Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojra
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

Gjithmon per AlbaNur Chat Shqip kliko Ketu! New

Shkruan: Musa Lamallari

Temat aktuala te derguara nga Musa Lamallari

Dinsezat dhe sojzuzat e marrum ne Diten e Pazarit  NEW

Kyqja, C'kyqja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Cervenkovski dhe Likuidimi i Menduh Thacit  NEW

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit...

 

Per me teper shkrime nga Musa Lamallari, kliko KETU!

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Fati i federalizimit qendron vetvetiu ne strukturen demografike dhe per nga permbajtja organike e saj nuk eshte separatiste. Sepse ky separatizem eshte shprehje e asimetrise esenciale te shoqerise sllavomaqedone dhe shqiptare ne Maqedoni. Kurse forma simetrike eshte e mundshme vetem ne qofte se shqiptaret do te ndihen bartes te sovranitetit ne te gjitha segmente e sistemit te shtetit ne Maqedoni.

Nocioni partner, qe perdoret ne fjalorin politik te qeveritareve ne Maqedoni, paraqet nje lloj hibridi pragmatik, i cili sherben si parolle e lidereve qeveritare qe besojne se ky nocion e fsheh formulen shpetimtare per dalje nga kriza e thelle politike dhe ekonomike qe eshte krijuar ne Maqedoni. Me fjale te tjera, nocioni partner ne fjalorin e lidereve konsiderohet si parakusht themelor per perballimin e krizes dhe per mbijetese te rehatshme ne pushtet. S'do mend se caku ketu eshte I qelluar mire: partneriteti ndermjet partive maqedonase dhe shqiptare eshte e vetmja rruge per krijimin institucional te rendit demokratik, per funksionimin e tij ne shoqerine multinacionale dhe multikonfesionale ne Maqedoni. Per shkak se me kete krijohen kushtet per mposhtjen e atyre aspekteve esenciale te krizes dhe ne vecanti te krizes ne marrdheniet nderetnike, te cilat kane shkaktuar bllokaden qe te mos kemi integrim te brendshem dhe te jashtem. Por, shtrohet pyetja: a eshte i mundur qysh tani instrumentalizimi i qellimit, i cili ende nuk eshte arritur dhe nuk ka mbeshtetje juridiko-kushtetues (partneriteti), dhe a mund te shfrytezohet si mjet i vetarritjes? Ata qe po sherbehen me parullen e partneritetit, ne te vertete, nisen nga supozimi se ne Maqedoni ka institute e potenciale te konsiderueshme demokratike, te cilat mund te shfrytezohen si mjete per te ecur kah realizimi i qellimit perfundimtar-partneritetit te plote ne Maqedoni. A kane te drejte ata? A eshte rruga per partneritet ne Maqedoni e trasuar nepermjet instrumenteve te demokratizimit qe i kemi ne disponim?

Disa procese ne Maqedoni sikur i japin te drejte mbrojtesve te kesaj teze. Ne disa segmente te jetes shoqerore pernjemendte ekzistojne elemente te partneritetit. Ne fakt kemi tejkaluar depresionin e meparshem politik te njemendesise komuniste dhe ka dale ne skenen politike, pjesmarrja politike e shqiptareve ne qeveri. Participimi i tyre per t'i ndare postet ne pushtetin qendror dhe lokal, niveli i arsimimit superior, kerkesa per zyrtarizimin e universitetit te Tetoves, ne zhvillim e siper eshte edhe procesi i rishqyrtimeve qenesore te sistemit shoqeror, kulturor dhe te atij ekonomik, I cili ka gjasa te perfundoje me rikonstruimin e ri dhe te vertete demokratik, te partneritetit te plote ne Maqedoni. Duke mos i nencmuar aspak keto procese te partneritetit, megjithate, jam i prirur per nje vleresim me skeptik te gjendjes dhe te instrumenteve qe i kemi ne disponim per te realizuar qellimin:partneritetin e plote ne Maqedoni. Skeptik jam per arsye se keto procese me pare i shikoj si rrjedhoje te shkatrrimit gradual dhe te trandjes se brendshme te etnikumit sllavomaqedon, sesa si shprehje te fuqise se rendit te ri, i cili ka leshuar rrenje ne trollin tone dhe me permbysjen e mbeturinave te titizmit ne zgjedhjet e vitit 1998, paralajmeron nje rritje organike drejt demokracise dhe partneritetit te plote. Me fjale te tjera, partneritetin e deritanishem e shoh me pare si shprehje te dobesise se sistemit juridiko-kushtetues, i cili i ka eleminuar shqiptaret prej elementit shtetformues dhe ka pamundesuar qe ky etnikum historik me rrenje pellazgo-ilire te mos jete bartes I sovranitetit te Maqedonise. Ne jemi ne godinen, e cila ngadale po ndertohet vetem njenacionale, ndersa partenriteti I kaluar dhe I tashem me shume i ngjan skeles se godines, derisa konstruktoret dhe drejtuesit bejne perpjekje te fundit per ta venduar kulmin e saj, duke mos ngurruar edhe nga perdorimi i mjeteve makiaveliste ne politike.

Besimin qe disa e shprehin ndaj shenjave te partneritetit ndermjet partive maqedonase dhe shqiptare, lidhet ngushte me mbivleresimin e forces se oligarkise, qe e ka pushtetin dhe e cila aspak nuk interesohet per ndryshimin e Kushtetutes, qe eshte kamxhiku I sistemit, qe e ka aparatin administrative, ushtarak e policor ne duart e veta dhe ka ne dispozicion makinerine e fuqishme propaganduese, e cila ia siguron legjitimimin e pushtetit dhe manipulimin me intresat e etnikumit shqiptar ne Maqedoni. Nga ana tjeter, eshte me se e vertete se, edhe me participimin e PDSH-se

ne qeverine e Lubcos, partneriteti nuk u arrit permes marrveshjes historike dhe nga aspekti programor dhe stratagjik nuk ka mbeshtetjen e gjithe shqiptareve, por eshte pragmatic dhe stihik dhe, ne te vertete, I falur nga regjimi i Lubcos qe e nderroi strukturen autoritare te LSDM-se, i cili qysh ne start lirimin e Rufi Osmanit dhe te burgoserve te tjere politik, por si dhe koketimi rreth pranimit apo intervenimit te dyshimte ne UT, nga lideret e VMRO-DPMNE dhe AD por edhe nga lideri i PDSH-se u shfrytezuan per qellime te pragmatizmit te tyre politik, si nje prej mjeteve te luftes per zenien e fronit te boshatisur autokratik te Kiro Gligorovit.

Margjinalizimi i faktorit politik shqiptar per qellime nacionaliste me se miri u tregua ne Serbi, ku regjimi ne fund te viteve te tetedhjeta, se pari, u lirua nga kulti i Titos dhe karizmave te tjere bolshevik, nga shumica e tabuve dhe kufizimeve te meparshme, por me vone u shnderrua ne nje organ direktiv i oligarkise se re. Nje gje e tille si duket mund te perseritet edhe ne Maqedoni. Eshte fakt se ne qeverine e Lubcos neper disa ministri kuqe pas zgjedhjeve te treta parlamentare u insteluan disa politikane qe deri dje ishin te aferte me regjimin e Milloshevicit. Kjo vetvetiu flet se ne kete qeveri po nga keta politikane ne emer te shtetit unitar po stimulohet e njejta loje dhe mosperfilla e partnerit, ose thene me troc, mospermbushja e kerkesave te tij ne qeveri, do te mbrohet ne menyre sofistike nga lideri i koalicioneve joparimore dhe, dalja e tij nga qeveria e Lubcos, eshte ngushte e lidhur me rezultatin e zgjedhjeve presindenciale. Por, meqe partneriteti i meparshem ne qeverine e Kiros ka mbetur oaze paqe ne muzeum dhe meqe Lubcoja nuk mund ta percjell kete shembull dhe, per me teper, tregon me shume fleksibilitet sesa tkurrje ne vetveten, garnitura e harxhuar e Alitit gjithnje e me shume per t'u ulur edhe nje here ne foteljet ministrore, ne kampanjat e ndryshme zgjedhore do t'i rikthehet idese per federalizimin e Maqedonise, e cila si projekt politik u kompromitua aq shume gjate ndetjes se tyre ne qeverine e Kiros, ndersa grupimi i politikaneve te ri ne PPD ne njeren ane dhe partia e Xhaferit, nga nan tjeter, do t'u behen ankth, kanosje dhe pengese.

Fati i federalizimit qendron vetvetiu ne strukturen demografike dhe per nga permbajtja organike e saj nuk eshte separatiste. Sepse ky separatizem eshte shprehje e asimetrise esenciale te shoqerise sllavomaqedone dhe shqiptare ne Maqedoni. Kurse forma simetrike eshte e mundshme vetem ne qofte se shqiptaret do te ndihen bartes te sovranitetit ne te gjitha segmente e sistemit te shtetit ne Maqedoni. Ky model edhe gjate sundimit te qeverise se Lubcos nuk ka gatishmeri te pranohet per shkak te karakterit njenacional te struktures politike dhe administrative te shtetit, me shtresat dominuese te rikomponuara, qe preferojne format autoritare te pushtetit dhe qe jane jotolerante ndaj shfaqjeve te interesave vitale te shqiptareve ne Maqedoni.

Kriza e partneritetit ne essence eshte krize e jonjekohesise se zhvillimit unitar dhe centralist ne Maqedoni. Eshte krize e falimentimit te politikes se nivelimit artificial te jonjekohesise ne nje model te obliguar per te gjithe. LSDM-ja, e cila pas njemendesise komuniste pate marr detyre te rende qe shoqerime ta transformoje ne shoqeri demokratike, ne fakt synonte monolitizimin e demokracise se diktatures parlamentare, kurse institucionet kyqe te sistemit ia pate nenshtruar ketij monolitizmi, se pari, nepermjet sigurimit te monopolit ndaj pushtetit shteteror, qeveria apo shteti i LSDM-se, edhe vete gjate sundimit gjashtevjecar u be viktime e jonjekohesise se interesave brenda vete shtetit te LSDM-se. E detyruar qe, per shkak te mbrojtjes se monopolit te institucionalizoje demokracine e diktatures parlamentare ne vend te demokracise koncensuale parlamentare dhe te decentralizimit te pushtetit, ajo gjate qendrimit ne pushtet e ka legalizuar depertimin e jonjekohesise dhe ka pergatitur rrenimin e brendshem te sistemit dhe te strukturave administrative te shtetit. Me kete ka shperthyer fuqishem dhe ne menyre me te eger, si kacafytje nacionale ka perjashtuar sovranitetin nacional te shqiptareve ne Maqedoni. Imponimi i partneritetit te jonjekohesise nga ana e LSDM-se ka mundesuar mbijetesen e shtit njenacional dhe, ne vecanti, ka satanizuar artificialisht faktorin politik shqiptar, sidomos ne kushtet kur shteti i LSDM-se e solli vendin ne krize politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Keshtu partneritetit iluzor i kooperimit te jonjekohesise ne sistemin e shtetit u shnderrua ne surrogat te demokracise koncensuale parlamentare dhe te rikomponimit juridiko-kushtetues te dy etnikumeve me te medha ne trollin qe quhet Maqedoni.

Tani ne e VMRO-DPMNE duhet te revidohet koncepti i partneritetit iluzor, i cili pamundeson mobilizimin efektiv te forcave demokratike shqiptare dhe perjashton ne start konceptin e zhvillimit te sistemit te njekohesise ne Maqedoni. Procesi I partneritetit iluzor, i meparshem, por edhe ky cfare eshte sot, nuk mund te percjelle stuhine e kahjes kryesore te krizes, e cila e pezullon cdo iniciative te zgjidhjes se problemeve te hapura ne menyre te kenaqshme dhe demokratike. Nje fuqi ciklonike tregon sidomos kriza ekonomike, e cila nuk mund te zgjidhet me instrumentet e sistemit te tashem, ne kushtet kur krejtesisht mungon edhe vullneti i mirefillte i instancave kompetente te shtetit. Perkundrazi, kriza ekonomike po shfrytezohet si poligon kryesor i luftes per pushtet, me gjithe rrezikun e tmerrshem qe e sjell varferimi i pergjithshem i popullates dhe ndjenja e pergjithshme e humbjes se cdo perspektive dhe shprese. Pasiguria I shkon per shtati mobilizimit emocional te masave, koalicioneve nacionale dhe ne baza irracionale, krijimit te psikozes se parakrizes, shperthimit te aferave politike dhe ekonomike, gufimit te llojeve te reja te utopizmit, kurorizimeve te prijesive karizmatik brenda nates etj. Ne nje atmosfere tashme te krijuar te tille per Maqedonine do te mund te thoshim se me pare gjendet prane eksperimentit te kollapsit politik dhe ekonomik sesa para daljes nga kriza permes forcimit te instrumenteve te partneritetit iluzor ne pushtetin qendror. Kuptohet se eshte veshtire te parashikohet se si dhe kur do te shperthejne krizat politike, te cilat do te jene rezultat I mospermbushjes se premtimeve te "shtetit" te VMRO-DPMNE dhe AD. Askush nuk e di se si dhe kur do te lindin pasionet e reja te pakenaqesise dhe cfare permasa do te marrin krizat e koalicioneve dhe partneritetit iluzor ne ekzekutiven e pushtetit qendror. Si dhe kush do t'i prine pakenaqesise dhe se si do te reflektohet ajo nder qytetar pas zgjedhjeve presidenciale. Por, megjithate, nje gje eshte e sigurte: pavaresisht prej ideve dhe projekteve shpresedhenese per investime te huaja ne Maqedoni, gjithnje e me shume, derisa te mos shihen rezultatet, do te kete greva te punetoreve dhe nuk do te jete me me rendesi se a do te kete investime te huaja apo jo dhe cfare rekonstruime do te na shpalon Lubcoja, por si do te mbrohet pushteti i VMRO-DPMNE apo si do te eliminohet AD dhe si e me cfare mjetesh do te amortizohet kerkesa e shqiptareve qe te jene bartes te sovranitetit ne Maqedoni.

Nga i gjithe ky kompleks i ceshtjeve qe ketu vetem sa u preken dhe nderlikueshmeria e te cilave as qe ka mundur te perfshihet me nje kaptine me karakter te ketille skicuese, si perfundim kam dashur te nxjerre kete perfundim: partneriteti me elementin e SOVRANITETIT eshte kerkese kryesore e shqiptareve, por partite politike maqedonase nuk jane te gatshme ta realizojne kete kerkese, sepse ndihet mungesa e tradites demokratike dhe koncenzusit parimor ne favor te njekohesise ne sistemin e zhvillimit administrative te shtetit. Forcat politike qofte pozitare apo opozitare, jane detyruar te kompensojne kete mungese edhe permes te sundimit gjashtevjecar te LSDM-se, gjegjesisht duke zbuluar vlerat e dialogut, te tolerances dhe te racionalizmit te interesave politike pas perjetimeve immediate te pasojave te konflikteve, te jotolerances dhe te irracionalizmit te interesave.

  Partite politike shqiptare ne Maqedoni, e ketu se pari mendoj politikanet shqiptar, qe nuk kane hipoteka te ish-sistemit komunist dhe te percarjes te ish-subjektit te perbashket politik shqiptar ne PPD, ne strategjine e tyre do te duhej te parashihnin edhe pergatitjen per te ecurit neper mundime. Nese edhe per ne vlen ndjenja e sacrifices dhe rebelimi institucional se tendenca demokratike per Flamur me sacrifice ne politike eshte ceshtje e vatanit dhe fati yne e parapercaktuar, e une jam i bindur per kete, atehere edhe keto zik-zake dhe bredhje tona te sotme me kembezat e qelqit te partneritetit iluzor ne pushtetin qendror, herdokurdo do te duhej te shnderrohen ne nje levizje te fuqishme, e cila jo vetem se di cka kerkon, por ka edhe mjete dhe perkrahje te faktorit nderkombetar per te realizuar ate qe kerkon.

Shkruar nga Musa Lamallari, Shkup
 

Ju mund te komentoni shkrimet e Musa Lamallarit duke klikuar KETU!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster