Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojra
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

Gjithmon per AlbaNur Chat Shqip kliko Ketu! New

Shkruan: Musa Lamallari

Temat aktuala te derguara nga Musa Lamallari

Dinsezat dhe sojzuzat e marrum ne Diten e Pazarit  NEW

Kyqja, C'kyqja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Cervenkovski dhe Likuidimi i Menduh Thacit  NEW

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit...

 

Per me teper shkrime nga Musa Lamallari, kliko KETU!

Trazirat e Gostivarit 1997

 

Shembulli i Gostivarit me se miri e ilustron vonesen dhe impotencen e jonjekohesise ose te zhvillimit te sistemit njenacional te shtetit te LSDM-se para kerkeses per zyrtarizimin e flamurit shqiptar ne Parlament, gjegjesisht te procesit te sovranitetit SHTETFORMUES per barazine e pjestareve te kombit shqiptar dhe kthimit te njekohesise ne sistemin administrative shteteror ne favor te dy etnikumeve, perkatesisht te etnikumit maqedonas dhe te atij shqiptar ne Maqedoni. 

A ka qene e mundur te shpetohet Gostivari? Une do te thoja se jo. Pse jo? Per arsye se Gostivari ne te vertete paraqitet si rast paradigmatik i krizes globale te pushtetit te Gligorovit, ne te cilen si ne pasqyre shiheshte kursi i tij nacional-komunist. Dhe perfundimi, gjithashtu. Ngjarjet tragjike te 9 korrikut ne Gostivar ne nje menyre te pervertuar te perzierjes se kerkesave sociale dhe nacionale te shqiptareve, paraqiten dhe shtruan problemin esencial te domosdoshmerise se njohjes se procesit te sovranitetit te shqiptareve ne Maqedoni. Pushteti i Gligorovit dhe disa persona servile te PPD-se nuk kane dashur, e, ndoshta as nuk kane mundur te shohin permbajtjen demokratike te "rebelimit" institucional te Rufi Osmanit ne Gostivar, perkunder faktit se ai u paraqit ne formen e shtremberuar, duke u lidhur me kerkesen qe te zyrtarizohet flamuri shqiptareve ne Maqedoni.

Ne fatkeqesine politike te Rufi Osmanit, megjithate duhen llogaritur kuadrot politik qe mbijetuan Gostivarin politikisht, por jo edhe moralisht, kur Rufi Osmani u be dalezotes i flamurit shqiptar ne Maqedoni: lideret me politike pseudoshqiptare, qe dhunshem ishin instaluar si nje nevoje hibride ne fronin e dy partive, ministrat e ngujuar ne kabinitet e LSDM-se, mediokret e ceshtjes shqiptare, politikanet e kushtrimeve dhe mjekrrave, te koorruptuar dhe te paformuar per situaten, ne te cilen ndodhej shqiptaria dhe Gostivari. Inteligjent, i afte, dinamik, por i rrethuar me pseudonacionalist, Rufi Osmani ne te vertete ishte i vetmuar. Por kjo megjithate nuk eshte e gjitha.

Karriera politike e Rufi Osmanit filloi te ndertohet me fjalimet e tij te argumentuara ne Parlament. Ne mandatin e tij dyvjecar, sa ishte ne Parlament, u njoftua me te gjitha makinacionet dhe lojrat politike qe luheshin ne dem te interesave shqiptare ne Maqedoni. Keto lojera njeherazi ishin ne dem te interesave shqiptare ne Maqedoni, por ne vecanti edhe ne dem te vet atyre qe dirigjonin keto lojera prej ne "background". Cdo fjalim apo propozim i Rufi Osmanit ishte i destinuar te deshton ne aklamacion per shkak te mbivotimit nga mazhoranca e LSDM-se ne Parlament.

Per kete arsye Rufi Osmani vendosi qe te leshoi Parlamentin dhe te kandidohet ne vitin 1996 per perfekt ne komunen e Gostivarit. Kandidatura e tij u kororizua me fitoren bindese qysh ne rrethin e pare te zgjedhjeve karshi kundershtarit te PPD-se. Ardhja e tij per perfekt ne komunen e Gostivarit do te shenon nje rikthim ne ceshtjet fundamentale te shqiptareve ne Maqedoni. Ky rikthim, sic thote Rufi Osmani, "bazohet ne fitoren e pas shtate vjetesh te pavaresimit te Maqedonise, jorastesisht ceshtja e perdorimit te flamurit shqiptar ngeli ceshtje e hapur per nje arsye te thjeshte se ceshtja e flamurit lidhet me ceshtjen e vatanit dhe ka nje rendesi paresore per barazin e pjestareve te kombit shqiptar ne Maqedoni.

