Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojra

Gjithmon per AlbaNur Chat Shqip kliko Ketu! New

Analiza
 

(Interviste me akademikun Rexhep Qosja, per gazeten SHQIP) 1 TETOR, 2007

Ismail Kadare Mesuesi i Poltronizmit  NEW

Qosja, Ku ndryshojme Une dhe Ismail Kadare!

Qosja, Fyerja e Kadarese? Ai foli me klishete staliniste   NEW

Libri i Rexhep Qoses: Te vertetat e Vonuara

Libri i Rexhep Qoses: Takimi i Madh

 

 

Per me teper shkrime rreth Dr Rexhep Qoses kliko KETU!

 

Shkruan: Ismail Kadare

Kadareja mbi Fene ne Shqiperi

 

Ky takim nderkombetar behet ne nje kohe kur nje shqetesim i ri, ose me sakte nje shqetesim i vjeter, i rikthyer me nje force te re eshte shfaqur ne bote: marredheniet midis besimeve. eshte kjo arsyeja qe teza e Samuel Hantigtonit, se pas renies se utopive totalitare shekulli i 21-te do te jete shekulli i perplasjes se qyteterimeve, ka zgjuar dhe vazhdon te zgjoje shume interesim ne kahun e pranimit ose te kundershtimit te saj. E pranuar teresisht ose pjeserisht, e glorifikuar ose e hedhur poshte, kjo teze gjithsesi mund te injorohet. Ka kohe qe diçka shume e rendesishme po ndodh ne boten tone, diçka qe vemendjes sone per nje kohe te gjate i ka shpetuar. Do te quhet perplasje ose jo e qyteterimeve, do te cilesohet katastrofe e pashmangshme ose e shmangshme, kjo eshte e veshtire te parashikohet. Ajo qe mund te thuhet me bindje eshte se shumica e popujve te botes jane te perzier drejtperdrejt ose terthorazi me kete problem. Rrjedhimisht, miliona miliona njerez kudo ne bote kane bashkuar mendjet, pasionin dhe vullnetet e tyre, per t'i dale perpara se keqes. Kam bindjen se mbledhja jone ketu ne Tirane ben pjese ne mozaikun e ketij shqetesimi te pergjithshem njerezor. Per nje nderthurje fatkeqe te rrethanave, acarimi midis besimeve ka perkuar dhe shpesh eshte bere amalgam me nje zezone tjeter planetare: terrorizmin. Terrorizmi, ashtu si konfliktet, ashtu si lufterat, ashtu si urrrejtja qe i pjell, eshte me i vjeter se te gjitha besimet e medha te sotme: krishterimi, islamizmi, judaizmi dhe budizmi. Terrori ne te gjitha trajtat e tij, me gjithe rekuiziten e maskat e veta, e ka shoqeruar historine njerezore ne te gjitha fazat e saj. Terrorizmi nuk ka fe. Terrorizmi nuk ka sistem vlerash ku mbeshtetet. Terrorizmi nuk ka atdhe. Ashtu si qyqja qe nuk ka çerdhen e vet dhe uzurpon çerdhet e te tjereve, terrorizmi kerkon popuj, vende, ideologjira, besime fetare, kauza politike, konflikte racore, acarime etnike, mjerime shoqerore e keshtu me radhe, per te leshuar ne to vezet e veta, per te pjelle pastaj racen e vet: terrorin. Identifikimi i terrorizmit me nje popull ose me nje grup popujsh, me nje çeshtje madhore, me nje besim fetar, eshte nje keqkuptim tragjik. Per fat te keq ky keqkuptim po ecen dhe po kthehet ne faktor te pare, per t'i dhene terrorizmit ate qe nuk e ka: nje baze, nje truall, nje besim. Terrorizmi e bashke me te acarimi midis popujve me besime te ndryshme, jane kthyer, siç u tha me lart, ne nje problem dramatik planetar. Kontinenti yne europian eshte i prekur drejtperdrejt nga ky shqetesim. E kur permendim Europen, e marrim me mend se gadishulli yne ballkanik eshte dyfish i prekur. E ne kete gadishull vendi yne, vend i rralle ne Europe me tre besime fetare, perben nje rast te veçante, ashtu sikurse dhe cilesohet me te drejte ne programin e ketij forumi.

Perse kemi tolerance mes tri feve

Ne qe jemi shqiptare, ndonese na vjen keq, jemi te ndergjegjshem se imazhi i vendit dhe i popullit tone ne boten e sotme nuk eshte per t'u lakmuar. Ne jemi te ndergjegjshem, gjithashtu, se ky imazh nuk ndreqet as me mllefe, as me psheretima revanshiste, por me pune dhe me emancipim te gjithanshem. E permenda imazhin e demtuar te Shqiperise per te ardhur tek nje e vertete tjeter, dhe pikerisht tek ideja se dhe ne keto kushte te veshtira, kur ne ndodhemi nen prozhektoret e kritikes edhe ne kushtet, pra, kur cenet tona kane dale ne plan te pare, ka diçka qe mbare bota na e njeh per merite. Dhe kjo diçka, per fat te mire, nuk eshte gje e vogel. Perkundrazi, ajo eshte diçka e madhe, e çmuar veçanarisht sot. Kjo eshte toleranca, harmonia fetare. Ka kohe qe kjo tolerance, permendet si nje gje proverbiale. Dhe ka arsye per kete. Nje popull jo i madh ballkanik, nje komb me tre besime dhe kater komunitete fetare, ne nje zone te famshme per grindje dhe pezm. Nje popull aspak i urte, madje do te thosha i prirur, si pjesa me e madhe e ballkanasve, per acarim. E megjithate, ndonese me tri fe, kusht ideal per perçarje, shqiptaret gjate historise se tyre nuk i kane njohur konfliktet fetare.
Shpjegimi per nje harmoni fetare, qe ka zgjatur me shekuj ne Shqiperi, nuk duhet kerkuar ne ndonje paradoks, ne ndonje sistem edukimi e emancipimi te nje niveli shembullor, e aq me pak ne cilesi moralo-etike te veçanta te ketij populli. Shqiptaret jane si gjithe te tjeret. Harmonia fetare e tyre eshte pjelle e vete jetes, rrjedhoje e natyrshme e kushteve dhe e rrugetimit te tyre neper histori.

Historiku i bashkejetes
Konvertimi, kthimi i nje pjese te shqiptareve nga feja e pare e tyre, katolicizmi, ne besimin ortodoks, e me pas kthimi i nje pjese tjeter ne fene myslimane, ka qene, me sa duket, edhe shkolla e pare e tolerances. Gjate ketij procesi per shqiptaret u be e zakonshme qe nje pjese e familjes te ruante besimin e pare katolik, e tjetra te ishte ortodokse apo myslimane. Raste te shumta deshmojne qe dy vellezer, njeri katolik e tjetri mysliman, te jetonin nen nje pullaz, e keshtu me radhe kjo ndodhte me fise e krahina te tera. eshte e kuptueshme se kur njeriu mesohet te jetoje me besime te ndryshme ne te njejtin fis, madje nen te njejtin pullaz, ai vetvetiu mesohet me tolerancen e me harmonine. Nje njeriu te tille urrejtja midis feve i duket e huaj dhe absurde. Kur ne shekullin e 19-te ne Ballkanin e shqetesuar shqiptaret po perpunonin edhe ata strategjine e tyre te shkeputjes nga Perandoria osmane, rilindasit shqiptare, filozofet, poetet, politikanet, e kuptuan se harmonia fetare ishte nje thesar i paçmuar. Ata e kuptuan se nje perçarje fetare e shqiptareve do te vinte ne rrezik vete ekzistencen e Shqiperise. Ndaj ata u kapen pas idese se harmonise fetare, me thonj e me dhembe, per ta ktheyr ate ne nje antidot, ne nje flamur krahas flamurit te lirise. Per fat te mire vizioni liberal per fene, per pranimin e tjetrit, do te rrezatonte njefaresoj nje tolerance ne mos te njejte, se paku te ngjashme, kur ishte fjala per kombesine ose racen tjeter. Toleranca ndaj "tjetrit", ndaj atij qe kishte jo vetem tjeter fe, por edhe tjeter kombesi, u vertetua ne nje shembull te madh e te shkelqyer, qe nuk ka qene aq i shpeshte ne historine e njerezimit: qendrimi i shqiptareve ndaj hebrejve. Shqiptaret u shfaqen si komb filosemit jo vetem ne jeten e tyre te perditshme. Filosemitismi i tyre perballoi proven me te veshtire: holokaustin. eshte nje e vertete e njohur, e megjithate, me lejoni ta perseris, se ne mbarim te luftes se Dyte Boterore numri i hebrejve, ndersa pakesohej kudo, ne Shqiperi u rrit gati 10 fish. Me lejoni ta perseris kete, sepse popujt kane nevoje per modelet e mira dhe ne jemi mbledhur sot ketu qe t'i inkurajojme ato. Botimi kohet e fundit i dokumenteve te qeverise dhe aleateve te vet gjermane, qe te hiqnin dore nga perndjekja e hebrejve ne Shqiperi ngaqe do te krijoheshin probleme me popullsine vendase, deshmon gjer ne çfare shkalle mbrojtja e hebrejve ishte unanime ne Shqiperi.

Aresyeja e dyte
Per te kuptuar me mire se si harmonia midis tre besimeve dhe kater komuniteteve fetare, ne nje vend kaq te ngushte si Shqiperia, nga nje program moral, nga nje filozofi, etike ose strategji shqiptare, u ndesh me realitetin e ashper historik dhe nga kjo perplasje doli e pademtuar gjer me sot, me lejoni qe t'u kujtoj fare shkurt ato qe kane ndodhur ne kete vend lidhur me fene. Feja e pare e shqiptareve, katolicizmi, e vjeter pothuaj sa ajo e Romes, ishte e vetmja ne kete vend per gati 1000 vjet. Ndarja e kishes romane nga ajo bizantine, ndarje kufiri i se ciles kalonte perafersisht ne Shqiperi, do te sillte konvertimin e pare te nje pjese te katolikeve shqiptare ne ortodokse. Disa shekuj me pas, pushtimi i krejt Ballkanit nga Perandoria osmane do te sillte, bashke me ushtrine dhe administraten, nje besim te ri: islamin. Nuk ishin vetem nje pjese e shqiptareve qe u konvertuan. Dukuria ishte e gjere ne gadishull. U kthyen ne myslimane nje pjese e sllaveve dhe e grekeve. Katoliket shqiptare ishin e para popullsi e madhe katolike qe ra nen sundimin otoman. Ata u perpoqen te mbanin lidhjet me boten e krishtere europiane. Merret me mend se nje kalvar i gjate e nje martirizim i pafund i priste katoliket shqiptare, keta tragjike te vetmuar, ne perandorine qe ishte krejt e huaj per ta. E megjithate, ata e mbajten per t'u kujtuar shqiptareve ate qe kishin humbur: atdheun dhe Europen. Ortodokset shqiptare, ndonese te ndare fetarisht nga katoliket, u perpoqen, ashtu si ata, te mbanin ndezur flaken e lirise dhe te shqiptarizmit. Nje nderlikim i ri u shfaq ne jeten e ortodokseve shqiptare ne shekullin e 19-te e 20-te, pas çlirimit te Greqise nga zgjedha osmane. Nje ide groteske, e pjelle nga qarqe panheleniste, ideja se ortodokset ballkanas jane greke dhe s'mund te kene tjeter kombesi, i helmoi marredheniet midis te krishtereve greke dhe shqiptare. Ortodokset shqiptare me veprat e tyre, me aktet, disa here me flijimin e jetes se tyre, e deshmuan se ishin ortodokse te nje kombesie tjeter. Ka kaluar kaq kohe e, per fat te keq, nje ide e tille absurde vazhdon te gjelloje ne Greqine e sotme, anetare e Bashkimit Europian.
Myslimaneve shqiptare, ithtaret e besimit te ri, do t'u duhej ndoshta te kalonin neper proven me te veshtire. Duke marre fene islame, besimin zyrtar te perandorise, myslimanet shqiptare, te tunduar nga favoret, kishte rrezik t'i perçmonin e te ndaheshin nga vellezerit e tyre te krishterte. Ky do te ishte fundi i harmonise fetare ne Shqiperi dhe ndoshta fundi i Shqiperise.
Myslimanet shqiptare nuk e bene kete. Dhe jo vetem kaq. Si per te treguar qarte se ata nderruan fene por nuk nderruan kombin, ata, ashtu si edhe me pare, moren pjese ne te gjitha aksionet kombetare bashke me te krishteret. Ata moren pjese ne beselidhjet e hapta ose te fshehta, ne komitetet, ne kryengritjet kunder shtetit osman. Ashtu si te krishteret, u flijuan edhe ata, madje shpesh me denime me te rrepta, ngaqe, kur ishte fjala per fatet e kombit, midis tij dhe fese zgjodhen kombin. Pavaresia e gjeti Shqiperine ne nje kaos te plote. Megjithate, edhe midis kesaj rremuje ballkanike te papare, edhe midis principatave te perçara, midis programeve, flamureve, peshkopeve, imameve, feudaleve, poeteve e banditeve, shkurt, edhe ne ditet kur dukej sikur shqiptaret nuk kerkonin veçse shkaqe per t'u kacafytur, perçarja fetare, me ndonje perjashtim te rralle, nuk u shfaq.
Nje nga shpjegimet, si te thuash, nje nga sekretet perse pas kaosit mbreteria e Zogut arriti ne nje kohe te shkurter te vendoste rregullin ne Shqiperi ka qene edhe legjislacioni per marredheniet e te tri feve me shtetin shqiptar. Ndonese i perpiluar treçerek shekulli me pare, ky legjislacion eshte me i miri gjer me sot ne historine e Shqiperise dhe nje nder me te miret ne Europe. Ai eshte i tille ngaqe bazohet ne traditen per te cilen folem me lart. Perfitoj nga rasti per t'u sugjeruar autoriteteve shqiptare qe, lidhur me problemet e sotme te ngjashme, do te benin mire te keshilloheshin me ate legjislacion.

Arsyeja e trete
Historia e harmonise fetare ne Shqiperi nuk eshte nje histori idilike. Ne thelb ajo ka qene dhe mbetet dramatike. Nuk e kam fjalen per episode te tilla si farsa tragjikomike e ndalimit te besimeve prej regjimit komunist. As per mallkimin qe, ne emer te fese, iu be alfabetit shqiptar dhe ortodokseve shqiptare qe e lexonin ate. E as per rebelimin proturk te Haxhi Qamilit. Historia ka qene ne thelb dramatike, sepse ka qene perhere e mbarsur me rreziqe te medha. Sot, ne Shqiperine demokratike, te gjitha rreziqet e kapercyera jane prape te mundshme. Ato jane te tilla, siç u tha ne Europe, e, pa dyshim ne bote. Ne fund te fundit, ngaqe jane te tilla, te mundshme, ne jemi mbledhur te flasim e te shqetesohemi per to. Harmonia fetare, sa ç'eshte madheshtore si ngrehine, aq eshte edhe e brishte. Mjafton e çara e pare serioze, mjafton radikalizimi i njerit prej besimeve, qe ngrehina te shembet. Ne rastin e Shqiperise te tre besimet, ashtu siç e pame, jane te lidhura me kombin, me vete ekzistencen e tij. Neve nuk na lejohet asnje sjellje e papergjegjshme, asnje harrese, asnje pakujdesi ne mirembajtjen e kesaj ngrehine. Aq me pak na lejohen pasionet meskine, anesite, per te mos permendur provokimet dhe provokatoret. Se pari ne duhet te jemi te qarte per gjerat themelore, per ato qe jeta dhe historia i kane vendosur nje here e pergjithmone e qe nuk kane nevoje te vihen ne dyshim. Te gjithe popujt e qyteteruar e bejne kete. Asnje vend qe quhet i tille nuk i shkul e i ngul themelet e tij çdo vit e çdo stine, si nomadet. Themeli i themeleve ne çeshtjen fetare ne Shqiperi eshte qe te tre besimet kryesore jane te tria barazisht te rendesishme e barazisht te ligjshme. Katoliket, pavaresisht se jane me te pakte ne numer, perfaqesojne fene e pare te shqiptareve. Si te tille ata kane nje zbritje vertikale ne historine dhe kulturen shqiptare te pashembullt. Si te tille, ata i kane dhene kombit shqiptar simbole dhe shenja themelore, nga Gjergj Kastrioti te Nene Tereza. Shkurt, ata jane ura me e vjeter, asnjehere e shembur, qe lidh Shqiperine me Europen.
Myslimanet shqiptare, ndonese feja me e re ne Shqiperi, kane te njejtin legjitimitet. Ai sigurohet jo vetem nga prania e tyre e fuqishme numerike, por nga kontributi rrjedhimisht i fuqishem ne gjithe rrugetimin e popullit shqiptar drejt lirise dhe emancipimit. Ortodokset shqiptare, ashtu si katoliket, ashtu si myslimanet, kane qene pjese e pandare e korpusit kombetar ne te gjitha stuhite qe ai ka perballuar. Keqkuptimit te pafalshem, lidhur me kombesine, ata i kundervune kontributin e tyre kolosal ne Rilindjen Kombetare Shqiptare, krahas vellezerve katolike e myslimane. Ky drejtpeshim midis tre besimeve kryesore, duke mos harruar ketu edhe komunitetin e kater, bektashizmin, nuk eshte nje deshire e marre per realitet. Dhe as retorike poetike, ose psikoze pajtuese, e tille qe kerkon drejtpeshimin dhe harmonine atje ku ajo nuk ekziston. Ky drejtpeshim e ky legjitimitet jane nje realitet, nje thelb. Shqiperia eshte nje vend me tri fe. Ajo nuk mund te identifikohet me asnjeheren prej ketyre feve. Ne qofte se ne nuk besojme ne kete, ne nuk besojme ne arsyen tone te te qenit, ne arsyen e te qenit te vete Shqiperise. Si rrjedhoje e kesaj, ne jemi te bindur se respekti i ndersjellte midis besimeve duhet te jete i shenjte ne kete vend. Asnje ngacmim a provokim nuk mund te lejohet midis vete besimeve. Asnje ngacmim i laikeve kunder fetareve. Asnje ngacmim i fetareve kunder laikeve. Se fundi, asnje ngacmim i te tre besimeve kunder shtetit. Tundimet per te kunderten jane verejtur, per fat te keq, kohet e fundit, ne periudhen e demokracise.

Rreziqet e reja
Keqkuptimet me te ndjeshme jane ato qe lidhen me raportet komb-fe. Perkunder tradites shekullore, jane shfaqur prirjet per ta vene fene kunder kombit. Lidhur me nderlikimin e qarqeve fetare greke per t'u mohuar ortodokseve shqiptare kombesine, ky eshte nje problem i rende, qe nuk ndihmon per asgje te mire ne Ballkan. Shpresojme qe qeveria greke te ushtroje aq sa mundet ndikimin e saj ne keto rrethe per te ndrequr nje keqkuptim. Shfaqja e nje rryme radikale midis myslimanizmit shqiptar e ka shqetesuar kohet e fundit jo vetem opinionin, por, siç eshte deshmuar ne shtyp e ne TV, edhe vete komunitetin mysliman. Mendoj se konflikti del nga kuadri i brendshem fetar qysh ne çastin kur prek raportet me kombin. Ne shkrime dhe deklarata, vertet te rralla, por shpesh te qarta, ne shtyp dhe ne internet, jane hedhur ide qe e mohojne haptas kombin shqiptar, ne emer te nje kombi tjeter, atij islamik. Jemi te sigurte se nje shpallje e tille nuk mund te kete perkrahje midis shumices se islamisteve te rinj shqiptare, nje pjese e te cileve kane kryer studimet ne vendet arabe. Si ne rastin e panhelenizmit, shoqeruar me proselitizmin e emigranteve shqiptare, ashtu dhe ne rastin e panarabizmit, kemi te bejme me nje perpjekje per tkurje te kombit shqiptar. Thene ndryshe, kemi te bejme me nje version "soft" te copetimit te vendit. Nje dhunim tjeter i rende, i ndeshur sidomos ne propagandat antishqiptare, ka qene perçudnimi i idese se lirise e te drejtave te njeriut, duke u identifikuar vetem me ato fetare. Per nje kohe te gjate propaganda e Millosheviqit u perpoq t'i mbushte mendjen botes se lufta per liri e shqiptareve te Kosoves nuk ishte gje tjeter veçse nje lufte fetare e myslimanizmit shqiptar kunder krishterimit serb. Nuk eshte e veshtire te perfytyrohet sot se sa tragjike do te ishte per Kosoven po te binte ne kete kurth dhe, ne vend te lirise se mirefillte, te kerkonte lirine fetare. Kurse ne vend te krimineleve serbe t'i shpallte lufte krishterimit fqinj. Nje vend i larget ne malet e Kaukazit, Çeçenia, po e paguan shtrenjte nje ngaterrese te ngjashme. Nje tjeter problem qe lidhet me trysnine radikale fetare eshte perpjekja per te shfrytezuar historine e vendit. Nga acarimet midis fondamentalisteve rrezikohet perçudnimi i historise shqiptare gjer ne ate shkalle aq sa per pezm kunder krishterimit te mohohen rrenjet, te mohohet autoktonia e popullit shqiptar ne trojet e tij. Ne e dime se si ndodh ne Ballkan kur teza te tilla dalin nga skajimi kinse historik, per t'u shnderruar aty per aty ne tragjedi njerezore. Mbeshtetur nga teza te tilla, popullsia çame u debua nga trojet e veta gjashtedhjete vjet me pare. Mbeshtetur prej tyre, 300.000 shqiptare te Kosoves u debuan ne Turqi prej Jugosllavise se Rankoviqit. Se fundi, ne pame me syte tane debimin e gati nje milion shqiptareve te Kosoves ne prag te shekullit te 21-te. Duke iu rikthyer idese se ruajtjes se drejtpeshimit fetar ne Shqiperi, mendoj se eshte koha qe shteti shqiptar t'i siguroje nje baze kushtetuese e ligjore ketij drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat, fondacionet, financimet e brendshme ose te jashtme, te gjitha keto nuk mund t'i lihen rastesise, por duhet te rregullohen me ligj.

Shteti laik
Si rrjedhoje e kesaj, shteti shqiptar duhet te marre masat per te njemendesuar autoqefaline e kishes ortodokse shqiptare. Gjithmone ne kete vazhde, si rrjedhoje e faktit qe kombi shqiptar ka tre besime dhe kater komunitete fetare shteti shqiptar duhet te siguroje me Kushtetute ndalimin e pjesemarrjes se Shqiperise ne aleanca ose liga fetare, ngaqe çdo aleance e tille bije ndesh me parimin baze te laicitetit te Republikes dhe ve ne pozite diskriminuese dhe perjashtuese besimet e tjera.
Shteti shqiptar duhet te ritheksoje parimin e laicitetit te Republikes, duke e bere te qarte se feja eshte e ndare nga shteti dhe nga politika. Vendi yne ka zgjedhur rrugen dhe orientimin e vet drejt familjes se tij natyrale, familjes se popujve europiane. Ai ben pjese sot ne aleancen dhe luften kunder terrorizmit, kesaj flame qe eshte e drejtuar kunder gjithe botes dhe kunder gjithe besimeve. Vendi yne modest ndodhet, tani per tani, ne ate zone qe quhet si oborri i jashtem i Europes. Vendet qe ashtu si ne jane ne pritje, i ofrojne kontributet e tyre shtepise europaine. Kontributi yne, harmonia fetare, eshte mesazhi me i qarte i miqesise e i mirekuptimit qe Shqiperia i dergon sot familjes se popujve.

Fjalimi i mbajtur dje nga Ismail Kadare ne konferencen e organizuar nga Qendra per te drejtat e Njeriut dhe Presidenca.

 

Ju mund te merrni pjese aktive ne Forum, duke klikuar KETU!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster