|
Pse
antiamerikanizmi evropian do ta shperbente Unionin
Evropian?
Nga Dr.Bedri Selmani
Me
rastin e hapjes se konventes kushtetuese evropiane ne
fillim te vitit 2002, Valeri Giscard d’Estaing, perveq
te tjerash ka thene: “Ne qoftese arrijm qe per njezet
e pese vjete ose pesdhjet vjete....roli i Evropes ne
bote do te ndryshoj. Do te jete e respektuar dhe do ta
ndegjojne, jo vetem si fuqi ekonomike, ku ajo veq
eshte, por edhe si force politike e cila do te bisedon
ne nivel te njejte me fuqite me te medha te planetiti
tone”. Ne harmoni me kete ambicje, ne projekt
kushtetuten evropiane eshte parapare funksioni i
ministrit evropian per pune te jashtme si udheheqes i
diplomacis evropiane, si dhe obligimi i “percaktimit
gradual te politikes se perbashket mbrojtese”. Mirepo
sipas shume analisteve, gjerat shume me mire duken ne
leter se sa ne realitet. Nga kjo vihet ne pikeqeshtje
se çfare superfuqie ne pergjithesi do te behet Unioni
Evropian!?.
Dallimi
ne mes te deshires dhe realitetit me s’miri eshte
treguar ne konfliktin e thekesuar ne mes te shteteve
antare te UE –se, rrethe krizes se Irakut.Evropa qarte
ka treguar se sa i perket pikepamjes rreth politikes
se jashteme, Unioni eshte i ndare ne dy koncepte te
kunderta. E para, i ashtuquajturi “euronacionalizem”,
ku zedhensi me i theksuar i saje eshte Franca, e cila
deshiron qe Unionin ta beje fuqi te pavarur si
drejtepeshim kundrualle SHBA-ve. E dyta, eshte i
njohur si “euroatllantizem” dhe niset nga pikepamja qe
lidhja perendimore (NATO-ja), e krijuar ne kohen e
luftes se ftohte, duhet te qendroj edhe metutje, sepse
shperberja eventuale e saje do te ishte, “ide e
gabuesheme dhe e rrezikshme”. Vlene te thekesohet se
as opinioni publik nuk e perkrah nje politike te tille
te konfrontimit ndaj SHBA-ve. Te pyetur se a e
perkrahin tendencen e Evrpoes qe te behet superfuqi,
me qellim qe ne menyre me efikase t’i kundervihet
Amerikes, vetem 36 % te qytetareve te Frances dhe 37 %
te Britanezeve jane pergjegjur pozitivisht. Ne
Gjermani dhe ne Holande kjo perqindje ka qene edhe me
e vogel, (ne Kosove po te mbahej kjo ankete kjo
perqindje do ishte me e vogla diku rreth 6%, arsyja
eshte konkrete per qytetaret Kosoves, Amerika eshte
ajo e cila ka vendosur per intervenimin e NATO-s dhe
ka mundsuar çlirimin e tyre perfundimtar nga robria)!.
Mirepo, per kete shumica e te anketuareve e kane
perkrahur pikepamjen qe Evropa duhet te behet
superfuqi, me qellim qe me sukses te bashkepunon me
SHBA-te ne zgjidhjen e problemeve nderkombetare!..
Nje
pikepamje e tille gjithesesi eshte me e afert me
realitetin, neqoftese e marrim per baze se vetem
Evropa e cila edhe keshtu eshte e vogel, qe ne menyre
te pavarur te ndikoj ne ngjarjet qe ndodhin me permasa
globale, ne te cilen se shpejti perveq Amerikes, si
forca tjera dominante gjithnji e me shume po paraqiten
Kina dhe Indija, secila prej tyre kane me teper se 1
miliarde banore!?... Se a jane te vetedijshem per kete
udheheqesit evropian, me se mire na tregon kumtesa e
njerit nga antaret e rinje te Komisionit evropian i
cili ka thene: “Mos te harrojm qe ne Evropianet
perbejm vetem 11 perqind te popullesis boterore”. Ne
qoftese Evropianet duhet te angazhohen ne krijimin e
“Unionit gjithenje e me kompakt”, atehere kjo ne rend
te pare, ka te beje me mbrojtjen e interesave te
perbashketa... Cilave? Euronacionalistet, dhe shume te
tjere te cilet nuk jane, mendojne se Evropianet ne
menyre te posaqeme duhet t’i bashkangjiten zgjidhjes
se problemeve globale, dhe kesaj duhet t’i
permbahen!... Evropianet jane me individualista se sa
Aziatiket, por e mbeshtesin kolektivizmin me shume se
sa Amerikanet. Ata jane me pak mbeshtetes te
pikepamjes, qe lufta shpeshehere eshte e nevojshme qe
te permbushet e drejta, ashtu siq jane mbeshtetes te
besimit qe suksesi ne bote me perpara eshte i caktuar
si veprim i forcave shoqerore se sa i individeve. Nga
kjo rrjedhe edhe qendrimi se duhet te mbahet “modeli
social evropian” i themeluar ne dhenje te mjaftueshme
sociale (per shtetin mireqenjes sociale), kurse ne
mardhenjet nderkombetare duhet me shume mbeshtetje ne
institucionet nderkombetare siq jane Kombet e
Bashkuara apo gjygji penal i Evropes (Tribunali i
Hages). Euronacionalistet per kete shpresojne qe me
kalimin e kohes, prap do te behet e mundeshme te
krijohet politika e perbashket evropiane, sipas
modelit te politikes tregtare sipas te cilit Unioni
eshte duke vepruar si bllok i perbashket ne te cilin
behen llogari po aq sa edhe ne Amerike!..
