Kete faqe e ndihmoi themeluesi i Albanuriti: Musa Lamallari

Nje Psheretim Shqiptare me Gjysme Shpirti
 

Lexues te nderuar te botes se internetit, nje leter me ka arritur nga shoku Isak Guta, teknolog filmi dhe regjisor i diplomuar ne Studio Filmin “BARANDOV” ne Prag, i cili permes psheretimes shpreh shumeçka, thote shume e me shume se permbajtja e kesaj letre me nje mbi titullin mjaft interesant dhe tejet domethenes.

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

PERFUNDOI FESTIVALI FOLKLORIK “I KENDOJME LIRISE” KLINE 2007

Isaku, jeton dhe vepron ne Hamburg te Gjermanise qe nga viti 1978. Ky njeri, regjisor e veprimtar i palodhur, ka filluar ne vitin 1980 dhe vazhdon te merret me grumbullimin e materialeve per Aleksander Moisiun. Prej vitit 1980, duke filluar me “EKSPOZITeN” e Moisiut te publikuar ne Prage, regjisori Guta ishte autori i pare jashte Shqiperise Sovrane, qe nxori nje veper qe perfaqesonte denjesisht figuren e ALEKSANDeR MOISIUT me titull “I MADHI MIDIS Te MeDHENJVE”. Ne kete botim na e sjelle ne pjesen e trete edhe nje risi per aktorin shqiptar, Aleksander Moisiu. Figura e Aleksander Moisiut per here te pare trajtohet nen prizmin e rilindesit shqiptar duke synuar te ndriçoje nje ane te panjohur deri tash te ketij aktori te madh shqiptar... dhe libri fillon me temen e pare “Nje jete njeriu ne bashke udhetim me aktorin e madh shqiptar Aleksander Moisiu”- U deshen 60 vjet udhetim per te mberritur me ne fund ne Shqiperi...

 

Pra siç ju paralajmerova ne fillim, kjo leter-psheretime me zgjoi nga agonia e vapes se madhe verore dhe se paku mua me çliroi nga shperthimi i psheretimave, duke ua derguar letren e Isakut ne faqen time te internetit dhe duke ju mundesuar qe te shprehni edhe ju opinionet e juaja rreth temes qe flitet ne letren e Isakut, apo edhe  çfare do qofshin ato...

***

Leter nga shoku per shokun e Flamurit

...Oh, le te qajne i plagosur dreri, E le te loze e pangrene dhia

Se njeri fle, dhe tjetrin e ha vreri

Keshtu na qenka bota, njerezia...

                                   Uiliam Shekspir

 

 

NJe PSHEReTIMe SHQIPTARE ME GJYSMe SHPIRTI

I dashur shok! Me fale qe permes psheretimes as ngushellim dhe as urim, me ka marr malli e ndiej nevoje te madhe per kuvendim...

 

            Sikur prej kohesh  te isha marr me ditar, shenimi i sotem, i fund majit 2007, do te ishte rekord nder psheretimat me qyqare. Kurre nuk e kam ndi veten me qyqar ne jete, madje aq me keq jo vetem individualisht. E shkruaj nje leter krejt te pakuptimte edhe per vet mua, i shtyre nga nje detyrim i brendshem e rrembyes. Nga ato psheretima te thella perplot mbushje te pazotrueshme ne shperthim. E shkruaj letren kur ende s’kam ide se kujt t’i drejtohem. Por jam i detyruar te shkruaj. Se paku te çlirohem nga shperthimi i psheretimave.. edhe nese arrij t’i drejtohem ndonje shoku, mergimtari, bashkatdhetari, i afrohem me nje peshe jashte çdo force. Me shume se gjithçka tjeter i ngushelluar e per ngushellim. Jo, jo ! S’dua te shkruaj leter te pakuptim.

 

            Kurre se kam ndi veten me te vetmuar nga pozita qyqare, se sa kur shkruaja letren pa mos ditur kujt t’i drejtohem. (!) Gjithçka trazohet e vihet ne pikepyetje...prej me te keqes, mos valle u perkas atyre qe s’ke ku te drejtohesh !? Kjo eshte ajo qe s’ka fare kuptim midis “begative pluraliste” te kohes sone. Me mbi gjysme jete i perkas mergates shqiptare, qe nga viti 1981 u trashegua me ca klube e demonstrata punetore. I takonim rruges qe na deshmonte pjese te pandashme nga populli e kombi ne Atdhe. Kjo mergate nga viti 1990 eshte shumezuar vendeve evropiane me rini masive te shkolluar e intelegjenci, duke ia kaluar milionit me emigracionin e ri. Ende ekzistojne ca klube tradicionale pa zerin e mergates. Jane hap qindra e mijera kafene e restorante perfituese private. Nuk mungojne dhjetera dege te grupimeve partiake, shoqata e arsimtareve, ajo e shkrimtareve dhe e krijuesve. Megjithese pa shoqeri e veprimtari te artit te mirefillte. Nuk mungojne as shoqatat humane, qindra agjenci ne sherbim, disa xhami ne diskonim etj. Kurre s’kemi pasur inteligjenci shqiptare kaq te tepruar prej gjithfare lloje pluraliste qe i ka bota. Shqiptar te Shqiperise, shqiptar kosovar, shqiptar maqedon, shqiptar amerikan, anglez, francez, gjerman, suedez...opa gati t’i harroja edhe ata me mendjen e shkjaut ne koke ! Me qindra mbi rruge e nen rrugen shqiptare te mbytur nga pluralizmit. Pa intelektual te trurit kombetar. Me “karroce prej dhjetera bigave!”, udheton shqiptaria e shekullit te RI neper Evrope e Bote. Udhetoj edhe une ne te njejten karroce i humbur ne labirintin e rrugeve pa dalje. Me kot priti rrugedalje. S’di kujt t’i drejtohem ?...

 

            Megjithese te korrurat e fryteve shqiptare-kombetare, zakonisht gjate historise i ka permbledhur Nentori i Viteve, ato qe i beren te mbjellat, jane pranverat shqiptare. Jo rralle here ngadhenjyen me lulezime shqiptare historike. Ajo qe e dallon Prandveren 2007, jane paralajmerimet nga forcat kombetare e nderkombetare per Pavarsimin e Kosoves, si eksperimentim i botes se re globaliste me disa kushtezime. Nder kushtezimet eksperimentuese, me te pa durueshme absurde, ka qene perjashtimi i Flamurit Kombetar nga pavaresimi i shtetit te Kosoves. Bota sikur e zbuluan Kosoven nga pranvera ’99, dhe eksperimentojne shtetin e pavarur te saj, me perjashtimin e te vetmit Flamur Kombi e te Luftes per Liri e Shqiperi te Pavarur gjate gjithe historise, mbi 500 vjet. Nga ky eksperimentim i shtetit te ri nga bota globaliste ne pazare, perjashtohet Kosova si e paqene nga historia dhe prej qenies kombetare qe ka derdhur gjakun per liri e pavaresi. Qysh prej vitesh, arbitrarisht Kosova eshte shpallur “multietnike”, ku perparesia kryesore eshte krijimi i perkatesise se re “kosovare” me “shtet te pavarur e flamur te ri”, krejtesisht i pa histori. Ky eshte fondamenti i vullnetit te botes, i eksperimentuar ne Kosove. Edhe perballimi shqiptar eshte i pamundur karshi eres globaliste te fuqive te medha per sundimin e botes. Jane 7-8 vite “defakto” pas çlirimit, te pezullimit te pavaresise se Kosoves, me boten globaliste sundimtare per Zot shtepie. Nga ujdia globaliste jane kerkuar gjithfare “standarde” imponuese-absurde, pa mos kursyer as tjetersimin e qenies shqiptare ne perkatesi te pa histori. Ne Kosove nga vullneti globalist per 8 vite, eshte eksperimentuar krijimi i tipit te shtetit te ri globalist nen varesine totale te botes. Aspak nuk mund te jete pa varg imponimesh e te mbjella globaliste ne kundershtim me vullnetin e popullit, por jo ne pak raste, edhe e padurueshmja ne mungese te forces, behet e durueshme.  Ne disa raste gjate shekujve eshte durua edhe ndalimi i Flamurit. Prej me te padurueshmeve qe nuk arsyetohen me asnje durim, eshte kur kombi provokohet me synime cenuese ndaj Flamurit Kombetar mbi 500 vjet te pa prekshem. Ndryshimi  ne Flamur, nga cilat do forca politike, eshte perdhunimi me i rende fiziko-psikik qe mund t’i behet nje trupi kombetar. Durimi ne mungese te forces reaguese trupore kombetare, me shume se gjithçka deshmon per pesimet tjetersuese te kombit shqiptar. Kjo eshte Pranvera 2007, qe pavaresimin e Kosoves e kushtezon me tjetersime prej qenies shqiptare.

