Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojra
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

Gjithmon per AlbaNur Chat Shqip kliko Ketu! New

Shkruan: Musa Lamallari

Temat aktuala te derguara nga Musa Lamallari

Dinsezat dhe sojzuzat e marrum ne Diten e Pazarit  NEW

Kyqja, C'kyqja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Cervenkovski dhe Likuidimi i Menduh Thacit  NEW

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit...

 

Per me teper shkrime nga Musa Lamallari, kliko KETU!

Aliti dhe Xhaferi 1993 - 1999

Ne vitet e para te dhjetevjeteshit te shekullit te kaluar ne hapesiren mbareshqiptare linden tri parti kryesore te levizjes se re shqiptare. LDK-ja ne Kosove ne krye me Ibrahim Rugoven. PPD-ja ne Maqedoni ne krye me Nevzat Halilin. Dhe PDSH-ja ne Shqiperi ne krye me Sali Berishen. Ne fillim lideret e tri partive kryesore manifestuan pajtueshmeri te plote edhe per ceshtjet kurciale te nje interesi gjithekombetar, qe u perkufizua si: thyerje e komunizmit dhe demokratizim i Shqiperise, pavaresi per Kosoven, status shtetformues per shqiptaret ne Maqedoni dhe te drejta autonome per shqiptaret ne Presheve e Bujanoc dhe Mal te Zi.  

Me kalimin e kohes Berisha shprehte orekset qe te shnderrohej ne figure qendrore politike e kombetare te botes shqiptare, duke mos fshehur tendencen se Prishtina dhe Tetova do te duhej subordinuar Tiranes. Carja e pare serioze ne kete trekendesh ndodhi ne vjeshten e vitit 1993, pas "Aferes se armeve" ne Maqedoni, kur Berisha e zbrazi tere mllefin e vet autoritar mbi udheheqjen e pare te PPD-se. Ky mllef i tij erdhi menjehere pas takimit me Gligorovin ne vilen Biliana ne Oher. Ne kete mllef me se shumti pesoi Nevzat Halili dhe Mitat Emini. Duke i shpallur te dy "puthador" dhe "tradhetar". Ky qendrim jokonsekuent i Berishes rezultoi me ndarjen e PPD-se ne dy taborre. Kurse termeti politik tek shqiptaret e Maqedonise nuk ka mundur te kaloje pa kurrfare pasojash edhe per relacionin Tirane-Prishtine. Atehere ato nuk ishin te dukshme, por do te shihen me vone.

Percarja ne PPD dhe kercnimi qe iu be Mitat Eminit me direktive te UDB-se ne forme ultimatumi "mafioz" per ta larguar nga vendi i sekretarit te pergjithshem te PPD-se, shperthimi i "Aferes se armeve" dhe burgosja e 9 shqiptareve ne krye me Mitat Eminin, rrenimi i objekteve te universitetit te Tetoves dhe vrasja absurde e Abduselam Eminit, ngjarjet tragjike te 9 korrikut ne Gostivar, ku shume shqiptar u rrahen brutalisht nga ana e policies shoviniste maqedonase, me c'rast rane edhe kater deshmore, procesi i montuar gjyqesor politik i Rufi Osmanit dhe denimi i tij me 13 vjet e 8 muaj ne burg, tregojne se per ata qe leshuan pushtetin e LSDM-se dhe per ata qe sot e kane pushtetin e VMRO-DPMNE, partite shqiptare ne Maqedoni, e kombi shqiptar ne pergjithesi, vazhdojne te jene nje teater eksperimental dhe personazhe te nje tragjedie makabre ne "background", per te provuar se si mund te shkatrrohet nje levizje shqiptare nga vete protagonistet e asaj levizje, dhe se si mund te percahet nje komb, nga karrieriste dhe nga lidershipe te imponoar ne subjektin politik shqiptar ne Maqedoni.

Ky teater eksperimental, per fat te keq, qe disa vite po funksionon ne pjesen me te madhe te domenit shqiptar ne Maqedoni dhe po realizohet ne nje perpikmeri marramendese, dhe tmerresisht te suksesshme.

Jo vetem percarja e PPD-se dhe "Afera e armeve", e cila reflektonte nje politike te mistifikuar dhe me deshtime ne planin e pergjithshem, nje politike te harxhimit te energjise brenda kampit politik shqiptar, sikurse edhe deshtimet tjera qe pasuan me vone jane rezultat i percarjes ne PPD, nderkaq, me ndodhin e ngjarjeve tragjike ne Gostivar dhe me likuidimin politik te Rufi Osmanit, tregojne se ata qe deri dje ishin partner ne pushtet dhe ata qe sot jane, dijne te shfrytezojne cdo hapesire, sado te vogel, per te future pykat e percarjes nder shqiptar. Natyrisht, eshte e qarte me teper se kurre, se nje ndihme te madhe dhe te pakontestueshme per te gjitha keto, atyre dje dhe ketyre sot qe jane partner ne pushtet, vazhdojne t'ua japin ata qe qendrojne prapa tyre, te cilet, permes tyre, tashme e kane hapur edhe nje fushe tjeter te percarjeve shqiptare. Fjala eshte per percarjen qe lindi ne zgjedhjen e partnerit politik maqedonas per te zene kulltuqe ne pushtetin e sistemit te jonjekohesise ne "FYROM".

Sot, me shume se kurre, subjekti politik shqiptar eshte i percare dhe eshte leshuar ne nje lufte te tmerrshme kunder njera-tjetres. Ky konflikt eshte ideologjik, kurse si pjelle eshte i huaj, ose me sakte, eshte pjelle e kuzhines antishqiptare dhe, si i tille, mund te realizohet vetem ne baze te mosdurimit personal te krereve shqiptar, por, mos te harrojme, ne baze te konfliktit ideologjik qendron komprementimi i ceshtjes shqiptare, zgjidhja e te ciles, do te bente hi e pluhur planet shekullore per ta zhbere qenien kombetare shqiptare, per te dobesuar pozicionin e tyre politik dhe ceshtjen e sovranitetit te shqiptareve per ta lene si ceshtje te hapur deri ne pafundesi.

Per te argumentuar se si linden konfliktet ne subjektin politik shqiptar-PPD, mund te sjellim shume argumente, por ne do te sjellim vetem disa qe kronologjikisht jane me te fresketa ne kujtese:

1.
Dhjete vjet me pare. Ne fasaden dungjyreshe. Ne lojen "Bardh e zi" ne politike. Ne emer te asaj PO apo JO qeverise dhe sistemit te jonjekohesise ne shtetin e Gligorovit. Kinse? U formuan dy taborre ne PPD. Njeri tabor me "SH" te madhe dhe tjetri tabor pa kete germe te alfabetit shqip. Pikerisht ne kete ndarje, ose thene me troc, ne ndezjen e fitilit "PERCARJE", u lind dhe ne skene doli gjeni udheheqes i Alitit dhe i Xhaferit.


Ky gjen ishte prodhim i marrdhenieve euforike dhe bilaterale mes Gligorovit dhe Berishes ne vilen Biliana ne Oher. Nga ky hibridizim si shperblim shqiptaret e Maqedonise fituan dy lider te instaluar ne fronin e ndare te PPD-se.

Prandaj Aliti dhe Xhaferti erdhen si nje nevoje hibride, sic vijne te gjithe lideret e fraksioneve, per t'u dhene legjitimim nje here e mire ketyre dy taborreve ne PPD. Ne kete synim-teme qendrore per Alitin dhe per Xhaferin u be menjehere loja "bardh e zi" ne politike; u fut konflikti politik dhe ideologjik brendashqiptar ne Maqedoni. Kjo teme do te mbetej qendrore ne veprimtarine e te dyve, duke u zgjeruar ne grindje e duke u thelluar ne antagonizmin e interesave klanore dhe personale me kalimin e viteve bashke me metamorfozat politike dhe mjeshterore te Alitit dhe te Xhaferit.

Tani do te pershkruaj siperfaqesisht se si une e kam pare gjenin udheheqes politik te Alitit dhe te Xhaferit. Ardhjen e te dyve ne dy taborret e ndara ne PPD.

2.
Aliti, i pari, ne "background", me kerkese te fanatikeve me te perbetuar te PPD-se, shume shpejte, fale autoritetit te pakontestueshem (ne doreheqje) te Dr. Xheladin Murati, do te arrije te ulet ne fronin e PPD-se dhe te trashegoi emrin, simbolin dhe vulen e saj.

Aliti, ashtu sic perzuri me "dhune" nga PPD-ja levizjen kombetare, perzuri edhe romantizmin folklorik te strukturave partiake te PPD-se. Ai eshte i pari qe futi ne PPD imazhin e ri te "moderuar" e te konceptuar ne parti evropiane, qe cdo organi baze te PPD-se i dha energji te reja dhe me kete hapi edhe rruge per vrullin e njerezve te etur per karriere politike, duke i bere qendrimet dhe veprimet e bazave dinamike, te komunikueshme, demokratike dhe te lira… Mirepo

Ne kujtese te fanatikeve do te mbete e pashlyer fotografia e pozes politike:"Aliti ne perqafim me Gligorovin". Ky perqafim, ne shenje urimi, erdhi menjehere pas miratimit te Kushtetutes se Maqedonise ne "Sobranje". Kete veprim te Alitit nuk da ta harronin kurre fanatiket, por edhe nuk do ta permendin kurre ne mbledhjet e parties, me qellim qe te shpetonin te "paprekur" neper filtrin e gjyqeve hetimore te pushtetit te Gligorovit. Prandaj ndodhi ajo te cilen e verenin te gjithe te tjeret perpos fanatiket: ata mbeten pengje ne vallen e lojes "Partner" te Alitit. Apo, fitoren e trashegimise se Alitit e shnderruan ne "fitore te Pirros". Definim qe disi nuk shkon dhe eshte mjaft i panatyrshem. Ne mos tjeter per shkak se ndjenja "sakrifice" e fanatikeve humbi cdo vlere, sepse fanatiket lejuan qe ndjenja e tyre te zoterohet nga koncepti pragmatik i Alitit. Kurse me vone edhe vete Aliti do t'i flijoje fanatiket ne mer te puthadoreve, te gjakut dhe sorollakut te tyre. Dhe mu vallja e ketille e solli Alitin ne korridoret e Gligorovit: te mundohet te ece ne rruget e ngadalshme "hap pas hapi" por te sigurta, qe shpien kah integrimi i shqiptareve ne sistemin politik, ekonomik dhe shteteror te Maqedonise. Ne realitet ky integrim u kushtezua me perjashtimin e fanatikeve nga ky proces.

E mete thelbesore ne konceptin e Alitit ka qene se dobeson qe ne start pozicionin shqiptar ne shtetin e Gligorovit, pavaresisht nga ideja se megjithate, "jemi ne sistem". E kjo per arsye se ne Nenin e pare te Kushtetutes se Maqedonise, me preambulle nacionaliste, thuhet se ky eshte shtet i maqedonasve.

Aliti me mjeshtri te madhe diti te kaperceje dhe te dale nga shume kriza. Rejtingu i tij pati ulje dhe ngritje  ne politiken e hap pas hapit ne sistemin e shtetit te Gligorovit, ne te cilen ne menyre te paskrupullt prodhoheshte demokracia e diktatures parlamentare ne Maqedoni. Ai u ballafaqua burrerisht karshi karizmes nacionaliste te Xhaferit. Vlen te theksohet qendrimi i tij antiLSDM me rastin e marrjes se mandatit dhe rizgjedhjes se serishme te Xhaferit ne Sobranje.

Ne takimin e pare me Nanon, kur mori vesh per hilen e Berishes dhe kurthin e Gligorovit, Aliti beri trimerisht betimin se me kurre nuk do te shkoje ne zyret e Gligorovit. Ne vend te tij filloi te paraqitet Xhaferi. Ndoshta betimi burreror e shtyri Alitin te mbetet ne opozite, te perpiqet te luaj rolin kryesor ne seancat e reinkarnimit politik, per nje mbijetese sizifi ne politike, qe ne periudhen e pas Kongresit te III te PPD-se kerkonte rikthim te ri ne keshtjellen e rrenuar prej tij. Sa pati guxim dhe mundesi, por edhe durim ne kete rol, kjo nuk u vare edhe aq prej tij, nga shkaku se fati i tij mbeti ne kembe te qelqta, ne sanduke, pasi votat e bashkepartiakeve te tij vendosen qe Aliti te largohet nga posti i kryetarit te PPD-se.

3.
Xhaferi i dyti, si antipod i Alitit, nen hijen e Thacit dhe me shtojcen e germes "Sh", i veshur (nga koleget e tij te TVSH-se) me kostume te Skenderbeut, do te ulet ne fronin tjeter te PPD-se dhe menjehere do te fitoje perkrahje nga Tirana zyrtare. Klani rudimentar i Berishes, duke perkrahur Xhaferin, njeherazi ia njihte atij te drejten ne trashegimine e gjenit te Skenderbeut ne PPD.

Ne emer te idese "kriza politike", te projektit per regjionalizim te Maqedonise ose te kerkeses per formimin e nje Parlamenti dydhomesh ne Maqedoni, per subjektivitet te shqiptareve ne Kushtetuten e Maqedonise, Xhaferi kundershtoi pjesmarrjen e PPD-se ne qeverine e Gligorovit dhe i beri revision politikes "hap pas hapi" te Alitit, duke iu referuar fakteve te shumta nga qendrimet e paprincipta e lekundjet oportuniste te puthadoreve te Alitit. 

Ne kete kontekst, duke vene ne spikame tkurrjen e ceshtjeve kurciale te shqiptareve ne Maqedoni, Xhaferi thoshte se "hap pas hapi mund te ngjitemi larte por mund te shkojme edhe poshte, nderkaq neve hap pas hapi na u mor shteti, e drejta e perdorimit te flamurit, komuna, prona shoqerore, u mashtruam me oferten e posteve, ne stafin e ministrive jemi nje e treat, ne Parlament nje e gjashta, nderkaq ne jeten publike nje e tridhjeta". Keto konstatime, per pjesen dermuese shqiptare, ishin fakte se ceshtja shqiptare ne Maqedoni nuk ngjiteshte hap pas hapi larte, por shkonte poshte. Fatkeqesisht politika e Alitit e perfaqesuar nga puthadoret e tij nuk fliste ne favor te mjeshtrise sone, te avancimit te ceshtjeve kurciale te shqiptareve ne Maqedoni.

Revizionin qe ia beri Xhaferi qendrimeve politike te puthadoreve te Alitit dhe ballafaqimi i tyre me kerkesat e shqiptareve e me gjendjen faktike te tyre ne Maqedoni, sidomos per probleme te tilla te rendesishme si ceshtja e humbjes se shtetit, te statusit te shqiptareve si komb shtetformues ne Maqedoni, humbja e te drejtes se flamurit, perjashtimi i gjuhes dhe i shkrimit shqip nga institucionet qendrore te shtetit,etj., nxjerrnin ne pah dhe dhe vertetonin natyren e vertete te zbehur te puthadoreve te Alitit, qe si mbeturina te ish-sistemit harruan ceshtjet kurciale te shqiptareve ne Maqedoni dhe u zhyten thelle ne oqeanin e korrupsionit ne favor te interesave te tyre personale per nje ekzistence ne tipin e mbijeteses ne sistemin e jonjekohesise ne shtetin e Gligorovit.

Ne baze te pakenaqesise nacionale dhe sociale te shqiptareve Xhaferi ndertoi karrieren e vet politike dhe demaskoi eliten neokomuniste shqiptare ne formacionin e pare te PPD-se, por gjithnje duke nxjerr ne pah edhe problemin e demokracise, qe eshte nje nga ceshtjet me te rendesishme te teorise politike dhe te praktikes demokratike ne sistemin shumepartiak, vecanerisht ne shtetet multietnike dhe multikonfesionale, nje vije demarkacioni qe ndane demokratet e vertete nga neokomunistet e veshur me petkun e shumepartizmit, sidomos ne shtetet qe jane ne fazen e tranzicionit, te transformimit te shoqerise prej nje sistemi ne tjetrin, prej atij te njepartizmit ne sistemin e shumepartizmit.

Duke u nisur nga ky koncept dhe krejt ne kundershtim me veprimet e neokomunisteve, te cilet sistemin e shumepartizmit dhe demokracine e kuptonin ne frymen e pragmatizmit te tyre subjektiv, qe niset nga nevojat, interesat e perfitimit te castit, Xhaferi kritikon, demaskon dhe hedh poshte teorizimet, manipulimet, inskenimet e neokomunisteve kunder demokracise dhe demokrateve dhe, ne te njejten kohe, shtroi problemin e ngecjes se proceseve demokratike ne Maqedoni, meqe tiparet e demokracise ishin pjelle e nje restauracioni, nga i cili, qe nga thelbi i tij, nenkuptoheshte lufta e strukturave neokomuniste per nje mbijetese tjeter ne pushtet nen petkun e shumepartizmit ne Maqedoni. Kjo njeherit ishte shkak kryesor qe Xhaferi te luftonte edhe kunder iluzionit te PPD-se, ne vecanti luftonte kunder mikroelites neokomuniste te instaluar ne qeverine e Gligorovit, qe ne nderkohe kjo mikroelite kishte formuar nje bastion te forte ne PPD dhe mbi supet e veta mbante edhe timonin udheheqes ne kete parti.

Kjo lufte e shtyri Xhaferin te kerkonte kredibilitetitn e shqiptareve ne perfaqesim: te behet bartes i bordit shqiptar dhe artikulues i interesave te tyre per ceshtjet me kurciale ne Maqedoni. Ai do te arrije kete ne vitin 1996 (me fitoren e pergjysmuar) ne zgjedhjet lokale, meqe ne qendrat kryesore me shumice shqiptare fituan perfektet e tij.

-------------------
Deri ne vitin 1997 shqiptaret e kane kuptuar veprimtarin politike te Xhaferit. Nuk i jane referuar te kaluares se tij, nuk i kane lejuar vetes te bien ne predhat e propagandas neokomuniste te PPD-se, as qe u ka interesuar te dijne dicka me teper per qarqet e tij majtiste. Kane menduar se perkrahja e demokrateve te Berishes ka qene ne favor te interesave shqiptare ne Maqedoni. Ky mendim i shqiptareve erdhi si rezultat nga transparenca politike e Xhaferit, nga vet thelbi i fjalorit te tij, sic ishte kritika e tij kunder qeverise nacionalkomuniste te LSDM-se. Gjithashtu kete mendim me veprimet e tyre inerte ua kane imponuar edhe neokomunistet shqiptare te formacionit te pare te PPD-se.

Ne qofte se flas per Xhaferin, te shpreh mendimin tim ne lidhje me nje periudhe politike ne Maqedoni,  atehere kjo eshte sepse deshiroj t'ua shpreh keto kujtime, kujtime qe me perkasin mua, races sime si une, shoqerise sime dhe qytetit tim. Ne nje fare dore jam i lidhur me grupet e sotme politike, ndersa ju e dini si si ato mendojne, cfare marrdhenie kane me fene, por edhe cfare raportesh kane ndermjet veti, cilat caqe i synojne dhe cfare gjuhe dhe kulture posedojne. Keshtu qe nuk kam frike se si do te me kuptojne kreret e PDSH-se. Per arsye se frika ime eshte veprimi i tyre konkret ne skenen politike ne Maqedoni.

Nje nga keto kujtime, qe dua te behet edhe kujtimi i juaj, pa dyshim eshte momenti kur paraqitet "zbrapsja apo taktika e perkohshme politike" ne fjalorin politik te PDSH-se. Aty ku edhe e kane themelin qasjet e mia per analize. Ky moment tek une nuk e ka lindur urretjen kunder ndokujt, por perkundrazi, dicka tjeter krejtesisht, edhe me teper me ka nxitur te lexoj, te studjoj, te shoh natyra te ndryshme te personaliteteve politike, te percjelle fenomenet per edhe rreth tyre. Sa i perket natyres sime, une jam i vetedijshem se njerezit si une, ithtaret e mendimit te lire qe jane humbur diku neper shtresat e shoqerise, qe e kane pervetesuar heshtjen e madhe te Krishtit, ne dhjetevjeteshin e dyte te demokracise kane nje shanse historike per hixhret ne konceptet shteterore te Mojsiut dhe Muhamedit. Kurse ata qe thone se kane qene te pavarur dhe te lire prej qendrimeve partiake, ndersa per veprimtarite e tyre kane kerkuar terthorazi rezistencen e tyre, kurre nuk kane qene te lire dhe te tejdukshem ne lirine e tyre.

Ne momentin "zbrapsja apo taktika e perkohshme politike" une e gjeta politikanin qe pretendonte fronin e filiales se para-ardhesit te tij ne qeverine e shtetit qe ne fillim te karrieres se tij edhe e urrente me se shumti. Aty e pashe liderin e ardhshem per nje faze tjeter ne qeverine e shtetit te partive maqedonasve, zbrapsja e pare e se ciles ishte ai vete; Xhaferi, partia e te cilit ne emer te atdhetarizmit punoi dhe vuajti per mbijetese te tij ne skenen politike te Maqedonise. Keshtu, gjate ketyre perpjekjeve per mbijetese, erdhi ne shprehje kthesa e Xhaferit, qe ishte rezultat i tajmingut dhe veprimit te tij makiavelist ne politike. Keto te dyja do te mbesin edhe stile te ardhshme politike te Xhaferit per te perfituar pervoje pragmatike ne sistem, nje menyre tjeter te veprimit, per ballafaqimet e parties se tij me problemet e shqiptareve ne kanalet institucionale te sistemit te jonjekohesise ne Maqedoni, qe nuk i perkasin kesaj apo asaj "partie", por shtetit si shkalle me e larte e organizimit ne nje vend.

Cili moment dua te mbetet edhe ne kujtesen e juaj? Kush mori pjese ne kthesen e Xhaferit, kush ishte shkaktari kryesor qe e lindi kthesen per "zbrapsje apo taktike te perkohshme politike"? Kush ndikoi qe ai te kthehet ne Shkup dhe te futet ne zyret e Gligorovit? Ju kujtohet mire! Kur ne Vlore fillon te shfaqet kriza e rebeleve, te manifestohet ne rruge dhe vetetimthi te kap gjithe Shqiperine, ne Tetove, filluan te lekunden edhe qendrimet politike te Xhaferit. Si rezultat i ketyre lekundjeve, me kohen ndryshonte edhe kursi i tij politik. Nje pjese e madhe e anetareve te parties se tij nuk arriti kurre te mesonte te verteten e "Vertete" se kend e mbrojti Xhaferi ne Shqiperi: institucionet e shtetit shqiptar apo revolucionin demokratik". Ne ate kohe ishte veshtire te kuptoheshin deklaratat e Xhaferit dhe nga kursi politik i parties se tij ne Maqedoni. Nuk diheshte se ne favor te kujt shkonin veprimet politike te Xhaferit dhe parties se tij ne Maqedoni: ne favor te rendit dhe qetesise ne Shqiperi, apo ne favor te revolucionit te vonuar demokratik. Veprimet e tij politike te vitit 1997 do te mbeten momente per qasje dhe analiza me te thella per te shpjeguar termetet poltike ne tokat shqiptare.

Shkruar nga Musa Lamallari, Shkup

 

Ju mund te komentoni shkrimet e Musa Lamallarit duke klikuar KETU!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster