|
Cilat jane ndryshimet politike si
pasoje e globalizmit?
Dr.Bedri Selmani
Ne qender te
pasojave politike te globalizmit qendron qeveria e
shtetit nacional... Per shkak se rrethina e re globale
e me kete forcat e nderlidhura transnacionale, te
cilat po ndikojne ne kontekstin nderkombetar, po e
ndryshojne sjelljen dhe rolin e qeverive sa i perket
ekonomise, te drejtes dhe ligjit, bashkepunimit,
pushtetit dhe suverenitetit?.. Procesi i
internacionalizimit dhe i rirregullimit te kapitalit,
tregut te punes, gjithnje e me shume po e dobeson
autoritetin e intervenimit te shtetit nacional. Forcat
ekonomike transnacionale po e ç’vendosin forcen
ekonomike te shtetit nacional. Procesi i globalizmit
po e dobeson aftesin e shtetit qe ta mbaje rolin e
vete social (eshte e njohur se shteti mireqenjes
sociale pothuajse ne te gjitha vendet ka psuare
bankrot)!?. Sepse shtetet te cilat ne kushtet e
konkurences nderkobetare,qe edhe metutje kane vazhduar
realizimin e politikes sociale ne menyre jo racionale,
ato me kete e kane ngarkuar ekonomine e tyre dhe po e
zvogelojn konkurencen e mallerave dhe sherbimeve te
veta ne tregun boteror, (kurse ne shume raste ka
ndodhe ,, ikja e kapitalit’’)!.. Prandaj ne rrethanat
e reja globale, roli i qeverive eshte qe te bejne ate
qe, rrethina nacionale te jete sa me terheqese per
afarizem dhe investime te kapitalit . Me qellim qe t’i
nxisin investimet , ato kryesisht po i miratojne
rregullat dhe ligjet transparente te cilat jane ne
harmoni me ato te shteteve tjera, gjithashtu po e
zhvillojne infrastrukturen e komunikacionit dhe te
komunikimit, si dhe po e arsimojne fuqin e vete
punetore. Ne kete proces te domosdoshem, te cilin e ka
imponuar globalizmi, qeverite po behen mjafte te
kujdeseshme ne drejtim, qe t’i zvoglojne te dhenat
sociale me te vetmin qellim qe t’i zvoglojne
shpenzimet afariste te ndermarrjeve ne shtetin e tyre,
tere kjo ju mundeson atyre, qe t’i zvoglojne
shpenzimet e prodhimit vendor. Kete trend te zbatimit
te masave, nga ana e qeverive, ndryshe po e quajne
“procesi i garave gjere ne fund”!...
Globalizmi po i
ndane strukturat kryesore te shtetit moderrn. Kjo po
ndodhe me pranine, gjithnje e me te madhe te ligjeve
dhe rregullave nderkombetare ne lemin lidhur me te
drejtat njerezore dhe mbrojtjen e ambijentit, qeverit
jane te shtyra gjithnje e me shume ne drejtim te
bashkepunimit global dhe te ndervarshmerise me shtete
tjera. Mund te themi se bashkepunimi po e ndrron
deshmin e njeanshme te forces se shteteve!..
Bashkepunimi i shteteve nacionale gjithnje e me shume
po zgjerohet, kurse shoqerit po behen ne mes veti
mjafte te varura, sepse problemet te cilat duhet te
zgjidhen jante te nderlikuara dhe ne ndervarshmeri?..
Ndervarshmeria apo
siq po e quajne disa analiste “solidariteti organik”
eshte bere padyshim domosdoshmeri: nga niveli lokal
dhe nacional po perhapet ne ate nderkombetar dhe
global. Dhe per kete shkak ,shtetet gjithenji e me
shume po humbin nje pjese te autoritetit dhe
suverenitetit te meparshem!?.
Shtetet nacionale
edhe metutje jane ndermjetesuese ne mes te nivelit
lokal dhe atije global. Ato edhe metej do te kene
mbikeqyrje mbi teritorin e vete dhe do t’i imponojne
ligjet dhe rendin, por gjithnje e me shume ligjet dhe
rregullat do te jene multilaterale, kurse aspekti
teritorial do te humbe rendesin. Me qellim qe te
imponohen masat globale, institucionet globale mjafte
shpeshe do te nderhyjne ne punet e shteteve, ndersa
kjo do te behet imperativi kryesor per ndryshime
politiko- institucionale ne te ardhmen!..
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
(Autori eshte ekspert i mardhenjeve
ekonomike nderkombetare) |