Qe te kuptohej emri i superioritetit politik "Flamur", qe lidhet ngusht me ceshtjen e vatanit, duhej nje ngarkese e ngjeshur ne veprimtarine politike te Rufi Osmanit dhe nje pushim ritmik i gjalle, nje terapi politike per vetedijesimin e forcave politike shqiptare dhe per nje veprim konkret ne realizimin e platforms politike te PDSH-se, por me teper duhej te permbusheshin premtimet paraelektorale dhe nje prej ketyre premtimeve ishte pikerisht zyrtarizimi i flamurit kombtar shqiptar ne Maqedoni, te cilin premtim vete Rufi Osmani e zbatoi edhe ne praktike duke respektuar gjer ne fund vendimin e Keshillit komunal te Gostivarit. Ne kete veprim te Rufi Osmanit u trazuan menjehere shpirterat shovenist ne Maqedoni. Por atehere, cka ndodhi?

Ne kete trazim dhe klime politike, ne te cilen qendrimet denigruese dhe gjuajtje me fjale shpate pas shtrigave:"rrenimi kushtetues", "ilirida", "cenimi i sovranitetit dhe integritetit territorial te Maqedonise" e me vone separatizem", te formuluar ne kuader te nje fushate te papare gebelsiane te masmediave maqedonase ne krye me protagonistin kryesor - kryetarin e Gjykates Kushtetuese te Maqedonise, kane prodhuar nje zhurme te tmerrshme, ne te cilen eshte mbytur e verteta reale e kerkesave te drejta te shqiptareve ne Maqedoni, ne te cilen eshte mohuar e drejta e perdorimit te flamurit, e cila eshte e lidhur ngushte me te drejten e sovranitetit te shqiptareve, por para se gjithash eshte mohuar vetqeverisja e pushtetit lokal ne Maqedoni.

Tragjedine e vet politike Rufi Osmani, pak a shume e ka pergatitur edhe ne dogmatizmin e vet te superioritetit politik, sidomos me qendrimin "nencmues" ndaj sistemit te institucioneve nacionalkomuniste te pushtetit te Gligorovit, por edhe me vleresimin e gabuar politik ndaj partneritetit iluzor te PPD-se dhe te LSDM-se. Duke mos "njohur" veprimin e mendimit politik te diktatures parlamentare, as mentalitetin titist qe mbizoteronte ne te dhe as elementet e infiltruar te UDB-se ne radhet e PDSH-se, Rufi Osmani nuk ishte ne gjendje qe ne propaganden e shfrenuar kunder personalitetit politik shqiptar, qe filloi menjehere mbas ardhjes se tij per perfekt ne komunen e Gostivarit nga masmediat sllavomaqedone, te njihte edhe kontributin e atyre faktoreve politike dhe shteteror te nojur mire ne ish-sistemin; te njihte mire kontributin e meparshem te Gligorovit; te njihte kontributin e institucioneve autoritare te nacionalizmit, trashegimine e tyre ne LSDM, qe si "parti shtetformuese e sllavomaqedoneve" dhe "loja e shtetit", qe nuk njohin e nuk respektojne normat juridike dhe morale te shoqerise se qyteteruar, prandaj duhet te "disiplinoheshin" dhe te "qyteteroheshin" me masa repressive te shtetit me preambulle nacionaliste; te njihte metodat e sulmeve dhe linceve politike te regjimit policor, te perpunuar ne projektin e Cervenkovskit, ne te cilin, per zgjidhjen e ceshtjes se flamurit shqiptar, propozoheshin masa diabolike, krijimi i psikozes se pershtatshme, presioni i aparatit shteteror dhe nxitja e revoltave, qe nga Cervenkovski do te mbyteshin me gjak.

Rufi Osmani nuk vuri re (e si mund te vinte re) se po fillonte ta pesonte edhe ajo shkalle barazie e popullit shqiptar qe eshte arritur me pare, qysh ne Kushtetuten e meparshme te RSM-se. Si pasoje e politikes nacional-komuniste qe fajtorin e ka kerkuar ne te kaluaren dhe ne te tashmen, pushteti i Gligorovit i instaluar ne vitet e 90-ta ne vend qe t'i avancoje te drejtat shqiptare te proklamuara deklarativisht qysh ne sistemin komunist, njeheresh arriti arbitrarisht t'i eliminoje shqiptaret nga subjektiviteti shtetformues ne Maqedoni dhe me pastaj demokracine te zevendesoje me diktature parlamentare, ku shumica sllave mbivoton dhe imponon vullnetin politik mbi "pakicen" shqiptare, kurse partite shqiptare dhe lideret e tyre nen diktatin e Gligorovit qene shnderruar ne kuklla eksperimental, ndersa kerkesat e drejta dhe legjitime te shqiptareve satanizoheshin me regjine e pergatitur prej me pare. Prandaj nuk te cudit fakti kur, si pasoje e kesaj regjie, edhe prodhimi i vetqeverisjes shqiptare ne pushtetin lokal beheshte hale ne sy; i pergjuar nga organet e sigurimit shteteror, i satnizuar apo i bojkotuar nga pushteti qebdror; shqiptaret privoheshin nga e drejta nacionale per perdorimin e flamurit shqiptar, kurse perfektet dhe kryetaret e keshillave komunal pushteti i Gligorovit i paralajmeronte, i thirrte ne biseda informative, i frikesonte, i ndjekte penalisht me procese te montuara gjyqesore dhe ne fund edhe do t'i denojne me denime dakronike.

Ne anen tjeter. Megjithate, Rufi Osmani ka pasur qendrimin e tij per politiken e plagiatit politik te Arber Xhaferit, "te transparences se premtuar per instalimin e bordit shqiptar ne Maqedoni" jo vetem si anetar i PDSH-se, po, per me teper, edhe si iniciator per krijimin e ambientit te perbashket politik shqiptar ne Maqedoni: besnik i sinqerte i idese se bashkimit te dy partive, pra PPDSH-se dhe PDP-se ne subject te ri - PDSH. Kete ai do ta quaj"profilizim politik ndoshta perfundimtar te subjektit politik shqiptar ne Maqedoni ne kete faze te vetedijes politike te popullit shqiptar", nga i cili profilizim politika dhe transparenca utopike e Arber Xhaferit ne Maqedoni do te vije duke u distancuar gjithnje e me me thellesi. Xhaferi, qe percaktonte politiken ne PDSH, qe deri dje e vleresonte pozitivisht punen e Rufi Osmanit ne zbatim te idese se instalimit te bordit shqiptar ne Maqedoni, pas ardhjes se tij per perfekt ne komunen e Gostivarit, filloi menjehere qe per Rufi Osmanin te bej vleresime negative e per kete politike, qe ne realitet ishte politike e tij, ta quaj politike te gabuar e te deshtuar, kurse vete Rufi Osmanin e shpalli si politikan "narcisoid". Ne kete qendrim Xhaferi gezoi perkrahje morale nga lideri i PPD-se dhe ndihme konkrete dhe efikase nga pseudonacionalistet te cilet u gropuan ne monopolin e tetovareve dhe ne Kuvendin e bashkimit mekanik te kryesive te PPDSH-se dhe PDP-se materializuan konkretisht kuptimin e ketij mendimi: qe te fitoje plagiati utopik i transparences politike te Arber Xhaferit, duhet te humbase projekti i Rufi Osmanit i materializuar prej 15 faqeve dhe konkret me specifikat e veta per shqiptaret e Maqedonise, pse jo? Rufi Osmani tashme ishte percaktuar per pushkatim partiak dhe politik: kunder tij u hap sezoni i gjahut, u pergatit me direktiven e Thacit nje referat i montuar dhe denigrues kunder personalitetit te Rufi Osmanit dhe lexohet nga nje bashkevendes i tij ne Kuvendin e bashkimit. Pas leximit te ketij referati denigrues filloi linci partiak dhe politik i Rufi Osmanit, qe me vone ekzekutimin e tij do ta realizojne komunistet e Cervenkovskit. Dhe sakrifikimi i lirise se Rufi Osmanit dhe fati i statusit te shqiptareve ne Maqedoni do te behet kusht i heshtur i afirmimit te kujdoqofte.

