|
Çka po ndodhe me ekonomin e smure te
Serbis?
Dr.Bedri Selmani
Qe ne fillim vlen
te thuhet se sistemi shoqeroro-ekonomik i Serbise ne
vitin 1999 ka perjetuar bankroto moral dhe material.
Edhe pas pese viteve te orvatjeve qe te permiresohet
situata ekonomike nga ana e qeverive te zgjedhura,ato
nuk kane arrit qe te konsolidojne sektoret kryesor te
ekonomise serbe. E tere kjo eshte manifestuar me
pasoja katastrofale per standardin e qytetareve te
Serbise, kjo situate karakterizohet me:
-
konsum te larte;
-
kamatat negative;
-
investime fare te vogla ne ekonomi;
-
shpenzimet e larta te tranzicionit te cilat
mbulohen nga buxheti i varfer;
-
renja drastike e prodhimtarise(per shkak te
falimentimit te shume kompanive si dhe te teknologjise
se vjetruar prodhuese dhe sherbyese)
-
papunesi shume te larte.
Jane dy variante qe
mund te ndodhin ne ekonomin e shkaterruar te Serbise:
E para: Qeveria
Serbe po ballafaqohet me dilemen si ta ridefinoj
politiken makroekonomike te zhvillimit. Ata po
tentojne qe ta ndryshojne kete gjendje te
paqendrueshme ekonomike, duke u orvatur te marrin masa
ne drejtim te:
-
ndryshimit te politikes monetare dhe fiskale;
-
liberalizimit te rrjedhave ekonomike te
brendshme dhe te jashtme;
-
fillojne reformat ne ushtri dhe administrate
shteterore(ushtria serbe eshte ne kaos te vertet
financiar dhe e demotivuar per shkak te pagave shume
te ulta)
-
mundesohet shpejtimi i procesit te tranzicionit
/ transformimit (permes vazhdimit te reformave
shoqeroro-ekonomike, ristrukturimi ne ekonomi dhe
hapjen e vendit ndaj botes) tere kjo do te krijonte
parakushtet per fillimin e procesit te integrimit ne
Unionin Evropian.
Varianti i dyte qe
mund te ndodhe:
Nenkupton rritjen e
protekcionizimit dhe kontrollin e çmimeve, shtypjen e
paras (inflacioni) dhe dhenie edhe me te medha per
çeshtje sociale per qytetaret gjithnje e me te varfer.
eshte vleresim i shume analizave se varianti i dyte ka
me shume mbeshtetes. Kjo nuk do te ishte mire per
procesin e reformave sepse ato do te shkonin ne udhe
pa krye, çmimi do te ishte shume i larte, per
shoqerine e varfer Serbe.
Sipas te gjitha
gjasave kjo do te ndodhe me ekonomin Serbe, per arsye
se retorika aktuale e qasjes popullistike i ka
perfshire te gjitha poret e shoqerise,per kete eshte
bere shume veshtire qe te afirmohet projekti i
reformave demokratike dhe tranzicionit te shpejt. Kjo
do te ndodhe pavaresisht se cila qeveri do te vjen ne
pushtet, per shkak se gjendja aktuale ekonomike
karakterizohet per nje kohe te gjate, me krize te
rende ekonomike e cila eshte bere semundje
kronike,(kurse qeveris serbe i mungojne mjetet
financiare per projektin e reformave
shoqeroro-ekonomike,e qe eshte e vetmja terapi per
dalje nga kriza e thelle ekonomike ) per shkak se:
- rritja
mesatare ekonomike eshte shume nen nivelin e vendeve
tjera ne tranzicion,(per tu arritur BPSH-ja i viteve
tetedhjeta ekonomise Serbe i nevojiten se paku 15
vite);
- populli
i dezorientuar (kaos qytetar, per shkak se ndryshimet
strukturore te ekonomise jane te pamjaftueshme;me se
nje milion kuadro me pergatitje te larte profesionale
kane ikur nga vendi per shkak te mos perspektives dhe
standardit te ulte)
- shteti
Serb si pronar eshte i dobet (menaxhimi i dobet me
ndermarrje shoqerore dhe publike te cilat i ka kapluar
kriminaliteti i organizuar);
- rritja
e mitos dhe korrupsionit, kriminaliteti ka perfshire
tere shoqerine me institucione;
- ristrukturimi
i dobet i sektorit publik.
Per te gjitha keto
shkaqe ekzistojne te gjitha rrethanat e radikalizmit
te shpirtrave nacional-shovinistete cilet po i ndalin
proceset demokratike ne shoqerine serbe, kjo ne
realitet nderlidhet me zgjedhjet e fundit elektorale
ne te cilat me se shumti vota kane marre
ultranacionlistet e Partise Radikale te Serbise.
Tere kjo e
pamundeson Serbin qe te vazhdoj reformat shoqerore-
ekonomike dhe gjithashtu ja nderprene parapergatitjet
per integrim ne EU.
Kjo gjendje kaotike
ne shoqeri e percjellur me krize te rende ekonomike,
ka bere qe politika aktuale e shtetit te varfer Serbe
te jete edhe me tutje gjeneruese e jo stabilitetit
rajonal dhe te krijimit te gjendjeve artificiale te
krizave politike, si dhe te krijimit te raporteve jo
te drejta ndaj fqinjeve, te cileve ne te kaluaren ju
ka sjelle humbje dhe tragjedi te medha njerezor, ketu
vlen te permenden vendet fqinje siç jane (Kroacia,
Bosnja - Hercegovina dhe Kosova).
Prandaj, nuk duhet
te jemi shume te mençur, qe te kuptojme se çdo
stabilitet i mundshem shoqeror ekonomik i Serbise
shkon ne favor te stabiliteti te fqinjeve te saj dhe
rajonit te cilit i nevojitet stabiliteti, paqja dhe
fillimi i zhvillimit te qendrueshem ekonomik, si dhe
integrimi i domosdoshem ne Unionin Evropian.
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
(Autori eshte ekspert i mardhenjeve
ekonomike nderkombetare) |