Mirepo,
se a ka vend dyshimi qe tendencat per krijimin e nje
superfuqie boterore, do te mund te perfundonte me
shperberje te Unionit?.. Statusi i superfuqise ngusht
e parashtron qeshtjen e marrdhenjeve ndaj superfuqis
tjeter – Amerikes. Por edhe ne qofte se Françezet jane
te paknaqur per shkak te arrogances imperialiste
amerikane sipas tyre, Polonia dhe nje varg shtetesh te
Evropes se Mesme , mjafte shume frigohen nga rikthimi
i ringjalljes se ekspanzionizmit Rus, dhe per kete,
keto vende e perkrahin aleancen Veri-Atlantike ne krye
me Ameriken. Ne tere kete, nuk duhet harruar lidhjen e
thelle tradicionale ne mes te Amerikes dhe Britanis se
Madhe, e cila eshte shume veshtire te nderprehet, tere
kjo na e bene te qarte qe antiamerikanizmi evropian
lehte mundet me e shperbe Unionin Evropian?!.
Perveq
kesaj, ketu kemi te bejme edhe me dinakrite mbrenda
evropiane, te cilat jane per nga roli, te barabarta me
ato lidhur me papajtushmerit rreth marrdhenjeve ndaj
Amerikes. Konfliktet rreth krizes irakiane ne mase te
madhe jane te motivuara, ne luften rreth pozicionimit
te vendeve anetare mbrenda Unionit. Keshtu qe shume
analiste politike e kane vertetuar, qe qeveria
spanjolle e ka mbeshtet Ameriken me qellim qe te
ngadaleson dominimin dhe avansimin e aleances
françezo-gjermane. Lidhur me kete edhe kryetari
françez Chirac ne menyre mjaft te rrept ka reaguar
ndaj shteteve te Evropes se Mesme per shkak te
perkrahjes se tyre Amerikaneve, sepse nga kjo e ka
pare ngadalesimin e ndikimit te vete?!...
Disa
euronacionalist parashikojn se, duke pasur per baze
kundershtimin evropian ne perdorimin e forces, Evropa
mund te behet ndonje superfuqi e re e cila do ta
shfrytezon forcen e vete ekonomike dhe diplomacin e
shkathet per arritjen e qellimeve te veta...Mirepo,
keta faktore jane me ndikim dhe efikas vetem ne raport
me vendet kandidate per integrim ne Union, te cilat
dridhen nga çdo vrejtje e Komisionit evropian, ne
vendet tjera te botes keto masa nuk kane ndonje
ndikim. Per kete nuk eshte aspak e çuditeshme qe
antari i Keshillit Amerikan per marrdhenje
nderkombetare M. Boot, pozicionin evropian e ka
vleresuar keshtu: “Sipas masave te forces tradicionale
Evropa eshte duke perenduar, rritja ekonomike e saj
eshte anemike, bugjetet ushtarake shpejt po i
zvogelohen, shkalla e fertilitetit eshte ne renje”.
Ketu edhe qenron qelsi i problemit: jo vetem qe
Evropianet jane te ndare dhe nuk e permbajn forcimin e
forces se vete ushtarake, por edhe pjesmarrja
evropiane ne prodhimin boteror ka renje,per deri sa ne
kete aspekt Amerika gjitnje po avanson, kurse vendet
azijatike gjithnje me shume po perparojn... Ashtu siq
ka thene para nje kohe nje analist nderkombetar:
“Perparimi teknik ka shkuar ne Amerike, prodhimi ne
Azi, kurse Evropes i ka mbetur qe te perkujdeset per
pensionistet e vete”.Sa eshte e vertet tere kjo e
ardhmja sigurisht do ta verteton... Por nji nuk duhet
harruar, garat ne mes te bloqeve tregtare ne procesin
globalizues do te jene mjafte te ashpera, ne lojen se
kush do te dominon ne ekonomin globale...Kur dihet se
ne shekullin XIX-te rregullat e lojes per tregtin
boterore i ka shkruar dhe i ka diktuar Britania e
Madhe, kurse ne shekullin XX-te SHBA-te,se a do t’i
shkruan keto rregulla Unioni Evropes ne shekullin
XXI-te e arrdhmja do te na tregon,per Evropianet kjo
eshte bere imperativi kryesore!?.
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
(Autori eshte ekspert i mardhenjeve
ekonomike nderkombetare) |