|
I.
DISPOZITAT E PĖRGJITHSHME
Amendamenti 1.
Neni 1, tė fshihet dhe tė
riformulohet si vijon:
Oda ekonomike e Kosovės ėshtė
organizat e pavarur profesionale afariste e cila
pėrparon, pėrfaqėson dhe i harmonizon interesat e
pėrbashkėta tė antarėve tė sajė para institucioneve tė
Kosovės dhe organeve tjera nė vend dhe jashtė vendi.
Oda ekonomike e Kosovės i ka
atributet e personit juridik, (nė tekstin e
mėtutjeshėm OEK ja).
Amendamenti 2.
Neni 2, tė riformulohet si vijon:
Antarėt e OEK-sė janė tė gjithė
personat juridik dhe fizik tė cilėt kryejn veprimtari
ekonomike me seli nė teritorin e Kosovės.
Personat juridik nga neni 1. i
kėtij teksti bėhen anėtarė tė OEK-sė nga momenti i
regjistrimit tė veprimtaris ekonomike.
Personat fizik nga neni 1. i kėtij
teksti bėhen anėtar tė OEK-sė pėrmes shoqatave
gjegjėsisht lidhjeve.
Nė OEK-ne mund tė antarėsohen edhe
organizatat tė cilat kryejn veprimtari shoqėrore,
shoqėrit dhe shoqatat e specializuara, profesionalo-
shkencore tė cilat me veprimtarin e tyre e pėrparojn
punėn dhe afarizmin e subjekteve ekonomike.
Amendamenti 3.
Neni 3, Tė fshihet.(perfshihet nė
amendamentin 1.)
Amendamenti 4.
Neni 4, tė fshihet.(perfshihet ne
amendamentin 8. nė detyrat OEK-se)
Amendamenti 5.
Neni 5, Tė fshihet.(riformulohet
dhe perfshihet nė amendamentin 25.)
Amendamenti 6.
Neni 6, Tė fshihet.(perfshihet nė
detyrat OEK-se)
Amendamenti 7.
Neni 7. Tė fshihet.(perfshihet nė
amend. 26. nė statut)
Amendamenti 8.
Neni 8, Tė ndryshohet dhe tė
riformulohet si vijon:
Detyrat e OEK-sė janė:
Vlerėsimi i mundėsive dhe kushteve
tė zhvillimit ekonomik,
Pėrparimi dhe zhvillimi i
ndėrmarrėsis;
Rivėnja dhe zhvillimi i tė gjitha
llojeve tė marrdhėnjeve afariste me botėn e jashtėme;
Inicion hulumtimet, zhvillimin dhe
inovacionet;
Zhvillon sistemin informative tė
OEK-sė dhe informimin afarist.
Udhėheq me evidencėn e ndėrmarrjeve
tė regjistruara dhe punės;
Harmonizon interesat e antarėve tė
OEK-sė;
Inicion zhvillimin e
infrastrukturės teknologjike, informatizimin e
ekonomis dhe pėrcjellė standardizimin e hardverit,
softverit dhe komunikimeve;
Harmonizon interesat ekonomike me
ato shoqėrore nė lėmin ekologjike;
Pregadit, lidhė dhe pėrcjell
jetėsimin e marrėveshjeve kolektive;
Dhėnja e vlerėsimeve mbi bonitetin
e antarėve tė vetė;
Arsimimi dhe inovacioni i dijės sė
kuadrave nė ekonomi;
Ofron ndihmė me rastin e themelimit
tė ndėrmarrjeve tė reja dhe nė transformimin e
ndėrrmarrjeve egėzistuese, si dhe nė kryerjen e
detyrave tjera nė interes tė anėtarėve tė OEK-sė;
Merrė pjesė nė zgjidhjet e
qėshtjeve vijuese me rėndėsi pėr kryerjen e
veprimtarive ekonomike;
Si dhe nė kryerjen dhe marrjen e
detyrave tjera tė pėrcaktuara me ligj dhe statut.
Amendamenti 9.
Neni 9, Tė riformulohet si vijon:
OEK-ja bashkpunon me odat
tjera dhe me organizatat e shoqatat tjera ekonomike
pėrkatėse nė vend dhe jasht vendi.
Amendamenti 10.
Neni 10, fshihet.(perfshihet ne
amendam.26,tek statuti)
II. ORGANET DHE ORGANIZIMI I OEK-sė
Amendamenti 11.
Neni 11, paragrafi 1, 2, 3, 4, tė
fshihen dhe tė riformulohen siq vijon:
Organet e OEK-sė janė: kuvendi,
kshilli drejtues, kshilli mbikqyrės dhe kryetari.
Kuvendin e Odės Ekonomike tė
Kosovės e pėrbėjn pėrfaqėsuesit e zgjedhur, antarė tė
OEK-sė.
Kuvendi i OEK-sė ėshtė organi mė i
lartė i qeverisjes i cili mundet ti ketė 91 gjerė nė
111 vende tė pėrfaqėsimit.
Nė kuvendin e Odės sigurohet
pėrfaqėsimi autentik i tė gjithė antarėve, tė
organizuar nė grupe zgjedhore nė suazat e aktivitetit
veprues tė odave regjionale, ashtu qė ēdo odė
regjionale i takon nga njė apo mė shumė vende
pėrfaqėsimi mvarsisht nga shuma e kapitalit, numri i
antarve dhe numri i tė punėsuarve nė odat regjionale.
Amendamenti 12.
Neni 12, tė fshihet,(perfshihet ne
statut).
Amendamenti 13.
Neni 13, fshihet nė tėrsi, (pėrfshihet
nė statut).
Amendamenti 14.
Neni 14, fshihet nė
tėrsi.(perfshihet ne statut)
Amendamenti 15.
Neni 15, fshihet nė
tėrsi.(perfshihet ne statut)
Amendamenti 16.
Neni 16, fshihet nė tėrshi, (qėshtje
e statutit)
Amendamenti 17.
Neni 17, riformulohet siq vijon:
Kuvendi i Odės Ekonomike tė
Kosovės:
Miraton: statutin;
Miraton: regulloret themelore pėr
programin e punės;
Miraton: bugjetin financiar;
Vendos pėr shpalljen e zgjedhjeve i
kryen zgjedhjet dhe shkarkimet nė harmoni me statutin;
Vendos pėr organizimin e
aktiviteteve tė odave regjionale konform statutit tė
OEK-sė.
Vendos pėr themelimin apo shurjen e
pėrfaqėsive nė botėn e jashtėme;
Kryen dhe punė tė tjera tė
pėrcaktuara me kėtė ligj dhe me statut;
Amendamenti 18.
Neni 18, riformulohet siq vijon:
Kėshilli drejtues ėshtė organ i
udhėheqjes, pėrbėrja e tė cilit duhet tė paraqes
strukturėn e antarėsis sipas aktivitetit, madhėsis,
mvarsisht nga regjioni.
Kėshilli drejtues i Odės Ekonomike
tė Kosovės i ka kėto kompetenca:
I jetėson vendimet dhe konkluzionet
e Kuvendit;
Verifikon propozimin e statutit dhe
akteve tjera tė cilat i sjell Kuvendi;
Propozon vendime, shqyrtime dhe
qėndrime si dhe jep mendime mbi qėshtjet pėr tė cilat
Kuvendi do ti diskutoj;
I verifikon dhe i harmonizon
interesat e antarėve;
I sjell aktet e pėrgjithshme tė
shėrbimit profesional;
I kryen zgjedhjet, emrimet dhe
shkarkimet nė harmoni me statutin;
Vendos mbi bisedimet pėr lejet e
veqanta tė miratuara nė zbatimin e kompetencave
publike;
Kryen edhe punė tė tjera tė
pėrcaktuara me statut.
Amendamenti 19.
Neni 19, fshihet dhe riformulohet:
Kryetarin e Odės Ekonomike tė
Kosovės e zgjedh Kuvendi i OEK-sė.
Kryetari i OEK-sė drejton dhe e
pėrfaqėson Odėn, nė vend dhe jasht vendi dhe sipas
funksionit ėshtė kryetari i kėshillit drejtus tė Odės,
si dhe ėshtė pėrgjegjės pėr ligjshmėrin e punės sė
Odės.
Amendamenti 20.
Neni 20 fshihet dhe riformulohet si
vijon:
Kėshilli mbikėqyrės i OEK-sė
numron 5 antarė. Katėr antarė tė kshillit mbykėqyrės i
zgjedh kuvendi i Odės, kurse njė antarė e emron
Qeveria e Kosovės.
Nė kėshillin mbikėqyrės nuk mund tė
zgjedhėn antarėt e organeve tjera tė Odės, sekretari i
pėrgjithshėm, sekretarėt e zyreve regjionale dhe
drejtorėt e odave regjionale.
Kėshilli mbikėqyrės i Odės e
mbikėqyrė ligjėshmėrin, rregullat e ekonomizimit dhe
tė afarizmit tė Odės, kurse pėr punėn e vet i
pėrgjigjet Kuvendit tė Odės.
Mbikėqyrjėn nė kryerjėn e disa
kompetencave tė caktuara publike tė Odės, e kryen
ministria pėrkatėse sipas veprimtarisė.
Amendamenti 21.
Neni 21, fshihet nė tėrsi dhe
zėvendėsohet me tekst dhe pėrmbajtje tjetėr siq vijon:
OEK-ja mundet ti themelon
pėrfaqėsit e veta nė botėn e jashtėme me pėlqim tė
Qeveris sė Kosovės.
OEK-ja mundet nė bashkpunim me
personat e botės sė jashtme tė themelon Oda tė
pėrbashkėta me seli nė vend ose jasht vendi.
Amendamenti 22.
Neni 22, fshihet dhe riformulohet
siq vijon:
Antarėt e OEK-sė i realizojn
interesat e veta nė OEK-nė drejtėpėrdrejt nė shoqatat
e degėve dhe indirekt pėrmes pėrfaqėsuesve tė vetė tė
zgjedhur nė Kuvend dhe me forma tjera tė organizimit
tė punės tė pėrcaktuar me statutin e OEK-sė".
Amendamenti 23.
Neni 23, ndryshohet dhe
riformulohet siq vijon:
OEK-ja i kryen disa kompetenca tė
caktuara publike tė cilat janė tė caktuara me ligj.
Vėrtetimet, ēertifikatat dhe lejet
tjera tė cilat i jep OEK-ja pėr kryerjen e
kompetencave publike, kanė karakter dhe rol tė lejeve
publike.
Amendamenti 24.
Neni 24, Tė fshihet nė tėrsi dhe tė
plotėsohet me kėtė tekst:
OEK-ja i themelon odat regjionale.
Odat regjionale janė pjesė pėrbėrse e OEK-sė me pozitė
dhe kompetenca tė pėrcaktuara me kėtė ligj dhe me
statutin e OEK-sė.
Oda regjionale shtrihet nė
regjionin e pėrcaktuar tė cilin e pėrbėjn hapsirat e
komunave tė bashkuara nė bazė tė vendimit tė Kuvendit
tė OEK-sė.
Amendamenti 25.
Neni 25, ndryshohet dhe
riformulohet siq vijon:
OEK-ja ka tė drejt nė nismėn e
iniciatės pėr sjelljen e ligjeve dhe rregulloreve
tjera nga lėmia e sistemit ekonomik tė Kosovės dhe tė
masave vijuese tė ekonomis politike nė dhėnjėn e
mendimeve, vrejtjeve dhe propozimeve nė projekt
propozimet e ligjeve dhe rregulloreve tjera nga kjo
lėmi si dhe nė pjesmarrjen e pregaditjeve tė ligjeve
dhe rregulloreve tjera nė interes tė antarėve tė vetė.
III.
STATUTI I OEK-sė
Amendamenti 26.
Neni 26, tė riformulohet siq vijon:
Oda Ekonomike e Kosovės e ka
statutin.
Me statutin e OEK-sė rregullohen nė
veqanti: mėnyra e realizimit tė interesave tė antarėve;
tė drejtat, obligimet dhe pėrgjegjėsit e antarėve;
format e organizimit dhe te punės; mėnyra e
organizimit dhe e veprimit tė odave regjionale;
organet dhe fushėveprimi i tyre; pėrbėrja, numri i
antarėve, mėnyra e zgjedhjės, emrimet dhe kohėzgjatja
e mandatit; mėnyra e vendosjės; pėrmbajtja dhe format
e realizimit tė bashkėpunimit me odat nė vend dhe nė
botėn e jashtėme, me organet e pushtetit dhe
organizatat tjera; puna publike dhe informimi;
sigurimi i mjeteve pėr punė, mėnyra e organizimit dhe
detyrat e shėrbimeve profesionale; procedura e marrjės
sė vendimeve dhe akteve tjera tė pėrgjithėshme; dhe
qėshtjeve tjera tė pėrcaktuara me ligj.
Statuti i OEK-sė shpalėt nė Gazetėn
Zyrtare.
IV.
GJYKATA E NDERIT DHE GJYGJĖSIA (ARBITRAZHA) E
PĖRHERSHME NĖ OEK-nė
Amendamenti 27.
Neni 27, riformulohet siq vijon:
Pran OEK-sė egėziston gjykata e
nderit.
Gjykata e nderit vendos mbi
shkeljet e dokeve tė mira afariste gjatė kryerjės sė
veprimtarive ekonomike, tė qarkullimit tė mallėrave
dhe shėrbimeve nė teritorin e OEK-sė, pėr mos kryerjen
e obligimeve tė antarėve tė OEK-sė dhe shkelja e
statutit dhe akteve tė pėrgjithshme tė OEK-sė.
Me statutin e OEK-sė ose me akt
tjetėr tė pėrgjithshėm tė kuvendit rregullohet mėnyra
e zgjedhjės, kompetencat e gjykatės sė nderit dhe
masat tė cilat mund ti shqipton; pėrbėrja dhe
organizimi i gjykatės sė nderit dhe procedura e
gjykatės sė nderit.
Amendamenti 28.
Neni 28, tė ndryshohet dhe tė
riformulohet siq vijon:
Pranė OEK-sė egėziston Gjyqėsia (Arbitazha)
e pėrhershme e zgjedhur.
Personat fizik ose juridik, vendor
ose tė huaj (personat fizik me vendbanim ose banim tė
pėrhershėm nė botėn e jashtėme gjegjėsisht personat
juridik me seli nė botėn e jashtėme), munden tė bėjn
marrveshje pėr kompetencat e gjykatės sė pėrhershme tė
zgjedhur nga pjesa e nenit 1. pėr ndėrmjetėsimin e
qetėsimit ose pėr vendosjen nė kontestet mbi tė
drejtat me tė cilat munden lirisht tė disponojn nė
qoftėse me ligj nuk ėshte percaktuar qė pėr vendimet
e llojeve tė caktuara tė atyre kontesteve egėziston
kompetenca e veqant e gjykatės sė rregullt.
Vendim-marrja e gjykatės sė
zgjedhur dhe e Gjygjėsis (Arbitrazhes) sė pėrhershėme
tė zgjedur ėshtė pėrfundimtare dhe nė mes tė palėve e
posedon forcėn e gjykimit fuqiplot sikurse tė gjykatės
sė rregullt.
Me statut ose me akte tjera tė
pėrgjithshme tė OEK-sė tė cilat publikohen nė Gazetėn
Zyrtare regullohen kompetencat, pėrbėrja dhe
organizimi i Gjyqėsisė (Arbitrazhes) sė pėrhershme tė
zgjedhur dhe e gjykatės sė zgjedhur dhe rregullat mbi
procedurėn para gjykatės sė zgjedhur lidhur me
kontestet pa element ndėrkombėtar dhe nė kontestet me
element ndėrkombėtar.
Amendamenti 29.
Neni 29, fshihet.(u perfshi nė
amendamentin 27.)
V. MJETET
PĖR PUNĖN E OEK-sė
Amendamenti 30.
Neni 30, tė ndryshohet dhe tė
riformulohet siq vijon:
Mjetet e nevojshme pėr punė OEK-ja
i siguron nga kontributi ose nga pagesa e antarėsis tė
cilėn e paguajn antarėt e OEK-sė dhe ėshtė i
obligueshėm, si dhe nga tė ardhurat nga pagesa pėr
shėrbime dhe prej burimeve tjera.
Bazėn, shkallėn, mėnyrėn dhe afatin
e pagesės sė kontributit apo te antarėsis e pėrcakton
Kuvendi i OEK-sė.
Kontributin apo antarėsin antarėt e
paguajn nė llogari tė OEK-sė.
VI.
SHĖRBIMET PROFESIONALE TĖ OEK-sė
Amendamenti 31.
Neni 31, tė riformulohet siq vijon:
OEK-ja e posedon shėrbimin
profesional.
Aktet mbi organizimin dhe punėn e
shėrbimeve profesionale i sjell Kshilli drejtus nė
pajtim me ligjin dhe statutin e OEK-sė.
Amendamenti 32.
Neni 32. tė fshihet nė tėrsi (qėshtje
e statutit).
VII.
DISPOZITAT PĖRFUNDIMTARE
Amendamenti 33.
Neni 33. tė riformulohet siq vijon:
OEK-ja ėshtė e obliguar qė
organizimin e vetė, statutin dhe aktet tjera tė
pėrgjithshme ti harmonizon me dispozitat e kėtij
ligji nė afatin prej dy muajve nga dita e hyrjės nė
fuqi tė kėtij ligji.
Amendamenti 34.
Neni 34. tė fshihet.(e panevojshme).
Amendamenti 35.
Neni 35, tė riformulohet siq vijon:
Nė ditėn kur hynė nė fuqi ky ligj,
shfuqizohet ligji mbi bashkimin nė Odėn Ekonomike tė
Kosovės tė publikuar nė Gazetėn Zyrtare tė Kosovės
nr. 41/79 dhe 20/84, dhe Ligji mbi Odėn Ekonomike tė
ish Juglosllavis (Gazeta Zyrtare e RSFJ-sė nr.
43/90).
Amendamenti 36.
Neni 36. tė riformulohet siq vijon:
Ky ligj hyn nė fuqi tetė ditė pas
miratimit tė Kuvendit tė Kosovės dhe nėnshkrimit tė
pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm.
Amandamentet i paraqet deputeti
Dr. sc. Bedri Selmani ecc. dip. |