Pushtetmbajtesit e LSDM-se per te larguar vemendjen e opinionit publik maqedonas nga devalvimi i denarit, shperthimi i aferave te ndryshme finanasiare dhe te kollapsit total ekonomik, por edhe duke krijuar divergjenca te medha permes elementeve te infiltruar ne radhet e PDSH-se, me me qejf ne Gostivar pane vetem "rrenim kushtetues", "cenim te sovranitetit dhe integritetit te territorial", shkuan aq larg dhe nen ndikim ta albanofobise zbuluan "terrorizmin e shqiptareve" ne Gostivar. Per kete vleresim denigrues, por edhe ne saje te manipulimit me "flamurin shqiptar" nga ana e LSDM-se, ka ndodhur mbledhja e nates fatkeqe te 8 korrikut ne Parlament. Ne kete mbledhje do te miratohet ligji per legalizimin ironik te flamurit shqiptar dhe po ky ligj, ne mungese te presidentit te shtetit, do te nenshkruhet nga nenkryetari i Parlamentit, me c'gje nenkuptohej joserioziteti i vete ligjit, me te vetmin qellim qe te justifikohet skenari i dhunes shteteror i pergatitur nergut per shqiptaret dhe per "rebelimin" institucional te Rufi Osmanit.

Ne lidhje me kete ligj dhe nenin 48 te Kushtetutes se Maqedonise, ku bazohet ky ligj, Rufi Osmani per "Flaken" do te deklaron:"Ky Parlament duke miratuar ligjin ne fjale beri obligimin e plote te vendimit te Gjyqit Kushtetues, ne te cilin bazohej edhe vendimi i Keshillit komunal. Mirepo, dallimi eshte esencial: perderisa vendimi i Keshillit komunal legalizonte perdorimin e plote dhe te barabarte te flamurit shteteror dhe te atij shqiptar e turk, ndersa Parlamenti ben legalizimin zyrtar ironik te flamujve te nacionaliteteve dhe legalizon kete perdorim ne dimensionin privat e kulturor. Ne kete drejtim deshiroj te mohoj edhe nje teze tjeter qe qarkullon ne opinion, ne te cilin thuhet se ceshtja e te drejtes se perdorimit te flamurit, te bazuar ne nenin 48 te Kushtetutes nuk implikon normimin e kesaj te drejte me ligj te caktuar dhe prandaj nje ligj i kesaj natyre ndoshta ka qene i panevojshem, ndoshta eshte dashur te sillet ndonje udhezim per perdorim, dhe asnje akt juridik."

Nga ky shpjegim shihet qarte se legalizimi ironik i flamurit shqiptar ka pasur krejtesisht prapavije tjeter. Ne sfond te pushtetit te Gligorovit prej perpara eshte pergatitur skenari tragjik i dhunes policore per disiplinimin e shqiptareve dhe te Rufi Osmanit ne Gostivar. Varianti me i dhembshem i ketij skenari, sic shprehet Rufi Osmani,"eshte veprimi, per fat te keq, i kolones se peste shqiptare". Por veprim edhe me fatkeq ka qene heshtja e pseudoministrave shqiptar te PPD-se dhe preskonferencat e panevojshme "here shqip e here maqedonisht" te lidereve te PDSH-se. Ata te mbetur shtatezene me dosje te inkriminuar nga Gligorovi dhe Cervenkovski, por edhe ne saje te smirezise qe kishte lindur ne shpirtin e tyre me rritjen e karizmes se Rufi Osmanit, gjithashtu, dhane ndihmesen e tyre ne pergatitjen e skenarit tragjik ne Gostivar.
Mos te harrojme: "rebelimi" institucional i Rufi Osmanit ishte dhe do te mbetet emer superioritetit te idese kombetare qe kerkon zgjidhje politike, sociale, ekonomike dhe kulturore per shqiptaret ne Maqedoni. Ndjenja e superioritetit te Rufi Osmanit do te detyroje te mblidhen kreret e LSDM-se dhe te sjellin nje ligj, qofte edhe gjysmak dhe ironik, ne "favor" te shqiptareve dhe, nen ndikim te tij, Parlamenti do te shfuqezon vendimin e Gjyqit Kushtetues te Maqedonise. Rufi Osmani, brenda kornizave te sistemit juridiko-kushtetues te shtetit, do te luaj me kreret e LSDM-se lojen e Xhalutit dhe Davudit. Do te refuzoje cdo post te larte shteteror te "dhuruar" nga Gligorovi dhe do te "rebelohet" shqip para kercnimit te Cervenkovskit.

Keto ishin shkaqet kryesore qe motivuan pushtetin e Gligorovit dhe kreret e LSDM-se ne "background" te shtetit te pergatisin nje skenar shovenist ne Gostivar, qofte edhe me dimensione te pergjakshme, me te vetmin qellim qe te deshmohet para opinionit vendas dhe te jashtem se funksionon shtetit i LSDM-se. Ky demonstrim i brutalitetit policor do te mbetet nje njolle e zeze ne historine e "fitores" se dhunshme te LSDM-se, qe do te karakterizohet me vone, ne zgjedhjet e treta parlamentare, me humbje te pushtetit dhe shtetit te LSDM-se, qe per shqiptaret do te jete nisje per ne betejen e pare qe do te zhvillohet ne vitin 2001!

Mos te harrojme: qendrimin e "ashper" dhe kritik te Rufi Osmanit per disa politikan shqiptar ne Maqedoni. Rufi Osmani ne lidhje me qeshjet ironike te ministrave te PPD-se tha edhe nje fjale:"gushterska nasmevka". Kurse Alitin e PPD-se ne "Fokus" do ta quaj Rrahman Morine dhe veprimin e tij politik ne shtetin e LSDM-se do ta konsideron si te demshem per shqiptaret e Maqedonise. Por nuk do te mbetet vetem me kaq.

Ne fazen e pergatitjes se Kuvendit te bashkimit, mes PPDSH-se dhe PDP-se, ne nje prej mbledhjeve te Kryesise qendrore te parties se vet, Rufi Osmani per shume ceshtje do te ndertoje qendrimin e vet konsekuent per veprimin e ardhshem politik. Ne paraqitjen e projektit te tij para delegateve ne Kuvendin e Bashkimit haptazi edhe ne diskutim do ta kundershtoje plagiatin utopik te transparences politike te dimensionit sofistik te Arber Xhaferit, madje veprimin e tij politik do ta konsideroje si tendence manipulative te njemendesise neokomuniste mbi administraten partiake te PDSH-se. Me argumente konkrete dhe bindese Rufi Osmani do te kerkonte qe selia e PDSH-se te transferohej ne Shkup dhe do ta demaskonte monopolin e tetovareve ne Kryesine qendrore te PDSH-se. Ne parim do te mbetet luftetar kunder "diskriminimit te pakuptimte te perfaqesuesve te PDSH-se nga Shkupi, Struga, Kumanova dhe nga qytetet tjera. Kurse per Menduh Thacin ne letren qe i dergon Arber Xhaferit dhe qe e ben publike ne "Flake" shkruan:"Propozoj per nenkryetarin Menduh Thaci te gjendet ndonje punesim adekuat dhe ne kete menyre te shperblehet per aktivitetin e tij te deritashem ne parti, e njekohesisht te relaksoje vetveten nga obligimet e shumta partiake te cilat ne menyre permanente i mban ne supet e veta, dhe te krijohet hapesire per angazhime te kuadrove te reja ne administraten partiake".

Me kete qendrim kritik dhe shpesh me perdorimin e sintagmave politike "te shitur", "kolaboracioniste", "Mojsi Golema", "Hamza Kastriota" dhe te bera publike per opinion, te cilat ne menyre direkte kane manifestuar permbajtjen e demaskimit te pseudolidereve shqiptar, ne betejen politike me pushtetmabjtesit e LSDM-se, Rufi Osmani do ta lene vetem bashkepartiaket e tij ne Gostivar dhe lidershipi I PDSH-se do te kerkoje prej tij sakrificen e projektit politik "kriza politike" me autor Arber Xhaferin. Kurse pseudoministrate e PPD-se te ngujuar ne kabinetet e LSDM-se do te bejne sehir prej larg dhe nuk do te informojne per intervenim policor te 9 korrikut ne Gostivar.

PO te provonim - sado qe te mos duket keshtu - ta perkujtojme tragjedine e Gostivarit pa sakrificen e saj te dhimbshme, dhe sikur kjo gje te mos ishte pjelle edhe e pseudolidereve shqiptar, ajo prapseprap do te na dale tragjike me vleresimin e Rufi Osmanit. Marre objektivisht, "ngjarjet tragjike te 9 korrikut, gjithsesi, do te ndodhnin, "9 korriku ka qene nje skenar i parapergatitur, te cilen e konfirmuan ne teresi udheheqesit me te larte maqedonas, duke filluar nga Gligorovi, Cervenkovski e Cokrevski dhe te njejtet ia bene qarte me dije opinionit me te gjere se flamuri kombetar shqiptar ka qene vetem pretekst per nje intervenim te asaj natyre me qellim disiplinimi te forcave politike shqiptare te cilat zbatuan nje politike qofte edhe komunale ne kundershtim me deshirat dhe aspiratat e politikes zyrtare maqedonase¦"

Rufi Osmani, per sehirin e funksionareve te PPD-se, vazhdon dhe thote: "Sikur funksionaret shqiptare te PPD-se te cilet participojne ne qeverine aktuale maqedonase, te kishin bere sherbimin me te vogel, gjegjesisht te kishin informuar kryetarin e komunes ose Keshillin per daten e intervenimit brutal policor, do te kishim parapergatitur terrenin politik qe te evitohej gjithe ajo qe ndodhi, te mos lejohej ne asnje menyre ndeshja e drejtperdrejte e protestuesve joviolent shqiptar me forcat policore¦"

Kurse per politiken pseudonacionaliste te PDSH-se dhe ne vecanti per kreret e saj, Rufi Osmani nxjer ne shesh nje te vertete shume te hidhur dhe per "Flaken" deklaron:"Pergjegjesia objektive e PDSH-se konsiston me faktin se kjo parti, vecanerisht Kryesia qendrore, Kryesia e deges, keshilltaret komunale dhe shume aktiviste te cilet kane qene ne liri, nuk kane kanalizuar protestat e qeta spontane te shqiptareve dhe nuk kane parapenguar ne menyre preventive qe keta protestues te mos behen pre e brutalitetit policor maqedonas. Edhe ne radhet e PDSH-se ka Skenderbe te kushtrimeve dhe te mjekrrave, te cilet jane te tille gjithmone para se te filloje beteja politike e pastaj shndrrohen ne Hamza Kastriota dhe Mojsi Golema dhe nuk i gjen njeriu. Te njejtit perseri dalin ne siperfaqe pasi te kishin perfunduar te gjitha betejat. U apeloje te tilleve qe ta ndryshojne fjalorin dhe veprimet politike, sepse realiteti tanime eshte i hidhur per ta dhe le t'i leshojne radhet e PDSH-se sepse opcioni politik i PDSH-se eshte nje sakrifice e madhe, e cila nuk kaperdihet lehte."

Pas procesit te montuar gjyqesor politik kunder Rufi Osmanit dhe te tjereve dhe me vone shqiptimi i denimit drakonik kunder te dyve ne Gjyqin e Gostivarit, vete shqiptaret, pa dallim ngjyre partiake dhe pa ngarkesa ideologjike, kuptuan shume me teper dhe shume me heret per lincin politik te pergatitur per Rufi Osmanin. Por shqiptaret filluan te flasin vetem atehere, kur pane se fati politik i Rufi Osmanit ishte njekohesisht edhe fati i tyre kushtetues ne Maqedoni. Kjo do te thote se me protestat "Liri per Rufi Osmanin" shqiptaret para se t'i jepnin perkrahje Rufi Osmanit kerkonin te arrinin qellime politike: se pari, te manifestonin revolten e tyre per poziten e disfavorshme te statusit kushtetues, te cilen ua mori pushteti i Gligorovit pa pyetur vullnetin e tyre politik dhe, se dyti, te kerkonin partneritet te plote kushtetues dhe jo partneritet iluzor ne ekzekutiven e shtetit.

Musa Lamallri

1998

 

Ju mund te komentoni shkrimet e Mehmet Bislimit, duke klikuar KETU!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster