|
„Ne mendimin shkencor, mendim korrekt eshte ai qe ka redesi,
si nga aspekti i ndershmerise intelektuale, ashtu edhe nga
aspekti i zbatimit te mendimit shkencor ne praktike – dmth ne
teknike.“ Erich Fromm
HYRJE
Ne kete punim objekt shqyrtimi eshte mendimi kritik i Rexhep
Qosjes per poezine e sotme shqipe.
Akademik Rexhep Qosja i lindur me 25 qershor 1936. Historian i
letersise, kritik letrar, prozator, dramaturg dhe ideolog i
çeshtjes kombetare, autor i shume librave qe rreth dyzete vjet
eshte aktiv ne letrat shqipe. Vepra e tij eshte me teper e
orientuar ne aspektin historik, ne historine e letersise
shqiptare, ai eshte marre edhe me letersine bashkekohore. Pasi
qe poezia e sotme shqipe eshte pjese perberese e letersise se
sotme shqipe, qysh ne fillim do te ishte e domosdoshme te
njihemi me mendimin e tij per letersine e sotme shqipe.
Mendimin per letersine e sotme shqipe, Rexhep Qosja e dha ne
kuader te studimit te letersise shqiptare ne pergjithesi, si
historian i kesaj letersie, por njeherit edhe si kritik dhe
themelues i kritikes shqiptare ne Kosove. Ne kohen kur e filloi
veprimtarine ky kritik dhe historian i letersise shqipe;
historia e letersise shqipe, kritika shqiptare ne pergjithesi,
por edhe letersia shqipe ne Kosove, te tria, gjendeshin ne nivel
te ulet, fillestar, qe te tria keto po i benin hapat e pare.
Prandaj ne kete kohe do te duhej nje personalitet si ai ” i
profesor Rexhep Qosjes, doajenit te studimeve historiko-letrare
nder ne…” , qe t’i perballonte problemet e medha te vleresimit
te drejte te tradites, por edhe ne hapjen e horizonteve te reja
te letersise shqipe ne ato vite. Kur jemi ketu duhet te veme ne
dukje edhe rolin negativ te ideologjizimit te kritikes nga
kritika gjysmezyrtare, e cila bente perpjekje qe letersia e re
”socialiste” kosovare te shkeputej perfundimisht nga trungu
kombetar, nga letersia e tradites, pra nga letersia kombetare.
Ai letersine e sotme shqipe e shqyrtoi dhe e analizoi qe nga
fillimi ne kuadrin e letersise kombetare, si vazhdim te kesaj
letersie dhe si thellim te saj, si letersi qe rrenjet i ka ne
letersine e Rilindjes dhe ne letersine e vjeter, ndersa koken ne
letersine bashkekohore evropiane. Duke e shfrytezuar letersine e
tradites, mitin dhe mitologjine kombetare e ballkanike, kjo
letersi arriti te jape struktura te dendura poetike, siç eshte
poezia e sotme shqipe, struktura te papara deri atehere ne kete
letersi.
Akademik Rexhep Qosja nuk shkroi ndonje monografi te veçante per
kete letersi, pothuaj se ne çdo veper kritike te tij pos;
veshtrimeve, trajtesave dhe eseve per letersine e Rilindjes dhe
ate te Pavaresise e te viteve ´30, ai trajtoi edhe autore, vepra
e probleme te letersise se sotme shqipe, dhe vazhdimisht i
verejti korrespondimet dhe distinksionet e letersise se sotme
shqipe me letersine e tradites. Ai nuk e analizoi letersine ne
baze te rregullave dhe principeve te mbyllura; ”Rregullat e tij
nuk ishin te mbyllura, por te hapura mund te behet modifikimi e
ristaurimi dhe leht te integrohet” vepra letrare. E percolli
letersine e sotme shqipe, e dha fjalen e tij, por edhe e
orientoi kete letersi . Ne kohen kur Rexhep Qosja doli ne skene,
ne gjysmen e dyte te viteve ’60, letersia shqipe po oscilonte
ndermjet te dy drejtimeve: i pari, drejtimi dogmatik socialist,
qe synonte gjithe letersine ta fuste ne kallepet e nje
romantizmi te rreme dhe te nje skematizmi vullgar dhe i dyti,
rrymat eksperimentale, te cilat e sulmonin letersine nga jashte
dhe per te cilat kjo letersi ishte ende e re per t’i asimiluar
ato. Ne kete kohe paraqitja e tij ne skenen e kultures shqiptare,
paraqitja e ketij intelektuali me horizont te gjere te
veshtrimit, ishte me rendesi te madhe per zhvillimin e mendimit
letrar, por edhe per praktiken krijuese ne Kosove. Perhere ne
shkrimet e tij i kritikonte dukurite negative, ndikimet e
paasimiluara, ideologjizimin etj., dhe vazhdimisht i hapte
horizonte te reja per nje letersi autentike, te lire dhe te
hapur ndaj letersise boterore. “... mund te themi, ku eshte
diçka e re qe perpara ka qene. E re eshte edhe nje gje shume e
vjeter qe eshte rikthyer, si psh. Arkaiken, te cilen e gjejme ne
poezine e Romantizmit, edhe mund te jete krejt e re sikur
metaforat absolute ne Liriken e shekullit 20, qe ne te dyten
here si reprize ose perpunim apo rikrijim nga nje deshmi apo
prove e vjeter,..Kritika letrare nuk i ka vlerat absolute, por
ngritet nepermjet te pervojes se perhershme te krijimit te
veprave letrare, te kerkimeve te larta e te lira shkencore,
njohurive gjuhesore dhe kompetencat filologjike jane keto te
cilat e udheheqin. ”
Edhe pse nuk u mor sistematikisht me letersine e sotme shqipe, i
preku dhe i shtjelloi problemet esenciale te kesaj letersie. Por
koha dhe rrethanat ne te cilat veproi, ndikuan qe Rexhep Qosja
vemendje me te madhe t`i kushtonte letersise se sotme shqipe qe
eshte krijuar ne Kosove e me pak asaj qe u krijua ne Shqiperi.
Ne shkrimet e tij, u mor me problemet e drames shqipe. Shkroi
per dramat ”Shtate shaljanet” , te Ndreke Luces, per dramen
”Cuca e maleve” te Loni Papes, ”Toka jone” te Kole Jakoves etj.
Ne keto pasthenie mendimi i tij anonte nga kritika sociologjike,
ku konceptet dominuese ishin: lufta e se vjetres me te rene,
lufta klasore, shfrytezimi i shtresave te varfera, drama e
fshatarit, realizmi etj., por duhet te theksojme se edhe pse ne
kete kohe nuk mundi te largohet nga kritika sociologjike, nga
kjo ne asnje rast nuk do te dale nje kritike e angazhuar apo nje
kritike mohuese. Akademik R.Qosja ndoqi nje rruge te ndermjetme
ne kete drejtim.
Ne kritiken e tij, shqyrtoi edhe prozen e sotme shqipe. Ai
trajtoi prozen e Hivzi Sulejmanit, te Shevqet Musarajt, te Jakov
Xoxes, Ismail Kadarese, Anton Pashkut, Razi Brahimit, Elena
Kadarese, Qamil Buxhelit etj. Ne keto shkrime i preku ekstremet
ne letersine shqipe: nga skematizmi vulgar i realizmit socialist
e gjer te skematizmi eksperimental. Nje kritike i jep
skematizmit vullgar ne artikullin ”Artisti i pushtuar prej
edukatorit” , ne te cilin per objekt shqyrtimi ka romanin e Razi
Brahimit ”Kthesa te forta”. Por nje kritike totale i ben
kritikes ideologjike e dogmatike ne artikullin ”Kritika pa
estetike” per librin ”Kritika”, qe eshte botuar ne Prishtine si
permbledhje nga disa libra kritike te Razi Brahimit. Ketu i ben
nje kritike terminologjise politike dhe asaj ideologjike, qe
zoteronte ne shkrimet e Razi Brahimit. Kritikonte ”analizen
sociologjike dhe ideologjike”, qe gjendej ne te, ndarjen e
heronjve ne pozitive e negative, ndarjen e vepres ne permbajtje
dhe forme, reduktimin e vlerave letrare ne vlera ideore etj.
Ndersa ne veshtrimin per prozen e Anton Pashkut Profesor Qosja i
shqyrton ”mundesite”, por edhe ”kufizimet” e prozes
eksperimentale. Ai me vetedije i shmanget panideologjizimit, por
edhe paneksperimentalizimit, sepse te dyja ekstremet e demtonin
rende letersine e re shqiptare.
Me deshire shkruan per vepra te ndyshme letrare, eshte skeptik
dhe polemika te shumta ka bere rreth tyre. Pervojen e tij
letrare e ndau me bashekohesit, por kurrsesi edhe rezultatet.
Mendimi i Rexhep Qosjes per poezine e sotme shqipe
Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike,
recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun,
Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin,
Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj.
Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne
Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan
ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te
letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre
regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e
kesaj ane ne nivelin kombetar.
Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare
”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver
Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne
librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi
me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin,
Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy
poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut.
Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy
poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman
Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise
se tyre.
Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E.
Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po
edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli
per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij
ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si
individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe
vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash
te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe
ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve
kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo
Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij,
duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se
larte etj.
Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E.
Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen
specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese
i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te
shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve
dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte
shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet
vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te
njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u
be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por
edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.
Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte
Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike
per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje
largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe
i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje
poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi
intime.
Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per
poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa
Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim
Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.
Ne ç’drejtim angazhohet Rexhep Qosja ne kritiken e tij?
Ai qe ne fillim, ne recensionin ”Sentimentalizem anakronik” , qe
i ben permbledhjes me poezi te Hasan Hasanit ”Dallge e verrinit”,
kritikon ekzibicionet poetike, manierizmin dhe epigonizmin ne
poezine e tij. Ne poezine e ketij autori, Qosja kritikon
tradicionalizmin, te cilin e quan anakronik per ate kohe, pastaj
kritikon sentimentalizmin dhe romantizmin. Figurat e lopeve, te
qeneve, pulave, zogjve, pastaj te korrat, kullosat, etj., qe i
gjejme ne poezine e ketij vellimi jane shenja te primitivizmit
ne kulturen tone, ne ate kohe. Profesor Qosja ne poezine e Hasan
Hasanit kritikon idealizimin e jetes patriarkale. Pastaj ne
vazhdim kritikon edhe te metat formale qe hasen ne vargjet e
ketij vellimi. Ne kete poezi kritikohet edhe anakronizmi i
ndjeshmerise se autorit .Te gjitha ketyre cilesive te nje poezie
te perenduar ai ia kunderve shprehjen moderne, e cila edhe duhet
ta cilesoje poezine moderne. Ne fund te recensionit e, perballe
qendrimin e tij me te ketij poeti: ” Ne vend te ndjenjes
sentimentale lexuesit te sotem i duhet ndjenja e fuqishme, ne
vend te shprehjes se flashket - shprehja asociative metaforike
dhe simbolike”
Ne poezine e Azem Shkrelit, Rexhep Qosja kritikon moralizimet qe
hasen ne disa nga poezite
e ketij poeti: ”Toni didaktik, qe e rendon poezine e tij, mund
te verehet edhe prej titujve te disa vjershave sikunder jane
‘Kater keshilla vetes”, "Çka mesova une”, " Porosia", por
moralizuese jane edhe vjershat "Kurtha", "Kupa e Odinit", "Njerezit
e te tjera” . Ne recensionin per Milaim Berishen, ai prape i ve
ne thumb te kritikes moralizimet dhe udhezimet qe i hasim me
bollek ne poezine e asaj kohe: ”Shkrimtaret qe ne njeren dore
marrin skalperin per t’i zhdukur veset e ne tjetren dore çanten
me ilaçe per t’i sheruar plaget e njeriut bashkekohor, jane bere
monotone me ato moralizimet e tyre patetike, po aq sa jane bere
te merzitshem edhe ata te tjeret qe vetem denesin dhe, te
tulitur, e shikojne boten prej tinareve te tyre diogjeniane” .
Ne poezine e ketij poeti dallon oscilimet ne mes te letersise
realiste dhe asaj moderne, pastaj ndikimet e paasimiluara te
literatures se lexuar.
Jo vetem njehere, Rexhep Qosja i kritikon keto te meta qe e
percillnin poezine e sotme shqipe ne ato kohera. Poezia shqipe
ishte ende e pastabilizuar dhe krijuesit e saj te shumten e
herave, perkunder perpjekjeve te tyre, pesonin deshtime.
Perkrahte vargun artistikisht te persosur dhe kritikonte ”lojen
e fjaleve” , me te cilat disa krijues benin perpjekje te
mbushnin zbrazetiren e tyre krijuese. Ne keto shkrime i kerkonte
dhe i hapte rruge ”poezise se ardhme” , e perkrahte ndjeshmerine
moderne ne poezine e Ali Podrimjes, ne te cilen haste ne nje
”refren modern poetik.” ( 127 ). Duke i kritikuar te metat, e
drejtonte rrugen e poezise se sotme shqipe drejt nje poezie me
prirje moderne. Ne recensionin ”Valle e simboleve”, qe e shkruan
per vellimin poetik te Ali Podrimjes, posaçerisht ndalet tek
”simbolika e teresise” ( 123 ) qe e has ne strukturen e ketij
vellimi. Per R. Qosjen simboli eshte vyrtyt i poezise, ndersa
gjuha patetike ves. E para shenjon prirjen moderne, ndersa e
dyta ate tradicionale. Poezite e ketij poeti mund te kuptohen
vetem ne teresine e tyre, vetem ne kontekstin nga i cili buron
kuptimi.
Nje sinteze te pare per poezine e sotme shqipe prej R.Qosjes, e
hasim ne parathenien e ”Antologjise se lirikes shqipe”. Ketu per
here te pare behet nje lloj periodizimi i letersise se sotme
shqipe ne etapa. Estetika e ketyre viteve dallohej ”per kah
theksi dogmatik dhe karakteri zyrtar” . Poezine e viteve te para
te pasçlirimit profesori e perkufizon si ”poezi revolucionare
publicistike” . Poezia shqipe e kesaj kohe nuk mund te lirohej
lehte nga fryma retorike, sepse ishte niveli i ulet kulturor qe
e kushtezonte zgjatjen e kesaj prirje. Ne rrafshin komunikativ
edhe niveli i marresit, i publikut, e kushtezonte kete prirje:
”Duke pasur parasysh shendetin mental te masave te gjera te
lexuesve, por jo sa duhet edhe shendetin artistik te poezise,
autoret e saj me te drejte e shpallin tradite te veten ne radhe
te pare poezine e viteve ´30, te cilen duke e vazhduar me
synimet e saj progresive, e thjeshtesojne gjithnje e me teper” .
Kjo poezi ne keto vite iu afrua me teper publicistikes poetike e
dokumentacionit. Poezine e viteve ´50, me te drejte e
karakterizon si zhurnalistike e agjitative dhe si nje poezi qe
eshte ne nivel me te ulet se poezia e viteve ´30. Pra ne kete
kohe ne vend qe poezia te numeronte perpara, kishte ecur prapa.
Por ndryshimet vijne me pas. Ne krijimtarine qe do te shkruhet
ne vitet ´60, ze fill prirja moderne ne poezine e sotme shqipe.
Lirimi prej didaktikes dhe agjitacionit i liron rrugen shprehjes
moderne ne poezi. Kjo ndodh nder te tjera me pjekurine e poezise,
me ndikimet e jashtme, me liberalizimin e marredhenieve ne
shoqeri. Poetet e pare, te te cilet ndihet zeri i ri ne poezi,
jane Enver Gjerqeku, Dritero Agolli,Ismail Kadare, Fatos Arapi,
Din Mehmeti, Vehbi Skenderi etj. Profesor R. Qosja e quan poezi
te brezit te dyte te pasluftes. Ketu fillon trajtimi i letersise
shqipe si letersi kombetare, qe s’njeh kufinj. Ne kete etape
poezine shqipe e karakterizon degezimi, pasuria, llojllojshmeria
dhe guximi i trajtimit te temave te ndryshme. Poezia e D.
Agollit definohet si lirike e idese kolektive, poezia e A.
Shkrelit meditative, e Ismail Kadarese dhe e Rr. Dedajt
asociative, ndersa e F. Gunges si lirike e simboleve
bashkekohore etj., dhe perfundon me konstatimin se ”poezia
shqipe eshte sot me e pasur me permbajtje, me shprehje e me
gjeste se kurre perpara” .
Ne kete parathenie, kritiku shprehet edhe per poezine e brezit
me te ri. Perveç poezise se etapes se pare, te cilen e emerton
si etape e viteve´50, kur permend brezin e dyte dhe brezin me te
ri, ai nuk i permend vitet fare. Ne poezine e brezit me te ri
dallon dy prirje ose siç i quan dy linja: ”linja e racionalizmit
te tepruar dhe linja e iracionalizit te pakontrolluar, me ç’rast
linja e pare ruan nje gjendje statike te vargut tradicional,
kurse e dyta eshte akoma e rende qe ta asimiloje gjuha shqipe” .
Ne kete parathenie, Rexhep Qosja flet edhe per fenomenin e
hermetizmit ne poezine e sotme shqipe.
*
* *
Mbi hermetizmin
Ne poezine shqipe, ne vitet ’70, u shfaq fenomeni i hermetizmit,
i cili kishte dallim te madh me shfaqjen e ketij fenomeni ne
letersite e medha te Evropes. Kete fenomen qe ne fillim profesor
Rexhep Qosja e vleresoi me te drejte si diç qe ne poezine tone
ka hyre nga jashte dhe jo si inkuadrim te tij te natyrshem ne
kete poezi. Ndersa ne poezine evropiane hermetizmi shenon nje
stad te kesaj poezie, ne letersine shqipe me teper shenjonte ne
kete kohe ndikimet e jashtme te paasimiluara se sa nje vetedije
krijuese.
Kur jemi te dukuria e hermetizmit duhet cekur se ky u denua edhe
nga kritika e realizmit socialist, e cila synonte te shpjegonte
anen sociologjike te fenomenit, ndersa R. Qosja hynte
drejtperdrejt ne problemet letrare, ne problemet e artit si te
tille. Keshtu, ne artikullin per vellimin poetik te Musa
Ramadanit, ”Mekatet e Adamit” , me titull ”Artikulim i ri poetik”,
veren disporporcionin ne mes te asaj çka synojne poetet tane ne
ate kohe dhe rezultateve qe arrijne me kete rast. Ne poezine e
tij ”…nuk mund te verehen gjurmat e figuracionit te njohur
alogjik te surealizmit. Vargun e tij e ben hermetik jo figura,
jo aq pesha meditative e tij, sa perpjekja e selitur qe te jete
doemos hermetike me paradokse abstrakte filozofike, me çka ne te
vertete kompromitohet kuptimisht poezia e permbledhjes ”Mekatet
e Adamit”. Per dukurine e hermetizmit ne poezine e sotme shqipe
kritiku shfaq mendimin e tij edhe ne ”Antologjine e lirikes
shqipe”. Edhe ketu ai shprehet se kjo dukuri ne poezine shqipe
nuk eshte diç e natyrshme, po diç qe hyn si ndikim i paasimiluar
nga jashte: ”Prej kesaj poezie, e cila efektin e vet me te madh
e mbeshtet ne organizimin gjuhesor te vargut, ata mberrijne t´i
kapin, kryesisht, idete, qe ne rastet me te shpeshta s'i kane
mjaft te qarta per shkak te karakterit te tyre metafizik, e jo
edhe menyren e organizimit gjuhesor dhe muzikor te vargjeve. Jo
aq rralle ndikimet e ketilla, te paasimiluara si duhet dhe sa
duhet, sjellin ate hermetizmin e plote te nje pjese te lirikes
sone, qe nuk ka asgje te perbashket me hermetizmin e poeteve
prej te cileve jane ndikuar, sidomos te atyre poeteve te medhenj
evropiane, qe prej simbolizmit e kendej fshehin nje nentekst te
pasur brenda struktures se nderlikuar te vargut te tyre”
Hermetizmi ne ato vite ishte me teper shenje e papjekurise
poetike se sa vlere e poezise. Kjo dukuri shfaqet ne letersite e
ngritura dhe eshte shprehje e levizjes se poezise nga sferat e
njohura ne te panjohurat, si pakenaqesi ndaj stadit ekzistues te
saj.
*
* *
Me gjeresisht profesor R. Qosja u ndal ne veshtrimet per poezine
e Enver Gjerqekut , pastaj ne krijimtarine e Din Mehmetit dhe ne
krijimtarine e Rrahman Dedajt .
Ne veshtrimin eseistik per E. Gjerqekun, ”Enver Gjerqeku
(1928)”, kritiku gjeresisht e shtjellon mendimin e tij per tri
permbledhjet e para poetike te Gjerqekut. Ne kete shkrim ai e
percjell hap pas hapi verbin poetik te Gjerqekut, ndalet ne
pikat qenesore te krijimtarise se tij. Veçorite e kesaj
krijimtarie si melankolia, subjektivizmi i theksuar dhe notat e
dhimbjes me te cilat ngjyrosej verbi i ketij poeti ne vellimet e
para, me vone edhe se i ruan ne mase me te vogel keto veçori, do
te shkoje duke e stabilizuar shprehjen poetike me nje ndjeshmeri
qe i afrohet shprehjes moderne. Me tej Rexhep Qosja do te
kerkoje ne kete poezi veçori dhe prirje te reja siç eshte rruga
ekzistenciale, te cilen e ndjek subjekti lirik i Gjerqekut,
poezia refleksive dhe simboliste, domethenia metaforiko -
simbolike, metamorfozat poetike, relacionet simbolike, toni
ironik etj., qe e shenjojne prirjen dhe ndjeshmerine moderne ne
poezi. Edhe ne permbledhjen e fundit ”Blerimi i vonuem”, ne te
cilen kritiku sheh nje ngritje cilesore. Poezia e Gjerqekut nuk
eshte liruar ende nga ”elementet e retorikes dhe te romantizmit”
. Ne kete shkrim ai flet edhe per formen e vargut, vargun e lire
dhe ate te lidhur, per keqperdorimin e vargut te lire dhe
kthimin e interesimit te Gjerqekut per vargun e lidhur,
konkretisht per sonetin.
Qysh ne kete shkrim flet Profesor Qosja per hermetizmin, qe
eshte shprehje me teper e ndikimit te jashtem ne letersine
shqipe sesa nje vlere e saj. Ne poezine e Gjerqekut ai heton nje
”hermetizem te bute”, qe shenjon nje rruge te mesme ne kete
drejtim: as qartesi gjer ne fund, as varg te mbyllur nga lexuesi.
Ne fund mund te themi lirisht se: ky shkrim dhe shkrimet tjera
qe gjenden ne kete liber, megjithe te metat qe i ka,
paralajmeron kritikun e ardhshem me vizion te qarte dhe vetedije
te larte letrare, i cili me kompetence do te shprehet per
fenomenin e quajtur letersi, si ne planin historik ashtu edhe ne
ate bashkekohor.
Ne veshtrimin per poezine e Din Mehmetit, ne librin ”Shkrimtare
dhe periudha”, shihet nje ngritje cilesore ne kritiken e R.
Qosjes, nje stabilizim dhe nje koncizitet te shprehjes. Ne kete
veshtrim ai shkruan per pese vellimet e Din Mehmetit, te
shkruara gjer ne ate kohe: per permbledhjet ”Ne krahe te
shkrepave”, ”Rini diellore”, ”Dridhjet e drites”, ”Heshtja e
kallur” dhe ”Ora”.
Sikurse ne permbledhjet e para te E. Gjerqekut, ashtu edhe ne
permbledhjet e para te D. Mehmetit kritiku i has te metat
foshnjore qe e percollen kete poezi ne fillimet e saj. Nje nga
te metat e kesaj poezie ne fillet e saj ishte entuziazmi qe e
shoqeronte ate, pastaj temat sentimentale si fati i dikurshem i
gruas dhe fati i vuajtur i malesorit, po ne te kaluaren sepse ne
prezentim shoqeria demagogjike socialiste e konsideronte se i ka
zgjidhur problemet, si te gruas ashtu edhe te fshataresise se
varfer. Ne shprehje kete poezi e shoqeronte patetika emocionale
dhe retorika e shprehjes. Pastaj si e mete e kesaj poezie ne
fillimet e saj ishte edhe nje lloj sentimentalizmi qe depertonte
ne poezine e sotme nga nje pjese e poezise tradicionale, qe
zinte vend jo vetem ne poezine e Din Mehmetit. Keqperdorimi i
vargut te lire eshte nje e mete tjeter e kesaj poezie e cila
ketu shenjohet si prozaizem ne poezi . Kete te mete R. Qosja e
emerton edhe me nocionin ”vjershe narrative”, ndersa ne
ndjeshmeri artificialiteti eshte ai qe e demton kete poezi. Nga
kjo si rrjedhoje do te jete shkrimi i vargjeve te renda, te
dhunuara dhe artificiale. Formulimi aforistik paradoksal i
mendimeve ne vargje si dhe zhurnalizmi poetik e demtojne kete
poezi.
Vlerat ne poezine e Din Mehmetit jane ato qe i ngadhnjejne te
metat. Nder shenjat e para te ketij ngadhnjimi, sipas kritikut,
eshte harmonia dhe balancimi ne mes te imagjinates poetike dhe
ndjenjave te krijuesit ( 358 ), pastaj ndjenja brenda struktures
ritmike dhe figurative te vargut ( 360 ), ne asociacionet qe
degezohen brenda metaforave ( 360 ). Ne vazhdim, kritku
shtjellon distinksionin ne mes te poezise tradicionale dhe asaj
moderne. Pasi jep shenjat e tradicionales ne poezine e sotme, ai
metaforen e shenjon si bazen e poezise moderne. Sipas tij poezia
moderne eshte e bazuar ne metaforat dhe asociacionet qe rrjedhin
prej tyre . Metaforizimi i gjuhes poetike ( 363 ) shenjon
ngritjen cilesore te poezise se sotme shqipe, shenjon
modernitetin e tij.
Si njera nga vlerat e poezise se sotme dhe poashtu edhe te
poezise se D. Mehmetit, R. Qosja shenjon kontinuitetin e tyre me
poezine e tradites. Per te qene me te vertete poezi ajo duhet ta
ruaje kontinuitetin me traditen, por edhe ta tejkaloje kete
tradite.
Me poshte ai flet per tragjiken ekzistenciale qe e has ne fatin
e subjektit lirik, per unazat e metaforave ( 361 ), qe e
shoqerojne shprehjen poetike te Din Mehmetit, per shprehjet e
qelluara simbolike, krijimin e simboleve nga perseritja e
metaforave dhe per simbolet e pavarura. Kthimi i poezise ne
figure, identifikimi i saj me metaforen, kjo eshte shkalla me e
larte e shprehjes figurative ne poezine e sotme shqipe. Si
shenje e modernes ne kete poezi eshte edhe dendesia metaforike
dhe domethenia simbolike e vargut ( 345 ). Perveç shprehjes
simbolike ne poezine e D. Mehmetit hasim edhe ne numrin simbolik,
qe e rivitalizon nga krijimtaria popullore. Ne kete poezi ai
percjell shtegtimin e subjektit lirik midis vetedijes
mitologjike dhe shprehjes moderne poetike ( 359 ).
Ashtu siç bente distinksionin ne mes te tradicionales dhe te
modernes, ne veshtrimin per E. Gjerqekun dhe ne ate per Din
Mehmetin, ai ben distinksionin ne mes te lirikes subjektive dhe
lirikes objektive.
Angazhimi i D. Mehmetit emertohet si angazhim universal,
perkunder faktit qe ne ate kohe ne rend te dites ishte angazhimi
klasor.
Per krijimtarine e Rrahman Dedajt, Rexhep Qosja shkroi nje
veshtrim te gjate me titull ”Poetika e risemantizimit” , ne te
cilin gjeresisht i analizoi vellimet e ketij krijuesi prej te
parit ”Me sy kange” te botuar me 1962 e gjer tek i katerti, ”Etja”,
te botuar me 1973 dhe i pesti ”Gjerat qe s’preken” te botuar me
1980.
Kete veshtrim e fillon me te arriturat e teorise se receptimit e
cila si kriter te vleresimit te vepres letrare ka lexuesin ose
thene me mire pritjen e vepres nga lexuesi. Nocionet e perdorura
nga Qosja, si ”intensiteti i receptimit” ose ”fati receptiv i
veprave letrare” ose ”studimi historik i receptimit”, ne tekstin
e pare me titull mjaft domethenes ”Horizontet e pritjes”, per
krijimtarine e Rr. Dedajt hapin nje horizont te ri te vleresimit
te vepres letrare te ne. Me tej hyn ne analizen e tekstit letrar,
nga vepra e pare gjer tek e katerta, duke i analizuar evoluimet
e krijimtarise se Dedajt.
"Krijimtaria e Dedajt u ngrit se bashku me krijimtarine e
bashkekohanikeve te tij dhe pak a shume kaloi neper ato shkalle
qe kaluan edhe veprat e tyre, por ne kete drejtim vepra e tij i
kishte edhe specifikat e veta. Keto specifika do te shihen ne
aspektet e reja te vrojtimit te faktures poetike, disponime te
reja lirike, te bazuara ne nje simbolike me te sistemuar poetike…"
si vlera te reja te kesaj poezie do te permenden simbolika dhe
mitologjia mbi te cilat do te krijohet poezia e Dedajt. Keto do
te jene shenja qenesore te struktures se kesaj poezie. Kur jemi
ketu, shohim se R. Qosja shtjellon raportin e figuracionit ne
strukturen e vepres me hermetizmin, qe kishte filluar te
depertonte ne poezine shqipe, pastaj drejtpeshimin ne mes te
tradites kombetare dhe te sensibilitetit modern, ne krijimtarine
e poetit. Duke e veshtruar kete poezi ne kontinuitet ketu, ne
tekstin ”Prej poetikes se lirizmit deri te poetika e ironise”
percillen nderrimet ne strukturen poetike, te cilat e
karakterizojne poezine e sotme shqipe ne kalimin nga vitet ’60
ne vitet ’70.
Ne disa faqe ne vazhdim kritiku shqyrton qendrimin e poetit ndaj
krijimtarise, ndaj vargut. Margjinalizimi i letersise dhe i
artit ne boten bashkekohore eshte nje problem me vete. Per
poetin vargu eshte trashegimtar i gezimeve dhe i dhembjeve, i
dyshimeve dhe i shpresave te tij: ”Vargu poetik, sipas
pikepamjeve te tij, mund te jete deshmi e drames intime te
krijuesit te tij duke qene njekohesisht, deshmi e se kaluares, e
trashegimise, e historise” . Edhe qendrimi ndaj krijimtarise
ndryshon nga vellimi i pare e i dyte ne te tretin e sidomos ne
te katertin. Ne vellimin poetik ”Etje” vargu na del me sintagme
te re, ”vargu kryeneç”. Ne kete kohe vargu i tij me nuk eshte ai
vargu transparent i permbledhjeve te para, por eshte nje varg me
i rende, me kryeneç me formen, me figuracionin, me kryeneç me me
semantiken e tij. Kalimi i poetikes nga intimizmi ne ironi
shenjon kalimin ne poetiken moderne, qe e perjetoi poezia shqipe
ne vitet ’70, e pjese e se ciles eshte edhe poezia e Dedajt.
Ne pjesen qe vazhdon, ”Semantika e hapesires”, kritiku shtjellon
nocionin kohe ne poezine e Dedajt. Gjeografia e poezise se ketij
poeti plotesohet me levizjen imagjinative te subjektit lirik
neper te. Hapesira ketu merr kuptim figurativ duke marre
konturat konkrete te vendlindjes, por qe rrezaton nje kuptim me
te gjere, nje kuptim me universal. Edhe ketu jepen shenjat
dalluese te poezise se Dedajt. Ketu vendlindja poezise nuk i jep
ngjyra te sentimentalizmit apo te nje ndjeshmerie folklorike,
por perkundrazi ”poezia e Rrahman Dedajt kur e kur ngritet ne
nivelin e meditimit modern poetik mbi fatin e njeriut te asaj
hapesire” . Nuk eshte veshtire qe te ”zbulohet” se pas fatit te
subjektit lirik fshihet fati i shqiptarit, te cilit ia caktojne
hapsiren te tjeret, ne te kaluaren dhe ne te sotmen e tij.
Hapesiren e subjektit lirik e mbeshtjell koha e cila eshte me e
gjere sepse perfshin te kaluaren dhe te sotmen, kohen subjektive,
pra ate te perjetuar subjektivisht nga ai: ”Hapesira dhe koha
jane dimensione objektive qe konkretisht e ndriçojne qenien e
tij” . Rrezatimet semantike te hapesires dhe te kohes jane te
kushtezuara ndermjet veti. Edhe ketu Rexhep Qosja ben dallim ne
mes te nocionit te kohes ne poezine e vellimeve te para poetike
te Dedajt dhe te atyre te mevonshme. Ne fillimet e kesaj
krijimtarie shquhej koha subjektivisht e perjetuar, ndersa me
vone subjekti lirik e persiat kohen permes monumenteve te saj
autentike, e jo permes kohes subjektive. Tani subjekti lirik i
kesaj poezie ”eshte nje memorie e vertete mitologjike dhe
historike” . Koha objektivizohet permes monumenteve te saj
sikunder jane. Guri i lashtesise, Koka e Apollonit, Butrinti,
fyelli, duvaku i nuses etj., por edhe permes baladave,
legjendave, perrallave etj.
Nder simbolet, te cilat R. Qosja analizon ne krijimtarine e
Dedajt jane simboli i gurit, i shiut, i eres dhe ai ures. Permes
simbolit te gurit ”koha merr trajten e objektit material, kurse
objekti material ruan trajten e kohes…" . Kritiku ben ketu
distinksionin ne mes te kohes se subjektivizuar dhe te kohes se
objektivizuar ne poezine e Rr. Dedajt duke i dhene perparesi
kesaj te fundit: ”koha e objektivizuar eshte koha qe flet me se
shumti, me fjale te tjera koha e objektivizuar eshte koha me
autentike qe objektivisht e mbulon hapesiren e subjektit lirik…”
Koha ne poezine e Dedajt behet nje dimension i manifestimit
meditativ te subjektit lirik, por ky dimension dallon mjaft nga
dimensioni i poezise e cila perhere ngelet ne figurimin
subjektiv te saj. Figura tjeter qendrore e Dedajt, ura,
inkuadrohet lirshem ne mitologjine poetike te tij: Ura, qe
simbolizon idene e kontinuitetit, behet ide kryesore, qe
inkuadrohet ne mitologjine poetike, duke u bere nje prej
dimensioneve me te rendesishme semantike te faktures se poezise
se tij” . Ne keto monumente te kultures shpirterore, siç jane
guri dhe ura, Rexhep Qosja sheh dimensionin metafizik ne poezine
e tij.
Ne pjesen ”Struktura e mitologjise poetike” shenjohet struktura
e poezise se Rrahman Dedajt me mitologjine, e cila ne te njejten
kohe eshte e lashte dhe moderne. Miti dhe simboli sikur ne
poezine me te re te ketij poeti shquhen, dalin ne radhe te pare
dhe keshtu behen shenjues te poetikes se tij. Keto dy figura,
mitike dhe simbolike, tani qendrore ne krijimtarine e tij,
lidhen me hapsiren dhe kohen, pra keshtu ”krijojne nje varesi te
kuptimit poetik…” Depertimi ne poetiken mitike behet jo vetem
permes figurave, por edhe permes numrave. Ne vellimin ”Gjerat qe
s’preken”, poezite e te cilit kane numrin fiks te vargjeve 13,
ky numer: ”behet, keshtu, indikator, çeles deshifrues i ndjenjes,
respektivisht i botekuptimit te tij” . Numrat, legjendat,
baladat, mitet dhe simbolet sikunder jane Fjala, Etja, Lulja,
Emri, Guri, Balada, Legjenda, Perralla, Ura, Zjarri, Uji, Hena,
Toka etj., krijojne sistemin e simboleve, respektivisht
mitologjine poetike.
Simbolet ne kete poezi ndahen ne simbole konstante dhe
jokonstane, ndersa struktura simbolike e tij eshte dinamike dhe
per kete shkak numri i simboleve jokonstante eshte me i madh se
ai i simboleve konstante. Me tej poetika e Rr. Dedajt
perkufizohet si poetike e risemantizmit ne pjesen ne vazhdim te
ketij veshtrimi. Shtimi i simboleve individuale, kontekstuale,
por edhe shtresimi i ri semantik i simboleve konstante tregon
dinamiken strukturore te kesaj poezie, ne sistemin simbolik te
se ciles ”simboli konstant dhe simboli kontekstual ndikojne ne
njeri-tjetrin ne drejtime te kunderta: ne drejtim te
universalizmit, respektivisht ne drejtim te kontekstualizmit
semantik dhe, rrjedhimisht, artistik” . Ketu analizohet
simbolika e kulles, e cila ne kontekste te ndryshme rrezaton
kuptime te reja, si psh. ne poezine ”Femija” kulla simbolizon
vetmine, izolimin, heshtjen e simbolit lirik, ne poezine tjeter
”Ai i lagjes se fundit”, ajo behet simbol i objektit te
kercenuar prej izolimit te vet, ndersa ne poezine ”Letra e peste”
kulla ”perploteson lektisjen e subjektit lirik per vendlindjen”
. Ne vazhdim analizon simbolin e Rrashtes, te unazes, simbolin e
Zogut, pastaj analizon poezite, te cilat i quan antologjike,
”Perralla per vashen”, ”Perralla per nusen” dhe ”Perralla per
gruan” te permbledhjes ”Etje”. Ne keto poezi shprehet me se miri
poetika e risemantizimit kur simbolet tadicionale, konstante,
siç jane Vasha, Nusja dhe Gruaja, kthehen ne simbole
kontekstuale: ”Keshtu, poezia e tij semantikisht intensifikohet
deri ne maksimum. Kuptimi i poezise se Dedajt do te mbetet i
pazberthyer nese nuk hetohen Dhe, keshtu, nje poezi e struktures
dinamike figurative behet poezi e struktures polisemike” . Ne
vazhdim analizon simbolin e Rrashtes, te unazes, simbolin e
Zogut, pastaj analizon poezite, te cilat i quan antologjike,
”Perralla per vashen”, ”Perralla per nusen” dhe ”Perralla per
gruan” te permbledhjes ”Etje”. Ne keto poezi shprehet me se miri
poetika e risemantizimit kur simbolet tradicionale, konstante,
siç jane Vasha, Nusja dhe Gruaja, kthehen ne simbole
kontekstuale: ”Keshtu, poezia e tij semantikisht intensifikohet
deri ne maksimum. Dhe, keshtu nje poezi e struktures dinamike
figurative behet poezi e struktures polisemike” . Kuptimi i
poezise se Dedajt do te mbetet i pazberthyer nese nuk hetohen
elementet themelore te sistemit te tij simbolik, nese nuk do te
zberthehet mitologjia e saj poetike. Çdo simbol, çdo mit mund te
kete kuptim vetem ne kontekstin e caktuar te sistemit. Por,
figura eshte percaktuesja e karakterit te struktures se poezise
se tij. Poezia e Dedajt eshte poezi e hapur: ”Duke e bazuar,
keshtu, thenien e vet ne figuren, ne te vertete duke i dhene
mundesi realizimi poetik botes materiale, ne njeren ane, kurse
mitit dhe simbolit, qe s’jane tjeter perpos perfytyrim i
konkretizuar i asaj bote materiale, ne anen tjeter, Rrahman
Dedaj ne poezine e tij, praktikisht, i jep mundesi botes te
flase vete” .
Nje tjeter problem qe shtrohet ne kete veshtrim eshte problemi i
kontinuitetit, qe e karakterizon krijimtarine e Dedajt. Ky poet
me vetedije ne poezine e tij i inkuadroi figurat materiale dhe
shpirterore kombetare, por menyra se si u inkuadruan ato ne
strukturen e tekstit te tij eshte moderne.
Ky veshtrim per poezine e Rrahman Dedajt eshte kulmi i kritkes,
eshte veshtrim antologjik ne kritiken shqiptare.
Periodizimi i letersise se sotme shqipe
Ne librin ”Prej tipologjise deri te periodizimi”, ne tekstin
”Struktura e transformeve”, tekst qe ka strukturen e nje
monografie te rrudhur, Qosja e shtjellon ne pergjithesi
strukturen e letersise se sotme shqipe te krijuar ne
ish-Jugosllavi ne me teper se tri dekada. Gjate kesaj kohe
letersia e sotme shqipe u zhvillua ne etapa te ndryshme, krijoi
struktura te caktuara dhe ne te moren pjese tre breza krijuesish.
Rexhep Qosja ne periodizimin e letersise shqipe si kriter kishte
kriterin estetik dhe e hodhi si jo tepershtatshem kriterin
ideologjik, qe mbizoteronte ne kritiken shqiptare qe u zhvillua
ne Shqiperi, por edhe te nje pjese te kritkes shqipe kendej
kufirit.
Gjate tri dekadave te zhvillimit te letersise se sotme shqipe u
zhvilluan tri gjinite letrare: poezia, proza dhe drama, mirepo
mbizoteroi poezia. Ky fakt kushtezoi qe edhe R. Qosja ne
etapezimin dhe ne karakterizimin, qe i beri letersise se sotme
shqipe, emertimin per keto etapa e mori nga fusha e poezise,
sepse kjo e fundit e perfaqesoi letersine e sotme shqipe per tri
dekadat ne fjale.
Kritiku ne kete veshtrim e shqyrtoi kohen ne te cilen u zhvillua
kjo letersi, rrethanat shoqerore, historike, faktorin subjektiv,
krijuesin, rrymat ideologjike dhe letrare qe paten ndikim ne
kete kohe etj., kushtet specifike neper te cilat ka kaluar kjo
letersi etj.
Ai letersine e sotme, qe u krijua ne Kosove, e ndau ne tri etapa:
1.Struktura e didaktikes dhe e patosit,
2.Struktura e realizmit dhe e lirizmit, dhe
3.Struktura e mitit dhe e simbolit;
Ne etapen e pare poezia e sotme shqipe ne Kosove, me teper u
shkrua neper revista dhe gazeta sesa ne permbledhje te veçanta.
Poezia e etapes se pare, siç shihet nga titulli: ”Struktura e
didaktikes dhe e patosit”, ne kete kohe, e kushtezuar edhe nga
niveli i ulet i krijuesve edhe nga kushtet specifike neper te
cilat kaloi, ishte nje poezi pa ndonje vlere te larte artistike.
Unidimensionaliteti e karakterizonte kete poezi: ”Kurre me teper
se ne kete kohe poetet shqiptare nuk i kane shembellyer
njeri-tjetrit dhe kurre me teper nuk eshte prridhur, vetedijshem
apo pavetedijshem individualiteti krijues poetik” . Me poshte
R.Qosja e karaktrizon kete poezi si mobilizuese, optimizmin, qe
patjeter duhej ta permbante letersia, patetiken dhe
kthjelltesine didaktike qe e pershkonte ate. Te gjitha keto
ishin shenjat qe e karakterizonin letersine ne vitet pesedhjete:”…poezia
shqipe deri ne gjysmen e dyte te viteve ´50 mbetet, ashtu, poezi
stereotipe me frymezime ose ideologjike dhe me shprehje
tradicionale dhe, kryesisht retorike” . Ne pengimin e zhvillimit
te kesaj poezie ndikuan shume faktore, por dy ishin me kryesore
ne kete drjtim :
1.Ideologjizimi i poezise, kerkimi qe me çdo kusht t`i sherbeje
politikes se dites, ideologjise se klases punetore, ndikimi me
çdo kusht ne vetedijen e masave, shabllonizimi etj., dhe
2.Niveli i ulet kulturor, te cilit kjo poezi duhej t`i
pershtatej me renien ne didaktizem si ne kohen e Rilindjes
Kombetare. Mirepo, me kalimin e kohes, me ngritjen e marresit ne
nje shkalle me te larte kulturore dhe me ngritjen e krijuesit ne
aspektin teorik dhe praktik. Aty nga fundi i viteve `50, fillon
nje ndryshim ne poezine shqipe ne Kosove e cila paralajmeron
etapen tjeter, etapen e dyte ne letersine e sotme shqipe ne
Kosove.
Kete etape kritiku e karakterizon si ”Strukture te realizmit dhe
lirizmit ”.Ne kete etape, qe ngerthen vitet ‘60, letersia e
sotme shqipe ngritet ne nje nivel me te larte.
Ne vija te pergjithshme shtjellon poezine e kesaj etape dhe me
gjeresisht ndalet ne poezinee E. Gjerqekut, D. Mehmetit, A.
Islamit, M. Kerveshit, F. Gunges dhe A. Shkrelit, te cilet ishin
perfaqesuesit kryesor. eshte kjo poezi qe shenon ngritjen
cilesore te poezise se sotme shqipe ne Kosove. Nga nje strukture
e thjeshte, ne etapen e pare, ne kete etape poezia eshte ”nje
strukture relativisht komplekse poetike” . R. Qosja e vlereson
lart rolin e poeteve kosovare ne kete kohe (ne vitet`60): ”ata u
kushtohen perjetimeve intime, subjektive dhe, ndonjehere,
autobiografike, duke e larguar ashtu shikimin prej ngjarjeve te
jashtme, aq karakteristike per etapen e pare ” . Dukuri negative
te kesaj kohe e quan meditimin, qe ne fund te fundit perfundon
ne moralizimin dhe sentenciozitet. Poezia e kesaj kohe sikur e
krijon ate uren kaluese nga poezia e didaktikes dhe e patosit ne
poezine e mitit dhe te simbolit, qe shenon modernen ne poezine e
sotme shqipe e qe eshte krijuar ne etapen e trete.
Letersine ne etapen e trete e emeron me sintagmen ”Struktura e
mitit dhe e simbolit”.
Ne kete etape letersia shqipe behet e vetedijshme per vetveten,
per funksionin e saj estetik Tani ajo eshte e liruar plotesisht
nga ”detyrat”qe i mvisheshin asaj ne periudhat e meparshme : ”Ne
etapen e trete ajo per here te pare eshte letersi qe pretendon
te jete e vetedijshme per veten…” Ne vazhdim i numeron meritat e
poezise shqipe ne kete etape: ”Poezia shqipe e kesaj etape don
te jete poezi, vertet, meditative, intelektuale ne pjesen me te
madhe te rasteve, ne te cilen do te gershetohen, do te shkrihen
e do te sintetizohen e kaluara dhe e tashmja, e shemtuara dhe e
bukura, subjektivja dhe objektivja, kombetarja dhe universalja”
. Kalimi ne simbol dhe mit shenon kulmin e zhvillimit te
struktures se poezise se sotme shqipe, por si simboli ashtu edhe
miti jane te lidhur fort per kulturen shpirterore autoktone te
njeriut te ketyre aneve: poetet bejne perpjekje te gjejne
fakturen autoktone, origjinale, ose historike, ose mitologjike…”
Ne kete kohe kemi ”manifestimin e vetedijes estetike” e cila
behet dominuese, pastaj kthimi ne burimet autoktone, zgjerimi
tematik, njohja me vlerat e letersise evropiane, ben qe poezia
shqipe te kaloje ne zona te cilat per etapat e meparshme kishin
qene te panjohura.
Si krijues reprezentues te kesaj etape, Rexhep Qosja trajton
poezine e Rr. Dedajt, B. Musliut, M. Ramadanit dhe S. Hamitit,
ndersa perciptazi i permend disa poete te tjere. Te keta ve ne
pah vlerat dhe antivlerat, veprat e krijuara dhe ato te
emituarat. Por nuk i permend shume poete te etapes se dyte, te
cilet vazhduan edhe ne etapen e trete te krijojne vepra me vlera
te pamohueshme. Venia ne pah e veprave te krijueseve qe kane
filluar te shkruajne nga fundi i viteve ‘6o, dhe atyre qe
vazhdojne te shkruajne ne vitet ‘70, ndersa heshtja e veprave te;
Din Mehmetit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes etj., sikur i ndane
etapat mekanikisht.
Nje e mete, dhe bile kryesore, e tipologjizimit te letersise
shqipe ( e edhe poezise shqipe ) nga Rexhep Qosja, ishte
kufizimi i tij vetem ne letersine qe u krijua ne ish Jugosllavi.
Tipologjizimi ndaras i kesaj letersie nga letersia qe u krijua
ne Shqiperi, sikur e ul vleren e ketij studimi. Kur jemi ketu
duhet permendur se kete gabim e permiresoi Agim Vinca ne
monografine ”Struktura e zhvillimit te poezise se sotme shqipe (
1945-1980)”, ku poezine e sotme shqipe e studioi si nje teresi
pa marre parasysh kufinjt, qe i ndajne shqiptaret ne mes tyre.
Duke e marre parasysh veprimtarine e tij te perqendruar
kryesisht me studime historiko-letrare, kuptohet se kjo ishte
nje skaj apo pjese e veprimtarise se tij, sa te gjate aq te
gjere.
Me kete pune pra edhe e arsyeton shmangien qe i beri kesaj etape
te gjere ne letersine shqipe.
Poezia dhe moderniteti
Ne veshtrimin ”Manifesti i modernitetit” , ne ane te ndryshme e
shtjellon nocionin modernitet. Deri te perkufizimi i ketij
nocioni ai vije natyrshem sepse ne pjesen me te madhe te
veprimtarise se tij kritike, ai ka mbajtur qendrim se ç’eshte e
çka nuk eshte modernitet.
Ne kritiken letrare, si dhe ne letersine qe eshte krijuar ne
Kosove, me nocionin modernitet - modernizem, eshte manipuluar
shume. Shpeshhere vepra te ndryshme jane definuar si moderne apo
moderniste, e ne kohet e fundit edhe postmoderne, por me teper
ky nocion eshte keqkuptuar dhe keqinterpretuar sesa eshte
kuptuar drejt. Me kete nocion mbuloheshin ndjeshmeri te ndryshme
dhe te kunderta.
Kete veshtrim autori e ka ndare ne katermbedhjete njesi. Njesia
e pare emertohet ”Nocioni modernitet” dhe e fundit ”Funksioni
projektues i modernitetit”. Qe ne fillim kritiku merret me
perkufizimin e nocionit ”modernitet”, i cili sipas tij ”hyn ne
radhen e nocioneve me te pacaktuara” ( f. 5 ). Shpesh
zevendesohet prej nocionit avangarde dhe eshte nocion relativ,
prandaj edhe se ky nocion duhet te ”riperkufizohet ne çdo kohe,
duke pasur gjithnje parasysh karakterin historik te permbajtjes
qe me te mbulohet”. ( 5 ) Moskuptimi i ketij nocioni çonte te
mistifikimi i tij. Por para se te perkufizoje kete nocion,
Profesori preferon me pare te perkufizoje se çka nuk eshte
modernitet, ndersa perkufizimin e nocionit ”modernitet” ai,
perveç perkufizimeve, me teper e le te hapur.
Ne vazhdim tregon kohen e fillimit te perdorimit te termit
modernitet, prej Bodlerit, pastaj permend Apolinerin dhe
Majakovskin si poete moderne.
Nocionin modernitet, R. Qosja e analizon ne tri fusha: ne fushen
e poezise, te prozes dhe te kritikes letrare.
Çka s’eshte moderne ne poezine e sotme: ”… poezia entuziaste per
origjinen e lashte, per famen e heronjve, per vyrtytet
etnopsikologjike, ne te cilen patosi i larte pershkon ndjenjen,
retorika cileson thenien, glorifikimi ngjyros tonin, kurse
dekori romantik zbukuron vizionin” . Koha jone eshte kohe, ne te
cilen mbizoteron vetedija kritike edhe ne krijimtarine poetike:
”Per me teper, ne kohen e sotme kur kategorite estetike,
sikunder jane e bukura dhe e madherishmja, praktikisht, nuk kane
me shkelqimin qe kishin per me teper se dymije vjet, poezia e
entuziazmit, e glorifikimit dhe e dekorit eshte nje anakronizem
jo vetem ne perpjestime boterore apo evropiane, por edhe ne
perpjestime ballkanike” .
Shpeshhere ne kritiken tone, por edhe ne veprimtarine krijuese,
moderniteti identifikohej me menjanimin e shenjave te pikesimit
ne poezi, me lidhjen e fjaleve semantikisht te largeta, me
formalizimin e vargut etj. Tek ne modernitet konsiderohej
perseritja e sensibiliteteve te shkuara, himnizimi i i qendreses,
semantika anakronike e konservatore, pastaj perseritja e
tingujve dhe krijimi i pershtatjeve muzikore, perseritja e
fonemave apo e fjaleve.
Teme me vete eshte moderniteti ne proze, e cila te ne eshte ne
nivel me te ulet se poezia.
Ne proze shenje e modernitetit nuk eshte mungesa e fabules,
pastaj nje proze sot nuk eshte moderne sepse eshte shkruar ne
formen e monologut te brendshem. Proza nuk eshte moderne ”as pse
mbeshtetet ne motivet, ne mitet dhe ne simbolet e traditave
kulturore, apo vetem pse ne kurnizat e saj mitologjike dhe
folklorike futen permbajtje aktuale dhe pse ashtu krijohen
domethenie alegorike ose simbolike” . Moderne nuk mund te jete
as proza e cila merret me ”hetimin e aspekteve te lenduara, te
deformuara, te psikes se njeriut” .
Sa i perket modernitetit ne kritike, R. Qosja si kriter
percakton aspektin e kritikes: ”aspekti, vertet, konsiderohet i
vetmi kriter i percaktimit te modernitetit apo te jomodernitetit
te kritikes letrare” .
Nje kritike e rrepte ketu i behet nocionit pasqyrim, qe ishte
nocion qendror ne kritiken e realizmit socialist: ”nuk mund te
quhet moderne kritika e cila bazohet ne nocionin pasqyrim…”
( 14 ) ne thelb te vepres eshte funksioni estetik i saj, ndersa
funksionet tjera jane te huaja per vepren letrare. Ky shprehet
ketu, kunder normativizmit dhe praktikes dogmatike, qe
mbizoteronin ne realizmin socialist: ”moderniteti dhe praktika e
dogmatizmit te realizmit socialist, objektivisht, perjashtohen”
.
Pasi tregon se çka nuk eshte moderne ne letersi, profesor Rexhep
Qosja ne shume aspekte prej shume aneve e perkufizon kete term.
Moderniteti eshte nocion njohes, nocion vleresues, eshte nje
nocion me domethenie te gjere, moderniteti eshte tejkalim i
poetikes skematike, moderniteti nuk mund te jete pjese, sepse ai
eshte teresi. Moderniteti varet prej teresive siç jane
ndjeshmeria, struktura, sistemi teorik, energjia e mendimit,
vlera estetike etj. Ai: ”nenkupton zbulimin e permbajtjeve te
reja; te ndjeshmerise se re; te vizioneve te reja; te moralit te
ri; te ideve te reja; te aspekteve te reja; te formave te reja;
te teorive; te metodave; dhe te teknikave te reja krijuese” .
Ndjeshmeria, fryma, vizionet percaktojne nje veper te jete
moderne apo konvencionale. Moderniteti e perjashton konformizmin,
gjykimi i tij eshte ironik, perballe kufizimeve moderniteti ve
lirine.
Dhe ne fund: me ke nuk pajtohet moderniteti?
Moderniteti nuk pajtohet me folklorizmin, me sentimentalizmin,
me apologjetiken, me dekoracionin, me patosin dhe retoriken
romantike, me normativizmin dhe dogmatizmin, me mitologjine
patetike dhe me vetedijen lokale; ai nuk pajtohet me te sotmen,
me veten sot per hir te se nesermes, eshte projeksion i botes se
krijuar neser.
Individualiteti i Rexhep Qosjes si kritik letrar
Nje decenie pas botimit te librit ”Dialogje me shkrimtaret”, te
Rexhep Qosjes, me rastin e ribotimit te kesaj vepre kritike, ne
pasthenie, me te drejte theksohet se kjo veper ”shenon
zanafillen e kritikes moderne shqipe” . Ketu duhet analizuar
nocioni ”kritike moderne” sepse nje lloj i kritikes shqipe
ekzistonte edhe para botimit te kesaj vepre, qe ishte nje
kritike e pakonstituuar ne nivelin adekuat te vete letersise, as
ne rrafshin e organizimit, te struktures kompozicionale apo te
pergatitjes teorike dhe te kultures gjuhesore. Si poezia edhe
kritika vuante nga nje retorizem patetik, nga nje klishetizem i
improvizuar i mendimeve qe perseriteshin nga nje kritik te
tjetri, duke pandehur se misioni i saj ishte efekti didaktik, qe
bashkohej me perfoljen e permbajtjes se vepres. Kjo kritike me
teper merrej me çeshtjet jashtetekstore, siç ishte biografia e
shkrimtarit, orientimi ideologjik i tij etj. Kritika shqipe
sillej rreth disa temave te perhershme siç ishin permbajtja dhe
forma, personazhi pozitiv dhe ai negativ si dhe tematika e
vepres.
Kur jemi ketu, vetvetiu rrjedh pyetja: Ç’te re solli Rexhep
Qosja ne kritiken shqipe te kesaj kohe?
Ne radhe te pare ai trajtoi letersine shqipe ne pergjithesi, pa
bere ndarje regjionale ose perpjekje per ta abstrahuar letersine
e sotme shqipe nga letersia e tradites, dhe keshtu per ta
trajtuar kete letersi si diçka te veçante. Si kriter kritiku
kishte kriterin estetik te cilin ua kundervinte kritereve te
tjera. Ai ne qender te interesimeve te veta vinte vepren letrare
perkunder tradites, qe ne ate kohe me teper merrej me biografine
e autorit se sa me vepren e tij. R. Qosja afirmonte
sensibilitetin modern te letersise, kritikonte te metat: frymen
patriarkale, optimizmin e rrejshem, ideologjizimin dhe
politizimin e letersise etj. Ne kohen kur gjysma e letersise se
sotme shqipe zyrtarisht ishte shpallur si Letersi e Realizmit
Socialist dhe ne gjuhen e kesaj letersie zoteronte fjalori
ideologjik dhe politik. Qosja si pengese per zhvillimin e
letersise se sotme shqipe, ne veshtrimin per krijimtarine e
Enver Gjerqekut, nuk le pa permendur ”ndikimin e zhdanovizmit
dhe te kanuneve te Timofejevit e te teorive te tjera mbi
tendencen e partisine ne art” . Madje, kjo ishte nder pengesat
kryesore qe i kunderviheshin letersise se re shqipe. Ai i
kritikon dhe i hudh si te pavlershme krijimet, me anen e te
cilave krijuesit e fitonin besimin e pushtetit, perkedheleshin
dhe benin karriere poetike dhe politike duke u ngritur ne rangun
e poeteve te ”oborrit”, por edhe ne organet e pushtetit, krijues
qe ”idealin poetik ia nenshtronin punes politike” .
Politizimi i artit, ideologjizimi i tij, i shkonte perkunder
idealit estetik, e zhvishte ate nga qenesorja, e degradonte ate
etj. Ne kete drejtim kritiku vepronte intelektualisht duke e
ditur se arti ne qenien e tij e kishte universalen, ndersa
politika te perkohshmen: ”… angazhimi i hapet, …. Nganjehere
edhe tendenca … e demton spontanitetin e shprehjes.” R.Qosja nuk
e shikonte vepren nga nje aspekt. Ai vepres letrare i bente nje
veshtrim te gjere, e zberthente nga aspekti social dhe historik,
nga aspekti psikologjik, ekzistencial, per te arritur ne
analizen formale, ne analizen e stilit, te figuracionit, te
struktures se vepres etj. Kritika e tij eshte quajtur ”kritike
integrale” dhe me poshte vazhdon: ”Kjo kritike i ngreh ne nivel
adekuat te gjitha dimensionet e rendesishme shoqerore ( te
vepres - Ver. ime I. Bytyçi ); keshtu, ajo, e theksuar dhe e
angazhuar ne kuptimin pozitiv, i perkrah dhe i stimulon ato me
te dobishmet, me pozitivet si tek ne ashtu edhe ne teresi” .
Angazhimi i Prof. Qosjes ne art dhe kulture, por edhe ne
problemet aktuale eshte nje angazhim i llojit te angazhimit te
intelektualeve evropiane, si Sartri, Markuze etj., ndersa
kritika e tij ”pozitive” nuk ka te beje me nocionin ”pozitivizem”,
po me nocionin e nje kritike konstruktive e cila vazhdimisht dhe
me kembengulje del ne mbrojtje te vlerave te verteta kombetare
dhe universale te artit. Ne nje shkrim per vepren e Rexhep
Qosjes ”Nocione albanologjike”, Sylejman Syla thekson: ”Autori
deperton dhe perqendrohet menjehere ne veper dhe te gjithe
shkrimin kritik e senderton ne mbeshtetje te kontaktit te
drejtperdrejte me te, pa e renduar me teorizime e elemente te
tjera parazitare e te pafunksion” . Kritika e tij ne pergjithesi
shenonte kulmet ne shqyrtimin e veprave letrare dhe keshtu ishte
perhere e mirepritur si nga lexuesi ashtu edhe nga kritika
letrare. Fjalori i tij eshte fjalor i intelektualit bashkekohor,
qe zoteron filozofine dhe kritiken tradicionale humaniste te
shekujve te shkuar, po edhe filozofine dhe kritiken bashkekohore.
Perkunder qasjeve jashteletrare ndaj vepres, qe beheshin nga
kritike te ndryshem ”ne kete shkrim kritik-letrar zoteron
dukshem qasja e brendshme apo, thene me sakte, perqendrimi ne
brendesine, ne strukturen e vepres” . Sipas Ali Aliut ”Rexhep
Qosja, perfshin nje diapazon e sfera thuaja te pakufi ne te
trajtuarit e aspekteve letrare” . Ne te shumten e herave vepra e
tij eshte pritur pozitivisht si ngritje cilesore, si sintetizim
i njohurive, pra , ajo ”eshte nje sinteze dhe nje thellim i
metejme i studimeve historiko-letrare. Metoda origjinale dhe
vetedija kritike historike autorit i ben te munshem qe te
depertoje ne strukturen e brendshme te proceseve letrare…” ,
shprehet Bajram Krasniqi per vepren ”Prej tipologjise deri te
periodizimi”.
Vleresime pozitive per kritiken e tij ka dhene edhe Jorgo Bulo
ne shkrimin e tij ”Rexhep Qosja dhe vepra e tij "Porosia e madhe"
: ”Si çdo veper e kultures shpirterore, edhe vepra shkencore
eshte e pandare nga personaliteti i atij qe e krijon dhe nga
epoka kur krijohet. E tille eshte edhe vepra shkencore e Rexhep
Qosjes, e ketij krijuesi poliedrik, qe per nje çerek shekulli,
me talentin e rralle, me pasionin dhe me guximin krijues qytetar
qe e karakterizon, i eshte kushtuar levrimit te shkences e te
letrave shqipe” .
Mirepo, perpos vleresimit pozitiv, qe i eshte bere kritikes se
Rexhep Qosjes, nuk mungoi as rezerva nga kjo kritike, por nuk
munguan as perpjekjet per ta nenvleresuar kete kritike, por edhe
ata qe u perpoqen ta mohonin ate. Keshtu, Ibrahim Rugova, derisa
ne nje punim te botuar ne revisten letrare ”Jeta e re” kritiken
e R. Qosjes e krahasonte me veprat e kritikeve te medhenj si:
”S. Bevi, De Sanktisi, Bjelinskit, apo ate te Edmund Vilsonit” .
Me poshte kete kritike e karakterizonte keshtu: ”kjo kritike ka
krijuar nje gjeresi dhe nje shqyrtim te shumanshem te
problematikes se letersise, e cila krijon mundesi qe ne vazhdim
te dezintegrohet ne disciplinat e ardhshme te studimit te
letersise, ka krijuar nje baze te volitshme per realizimin e
ketij procesi te rendesishem, e cila e ka ngritur kritiken tone,
veçanerisht ne aspektin metodologjik - teorik, si me inkuadrimin
e metodave te ndryshme ashtu edhe me inkuadrimin dhe
interpretimin e teorive.” ( Nenvizimi im - I. Bytyçi ) Nje
qendrim tjeter, pothuaj te kundert me kete, ndaj kritikes se
Qosjes, I. Rugova e mban ne librin e tij ”Kahe dhe premisa te
kritikes letrare shqiptare ( 1504-1983 )”. Se do te kishte
tjeter qendrim ndaj kritikes se R. Qosjes, Rugova ndaj kritikes
se tij tregon qarte fakti se ky kritik kur e botoi artikullin e
siperpermendur ne librin e tij ”Kah teoria”, pjesen ku flitet
per R. Qosjen si kritik e hoqi nga teksti. Ne librin ”Kahe dhe
premisa te kritikes letrare shqiptare”, ne rreth 4 faqe perpiqet
ta perkufizoje kritiken e tij. Ne pergjithesi kete kritike do ta
perkufizoje me nocionin kritike ”e angazhuar” ne letersi dhe ne
kritike, por se per çfare angazhimi behet fjale ne vepren e R.
Qosjes, ketu nuk definohet nga I. Rugova, sepse asnje kritike
nuk shkruhet pa pasur autori i saj nje lloj angazhimi. Ky kritik
ne vepren e akademik R.Qosjes sheh nje lekundje ne mes te
tradicionalizmit dhe formalizmit
( f. 237 ), pastaj ai, (R.Qosja ) letersine e veshtron ne raport
me çeshtjet morale ”çfare lidhet me premisat sociologjike e
etike per letersine” ( f. 239 ); ne kritiken e tij ”nuk mund te
çlirohet nga çeshtja e dualizmit vleresues” ( f. 239 ), ne
vazhdim ceket inkonsekuenca ne mendimet e Qosjes etj. Ne
pergjithesi ne kete shkrim eshte inkuadruar nje sintakse e
terhequr zvarre dhe nje perpjekje e perdhunshme per ta ulur
vleren e kritikes se Rexhep Qosjes. Ketu nuk eshte fjala per te
metat e kritikes se tij, po per te meta te kerkuara aty ku nuk
gjenden, per veprimin e nje alkimie gjuhesore e cila me
”mrekullite” e saj kthen arin ne thengjill, e thengjillin ne ar,
gjithnje sipas nevojes. Kjo kritike ndaj Qosjes ne vete
ngerthente filozofine provincialiste dhe ate te grupacioneve, qe
shenjonte nivelin e ulet kulturor te mjedisit kosovar. Me fjale
te tjera, kjo alkimi e fjales mund te perkufizohet si alkimi
negative.
Nje kritik, qe eshte angazhuar edhe me heret te karakterizoje
kritiken e tij si destruktive dhe R. Qosjen si ”mohues te
vlerave kombetare”, ishte Hysni Hoxha. Por, R. Qosja ishte
kategorik ndaj te metave te veprave te ndryshme, edhe ndaj
nivelit te ulet kulturor te shoqerise shqiptare. Ai nuk i
perkedhelte keto te meta, po si intelektual, i gjente dhe i
kritikonte ato, prandaj edhe te shumica e intelektualeve te
mirefillte dhe e lexueseve gezonte respekt. Ky fakt sikur
ngjallte zili te pjesa e inteligjencies kosovare, e cila edhe
pse kishte konsiderate te larte per veten, ne shoqeri sikur
mbetej prapa perdes, prandaj me kritiken qe i benin R.Qosjes
perpiqeshin qe t’ia kthenin vemendjen opinionit se kishte
intelektuale te nje kalibri me te larte se ai i R.Qosjes. Hysni
Hoxha ne artikullin ”Per nje dialog ne nivel kulturor” e
problematizon kritiken e tij dhe i shfaq mospajtimet e veta me
kete kritike. Hysni Hoxha nuk pajtohet me kriteret qe i perdori
R.Qosja ne perpilimin e ”Antologjise se lirikes shqipe”, ne
prezentimin jo te drejte te autoreve bashkekohore ne te, renien
ne ”artizem” , ne qendrimin nenvleresues ndaj vepres se Migjenit
etj.
Pa marre parasysh qendrimet e ndryshme dhe te kunderta ndaj
kritikes se R. Qosjes, kritika e
tij hyn ne themelin e kritikes shqipe. Merite e ketij kritiku
eshte ngritja e kritikes shqiptare ne nivelin
qe ka kjo kritike sot ne Kosove.
GJUHA, STILI DHE TERMINOLOGJIA E KRITIKeS
Nje kujdes te veçante ne shkrimet e veta Rexhep Qosja i kushton
gjuhes dhe terminologjise se vepres. Gjuha e kritikes se tij
eshte e gjalle, mjaft e pasur ne shprehje dhe pershkohet nga
nocionet e kritikes moderne.
Qysh ne librin e pare ”Episode letrare” i eshte larguar, sa ka
qene e mundur ne ate kohe, kritikes zyrtare te realizmit
socialist qe ishte prezente ne kritiken shqipe. Megjithese ne
librat e tij te pare kritike, hasim ne fjalorin e kritikes
socologjike apo pozitiviste, ai ne librat ne vazhdim
perqendrohet ne tekstin letrar, deperton ne strukturen e vepres
artistike.
Fjalori i tij eshte fjalor i intelektualit bashkekohor, qe e
zoteron estetiken, trashegimine e
kritikes humaniste, por edhe kritiken moderne. Ne kohen kur u
paraqit ky kritik, kritika shqiptare ishte e re ne moshe, ishte
nen trusnine e filozofise dogmatike qysh ne start, ishte e
krijuar ne kushte specifike dhe ne te shumten e herave
eklekticizmi e pershkonte tej per tej. Gjuha qe e pershkonte
ishte kaotike: shpeshhere, jo vetem ne nje tekst te kesaj
kritike, por edhe ne nje fjali, gjejme mendime te kunderta, te
papajtueshme ne mes tyre. Gjuha e kesaj kritike oscilonte ne mes
te nocioneve te filozofise dogmatike marksiste ose nocioneve
eklektike. Sa here qe tentonte te tejkalonte filozofine e pare,
kalonte ne te dyten, ne eklekticizem.
R.Qosja eshte ai qe me vetedije te rralle e mohoi metoden e pare,
por nuk iu bashkangjit te dytes, si shume kritike kosovare, qe e
mbajne veten per kritike ”moderne”. Ai depertoi ne mes te ketyre
dy rrymave mbizoteruese dhe me vendosmeri, hapi rrugen e
studimeve bashkekohore ne kritiken shqiptare. Shenja me e
dukshme per te dokumentuar kete eshte gjuha, qe ai perdor ne
vepren e tij. Nocionet qe perdor jane ato te teorive
bashkekohore letrare. por, kur jemi ketu, duhet permendur se
mendimi i tij e ruan kontinuitetin me mendimin e mirefillte mbi
artin dhe krijimtarine. Perkunder metodes moniste dogmatike dhe
anarkise eklektike, kritiku ndoqi metoden pluraliste bashekohore
ne kritiken letrare. Ai nuk ndalej ne biografizem dhe ne
rrethanat shoqerore historike te krijimit te vepres, por me
teper hynte drejtperdrejt ne tekstin letrar, ne strukturen e
tekstit letrar, por nuk e la anash as horizontin e pritjes,
lexuesin, receptuesin e vepres. Terminologjia me e shpeshte ne
kritiken e tij eshte ajo e poetikes strukturale. Nocionet si
studime strukturale, strukture, struktura figurative, sistemi
simbolik, rrathet koncentrike te kuptiomit, ideogramet -
ideologemat etj., shoqerohen nga nocionet e estetikes se
receptimit si horizonti i pritjes, intensiteti i receptimit,
studimi historik i receptimit etj. ne kritiken e R. Qosjes
perdoren edhe nocionet e semantikes dhe te semiologjise si
semantema, shenjuesi - i shenjuari etj. Keto nocione tregojne
per gjeresine e interesimeve te ketij kritiku, per perdorimin e
nocioneve sa me adekuate ne studimin e letersise.
Sintaksa e kritikes se Rexhep Qosjes eshte mjaft e pasur,
elokuente dhe nuk e lodh lexuesin. Nje vlere tjeter e kesaj
kritike eshte edhe qartesia e shprehjes, qe nuk e vullgarizon
asnjehere kuptimin e vepres, perkundrazi e ben te afert me nje
mase me te madhe lexuesish. Kjo veper, per pasurite e medha qe
posedon tek lexuesi ngjall perjetime estetike.
Perfundimi
Prej librit te pare, ”Epizode letrare”, pothuaj ne çdo liber
kritik, Rexhep Qosja u mor me letersine bashkekohore, e sidomos
me poezine e sotme shqipe. Keto shkrime mund t’i ndajme ne ese,
recensione, trajtesa, studime, veshtrime, por ai u mor edhe me
periodizimin e kesaj letersie (poezie ). Ne keto shkrime, perveç
analizes se tekstit, ai u mor edhe me çeshtje jashtetekstore, qe
lidheshin me orientimin e kesaj letersie ne rrugen moderne. Ne
keto shkrime qarte caktohet: ç’eshte tradicionale dhe ç’eshte
moderne ne krijimtari, cilat jane te metat qe e shoqeronin,
sidomos krijimtarine qe eshte krijuar ne Kosove, ne vitet e para
pas Luftes se Dyte Boterore. Shikuar nga perspektiva e sotme,
marrja me keto probleme, e rendon kritiken e R. Qosjes, por po
te analizohen rrethanat ne te cilat eshte krijuar kjo letersi ne
Kosove arsyetohet kjo ”ngarkese”.
Rendesia e shkrimeve te profesor Qosjes eshte e madhe sepse ne
to u shtjelluan problemet qenesore te kesaj poezie. Pothuaj ne
çdo rast ky kritik mbajti qendrim te drejte ndaj krijimtarise
vazhdimisht, kur i lexojme vleresimet per disa poete, verejtjet,
qe iu beri atyre, edhe sot e kesaj dite jane vertetuar se ishin
te drejta.
Nder problemet kryesore me te cilat u mor ishte percaktimi i
nocioneve adekuate te kritikes letrare, pastaj kerkimi i
metodologjive bashkekohore. Luftimi i tadicionalizmit, i
sentimentalizmit dhe i logjikes provinciale ishte ne plan te
pare ne kritiken e tij. Letersia shqiptare, sidomos ajo qe
krijohej ne Kosove, qe ne fillim vuante nga keqkuptimi i frymes
se letersise, nga perdorimi joadekuat i nocioneve letrare,
pastaj ne shkrimet e tij me te drejte shtjelloi fenomenin e
hermetizmit ne letersine tone.
Jo njehere, ai u perballe me dogmatizmin ne trajtimin e
fenomeneve letrare dhe jo njehere e sulmoi kete dogmatizem i
cili, me normat e tij te ngurta, ia zinte frymen krijimtarise
dhe mendimit te lire, pjese e te cilit eshte letersia.
Romantizmi i rreme qe e shoqeronte kete letersi, pastaj notat
sentimentale e provincializmi, ndikimet nga periudhat e
mepareshme, si nga letersia kombetare ashtu edhe ajo boterore, e
demtonin rende letersine e re shqiptare.
Problem me vete ishte problemi i modernitetit, te cilin R.Qosja
perhere e perkufizonte, por duke e lene kete problem te hapur
sepse mbyllja e problemeve eshte karakteristike per mendjen
dogmatike.
Nje tjeter problem ishte edhe qendrimi i kritikut ndaj disa
krijuesve. Ne kete drejtim mund te verehen disa inkonsekuenca:
ndaj disave, si psh.: ndaj M. Kerveshit, deri diku edhe Rr.
Dedajt, mbane qendrime teper te larta, ndersa ndaj A. Podrimjes
e A. Shkrelit nganjehere eshte me teper skeptik e qortues sesa e
meritojne.
Po, ta krahasojme kritikun e madh gjerman me prejardhje hebreike
nga Polonia,
Marcel Reich-Ranicki, i cili i ben nje vleresim vepres se
shkrimtarit te madh gjerman, Günter Grass ”Zunge zeigen”. Veper,
te cilen autori e shkroi ne Indi: ”Ist ja sehr schön. Aber er
hat doch nichts gemerkt. Das Buch ist leer. Da ist doch was
nicht in Ordnung” ( Po shume bukur eshte. Por asgje s´ka verejte
ai. Ky liber eshte i zbrazet. Aty diçka s´eshte ne rregull.) .
Ndersa, per romanin e Martin Walserit ”Jagd”( Ndjekja) me keto
fjale Ranicki i drejtohet W. Karasek-ut: ”Sie haben eine Kritik
über das Buch geschrieben, ... Sie sind befreundet mit Walser,
ich bin befreundet mit Walser, uns allen tut es sehr weh, dem
Walser einen Schmerz anzutun, und ich habe den Eindruck
gehabt,...Die Frage lautet- ... Ist das nun ein Roman über das
banale Leben oder ist es ein banaler Roman?”( Ju e keni shkruar
nje kritike per kete liber,...Ju e keni mik Walserin, une e kam
mik Walserin, ne te gjitheve na rendon, qe ta lendojme Walserin,
edhe une e kam pasur kete pershtypje,...Pyetja vjen...A eshte ky
nje roman mbi jeten banale apo ky eshte vete nje roman banal?) .
Po ashtu Hellmuth Karasek, i cili eshte kritik dhe redaktor i
revistes “Spiegel” (Pasqyra), ne Gjermani, keshtu flet per
romanin “Ein weites Feld” te Gynter Grasit, nje roman mbi
bashkimin e Gjermanise dhe shkrimtarin Fontane: “Das Buch steht
auf der Stelle. Die beiden Hauptfiguren verfügen über kein
Leben, keinen Kopf, keinen Unterleib...” (Ky liber qendron ne
kete pozite. Qe te dy figurat kryesore shtjellohen mbi te
pajeten, pa hyrje dhe pa perfundim...) .
Askush nuk i merr per te keqe keto kritika kaq te ashpra per
keta shkrimtare aq te medhenj! Ndersa te ne, keqkuptohet parimi
dhe behet hataja...
Pa marre parasysh te metat e vogla, kritika e R. Qosjes
gradualisht u ngrit dhe fjala e tij u be e respektuar ne te dy
anet e kufirit shqiptar. Kritikat e tij per letersine shqipe ne
Kosove e kishin peshen e kritikave te Sent Bevit ne France, te
De Santkisit ne Itali dhe te Bjelinskit ne Rusi…
Keto kritika, ne te cilat u shtjelluan problemet kryesore te
letersise shqipe, qendrojne ne baze te kritikes shqiptare.
Kritika e tij u rrit se bashku me zhvillimin e letersise shqipe
dhe shpeshhere i paraprinte kesaj letersie.
Referencat:
Prof. Dr. Agim Vinca, Struktura e zhvillimit te poezise se sotme
shqipe(1945-1980).
”Rilindja”, Prishtine 1985, f.15.
2 Heinz Ludwig Arnold und Heinrich Detering , Grundzüge der
Literaturwissenschaft. München 2001, f. 223.
3 Po aty, f. 636.
4 Ndreke Luca,Shtate Shaljanet. ”Rilindja”, Prishtine
1973(Pasthenia).
5 Loni Papa, Cuca e maleve. ”Rilindja”, Prishtine
1972(Pasthenia).
6 Kole Jakova, Toka e jone. ”Rilindja”, Prishtine
1972(Pasthenia).
7 Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar. ”Rilindja”, Prishtine 1973,
f.201.
8 Rexhep Qosja, Dialogje me shkrimtaret. ”Rilindja”, Prishtine
1968. f.215.
9 Po aty, f.217.
10 Po aty, f. 219.
11 Po aty, f.229.
12 Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar. ”Rilindja” , Prishtine
1973. f. 129.
13 Po aty, f. 101.
14 Po aty, f. 102.
15 Po aty, f. 110.
16 Po aty, f. 115.
17 Po aty, f. 119.
18 Po aty, f. 86.
19 Rexhep Qosja, Antologjia e lirikes shqipe (Botim i dyte).
”Rilindja”, Prishtine 1979, f. XXXVI.
20 Po aty, f. XXXVII.
21 Po aty, f. XXXVII.
22 Po aty, f. XXXIX.
23 Po aty, f. XLI.
24 R. Qosja, Panteon I rralluar, f. 92-93.
25 R. Qosja, Antologjia e lirikes shqipe, f. XL.
26 R. Qosja, Dialogjet me shkrimtaret, ff. 251-287.
27 R.Qosja, Shkrimtare dhe periudha, ff. 343-369.
28 R.Qosja, Nocione te reja albanologjike, ff.152-191.
29 R. Qosja, Dialogje me shkrimtaret, f. 284.
30 R. Qosja, Shkrimtare dhe periudha, f. 359.
31 Po aty, f. 360.
32 R. Qosja, Nocione te reja albanogjike, ff. 152-188.
33 Po aty, f. 154.
34 Po aty, f. 159.
35 Po aty, f. 165.
36 Po aty, f. 165.
37 Po aty, f. 166.
38 Po aty, f. 168.
39 Po aty, f. 168.
40 Po aty, f. 169.
41 Po aty, f. 171.
42 Po aty, f. 172.
43 Po aty, f. 175.
44 Po aty, f. 175-6.
45 Po aty, f. 182.
46 Po aty, f. 182.
47 Po aty, f. 185.
48 Rexhep Qosja, Prej tipologjse deri te periodizimi, f. 255.
49 Po aty, f. 257.
50 Po aty, f. 268.
51 Po aty, f. 266.
52 Po aty, f. 286.
53 Po aty, f. 288.
54 Po aty, f. 289.
55 Rexhep Qosja, Nocione te reja albanologjike, f. 5.
56 Po aty, f. 7.
57 Po aty, f. 7.
58 Po aty, f. 11.
59 Po aty, f. 13.
60 Po aty, f. 14.
61 Po aty, f. 16.
62 Po aty, f. 17.
63 Rexhep Qosja, Dialogje me shkrimtaret. ”Rilindja”, Prishtine
1979 ( Shih: Pasthenia e Ali Aliut, f. 292).
64 Po aty, f. 255.
65 Po aty, f. 257.
66 Po aty, f. 258.
67 Ali Aliu, Kerkime, f. 41.
68 Sylejman Syla, Kritika dhe vepra, f. 24.
69 Po aty, f. 75.
70 Grup autoresh, Kritika dhe ese ne ” Letersia e sotme shqipe”(
Shih pasthenien e Ali Aliut me titull
” Tendenca te kritikes sone”, f.362).
71 Bajram Krasniqi, Letersia dhe vetedija historike, f. 267.
72 Jorgo Bulo, Magjia dhe magjistaret e fjales. Dituria”, Tirane
1998, f. 275.
73 Po aty, f. 275.
74 Ibrahim Rugova, Interpretime metodologjike – teorike te
kritikes letrare, ”Jeta e re” 1979, nr. 6, f. 1102.
75 Po aty, f. 1102.
76 Hysni Hoxha, Kritika. “Rilindja” Prishtine 1977, f. 216.
77 Marcel Reich –Ranicki / Sigfrid Löffler / Hellmuth Karasek ”…
und alle Fragen offen”
(Das Beste aus dem Literarischen Quartett). “Wilhelm Heyne
Verlag”, München 1997, f. 39.
78 Po aty, f. 41.
79 Po aty, f. 421.
|