 

            Megjithese ne pyetje vihet reagimi i gjithe kombit,, mjafton te veshtrohet qendrimi i mergates shqiptare nga heshtja e pabesueshme. Heshtja mund t’i numeron deri ne 99 arsyetime,, se me mire eshte nje pavaresi globaliste e Kosoves, nen varesine e botes, se sa nga e kaluara nen kthetrat multishovene. Globalizmi na ndihmoi te shpetojme dhe jemi ne krahun e tij. Çdo kundershtim na bene te pesojme edhe me zi, etj. etj. Fati i kombit  u eshte besuar forcave politike perfaqesuese dhe ato duhet respektuar. Per fatin e Flamurit eshte i autorizuar te vendos “ekipi i unitetit” i Kosoves e per Kosoven,  qe eshte 1/6 karshi 1/3 te Shqiperise se Pavarur. E vetmja nje eshte ajo qe s’harrohet, se çdo prekje ne Flamur e cenon nje komb te tere. Se nga dhunimi i 1/6 kombetare, mbaresohet pjella me e keqe tjetersuese perbrenda nje kombi, gjate dekadave. (!) Mos valle kujtesa historike me plote plage te vjetra e nder me tragjike te tanishme, pos perpjekjes te shpetohet gjalle, s’ka dere tjeter per shqiptaret, apo kemi te bejme me shperberjen e kombit shqiptar ne disa popuj ? (!). Perndryshe, çfaredo prekje ne Flamur, pos zgjimit reagues nga i gjithe trupi kombetar ne Atdhe, si per asnje çeshtje tjeter duhej e gjithe mergata shqiptare te ngrihej ne kembe. Edhe java shtat ditore ne sherbimin e mergates, duhej te behej tete. S’ka bashkim me te fuqishem shqiptar, se sa ai qe vije nga forca ne mbrojtje te Flamurit. Nga ajo mbrojtje shqiptare ne tubime masive, prej te cilave forca kurre nuk eshte lejuar dhe as qe lejohet diskutimi i Flamurit Kombetar. Per shqiptaret, Flamuri i Kombit eshte i padiskutueshem dhe i pa prekshem tash 564 vjet. Flamuri eshte ndaluar ose ka valuar i lire, varesisht nga pesimet karshi pushtuesve ose forcat fituese kombetare. As roberia 5 shekullore kurre s’ka qene e fuqishme ta zhduke Flamurin, sepse i pa zhdukshim ishte kombi shqiptar. Ne mungese te forces kombetare, Flamuri i Kombit nga valimi i lire eshte ra ne ilegalitet, por kurdohere qe eshte rrezikuar te ndalohet Flamuri Kombetar, shqiptaret jane bashkuar te nxjerrin qendrime unike dhe force rezistuese, sepse mbrojtja e Flamurit ka qene mbrojtja e lirise. Rrezikimi i Flamurit Kombetar me synime tjetersuese e perjashtuese prej lirise e pavaresise kombetare-shteterore, eshte njera prej synimeve me te rrezikshme barbare per tjetersimin e perkatesise kombetare. Nje eksperimentim i ketille multishovenist antishqiptar, eshte zbatuar ne Kosoven-Shqiperi aneksuese me 2/3 te trupit kombetar. Perball ketij rreziku me se aktual, mund te zgjoheshin qindra tubime shqiptare ne mergaten rreth dy milioneshe, sepse ne pyetje eshte mbrojtja e perkatesise kombetare nga tjetersimi. Aspak rrezik ky i panjohur. Eksperimentimi per tjetersimin e qenies shqiptare, eshte zbatua krahas ndalimit te Flamurit Kombetar dhe dhunes multishovene per pastrim etnik te popullsise shqiptare nga trojet etnike. Veçmas pas vendimeve te Versajes ndaj 2/3 trupore shqiptare aneksuese, fillon prezantimi tjetersues i shqiptareve ne gjuhet sllave duke i quajtur “allbanci” vetem shqiptaret ne Shqiperine e Pavarur, per dallim tjetersues, te tjeret thirren “shifrari”, shqiptari, arnauti, llatin, mysliman, ortodoks, greko-sllav...” dhe te tjera tjetersime nga ajo shqiptare.

 

            Pos ndalimeve nga forca e pushtuesit gjate shekujve, mund te thuhet se prekja e pare me synime cenimi e tjetersimi ndaj Flamurit Kombetar, ka ndodhur ne vitin 1987, para 20 viteve. Perkunder 700.000 shqiptareve te diferencuar tok me Flamurin e Kombit, per Flamur te Shqiperise e te Enver Hoxhes “irredentist”, forcat multishoveniste ne pamundesi te ndalimit arriten nje ndryshim ne Flamur. Nga kjo nisje shoviniste barbare, Flamuri i kombit pesoi ndryshim me heqjen e yllit prej dykrenares dhe zmadhimin e tij ne fushen e kuqe. Me kete akt me famekeq antishqiptar, u provua disa here te ngelin pa Flamur kombetar mbi 3 milion shqiptar ne Jugosllavin artificiale bitiste. Megjithate, asgje e papritur nga dhuna eksperimentuese serbo-multishoveniste antishqiptare mbi 100 vjet, deri me shnderrimin e Kosoves ne “toke te djegur” e varreza masive ne vitin 1998/99 !... Ajo qe ka qene krejt e papritur dhe befasuese deri ne tronditje, eshte kopjimi dhe vazhdimi i eksperimentimit tjetersues per 8 vite, me forcat globaliste te botes per Zotshtepie ne Kosove. Shpetimi nga spastrimi total etnik, sikur u ka mundesuar forcave globaliste te jene zbuluese me shnderrimin e Kosoves ne pronesi te botes. Me boten per Zotshtepie, Kosova 1/6 e shqiptarise me mbi 90% te qenies shqiptare e çliruan me Lufte vendin nga Serbia okupatore, perjashtohet nga e verteta e pakundershtueshme dhe ligjshmeria e drejtesise qe i takon fitores: 1/3 e shqiptarise se pavarur + 1/6 e Kosoves Shqiperi = 3/6 dhe kjo eshte ½ apo gjysme Shqiperie nga copetimet e Versajes qe i jane bere arbitrarisht Shqiperise e trupit kombetar. I çuditshem eshte qendrimi i fuqive boterore, qe nga Shqiperia e vertet te mos guxon te shpallet as gjysme Shqiperie e Pavarur. (!) Mos valle ende nuk i mjaftojne botes; procesi sistematik i krimeve te gjenocidit, etnocidi i pastrimeve etnike mbi 100 vjet, shnderrimi i Kosoves ne burg e fushe ferri, ne “toke te djegur” e varreza masive shqiptare !?! Cili prej shteteve te pavarura ka pesuar kaq shume plage duke i dal zot lirise e pavaresise dhe çka mbetet te ndodhe edhe me tragjike, qe kombi shqiptar t’i realizonte aspiratat e ligjshme ?! I pa pritur ka qene kalimi nga eksperimenti multishoven ne ate globalist per tjetersimin e kombit me te vuajtur nga padrejtesia. Si komb i vogel i pafuqishem perballe fuqive globaliste, i durueshem kur s’ka çka bene dhe i frikesuar nga pesimet keq e me keq, ai hesht.

 

Realisht i ka 99 arsye imponuese te struket ne heshtje ilegale, por ne qofte se botes nuk i prish pune as tjetersimi i ndonje kombit, ky veprim antikombetar per kombin shperberes, eshte krejt i padurueshem.

 

            Me Pranveren 2007, ne vend te urimit te pritur, tash e disa vite per Pavaresimin e Kosoves, eshte rrezikuar nje komb i tere shqiptar. Shperberja kombetare s’ka “miqesi” nga qe na qenka “komuniste, pluraliste, borgjeze, shoviniste, globaliste”, sepse nga kushdo eshte shperberje. Ne emer te Kosoves synohet te krijohet e te shpallet shteti i ri globalist i botes nga shperberja e kombit shqiptar ne multietni. Prej me te padurueshmeve duhet te jete; ndryshimi, tjetersimi ose perjashtimi i flamurit te kombit nga perfaqesimi i pavaresise shteterore ne Kosove. Kjo nuk eshte ne kundershtim vetem me Flamurin e Kombit Shqiptar ne shkalle ndalimi, por nder aktet me te rrezikshme antishqiptare vepruese ne shperberje trupore kombetare, krahas vendimeve arbitrare te Versajes. Me aktit tjetersues apo te perjashtimit te Flamurit nga shteti i pavarur globalist,-Kosova 1/6 e Shqiperise, pas copetimeve qindvjeçare, mohon Flamurin e vetem te te gjitha Lufterave Çlirimtare per Liri e Pavaresi, te qenmen kombetare te saj, ligjshmerine nga e verteta historike dhe i prine shperberjes shqiptare kombetare me pasoja nder me te rrezikshmet ne te tashmen dhe ne te ardhmen. (!) Ne keso raste perballe rreziqeve te shumefishta, mbrojtja e Flamurit te pandashem nga Liria eshte mbrojtja e perkatesise kombetare perballe shperberjes.

 

            Ne qofte se kjo nuk eshte vetem psheretime e thelle shqiptare, po rrezik real qe i kanoset shperberjes kombetare, atehere i pa shpjegueshem eshte mos reagimi i trupit kombetar nga te gjitha pozitat e me te gjitha organet. Pse mergata shqiptare nuk organizoi asnje tubim, qe se paku ta shprehin qendrimin nga pozita e saj, brengos vuajtja prej nje mungese te madhe. Ajo edhe kur nuk mund bente, kishte mundesi te thoshte shume !... Perkundrazi nuk di kujt t’i drejtohem as me ngushellim e as me urim ?! Truri i kombit kurre nuk mund te vritet per vdekje ! Kjo s’me besohet. I takoi kombit qe eshte bere toke !!! Me eshte ndalur fryma. Nuk kam force ta shprehi as psheretimen. Me besoni.!?

 

2007, Hamburg 

 

Nga shoku per shokun.

 

 
 

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture Shitblerje | Albanian Hotels | Albanian WebCams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2006

eXTReMe Tracker