Kete faqe e ndihmoi themeluesi i Albanuriti: Musa Lamallari

 

PERFUNDOI FESTIVALI FOLKLORIK “I KĖNDOJMĖ LIRISĖ” KLINĖ 2007

 
 

SHKRUAN DIBRAN FYLLI

/Kulturė – Kosovė/ Klinė, 9.06. 2007 / dibran fylli/

PĖRFUNDOI FESTIVALI FOLKLORIK “I KĖNDOJMĖ LIRISĖ”KLINĖ 2007

Shpalosje e vlerave tė Folklorit burimor

 

Nata e parė, e dytė dhe e treta finale e Festivalit Folklorik gjithėkombėtar “I kėndojmė lirisė” ka shpalosur vlerat e mirėfillta tė folklorit burimor nga tė gjitha trojet shqiptare. Paraprakisht nė Sheshin “Mujė Krasniqi” ėshtė bėrė parakalimi artistik i grupeve artistike, rapsodėve dhe valltarėve pjesėmarrės nė mbrėmjet konkurruese. Gjithēka para paraqitjes se artistėve nė skenėn e madhe tė Festivalit Folklorik dhe gjatė programit kishte karakter festiv. Dukagjini, Drenica e mbar Kosova kishin mėsy qytetin e Klinės pėr t’ia shtuar madhėshtinė Sheshit “Mujė Krasniqi” dhe Platos para Pallatit tė kulturės “Jehona e Dukagjinit” dhe pėr t’i pėrcjell mbrėmjet konkurruese si dhe mysafirėt e shumtė qė kishin ardhur pėr ta nderuar skenėn e festivalit.

 

 

Parapėrgatitjet pėr fillimin e mbrėmjes sė parė

Nė mbrėmjen e parė konkurruese, mė 6 qershor 2007, morėn pjesė 15 Shoqėri Kulturore, rapsodike dhe valltar tė ardhur nga Lezha, Besiana, Sharri, Vitia e nga troje tjera shqiptare, duke i shpalosur vlerat e folklorit burimor nė skenėn madhėshtore tė Festivalit Folklorik “I kėndojmė lirisė” nė Klinėn e buzė Drinit.

 

Po ashtu edhe mbrėmja e dytė konkurruese mė 7 qershor, pėrkundėr motit paksa tė lig, nuk kaloi pa vlera artistike, por edhe mund tė thuhet sė ishte mbrėmja mė e begatė pėrkrah shpalosja e vlerave artistike tė folklorit burimor. Kėtė mbrėmje morėn pjesė nė konkurrencė mbi 15 grupe me mbi 200 artist qė e shijuan kėnaqėsinė e skenės dhe skenografisė  sė punuar mjeshtėrisht nga piktori Idriz Berisha e qė tregonte edhe njė vlerė historike tė pasurisė natyrore tė Ujėvarės sė Mirushės, kėtu nė qytetin e buzė Drinit, duke lėnė pėrshtypje tė mira pėr publikun e ardhur nga tė gjitha trojet shqiptare.

 

 

 

 

Ansambli nga Mirdita dhe Klina

Mė 8 qershor, nė orėn 14:00, nė kuadėr tė veprimtarive pėrcjellėse tė Festivalit, u bė promovimi i tri veprave letrare tė autorit Dibran Fylli dhe e njė pėrmbledhje tė poezive tė nxėnėses Fetije Berisha, nga Qendresa.

 

Orėn e promovimit e hapi aktori veteran i skenės Kosovare Sylejman Lokaj, me leximin dhe interpretimin e bukur tė vargjeve nga libri “Sharkia e Drenicės”.Kjo vetvetiu pėrbėn njė ngjarje kulturore, madje pėrbėn njė akt sublim kulturor, sado modeste qė tė jetė ajo ngjarje, e tha publicisti dhe redaktori i veprave Prend Buzhala, duke vazhduar mė tej fjalėn e tij pėr librin e Fyllit “edhe kjo ėshtė pjesė e jetės”:”Nėse e vėshtrojmė vertikalen diakronike realitet-art, kohė-letėrsi, nėse pra, fat i personazhit pėrkon me atė tė krijuesit, kjo do tė thotė se mundja e sė keqes bėhet nė mėnyrė kreative, me rrugė jashtėzakonisht njerėzore e humane, ashtu sikundėr vetė Dibran Fylli, nė do kohė tė tjera, iu ka dhėnė pėrgjigje kėrkesave tė kohės me armėn ēlirimtare nė dorė...”

 

Mė pas me fjalime u paraqiten Hajdin Morina, redaktor i librit “Sharkia e Drenicės”, duke e quajtur pėrmbajtjen e librit si Himn pėr Drenicės, duke i lėnė rend recensentit tė librit tė tretė “Ditari i Tafrrukut...”, z. Ismet Krasniqi, i cili tha se: personazhi kryesor nė kėtė libėr me kthen mbrapa nė vitet e 60-ta, ku tė gjitha ato komedi qė kanė ndodhur atėherė mund tė ndodhin edhe sot, si nė skenė ashtu edhe nė pėrditshmėri...Pastaj fjalėn e mori kryetari i Degės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Pejės z. Sejdi Berisha, i cili pėrcjelli urimet e kolegėve tjerė qė nuk ishin prezent nė kėtė ngjarje tė madhe kulturore siē e quajti zoti Berisha, duke komentuar pėr librat qė i kishin para vetes...

