nje perfaqesues i Bashkimit Europian, duket se do te kurdiset ashtu qe rezultati te koincidoje edhe me referendumin per pavaresi te Malit te Zi. Ne ate menyre, Serbia, nese nuk bashkepunon me Tribunalin e Hages dhe nese nuk heq dore nga endrrat imperiale ndaj dy ish njesive federale, Kosoves dhe Malit te Zi, do te gjendet ne mes te dy zjarreve ne te njejten kohe, referendinit malazez dhe pavaresise se Kosoves.


Meqe, pokeri i ri diploamtik ne kete pjese te Ballkanit Perendidmor sapo ka filluar, eshte veshtire te parashihen skenaret e mundshem dhe epilogu. Tashme e qarte eshte vetem se bashkesia nderkombetare duket maksimalisht e mobilizuar dhe e vendosur per ta çuar drejt nje zgjidhjeje qe garanton stabilitet, edhe pjesen e mbetur te krizes nga shperberja e ish Jugosllavise, Kosoven dhe Malin e Zi. A eshte pjekur teresisht vetedija se per ta arritur kete duhet te shperbehet aspirata imperiale e Serbise, mbetet qe te shihet ne muajt qe vijne.

8 tetor 2005

 

Histori | Studime | Opinione | Meditime Islame | Drame | Roman | Intervista | Proze | Polemike

 

Muzika Shqip | Albanian News | Radio Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture Shitblerje | Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

eXTReMe Tracker