|
UNĖ E BABI MJESHTĖR
(VJERSHA PĖR FĖMIJĖ)
LIBRI I DYTĖ
LEKTURA: AUTORI
SHTYPSHKRONJA: ADEA , PRISHTINĖ
PRISHTINĖ, 2005
KOMANDANTI ĖSHTĖ I GJALLĖ
Re tė zeza mbuluan Prekazin
Shumė ēetnikė e nxinė lėndinėn
Adem Jashari dredh mustakun
Dhe nė ēark e puth martinėn.
Nė nishan tė pushkės sė gjatė
Pak mė tutje Shaban plaku
I betuar n`shqiponjė t`flamurit
Pėr tė gjallė s`lėvizė nga pragu.
Nga frenxhia bėrtet Hamza
Si kreshnikėt nė ditė tė veta
Heu ēetnikė ju farė e fėlliqur
Jo s`ka vdekur Azem Bejta.
Krisėn pushkėt pėrnjėherė
Si rrufetė qė bijnė nga qielli
Gjoksin Hamza i vė gjyles
N`ato ēaste u ndal dielli.
Si dragoi zjarr qet nga goja
Luftė e kėngė Ademi i nisė
Sikur kosa qė rrėzon barin
Rrėzon ēetnikėt ballėqėndisė.
Komandanti ėshtė i gjallė
Legjendė u bė ky emėr
Gjithė shqiptarėt kudo janė
Komandantin e kanė nė zemėr.
PARA VARRIT TĖ KOMANDANTIT
(Njė ushtar i bataljonit Atlantiku)
Larg nė Amerikė ishim
Mendjen n`Kosovė e kishim,
N`jug t`Evropės plakė
Kosova digjej flakė.
Formuam Atlantikun
Kaluam Atlantikun,
Tė veshur me barot
Kosovės t`i dalim zot.
Rezezat i shporrėm qiellit
Pėr rrezet e ngrohta tė diellit,
Erdha nė Prekaz o trim
Edhe sot je komandanti im.
Buza mė dridhet nė vaj
Mos mė qorto pse qaj,
Deri nė fund tė kėsaj bote
S`harrohet lavdia JOTE.
ERDHĖN PIROMANĖT
Erdhėn piromanėt
Edhe nė fshatin tim
Ēdo shtėpi
E dogjėn me benzinė
Kėto bisha Karpatesh
Gjakpangopura
Nuk kursyen shkollėn
As xhaminė.
Erdhėn piromanėt
Me zjarr e thika
Nga faqja e dheut
Ta fshijnė Dardaninė
Shumė prej tyre
Nė kėto shkrepa
Lanė eshtrat
Kanė bėrė hesapin
Pa hanxhinė.
Mashtrohen piromanėt
Gjaku s`na ligėshton
Nuk nėnshtrohemi
As sot as kurrė
Edhe nėse Kosova
Ngelė nė qika
Edhe nėse nė tė
Nuk ngelė asnjė burrė.
PSE ?
Ka shumė e shumė pyetje
Drenicakja e vogėl Rinė
Pse ma vranė qenin
Pse ma vranė bagėtinė?
Pse ma dogjėn fletoren
Pėrplot me vizatime
Pėrse ma vranė lapsin
Ai ish pushka ime?
Pse ma dogjėn shkollėn
Ē`iu bėri ajo vallė
Pse m`i vranė pumat
Qė mė ngelėn nė shkallė.
Pse gratė e botės
Qė lindin nė spitale
Nuk e ngritin zėrin
Pėr lindjet tona nė male?
MĖ THANĖ
Mė thanė lulet
Na merr nė vjershė
Vjersha do behar,
Mė thanė bletėt
Ē`bėjmė ne pa lulet
Vjersha do nektar.
Mė thanė fėmijtė
Na merr edhe neve
Vjersha do rritė,
Mė tha dielli
Lulet, bletėt, fėmijtė
Nuk bėjnė dot pa dritė.
Mė tha shiu
Edhe unė do tė vi
Pa stuhi e erė,
Si do tė rriten lulet
Si do tė rriten fėmijtė
Kur s`shohin ylberė.
Ua hapa derėn
Luleve, bletėve
E fėmijėve pėrnjėherė,
Hyri edhe dielli
E mora dhe shiun
Vjersha u bė ylber.
Mė tha trimi
Me pushkėn time
Edhe unė do tė vi,
Ju asnjė pa mua
Fare s`keni vlerė
Po s`patėt liri.
LIRISĖ
Nė Likashan e Drenicė
Lirisė iu gėzua edhe guri
Nė fshat mbi gjashtė lisat
Lirshėm valon flamuri.
Liria ka aromė lulkuqeje
E ngjyrosur me ngjyrė gjaku
Ajo ka flatra sikur pėllumbi
Vjen e na pėrgėzon te pragu.
Dhe ju pyetni kush e solli
Nga Bajgora n`male tė Sharrit
Nė gjithė Kosovėn atė e solli
Ushtria e Adem Jasharit.
SHUMĖ DEGĖ NĖ NJĖ TRUNG
Nė Likashanin shkėmbor
Janė gjashtė lisa shekullor
Me degė tė gjėra lisat bung
Qė tė gjashtėt nė njė trung.
Istikam i UĒK-sė dikur
Sot mbi ta valon flamur
Duke biseduar me ta
I pari lis kėshtu mė tha:
Jam Shqipėria, zemra ime
A e sheh nuk jam jetime
I dyti lis mė kapi pėr dore
Unė-tha-jam Kosova Lindore.
I them tė tretit ti kush je
-Ilirida si s`mė njeh
Me Kosovėn kėtu rrimė
Kemi pranė dhe Qamėrinė
Me Plavė-Gucinė mish e asht
Sa shumė degė, por njė trung
bashkė.
Kėshtu tė gjashtėt jemi rritė
Bashkė i pėrballuam stuhitė
Na u zgėrdhinė bishat me dhėmbė
Por gjithėherė qėndruam nė kėmbė.
RILINDJA E RILINDJES
(Me rastin e daljes pas 9 vitesh
ndalesė)
Ishte viti gjashtėdhjetė
Unė atėherė isha fėmijė
Me shumė gazeta nė dorė
Nė shkollė erdhi njė njeri.
Orėn e parė me mėsuesin
Erdhi ai xhaxhai me plis
Nga njė gazetė na shpėrndau
Mbi banka t`gjithėve-gratis.
Tė gjitha shkronjat s`i kishim
mėsuar
Ama kalonim n`harmoni pa grindje
Ndėrsa gazetės qė kishim nė duar
I thoshim Rilindje e dikush
Lirindje.
Me Rilindjen u rritėm bashkė
Ajo kishte faqen pėr fėmijė
Duke lexuar poetėt mė tė vjetėr
Edhe unė nisa t`botoj poezi.
Kur u bė e zonja kur u bė e madhe
Pse thoshte t`vėrtetėn pengesa i
vunė
Dhembjen e saj tash sa vite
Me shpirt e zemėr e ndjeva dhe
unė.
Rilindja e Rilindjes mė gėzoi
pa masė
Unė po thinjem ajo le tė rritet
Rrugė me gjemba kurrė mos pastė
Rrita e saj kurrė mos
t`ndėrpritet.
TĖ LUMTĖ MĖSUESE
Njė mėsuese
Zemėrmadhe
Invalidėt i vizitoi
Pa u hamendur
Nxori kuletėn
Tėrė njė rrogė
Ua dhuroi.
-Merrni-u tha
Me gjithė zemėr
Mėsuesja jonė
Si sorkadhe
Mos mė pyetni
Fare pėr emėr
S`po ua jap
Pėr mendje
Tė madhe.
Zemėrmadhja
Kėshtu foli
S`deshi dėftesė
Emėr nuk la
U nis nga dera
Dhe doli
Lamtumirė
Trima iu tha.
URA E MIQĖSISĖ
Janė tė mėdha
Nė Pejė urat
Mbi Bistricė,
Janė tė mėdha
Mbi Ibėr urat
N`Mitrovicė,
Janė tė mėdha
Nė Gjakovė urat
Pėrmbi Dri,
Janė tė mėdha
Mbi Sitnicė urat
Nė Vushtrri,
Ka tė mėdha
E mė tė mėdha
Ura n`kėtė tokė,
Por mė e madhja
Mė e forta
Ėshtė njė urė
Qė i lidhė
Dy shokė.
KUR U NISĖN PĖR KURBET
Kur u nisėn pėr kurbet
E mashtruan Pajtimin
Po shkojmė te daja,
Kur shkelėn nė tokė tė huaj
Djali i vogėl u habit
Te dajtė s`ka tramvaja?!
Duke shėtitur nė park
Nė mes njerėzish tė huaj
Voglushi vuri re,
Ju m`keni mashtruar
Kėta s`janė dajtė e mi
Nuk flasin si ne.
Kur ulen pėr tė ngrėnė
Lė njė vend tė zbrazėt
Pėr gjyshen nė fshat,
Nuk i bėjnė pėrshtypje
Lodrat as qyteti
Dot s`bėhet rehat.
ALFABETI I GJUHĖS SHQIPE
Arta
tha-ta shkruajmė njė poezi
Beni
tha-edhe unė jam dakord
Cili
s`do tė pajtohej foli njė syzi
Ēka
po presim t`ia nisim qė sot.
Dardani
tha-jemi tridhjetė e gjashtė
Dhe
aq shkronja ka alfabeti
Ermela
njė voglushe flokėgjatė
Ėshtė
mirė tha vjersha tė jetė sa deti.
Flora
tha unė lulet shumė i dua
Genti
tha nga gjumi libri m`ndanė
Gjithkush
veten e tregon me punė
Hana
foli kr fjalėn ia dhanė.
Iliri
tha kėngėn shumė e dua
Jeta
tha mė pėlqen aktrimi
Kushtrimit
shtatgjatė e faqeftua
Loja
e basketbollit dhe vizatimi.
Llokume,
ėmbėlsira mė bėn mamaja
Mėsuesen
do ta thėrrasim patjetėr
Nadia-tha
n`ditėlindje mė vjen daja
Njė
ditė mė ka lajmėruar me letėr.
Ora
kalonte vargjet shtoheshin
Porsi
shtėpia e re gurė mbi gurė
Qėndresa
tha qė tė mendoheshin
Radhėn
t`ia lėnė zotriut Flamur.
Rrumbullakohet
ngadalė poezia
Sėcili
diēka tė re propozoi
Shumkush
i tha mendimet e tija
Teuta
e vogėl shokėt i dėgjoi.
Tha
Mirjeta vjersha u bė si tren
Unė
jam nė tė tetin t`parafundit
Vagoni
i fundit pastaj vjen
Xėrxa
nuk ėshtė stacion i fundit.
Xhyla
doli para shokėve tė vet
Ylberin
vizatoi me lloj-lloj ngjyrash
Zell
kush ka, nė tė gjitha lėndėt
Zhvillon
lehtė ēfarėdo detyrash.
VJESHTA
Njė sorrė nė plep
Nė tokė shumė fletė.
Bujku nė arė
Nė tokė shumė farė.
Nė qiell retė zi
Nė tokė shumė shi.
Tash mė shumė
Ka ujė nė lumė.
VJESHTA ECĖN DHE FLET
Vjeshta i hap dyert e shkollės
Nxėnėsit i fton tė hyjnė nė klasė
Shpejt i pjek kokrrat e mollės
Dardha e rrush dhuron me thasė.
N`kopshte me vjelėsit vjeshta
flet
Kuvendon me bujkun nė arė
Flet edhe me lumin e rritur qė
nget
Shpezėve shtegtarė u thotė udhė e
mbarė.
Tė luaj me gjethe ėnda ia ka
Iu frynė nga Kosmaēi nė Qyqavicė
Shumė drunj pa gjethe tashmė i la
Nė anė tė Prishtinės e
n`Mitrovicė.
Flet me barinjtė kodėr mė kodėr
Nėpėr Preshevė e nėpėr Prizren
Sa e sheh nė Tetovė e sa nė
Shkodėr
Nė male e fusha kudo e gjen.
Flet edhe me dimrin mė nė fund
Mirėseardhje i dėshiron atij
Tė kėnaqen fėmijtė nė qytet e
katund
Nė Sharr e Brezovicė me saja e
ski.
VAZHDON
 |