 

Pastaj nė ora 16:00, ka vazhduar aktiviteti nė kuadėr tė Festivalit me Tribunėn Shkencore, me titull “Lufta e UĒK-sė-vazhdimėsi e luftėrave pėr ēlirim e bashkim kombėtar”, ku me kumtesat e tyre u paraqitėn:

 

1. Dr. Jusuf Osmani, Drejtor i Arkivit tė Kosovės, tema:”Klina me rrethinė nė dokumente arkivore dhe UĒK-ja”

2. Dr. Izber Hoti, nga Instituti i Historisė, tema:”Mbėshtetja historike format dhe mėnyra e luftės sė UĒK-sė”.

3. Dr. Asllan Krasniqi, nga Arkivi i Klinės, tema:”Lufta e UĒK-sė-komandant Mujė Krasniqi dhe krijimtaria”.

4. Prend Buzhala, publicist, tema:”Lufta e UĒK-sė nė literaturė”.

5. Dr. Lush Culaj, nga Instituti Albanologjik, tema:”Ushtria shqiptare gjatė historisė”. Dhe ajo qė ishte pritur me padurim nga publiku dhe nga artistet e shumtė pjesėmarrės nė garėn pėr :Ēmimin Mujė Krasniqi” dhe shpėrblimet tjera, ishte nata e tretė finale mė 8 qershor. Kėtė mbrėmje morėn pjesė, ose e shkelen skenėn mbi 300 artist, rapsod e valltar tė shoqėrive e Ansambleve tė ndryshme nga Ulqini, Kumanova, Skėnderaj, Mitrovica, Gjilani e nga vende tjera ku me fanatizėm ruhen vlerat e folklorit burimor.

 

 

 

Ansamblet qė morėn pjesė nė natėn e tretė finale

Juria profesionale nė pėrbėrje: Prof. Dr. Zymer Neziri, prof. Rahmi Imeri, Deli Metalia-koreograf nga Tropoja, Minire Fetahu-redaktore e muzikės nė RTK dhe Prend Buzhala-poet dhe publicist, nuk e patėn tė lehtė, nė mesin e shumė atyre vlerave qė u shpalosen pėr tri net radhazi, ta vendosin se kujt do t’i takonte “Ēmimi Mujė Krasniqi”, dhe pas njė pauze e qetėsie qė mbretėronte nė Pallatin e kulturės nė Klinė, aty ku po vendosej pėr ēmimin e madh dhe pėr shpėrblime tjera, juria doli para shikuesve tė shumtė dhe komunikoi rezultatet.

 

Juria e Festivalit Folklorik “I kėndojmė lirisė” 2007

 

Fituesi i “Ēmimit Mujė Krasniqi” dhe shpėrblimeve tjera:

1. Vendi i parė-“Ēmimi Mujė Krasniqi” iu nda Ansamblit nga Mirdita

2. Vendi i dytė-SHKA “Shotė Galica” nga Drenasi

3. Vendi i tretė-“Zėri i Shalės” nga Mitrovica

4. Grupi mė i kompletuar-SHKA “Ulpiana” Lypjan

5. Veterani i Festivalit-Zija Aliu, SHKA Kemajl Azizi” Viti

6. Teksti mė i mirė-SHKA “Mujė Krasniqi nga Ēabiqi

7. Veshja mė autentike-SHKA nga Ulqini

8. Instrumentalisti mė i mirė- Sylė Malaj, Skėnderaj (Gajde)

9. Ēmimi i publikut-Sinan Gashi dhe Shkelzen Morina

10. Vallja mė e mirė-SHKA “Sharri” nga Hani i Elezit

 

 

 

 skenaristi & regjisori Dibran Fylli, dizajneri Skėnder Behramaj

dhe moderatorja Arlinda Sejda

 

NESE KENI KOMENTE DHE DUANI TE MERRNI PJESE NE DISKUTIME, KLIKO KETU!
 
 
Vetem me kėngė ruhet sharkia
*Bjen sharkia e Drenicės
Bashkė me krismat e martinės
Kamba e shkjaut n’troje t’Galicės
Kurrė pėr t’gjallė t’trimav t’Drenicės…

*Ti Drenicė trualli shqiptarit
Nder t’jep Hamėza e Adem Jashari…

 

Kliko per te lexuar nje pse nga libri i pabotuar me poezi nga Dibran Fylli!

Pak kėngė me politikė
Me do rreshta dua me fėlliqė
Kanė kuptimin n’politikė
Politikė se jo mahi
Krejt arusha nė tė janė hy...!?
Moj e mira rrethit tė gardhit
Pavarėsinė kurrkush s’ta fali
Me ta falė nuk tė vyen kurrgjė
Nga masė saj e nė mujshi me nxė

 

Lexonie poezin e Dibran Fyllit!

 
 
 
KENGA E BASHKIMIT KOMBETAR KENDUAR NGA BIJT E SEF MELQANIT
ALBANUR DHE KARADKU I SHKUPIT PERSHENDET VELLEZERISHT KREJT TRIMAT E DRENICES!
 
 
 

 

FORUMI I POLITIKANEVE

Forumet SHQIP per politikanet dhe liderette partive shqiptare jane FREE nga CENZURA!

 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory      Kosova Love Chat       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

 

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptėsisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2006 

eXTReMe Tracker